Ligj gijotinë për prokurorë e gjykatës: Paratë nën hetim

9 Shkurt 2014, 20:00Politika TEMA

Prokurorë e gjykatës, zyrtarë të lartë të shtetit të cilët do të jenë nën akuzë për korrupsion nuk do të ndëshkohen vetëm me burg; qeveria parashikon miratimin e një ligji që do të lejojë sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të tyre nëse ato janë krijuar në mënyrë të paligjshme. Të rrezikuar deri dhe vëllezërit, motrat, nipërit e mbesat e tyre. Pasuria e pistë do të hetohet edhe deri në pesë vjet pas vdekjes tek ata që e trashëgojnë atë. Revista Java siguron draftin e parë të tij, i cili ndodhet në qeveri. Besohet se javën tjetër do të përfundojë në Kuvend. Cilat janë pikat e debatueshme të ligjit të ri të përgatitur nga ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë që mendojnë se korrupsioni duhet të konsiderohet krim i rëndë dhe duhet ndëshkuar nga gjykata e krimeve të rënda. Megjithatë rradha e zgjedhur është: parandalim, pastaj ndëshkim

Ndiq gjurmët e parave që të shkosh tek autorët e krimit. Godit paratë e krimit që ta çmontosh dhe demoralizosh atë. Parandalo dhe pastaj ndëshko! Këto tre aksioma duket se po kërkon të përdorë qeveria e re në luftë kundër korrupsionit, betejë që deri më tani, ka rezultuar gjithmonë e humbur në Shqipëri. Tashmë, zyrtarët e lartë, por sidomos prokurorët e gjyqtarët, nëse rezultojnë se janë të korruptuar dhe ndëshkohen nga hetimi gjyqësor, nuk do të paguajnë vetëm me vite burg. Ata mund të vihen nën dyshim dhe hetim edhe nëse standarti i jetesës së tyre nuk përputhet me të ardhurat legale që ata realizojnë. Në një vëzhgim të muajve më parë, Java evidentoi një numër të madh gjykatësish të cilët udhëtonin deri në tre herë në muaj jashtë shtetit, një gjë tërësisht e pamundur për t’u kryer me të ardhurat e tyre mujore në nivelin e rreth 600 eurove në muaj. E po kështu edhe për shumë zyrtarë të tjerë të lartë, të cilët kanë deklarata të paqarta dhe të pabesueshme pasurie. Deri më tani, pothuaj askush nga kjo kategori nëpunësish të shtetit nuk e ka provuar shijen e goditjes. Qeveria e re premton vullnet politik se situata do të ndryshojë.

Qeveria është vënë prej javësh në kërkim të një instrumenti të ri në goditjen e krimit të organizuar dhe për sekuestrimin e pasurive të vëna nëpërmjet krimit. Revista Java zbulon draftin e projektligjit të përgatitur nga ekspertë të ministrisë së drejtësisë, por që ende nuk është marrë zyrtarisht në shqyrtim. Thelbi i tij qëndron në përfshirjen e veprave penale të korrupsionit tek krimet e rënda, hetimin dhe ndëshkimin e tyre nga prokuroria e krimeve të rënda dhe gjykata homologe. Kjo është një ide që ka nisur të materializohet të paktën që në nëntorin e vitit të kaluar, por që ka mbetur ende në heshtje për shkak të kundërshtive që janë hasur nga partnerët ndërkombëtarë që kanë asistuar reformën në sistemin në drejtësi. Ata fillimisht kanë refuzuar përfshirjen e gjykatës së krimeve të rënda në këtë proces duke gjykuar kryesisht për shtimin e ngarkesës së punës së tyre, e ndoshta mungesës së kapaciteteve njerëzore. Konfirmohet se mbas negociatash të gjata me ta është arritur në një pikë të përbashkët dhe se shumë shpejt, projektligji do të ndjekë rrugën e tij normale për t’u shndërruar në ligj.  “Eshtë një projekt që synon të mbyllë disa hapësira që janë vënë re nga blloku i ligjeve antikorrupsion, duke nisur që me Kodin Penal e që ndoshta kërkojnë ndërhyrje edhe vetë në Kod”, thotë një ekspert i fushës në kushte anonimati, sipas të cilit kjo inisiativë ligjvënëse, është një praktikë normale dhe se mund të konsiderohet edhe si përgjigja e politikës penale ndaj emergjencave të kohës, kur shenjohet një figurë krimi si më e rrezikshme apo si më frekuente në kryerjen e saj.

 

Si ishte

Vetëm për vitin 2012, Shqipëria zbriti 18 vende në renditjen e indeksit të korrupsionit të Transparency International; një vend në renditje që e klasifikonte Shqipërinë si vendin më të korruptuar në Evropë. Katër vjet më parë, në dhjetor të vitit 2009, Kuvendi ka miratuar një ligjin “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”. Ligji përcaktonte mënyrën e sjelljes me pasurinë e gjithë atyre individëve që dyshoheshin se kishin pjesëmarrje në krimin e organizuar dhe trafiqe të paligjshme, të qënieve njerëzore apo të drogës. Qëllimi i tij ishte parandalimi dhe goditja e këtyre figurave të krimit duke konfiskuar pasurinë që krijohej nëpërmjet tyre. Personat që do të gjykoheshin si të fajshëm për një sërë veprash penale, që nisnin që nga pjesëmarrja në organizata kriminale ose në grupe të strukturuara kriminale, pjesëmarrja në organizata terroriste ose në banda të armatosura, për kryerjen e veprave të tjera, për qëllime terroriste, e të tjerë, do të kishin këtë fat: do të shihnin se çfarë parash kishin vënë me krim, do të detyroheshin t’i dorëzonin sërish. Por tashmë duket se gjërat do të marrin dhe një rrjedhë tjetër. Në rradhën e atyre që do të gjenden në të njëjtën situatë me ta, do të shtohen dhe gjyqtarë e prokurorë si dhe zyrtarë të lartë.

 

Si bëhet

Propozimi i ekspertëve të ministrisë së drejtësisë, në draftin e përgatitur që tashmë ndodhet në tryezën e kryeministrit, përfshin dhe një sërë veprash penale të korrupsionit që do të përfshihen në fushën e veprimit të ligjit të ri. Deri tani, një zyrtar i lartë, gjyqtarët e prokurorët, të gjendur fajtorë për krimin e korrupsionit, ndëshkoheshin me gjobë ose burg, por pasuritë e vëna për shkak të korrupsionit, vazhdonin të mbeteshin të paprekura. Nëse projekti i qeverisë do të marrë dhe votën e shumicës së thjeshtë në Kuvend, ky realitet do të ndryshojë dhe shihet si një mjet që do të bënte të mundur parandalimin e veprimeve korruptive, nëpërmjet sekuestrimit e konfiskimit të pasurive të pajustifikuara.

Nisja e një procesi ndaj një zyrtari, me ligjin e ri, lejojnë gjykatën që te vendosë sekuestrimin e pasurive, veprimtarisë ekonomike, tregtare dhe profesionale të personave, deri në konfiskimin e tyre.

Pronat, paratë, veprimtaritë ekonomike, tregtare dhe profesionale, niveli i jetesës dhe burimet e të ardhurave të tyre do të jenë pjesë e verifikimit nëpërmjet hetimit. Aq më shumë në rastet kur të pandehurit zotërojnë leje, licensa, koncesione e të tjerë. Nëse nga hetimi, sipas draftit të projektligjit, rezulton se ka dyshime të arsyeshme të bazuara në indicie, se personi mund të jetë i përfshirë në veprimtari kriminale dhe zotëron pasuri apo të ardhura që nuk i përgjigjen dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre, ndërhyn gjykata e shkallës së parë për krime të rënda. Kjo gjykatë, me kërkesë të prokurorit, vendos sekuestrimin e pasurive të pajustifikuara. Po kështu, gjykata e shkallës së parë për krime të rënda vendos konfiskimin e pasurive kur ka dyshime të arsyeshme, bazuar në indicie, për pjesëmarrjen e personit në veprimtari kriminale që përfshihen në fushën e veprimit të ligjit; kur nuk provohet se pasuria ka prejardhje të ligjshme apo personi nuk justifikon zotërimin e pasurive.

Praktikisht rrjedha e ngjarjeve do të jetë e tillë: prokurori dhe policia gjyqësore do të marrin dijeni për pasuritë që duhen verifikuar, dhe nëse pas verifikimit rezulton se personai nën hetim ka një standart shumë më të lartë jetese në krahasim me të ardhurat e deklaruara prej tij, atëherë prokurori mund të paraqesë kërkesë në gjykatë për sekuestrimin apo konfiskimin e pasurisë.

 

Deri ku mbërrin

Të jesh zyrtar i lartë i shtetit, përfshi dhe prokurorët e gjykatësit dhe të tentosh korrupsionin, të paktën sipas projektit të ri, do të thotë t’u hapësh telashe dhe një numri njerëzish të lidhur në një mënyrë apo një tjetër me të. Kështu, do të verifikohet dhe hetohet pasuria e personave të afërm me zyrtarët dhe njerëzit e drejtësisë, bashkëshortja, fëmijët, vëllezërit, motrat, vjehrri e vjehrra e deri tek bashkëjetuesit me ta, në rastin kur ata janë beqarë. Dhe nuk ndalet këtu, sepse veprimi i projektligjit shtrihet edhe tek personat fizikë apo juridikë tek të cilat  zyrtarët e pandehur për korrupsion, dyshohen se kanë interesa direkte apo të tërthorta.

Madje edhe vdekja nuk e shpëton nga ndjekja sepse deri në pesë vjet mbas vdekjes, trashëgimtarët e tij mund të kontrollohen për pasuritë e tyre.

 

Ekuilibri, rreziku

“Ndëshkimi i korrupsionit nuk është qëllim në vetvete. Në thelb, koncepti i projektligjit ka të bëjë me masat për ta parandaluar atë”, komenton një ekspert i fushës së të drejtës që ka konsultuar draftin qeveritar. “Lufta ndaj korrupsionit nuk mund të bazohet vetëm në konceptin klasik të  masave represive, pra vetëm nëpërmjet dënimit. Më shumë rëndësi kanë marrë masat parandaluese, të cilat, të alternuara me tolerancë zero ndaj formave të krimit të korrupsionit, ndikojnë efektivisht në reduktimin e këtij krimi, veçanërisht në përfshirjen e tij në institucionet e shoqërisë apo ekonomisë së vendit”, thotë ai.

Ka megjithatë një kufi delikat që nuk duhet të tejkalohet, balancimi i të drejtave dhe lirive të individit dhe kufizimit të këtyre të drejtave për interesin madhor të luftës kundër korrupsionit. “Ky ekuilibër duhet të gjendet për vendosjen e kufizimit të së drejtës së pronës dhe lirisë ekonomike për një kategori të caktuar individësh, të dyshuar për korrupsion, me detyrimin për të mbrojtur dhe garantuar të drejtat dhe liritë themelore për një kategori më të gjerë personash”, thotë eksperti, sipas të cilit, kufizimi duhet të jetë në proporcion me gjendjen që e ka shkaktuar dhe se nuk duhet të tejkalojë kufizimet e vendosura nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Këtu qëndron dhe thembra e Akilit të projektligjit dhe pikërisht këtu, do të jenë shumë të forta debatet që do të shoqërojnë diskutimin dhe miratimin e tij. Megjithatë, duket se ndoshta që javën e ardhshme projekt do të mbërrijë në zyrat e komisionit të ligjeve dhe do të nisë proecdurën parlamentare të tij për t’u shndërruar në ligj. Deri atëherë, të paktën një gjë është e qartë: maxhoranca e re ka shprehur vullnet politik për luftën ndaj korrupsionit dhe vendosmëri për të marrë një instrument më shumë në këtë luftë. Sa do të vlejë dhe sa do të zgjasë? Kjo mbetet të verifikohet, por të paktën deri më tani, shumica e re është akuzuar për gjithçka nga opozita, por në asnjë rast nuk i janë përmendur fakte reale për korrupsion përtej retorikës së zakonshme dhe të mërzitshme të akuzave të përgjithshme.

Cilët e pësojnë nga sekuestrimi i pasurive

Fusha është shumë e gjerë. Nëse një zyrtar, kërkon para për një birësim, atëherë dosja e tij do të përfundojë në gjykatën e krimeve të rënda, e po kështu, të gjithë ata do të jenë subjekt i nenit 164, për korrupsion pasiv dhe aktiv në sektorin privat, nenit 244, “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; “Korrupsion aktiv i nëpunësve të huaj publikë”; nenit 245, “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë të shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”; “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”; nenit 258, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”; neni 259, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; “Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë”; neni 260, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”; neni 312, “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”;

Më pas do të jenë subjekt i ndëshkimit të ligjit dhe prokurorët e gjykatësit dhe konkretisht në nenin 319,  “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”; nenin 319, “Korrupsion aktiv i arbitrit vendas dhe të huaj”; “Korrupsioni aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja”; “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”; “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare”; “Korrupsioni pasiv i arbitrit vendas dhe të huaj”: “Korrupsioni pasiv i anëtareve të jurive gjyqësore të huaja”; dhe nenit 328, “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve”.

 

Kush është në shënjestër

Rrezja e zbatimit të projektligji është shumë e gjerë. Ai do të shtrihet dhe në persona të tjerë të lidhur me zyrtarin apo punonjësin e sistemit të drejtësisë të vënë nën akuzë. Kështu, hetimi i pasurisë dhe veprimi mbi të do të shtrihet edhe ndaj personave të afërm (bashkëshorti, fëmijët, vëllezërit, motrat, xhaxhallarët, tezet, nipërit, mbesat, fëmijët e vëllezërve dhe të motrave dhe do të vazhdojë edhe tek vjehrri, vjehrra, dhëndri, nusja, kunata, kunati, bashkëjetuesi.

Do të ketë hetim të pasurisë edhe të personave fizikë ose juridikë, për të cilët ka të dhëna të mjaftueshme se pasuritë ose veprimtaritë e tyre zotërohen, pjesërisht ose plotësisht, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë apo janë përdorur, kanë lehtësuar apo në një formë kanë ndikuar në kryerjen e veprimtarive të jashtëligjshme nga personat nën hetim. Madje, këto masa parandaluese mund të kërkohen dhe ndaj trashëgimtarëve të personit, deri në pesë vjet nga data e vdekjes.

32 komente në “Ligj gijotinë për prokurorë e gjykatës: Paratë nën hetim”

  1. beni says:

    por per kryetar kuvendi si i behet?????????apo esht me i rrezikshem nje prokuror ne permet?

    1. nik says:

      Kryehajduti Meta po ben ligj te denoje hajduterine.

    2. tironci ke rruga bardhyl says:

      thjesht presion per t’i rreshtuar pas vetes ! asgje e re !

    3. rezart says:

      Ne kete ligj duhet te futen te gjithe politikanet qe kane patur poste apo detyra qe nga DREJTOR DREJTORIE NEPER MINISTRI E DERI TEK PRESIDENTET,nga viti 1990 e ne vazhdim!!!
      Jo te filloje procedimi kur te akuzohen per korrupsion,por te hetohet pasuria edhe pa kete akuze!!!
      Ata qe kane vjedhur tere jeten dhe tani nuk jane ne PUSHTET,doemos qe nuk mund teakuzohen per korrupsion sot,qe nuk jane ne detyre!!!

    4. sAVO dUKATI says:

      kUSH KA MË BESIM TEK PREMTIMET. lIGJE KA AQ SHUMË SA PO TË ZBATOHESHIN 50 PËRQINT DO ISHIM hOLLANDË. tRAJTIMET TEORIKE NË sHQIPËRINË TONË GJITHMONË KANË QËNË BRILANTE, POR MATRILIZIMI KA Q[N[ ZI E MË ZI. tASHTI BËHEN ËLIGJE PËR PROKURORËT DHE STRUKTURAT E DREJTËSIT, KUR PUSHTETARËT QË DOGJËN VODHËN DHE SHITËN VËNDIN, MBAJNË FJALIME DHE E KABË KTHZER PARLAMENTIN NJË PODJUM SHRJESH RRUGAÇËRORE,
      LIGJET TËNA NUK ZBATOHEN E DREJTA PO SHKON DREJT RRITJES SË SHTYPJES, dy QyTETARË TË oRIKUMIT PARDJE, KOMUNISTË KUR UNË SHFAQA DySHIM SE eDI rAMA NUK PO NA KTHEN NË TAPI PRONAT NË PËRDORIM TË FITUARA NGA PRISHJA E NdËRMARJEjE SIPAS LIGJIT 7501, ATA KOMUNISTËT MU HODHËN SI EGËRSIRA DUKE PRETENDUAR SE EDHE PSE NUK JU A KA DHËNË NJERI ME TAPI TOKAT ATA DO I MBROJN ME GJAK, o PERËNDI NGA KUSH UDHËHIQEmI, nJERËS PA IDEALE QË NUK NJOHON LIGJET DHE JANË MARJONETA TË PUSHTETIT NË FUQI. sa herë fiton socjalistja ngrehin kokën si bullari duke bërë keq si Partia e Punës, Kur fiton dwmokratikja ulin kokën si pulë e lagur. ofendojnë si rrugaçë sepse edhe bazën gjenetike si vjen puns të tillë e kanë. Unë Edi Ramën e kam mbështetur me forcë, por ai po mbështetet tek spiunët e Partiaë Enerviste të cilët sa i njogë unë do na shpien në katastrofë, Ata edhe sjelljen me njerëzit e kanë të neverishtëme, Pjesën elite të socialiatea sidomos ata që nuk kanë qënë komunistë nuk përfillet dhe margjinarizohet, Rrezik se aqta mbasi të sigurojnë veten dhe paratë do dorzujnë pushtetin

  2. Atila says:

    Nese keto ligje nuk mbeten ne leter por do vihen ne zbatim jo vetem qe korrupsioni do marre nje goditje te forte por edhe buxheti do perfitoje nga pasurite e paligjshme te gjyqtareve te kriminalizuar. Shpresojme qe shumica te kete vullnetin pasi mbeshtetjen e pati te qarte ne 23 Qershor. Duhet qe te nxitojme ne kete drejtim pasi qershori po afrohet dhe Evropa nuk do fjale por vepra.

  3. jorgo says:

    gezoj qe ky ligj te votoet do jet nje fitore madhe per shtetin shqiptar per te ndalur keta kreminel te drejtesis qe kan rjepur shqiptaret’

  4. e verteta says:

    Shume bukur, tamam ligji qe duhej. Por mendoj se ne kategorine e atyre qe duhet te hetohen nuk duhet te futen vetem ata qe jane sot gjyqtare e prokurore, por çdo jurist qe ka qene qofte edhe nje here te vetme gjyqtar ose prokuror gjate periudhes se demokracise. Ka shume nga ata qe kane nderruar petkun per te humbur gjurmet e ligji duhet te tregohet i pameshirshem me ta.

  5. leo england says:

    Vepra se me fjale jemi deri ne fyt. Kur ter veje Vicidolasi me lulzimen ne qeli atehere do mendojme se po fillon te ndihet shteti.

    1. Rajub says:

      Permbledhje e shkurter po e sakte nga leo england,fjalet e shumta i merr era

  6. Une jam, ti je. says:

    Keto jane perralla. Asgje nuk do te behet. E di pse? Sepse te gjithe do te perfondonin ne hekura.

  7. kozmo says:

    Ky ligj mund te miratohet ,por nuk do te gjej zbatim kurre .
    Z.Rama perpiqet qe per sy te BE,te fitoi statusin me cdo kusht ne qershor.
    Rames dikur nuk i ka interesuar marrja e statusit,por sot ai do te
    mundohet ti hedhe hi syve ketyre Europianeve.
    Ky ligj nu do te zbatohet kurre ,per arsye se Shqipetaret korrupsionin e kane
    Gjenetike ,korrupsioni nuk eshte luftuar dhe as zhdukur dhe ne kohen e Enverit.
    Megjithese politikanet tane tashme jane te ngopur me para ,duke filluar nga vete
    Rama ,Meta dhe deri tek ai me i vogli ne kete shtet,perseri ato do te vazhdojne.

  8. —– beno —– ligji eshte ligj ,dhe do te zbatohet per te gjithe.
    Dhe per ate mikun qe thua, nuk do te ngelet jashte rrezes.
    Avash ,avash behet shelegu dash !

  9. vlonjati says:

    Ceshtja me ligjet eshte se jane thike me dy presa. Mund t’i perdoresh sot per propogande, por duhet te jesh i vetedijshem se kur te vjen radha vete apo edhe atyre qe ke patur bashkepuntore, atehere situata rendohet. Imagjinoni se cfare do ndodhe pas ca vitesh kur te vije nje qeveri tjeter dhe vetem per “merak” politik te hetoje pasurine e Rames dhe Metes. A ka njeri ne vend qe beson se Rama ka vetem 3 mije dollare ne banke? Po Meta sa ka, e di njeri? Me pare duhet transparence dhe me pas verifikim dhe me pas pse jo edhe sekuestrim. Por duhet te mbullet shtegu i hakmarrjes politike sic kane sugjeruar edhe amerikanet. ndryshe do te kthehet ne bumerang

  10. Financieri n says:

    Ligje sidoqofte ka por keshtu i intereson politikes te na mbaje zvare. Ajo qe duhet te skuqet para shqiptareve dhe nderkombetreve eshte klasa politike e majte dhe e djathte qe per 23 vjet e vodhen dhe shkateruan kete vend.Pasuria u grumbullua ne pak duar duke perfshire jo vetem vleren e objekteve te shitura nga privatizimi por edhe objekte te tjra qe u shiten per skrap si dhegjithe burimet natyrore. Ketu vajti bjeri ti biem, dhe ne populli i thjeshte i ndershem i pa implikuar me qarqet politike na mbeten syte nga qeverite qe vene e vijne me flamurin e antikorupsionit.Ndoshta do te behet dicka se e kerkojne nderkombetaret qe mos ta humbasim edhe kete shas, por ne mbas gjithe ketyre viteve na ka humbur besimi.

  11. Financieri n says:

    Do te besojme vetem kur te shikojme te gjykohet nje zyrtar i larte, nje gjyqtar, nje prokuror, madje te shikojme qe u sekuestrohet pasuria. Gjyqtaret dhe prokuroret jane pjesa me e koruptuar se atyre edhe 5000, 6000 apo sdhe 10000euro tu besh rrogen jane mesuar me premjo te medha qe vene ne disa qindra mijra euro. Po sa keta duhet te denohen edhe mit dhenesit.

  12. Gezimi says:

    Ah sikur te zbatohet keshru y ligj! Natyrisht nuk ka vend per tu gezuar, pasi ketu asgje nuk ka per te ndodhur!!!

  13. pali says:

    ha haaaa na shkrine fare me rrenat qe thone, po me ke do e bej kete me vellain e Gjermenit, me Uriahipin Artur Metanin qe ka qene keshilltar per drejtesine me cdo President Republike, nona deshtimit dhe skutherise megjithse Rama vdes per keto servilat qe i kthejne bythen qe ti rrah

  14. jarin says:

    vetem nese 10% e kesaj realizohet Shqiperia do jet SHTET

  15. vlora says:

    BRAVO …..eshte e vetmja gje e mire qe kam degjuar .kam mendimin se keshtu duhet vepruar per cdo qytetar ….eshte rruga me e mire ….verifikimi dhe sekuestrimi i pasurive te pajustifikuara ..nuk jam kunder pasurimit te njerzve …por kur i kan me djerse jua shtofte zoti .por kur e kan ven me rruge te pista …..zoti marte hak …se dhe drejtesine ,njerzit ordiner ekoruptuan ….ata qe u moren me prostituta dhe droge …..dhe tani fryhen si kaposha ….te gjithe te kalojne ne bythe te gjilperes …pas cdo pasurie te pajustifikuar qendron nje krim …ishalla ky ligj vihet ne zbatimsa me pare ,

  16. Hemi says:

    E tmerrshme, po kush mund ta besoj akoma kete gje… Kjo mazhorance ka Partine me te korruptuar ne gjirin e saj(LSI), dhe ne krye te qeverise nje njeri qe me e vogla qe mund te thémi eshte nje i korruptuar. Mos besoni nje minut te vetem qe mund ti behet lufte korrupsionit. Nuk kane as deshire as vullnetin me te vogel ta bejne, e thone nje gje te tille dit per dit se keshtu bejne paqe me organzmat international dhe perfaqesite nderkomtare ne vend.

  17. Hemi says:

    Po per ç´ligje flasin kto njerez, mashtrojne shqipetare per dit. Po pse ore, ligjet mungo j’en ne Shqiperi…
    A duhet kujtuar qe nuk ka asnje zyrtare te larte te burgosur per korrupsion ne vendi me te korruptuar ne Europe?!
    Ju i merni SHQIPETARET per budallenj…
    Mire mire po ashtu si ju kane votuar, ashtu do t’ju largojne…

  18. babai says:

    sa per informacion vet rama ka mbi 300 milion euro pastaj meta e te tjer me radh po e filluan nga vetja ata te dorzojn ca i kan vjedhur ketij populli ne behemi me te pasur nga amerikanet

  19. shume alarmante! says:

    i mbushi breket sali berisha me bishat qe i kane ngelur…

  20. ylli says:

    A nuk ka ardhur koha per ringritjen e Policise Financiare Zoti Kryeminister??? Vetem ky organ i specializuar mund ta zbuloje fillin e ngateruar te parase,qe atje ku fillon dhe deri aty ku mbaron.Ramiz Alia mbas pluralizmit politik,gjene e pare qe beri ne Janar 1991 ngriti Policine Financiare me gjithe se kishte 50 vjet ne pushtet dhe nuk u tremb,po ju pse trembeni???

  21. da-moja says:

    Ne nje vend ku ai qe ka bere ligjin nuk eshte se po i trembet ligjit, ai vend nuk behet per mbare,-thosh nena ime.
    Na thuani me pare sa te varfer jane sot ata qe bejne ligjet dhe ata qe i zbatojne ato, qe te besojme se para ligjit do jemi te barabarte!!!!!Idjotesi!!!

  22. xxxx 10 Shkurt 2014 12:40 says:

