“Isha i droguar, Bill Clinton s’ka aferë me Liz Hurley”

6 Shkurt 2014, 11:25Lifestyle TEMA
“Isha i droguar, Bill Clinton s’ka aferë me Liz Hurley”

Aktori Tom Sizemore ka mohuar lajmet e publikuara së fundmi në media se ai ka deklaruar se ish- presidenti amerikan, Bill Clinton ka pasur një aferë me aktoren Elizabeth Hurley.

Aktori foli së bashku me avokatin e tij, duke deklaruar se nuk e ka takuar kurrë presidentin Clinton dhe nuk i ka dhënë kurrë atij numrin e telefonit të Liz Hurley.

Ai tha se në atë kohë kishte probleme serioze me drogën.

Reagimi i tij erdhi pas lajmeve se ka një kasetë audio, ku ai tregon se si në vitin 1998 ishte në Shtëpinë e Bardhë për xhirimin e filmit “Shpëtoni ushtarin Rajan” dhe aty Clinton i kërkoi numrin e telefonit të Hurley.

Më pas ai thotë se dëgjoi presidentin duke i telefonuar asaj, për t’i rregulluar një udhëtim me avion privat për në Uashington.

Vetë aktorja i ka quajtur qesharake këto akuza, duke deklaruar se tani gjithçka është në dorë të avokatit të saj.

7 komente në ““Isha i droguar, Bill Clinton s’ka aferë me Liz Hurley””

  1. Billy Boy... says:

    Protestoj !!!

    Nji aksion e tille per ti ulur vlerat nji personaliteti te shquar ,
    te jo vetem botes se politikes boterore ,por edhe asaj dukurie intime ,
    asaj ndjenje me te bukur qe ka kjo bote ,qe Billy posedon dhe pa asnji rezerve ja fali zemermirave te ksaj bote ,artisteve te verteta ,duke i perkedhelur ate shpirt me ate butesi e embelsi qe ato aq shume e kerkojn ne kte jete …duket absurd e jasht cdo koncepti human !!!
    Eshte gabim vall ti dhurosh ate kenaqsi Liz, ty do desha te pyes …
    ti dhurosh femrave te verteta ate qe cdo nat enderojn dhe aq shume e duan ? A nuk eshte kjo detyra e cdo burri te ksaj Bote ?
    A nuk eshte kjo qe i ben femrat te lumtura ?
    Me vjen keq qe sot Billy ndihet kaq i zhgenjyer ,nga ajo te ciles i dhuroj (shif ate shikim ne foto ,ai shkembim i ndezur veshtrimesh)aq shume kenaqsi .
    Eshte e padrejt dhe jorealiste ne kte Bote qe pikerishte ata te cilet e kan aq te madhe ate ndjenje dhe aftesine ti pompojn femrat me ate kenasi shpirti ,te perdoren nga kto femra .
    Kush do me thuaj valle ,cfar e ben me te lumtur ne kte Bote te hipokrizise njerezore nji femer ,nji mashkull?
    Cfaaaaaaar ? A nuk eshte Love sensi vertet i jetes ?
    Eshte jo korrekt qe mbasi kto femra kan abuzuar me ndjenjat e Billy-t ,sot te heqin nji viz(-) nga lista e zemermirave te Billy-t , ne kte menyre aspak Fair.
    Un do beja thirrje qe te krijohet nji “Fondacion per mbrojtjen e aferave te Billy-t” kunder atyre te cilat abuzuan me kenaqsine qe ai i dhuroj . Ka fondacione ne bote nga me qesharaket ,si duhet te mungoj nji per heroin e vertet te ndjenjes humane te cilin un do ta propozoja mi dhen titullin :”Presidenti Zemrave” dhe pse jo Bill Zhuan Don Klinton .

  2. plaku dhe deti says:

    tek foto e pare Bill eshte veshur si prift kurse Liz si nuse.Ai i kerkon nr e telefonit ajo i jep permasat e fushes se futbollit

  3. elinor says:

    Meqe ra fjala, kush nuk e ka ndjekur kete filmin “Saving Private Ryan” te mos e anashkaloje. Eshte nje film grandioz. Tom Hanks eshte legjendar. Ne 30 minutat e para te filmit (gati 2.5 ore film) tregohet zbarkimi i forcave aleate ne Normandi te Frances, me sakte trupat amerikane ne plazhin Omaha, dhe gjithcka eshte teper realistike. Rreth 600 mije shikues i kane dhene nje vleresim 8.6/10 ne IMDB.
    Filmi ka nje mesazh teper te fuqishem: “Duhet ta meritojme sakrificen e atyre milionave qe u shuan ne lufte kunder nazizmit per nje bote me te mire!”

    1. beso says:

      ishin 5 plazhe ku zbarkuan,amerikanet paten Omaha dhe Utah,dy angleze dhe 1 kanadeze.Ne fakt gjermanet prisnin zbarkim ne Pas de Calais,sepse kishin kapur nje grup sabotatoresh qe u sakrifikuan pa a ditur per operacionin Fortitude.Fortitude quhet romani i Larry Collins,qe e thekson se gati-gati kjo ishte e verteta,asnjehere e pranuar nga autoritetet,ku nje grup agjentesh dhe partizane te rezistences u sakrifikua per te mashtruar mbrojtjen gjermane.

  4. shqiptar says:

    Kush nuk e ka pare ate film . Eshte vertet klas .
    Nji film i cili e bie ate realitet brutale te luftes dyte B,
    aq ndjeshem ne syte e shikusit. Fuck > NZ.

    1. Wendy-B says:

      Do tju dygjeroja te shikonit edhe filmin “THE BOOK THIEF” qe tregon nje realitet sh te hidhur te luftes 2 boterore.
      @elinor..ndonjehere sjemi dakort, por ky koment eshte edhe mendimi im. Nazizmi ishte fatkeqesia me e madhe njerezore. Duhet te ecim perpara pa harruaren te shkuaren.

  5. z says:

    hajde Bill ,po seshte mo gje ajo pune,haha he mer zot, si duket paskemi te njejtin fat une me Bill-in.
    -Dhe un ashtu nganjehere ne te zeze i bije,sepse kam afer nje Hillary.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje