Kryetari Lexhendar i Partisë së Fortë, Visar Arifaj, ka njoftuar përmes profilit të tij në “Facebook”, se prej tash “të bëhesh doktor shkence në Kosovë” është edhe më e lehtë.
Ai ka postuar linkun e një faqe në internet, e krijuar enkas për të ironizuar me skandalin e fundit që ka kapluar Universitetin e Prishtinës.
Në “doktoratura.org”, nën logon e UP-së është vënë një fotografi e rektorit Ibrahim Gashi.
Më tej tregohen edhe hapat e publikimit të punimit në këtë faqe.
“Perpilo e publiko punimin tënd sot! Hapat: Shkruji autorët simas deshires (munesh edhe vet), shtype butonin e kaltër, knaqu me punimin, shkarkoje punimin në kompjuter, publikoje punimin (mundësisht dika në Burkina Faso)”.
Linkun, që mban vulën e “Organizata e gjithëmbarshme kombëtare për doktorim – OGjKD”, Arifaj e ka shoqëruar me një status.
“Doktoratura sapo u bë edhe më e lehtë, shfrytëzo rastin! Nesër në orën 12:00 është marshi i ardhshëm protestues i studentëve. Kujdesu të mos dalësh në protestë nesër, përndryshe kjo doktoraturë mund të të shpallet e pavlefshme”, ka shkruar Arifaj./KD
Rrofte partia!
Studentet kosovare kane filluar nje nisme per te cilen ka shume nevoje shoqeria e jone qe te dije se nga kush merr mend, dhe eshte e ligjshme se kush jane ata qe kane keto tituj e grada qe nuk njihen per ndonje gje te madhe ne fushen e jurispodences,pse qeveria e kosoves nuk u hap rruge transparences dhe te behet i verifukushem cdo profesor dhe doktor,ku ndoshta kane shkollat e blera ku nuk ka lidhje me ate qe ai jep ne ate universitet.