    Nje here Qemal Ataturk ish kryeminister qe sot e gjith jeten kombi Turk e quan babain e Turqise,ishte i ftuar per dreke nga nje minister i tij,pasi Ai(ministri)sapo kishte inaguruar vilen e tij,pasi hengren Ataturku e pyeti qe kjo vile shume e madhe dhe e bukur si arritet ta ndertoni kete ,pra me cfare te ardhurash………..Menjehere kjo vile iu sekuestrua dhe u vendos qe te behej shtepi pritjeje,pra prone shteterore.Dhe ministri ne fjale u dergua ne burg.Akoma me mire n.q.se ne kohen e Enver Hoxhes guxonte njeri te abuzonte me detyren,guxonte njeri qe te korruptonte njeri me ndonje peshqes,edhe kafe po te tentoje ti jepje me shume se disa here do te kishe shume kujdes se pasojat vinin mbrapa.Si mund te besoj ne ndershmerine e kreut te kuvendit qe ne deklaraten e pare thote qe kompjuterat shume te shtrenjte te kuvendit nuk e meritojte te qendrojne ketu por do te vihen ne dispozicion te shkollave….shume bukur dhe te faleminderit Ilir Meta,dhe po ky zoteri pas disa muajsh thote qe kompjuterat do ti jepen deputeteve per perdorim dhe pjesa tjeter rreth 70 komjutera do te vihen ne dispozicion te administrates.Pra shurt per mua Ai eshte nje mashtrues qe jep dekrarata duke e konsideruar kete popull si nje kope apo me mire sipas ketij zoterie popull kokepalare.Pra Ai eshte mjeshter qe te beje te kenaqur keta politikane barkderra pa moral megjithe privilegjet e pa ane a pafund,dhe nga ana tjeter duke dhene deklarata qe po mendon per kete popull(ne rastin konkret per brezin e ri duke perdorur teknologjine e kohes.Pra ky eshte mjeshter i cvatjes dhe grabitjes.Shkoni tek koka qe e bija ish kryeministrit Sali berisha kosiderohet nje miliardere e vertete qe merr 3 mije dollare ne dite…………..mesim dhenie……….dhe prona deri ne Permet e deri ne Sarande e kudo,nga shpirti me del cohu Enver Hoxha ta pastrosh kete vend nga keta hiena qe skane te ngopur mbi kete popull te lodhur dhe rraskapitur nga mundi i nje jetese te stermunduar.Jetojme prej nje kohe te gjate ne emigracion dhe po te arrsh te marresh 3000 dollare ne muaj me te vertete do te ndjehesh mire ,dhe cdo kush e di qe te blesh nje shtepi do te sakrifikosh gjith jeten per ta paguar ate ,per ta bere pronen tende.E drejta vonon por nuk harron.Mesojme nga eksperiencat boterore qe ne France iu pre koka mbretit.Ne Gjermani pas renies se murit dhe bashkimit te Gjermanive Artur Honeker u akuzua per shperdorim detyre pse kishte porositur 14 automobila (vetura)per zyra ,dhe perfundoi ne burg.Ky eshte Shtet qe nje popull i tere ka besim dhe respekt tek qeveria qe e drejton.Apo me e afert rasti i kryeministrittt te Kroacise.

  23. bari says:

    ky ligj a do te kete fuqi prapavepruese,se po te kete te behen gati te gjithe politikanet me kuc e me mac te rrine pas hekurave.

  24. Ylberi says:

    Neqoftese behet ky ligj.kjo qeveri do mbetet ne histori.Gjyqtaret dhe Prokuroret,jane bere jo milionere,por miliardere.Ne korce,eksponentet kryesore ne prokurori e ne gjykata,kane mbi 30 vjet ne ate karige dhe nuk i kane levizur se paguajne.Pronat e tyre qe i kane vene me parate e krimit ne vitet e demokracise ja u di e gjithe Korca.Jane denoncuar,por kane rrene ne vesh te shurdher.Te shohim cfare do behet tani.Kjo reforme eshte bere me sukses edhe ne turqi nga Qemal Ataturku,i cili ka mbetur ne histori

  25. alternativa says:

    Keto qe shkruhen me siper jane teper qesharake , keshtu e filloi dhe Berisha

  26. viktor Hoti says:

    P.ligji eshte nje gafe sepse sekuetrimi e konfiskimi i te ardhurave nga vepra penale (korrupsionit konkretisht ) ka qeme njohur qe ne kohe te Zogut sidhe ne Kodin penal 1952/ Puna eshte se nuk zbatohet logji e jo se mungon.

    O bari : Qumeshti nxirret nga bagetia e jo nga bariu. Puna eshted te gjendjet bagetia e vjedhur dhe te konfiskohette se nuk ka rendi se ne dore te kuj eshte e kur eshte vjedhur . Gjeja e vjedhur ose qe rrjedh nga krimi i merret prej kujdo qe e ka edhe sikurt= ta kete blere duke e ditur qe eshte e vjedhur Viktor Hoti

  27. Marina says:

    Te gjithe keta qe shkrualne me mllef kunder ketij ligji,jane prokurore dhe gjyqtare te korruptuar.Jane politikane te korruptuar.I ka zene tmeri nga ky ligj.Vetem keshtu luftohet korrupsioni ne drejtesi.I lunte kesaj qeverije

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje