Bushati takohet me Papulias në Greqi: Duhet të gjejmë zgjidhje për çështjet e mbetura peng

5 Shkurt 2014, 16:50Rajoni TEMA

Ne kuadër të vizitës që po zhvillon në Athinë, ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, është pritur sot në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës së Greqisë,  Karolos Papoulias.

Gjatë takimit, ministri Bushati kërkoi që, si vende anëtare të NATO-s, të trajtohen çështjet e mbartura në përputhje me realitetin e ri në rajon, në kuadër të fqinjësisë së mirë dhe përkatësisë evropiane të të dy vendeve tona.

Bushati u shpreh se: “Ne jemi të gatshëm të bisedojmë për gjetjen e zgjidhjeve konkrete për çështjet e pa adresuara, të cilat kanë  ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve dhe janë me interes të ndërsjellë për dy vendet tona”.

Duke theksuar vëmendjen e posaçme që qeveria e Shqipërisë i kushton marrëdhënieve të gjithanshme me Greqinë, Bushati i ka shprehur vlerësimin se Greqia ka qenë dhe mbetet partner strategjik i Shqipërisë. Bushati u shpreh besimplotë në progresin e marrëdhënieve shqiptaro-greke, në interes të dy vendeve dhe popujve tanë, të paqes, sigurisë dhe zhvillimit të të gjithë rajonit.

Ai vlerësoi rolin dhe kontributin e çmuar të presidentit Papoulias në zhvillimin e marrëdhënieve miqësore dhe të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve, jo vetëm gjatë ushtrimit të detyrës së Presidentit të Republikës së Greqisë, por në vijimësi, gjatë gjithë karrierës së tij, kur ka shërbyer në poste të ndryshme të larta të shtetetore.

Presidenti Papulias u shpreh se, “marrëdhëniet dypalëshe shqiptaro-greke janë të një rëndësie ekzistenciale për rajonin”. Njëkohësisht, Papulias shprehu mbështetjen e Greqisë në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Bushati ndodhet në Greqi në kuadër të aktiviteteve të rëndësishme shumëpalëshe, Takimit të  XVI  të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Nismës Adriatiko-Joniane dhe Konferencës së Strategjisë së BE-së për Rajonin e Adriatikut e Jonit (EUSAIR).

Gjatë ditës së nesërme Ministri Bushati do të ketë takime me Kryeministrin grek, z. Andonis Samaras, dhe Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, z. Evangjelos Venizelos.

25 komente në “Bushati takohet me Papulias në Greqi: Duhet të gjejmë zgjidhje për çështjet e mbetura peng”

  1. raimond vlonjati says:

    Nuk gjen dot zgjidhje me greket jo

    1. Anna Visi says:

      Ku le Larua

      te haje

      Balua!

      http://goo.gl/onJ91y

  2. ore po thoni per cfare dallaveresh e pazaresh kane folur, se lajmin e degjojme edhe te euro news.

    1. raimondi Vlonjati says:

      Prona ne Veriun e Greqise nuk kane vetem camet, por edhe gjithe pasaniket e Shqiperise se jugut ….

      Por ne nuk kemi shtet dhe nuk i merr dot ato pasuri qe jane tonat me dokumente te vjetra qindra vite

      Problemet me greket zgjidhen vetem me ndermjetesimin e EU-se, ndryshe eshte humbje kohe te bisedosh me ta

  3. henri says:

    _Si gjithmone bla bla bla dhe asgje konkrete. Bej qejf ore zoti Minister, se ta ka bo zoti hallal te hash dreka e darka dhe te ngresh dolli te ndryshme me shampanje. Edhe une do te beja si ty.

  4. Adriatik says:

    Jasu Karolios. Mos u merr shume me keta se mendjen e kane te baba xhep erdogani

  5. ipiros says:

    PER CFAR MARDHENJESH TE NGELURA PEZULL, ROKULLISET “ME TO ZORI” BUSHATI? TASHME GREQI SHQIPERI, RAJONI QE PREK DY EPIRET, ESHTE I GATSHEM PER BASHKIM. ATA QYTATERE SHQIPTARE DHE GREKE, TANI JETOJNE NE TE DYJA ANET E KUFIRIT. VETEM REFEREBNDUMI I KA NGELUR, KUR TE SHKREPET PER TE GJITHE RAJONIN EDHE NE EPIR, DO BEHET TAK FAP, PRANDAJ BUSHATO, MOS SHKO PA TE FTUAR SE U BBONE GAZI BOTES, SHKOVE 6 MUAJ QEVERI STE FTON ASKUSH AS ITALI DHE AS NE GREQI.

    1. rrupaqe says:

      o shqiptar ka mardhenje te ngelura pezull plote po te them vetem per pashaportat e femijve qe kane 3 vjet dhe spo zgjidhet problemi se duhet te shkruhet ne anglisht vendelindja per ata qe kane lindur ne greqi se keshtu thone koventat nderkombetare qe ti si shtet ke nenshkruar dhe je pjestar por nuk i zbaton

  6. Dropulli says:

    Po per Vorieo Epirin a do diskutohet z.Mpampoulias?

    1. Papoulias says:

      Nuk na e mban bytha file mou te flasin per Vorio Epirin. Na kane rene breket neve. Keta Allvanote duan te marrin Camerine. Nuk kemi c´te bejme.

    2. kameniku says:

      mallkuar qofte enver hoxha .se ju beri te barabart me shqiptaret. ju jeni te pa bes . dhe nuk keni per te ndryshuar kurre.nuk beheni miqe .ju emeroi enveri ne postet me te larta . ju beri dhe ministra e gjenerale. e prap ju miqe nuk ju zume.jeni si gjarpri nene gure .ju u bete spihunat e grekut. dhe po na kallezonit ne ne polici .ankoheshit te shteti grek se ju keni vuajtur tortura nga shqiptaret.po sju pelqen shqiperia thyeni kemben e mos u ketheni me dorzojeni shtetesine shqiptare .O TE PA FRYRE QE DONI TE HANI ME DY LUGE.

    3. Filipi says:

      Po per Camerine do te diskutohet z/Bushati?Po te mos bisedohet per Camerine,harroje se nuk ke se cuar te bisedosh me ata!
      Dhe nje kurrjozitet:Ne cuar gjuhe u zhvlluan bisedat midis Papulias dhe Bushatit?Sepse qe te dy ata jane Shqiptare!

  7. liu says:

    grijne sallate vetem kete bejne

  8. Kadri Spahiu says:

    Vorio Epiri eshte e vetmja ceshtje qe ka ngelur akoma peng!!!

    1. Bajram Doka says:

      Po marreveshjen e detit , ate t elumit Vjosa, me shume varreza, mesimi i greqishtes ne shkollat e jugut te vendit, kercenimet per himaren kur njerezit e zakonshem te vrare ne aksidente i bejne heronj, e tjera e tjera???!!!.
      Z. Bushati duhet te publikoje axhenden e temave te bisedimeve???!!!!.

    2. Filipi says:

      Zoti Kadriasss Spahiasss!Po:Per juve eshte vetem”Vorio Epiri”,kurse per neve ka 1001 ceshtje te pazgjidhura me Greqine!

  9. Daku says:

    Cameria kur do i kthehet Shqiperise?

  10. Eded101 says:

    bushshati eshte nje nga me te pregatiturit te kabinetit rama.bravo. i vetmi deshtim eshte llafazani e pune paku Tahiri. nuk eshte rendi publik gjobat e rripave. zbulueshmeria bandave eshte 0 packa se arrestojne ca ordinera. fakti eshte qe popullit i ka humbur besimi te policia e paafte e shtetit

  11. BASHA DHE BERISHA I TRITOLIT LARGOHU. says:

    Nuk ka ceshtje te mbetura, tashme camet i kane pronat e tyre ne Shqiperi, pra dhurate nga Enveri.

  12. tani ortodoksi says:

    oo TURKOFAGU na ka ndruar epitet, kerkon vorio epir

  13. @ says:

    Bushati flet per problemt e ngelura pezulle Papoulias nuk ia var fare por nderron muhabet. Perse greket duhet te ulen tani e te zgjidhin problemet e shqipaterve apo ketyre rilindesve tane i genjen mendja se mund te rilindin edhe greket. Keto çeshtje nuk zgjidhen me fjale ne ere e me nje bashkebisedues qe e ben veshin shurdh mbi problemet e parashtruara.

  14. Studenti says:

    Me duket nje pyetje me vend se cdo te behet me Camerine ? Z.Bushati,PDIU,AP dhe zoti Rama duhet ti pergjigjen kesaj pyetje !!!

  15. askushi says:

    Problemet i kan njerzit dhe jo endrat dhe historia. Keto duhet te zgjidhen. Ka shqiptar ne Greqi dhe kan probleme, qe u shkaktojne shqetesime dhe strese atyre, po keto duhet te zgjidhen, te tjerat nga historia, nga e kaluara, qe nuk sjell ndonje dobi per njerzit tani, kjo eshte nje vegel per te ardhur ne pushtet disa njerez, prandaj jane shndruar edhe ne parti politike, prandaj edhe njerzit vrapojne te futen ne nje parti politike. Shikoni si vrapojne militantet tani per pune. Allah allah, ne pune duhet te hyje ai qe eshte i afte per pune dhe ka deshire dhe nevoje per pune.
    Bushati eshte diplomat i shkelqyer, di ai cfar ben, mos komentoni sikur jeni ju ministra te jashtem, por si vetja juaj. FLM

    1. @askushi says:

      Po ndoshta mund te jemi me te shkelqyer se Bushati pavaresisht se nuk jemi ministra te jashtem apo mos do te thuash se ai e mori postin me zotesi?

  16. polisi. says:

    bani dicka per emigrantet se po vuajn shum jan ba te gjith me strese nuk kan asnje te dreit lle ate karten jeshile qe kan epaguajn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje