Partia Socialiste iu është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me sigurinë rrugore, duke bërë përgjegjëse për shtrim rrugësh jashtë çdo standardi pikërisht ish-qeverinë e kaluar. Deputeti Blendi Klosi, në një dalje për mediat, tha se qeveria dhe kryeministri i ri duhet të merren në radhë të parë me ndreqjen e gabimit të rëndë politik e financiar që është bërë me kantieret e infrastrukturës.
“Edhe pse çdo ditë e më shumë shqiptarët po vuajnë e vajtojnë tragjeditë e rrugëve të prishura, gjithashtu po kuptojnë se sa të rëndësishme janë standardet dhe siguria në ndërtimin e rrugëve po shohin pushtetarët e deri djeshëm të sulmojnë Kryeministrin pse inspekton kantieret e hapura në Shqipëri.Sipas tyre këto janë punët e Saliut dhe qeveria nuk duhet të merret me to. Sa mirë do ishte sikur Qeveria dhe Kryeministri ti kishin gjetur të bitisura rrugët e nisura; sikur të mos kishin gjetur malin me borxhe që i mbante bllokuar të gjitha rrugët e lëna rrugëve; sikur të paktën projektet të ishin bërë me standarte europiane dhe paratë e shqiptarëve të mos ishin bërë rrush e kumbulla për shirita rrugësh që mund të quhen vetëm shtigje aksidentesh e ndotjeje kështu siç i lanë.Por fatkeqësisht nuk ka ndodhur kështu. Fatkeqësisht qeveria dhe kryeministri duhet të merren në radhë të parë me ndreqjen e gabimit të rëndë politik e financiar që është bërë me kantieret e infrastrukturës. Dhe jo vetëm duhet të shkojnë nëpër kantiere, po mundësisht në çdo kantier dhe mundësisht edhe më shpesh. Sepse është një kulturë e tërë pune me rrugët që duhet ndryshuar” tha ai.
Sipas Klosit duhet ndryshuar sjellja e kompanive me kontratat, tanimë që qeveria po i respekton ajo e para kontratat.
“Duhet imponuar respektimi i afateve.Duhet ngritur në këmbë e gjithë sinjalistika rrugore që kaq shumë na mungon. Dhe në fund të fundit duhet forcuar përditë partneriteti me kompanitë që deri dje janë zhvatur babëzisht në dëm të cilësisë.Mjafton të shohësh Rrugën e Elbasanit në dalje të Tiranës, kryeqytetit të braktisur nga kryebashkiaku i strehuar tek Shqupi. I cili iu përbetua qytetarëve se s’do merrej me politikë po me qytetin dhe jo vetëm nuk e mbajti premtimin e tij madhor asnjë ditë, po i ra me top bashkisë për tu bërë topi i Saliut në parti.E pra a mund të pranoje kush të dëgjojë akoma me seriozitet këta njerëz që e lanë atë arterie kryesore të Tiranës gati dy vjet gërmadhe e tani thonë mos e prekni se e kemi bërë ne?Askush s’mund ti marrë seriozisht. Njerëz të dëshpëruar bëjnë vetëm gjëra të dëshpëruara”përfundoi Klosi.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike, e cila në një deklaratë për mediat shprehet se kreu i PS-së nuk e fsheh dot përgjegjësinë për krizën ekonomike dhe të sigurisë ku e ka futur vendin, me pusulla antiopozitare dhe luftën politike që i ka shpallur Bashkisë së Tiranës dhe opozitës.
“Për turpin e tij, kryesocialisti nuk gjeti sot një minutë kohë t’u shprehë ngushëllime familjarëve të viktimave të aksidenteve të djeshme tragjike. Për faqen e tij të zezë e përdori tragjedinë për të sulmuar opozitën e Bashkinë. Ish- kryebashkiakut i kujtojmë se qytetarët e Tiranës nuk harrojnë as të djeshmen e betonit klientelist dhe as të sotmen e bllokimit të buxhetit të banesave sociale. Nuk e fsheh dot përgjegjësinë për krizën ekonomike dhe të sigurisë ku e ka futur vendin me pusulla antiopozitare dhe luftën politike që i ka shpallur Bashkisë së Tiranës dhe opozitës” thekson PD në deklaratën e saj.
Fajin e ka Saliu, episodi 953
O Bled!
Po pse merreni me keta te mbaruar. Nuk e kuptoni qe ju edhe sikur te beni shpikjen me te madhe,ata do ta sulmojne me egersi dhe ulerima!?
Beni punet qe keni per te bere dhe dilni sa me pak ekraneve te TV. Ne ju ndjekim cdo dite me ate qe beni ne pune dhe jo me ate qe thoni ne TV. Ky stili i TV-ve ishte menyre e Saliqenit per te bere sa me shume reklame per te paberat e veta.
Puna juaj do flasi vetem kur te behet dhe jo kur te thuhet.
Keto po bejne lojen e kungulleshes. si qeveria ashtu dhe mafjozet qe e mbajne vehten si popozitare. Kjo loje kungulleshash nuk do te mbaroje kurre, nese nuk denohen mafjozet dhe kriminelet qe kan drejtuar qeverine per 8 vjet.
Fajin e ka Rama,gjeti nje vende me ekonomi ,ne vend te dyte pas gjermanise,me infrastrukture moderne,zero kriminalitete,dhe e katandisi keshtu per tre muaje.Duam Saliune te jemi prape si Gjermania.
Pas 6 muajsh, kryeministrit Rama iu deshën 6 muaj për të riparuar 60 metra gardh në zyrat e tij, 6 muaj nuk ka shtruar as 6 metra asfalt, 6 muaj ka ngritur 6 herë taksat, 6 muaj ka pasur 6 megaskandale, që janë, videoja e vjedhjes së database-s në sistemin e Tatimeve, premtimi i pambajtur i qeverisë amerikane për importin e armëve kimike, refuzimi i statusit të vendit kandidat, rritja e çmimeve të taksave, 20 mijë lekëshi i votave të blera nga PS-ja në Korçë dhe tentativa për devijimin e lumenjve Radika dhe Vjosa në favor të maqedonasve dhe grekëve
Komenti juaj eshte shum tedencioz,kjo tregon se ju nuk jetoni,me problemet aktuale,qe e sotmja I trashegoi te fresketa nga para ardhesit
e saj…
VetemSala ka fajet,ai iu jep te pijne e te dehen,te dyfishojne shpejtesite e vozitjes.Me qellim e ben Sala qe ti degradoje rilindasit.Ai ka fajin qe nuk puneson 300 mije punetore…
z. i nderuar nuk ecet perpara ne te gjitha proceset e jetes aktive te nji vendi duke akuzuar, por merret stafeta dhe vazhdohet me procese normale, duke permirsua gabimet, duke patur rezultate pozitive dhe duke bere me te pakten e mundur gabime ne qeverisje. Kjo eshte platforme per qeverisjet standarde ashtu si punojne qeverite e vendeve te zhvilluara evropiane..Blendi jeni ne politike ne nje kohe tegjate tani subjekti i juaj politik ka pushtetin dhe largohuni nga slloganet fajin e ka filani apo fisteku. Keto sllogane bajate nuk ju bejne ndere pasi qe sado qe faj kane qeveritaret e kaluar ata diqka kan punua per shtetin ne tere spektrin e jetes aktive. Prandaj eshte e pa mundur te mos kene patur mangesi dhe gabime. Por se fundit te pakten per keto mangesi kan humbur qeverisjen e vendit. Tani ju merreni me qeshtjen me reale dhe punoni, qeverisni me me te miren e mundur dhe hiquni fajesise dhe etiketimeve.
Nuke e di pse i thoni akoma Shtepia e Oficereve kur ajo eshte Shtepia e Pensionisteve
Shqiptaret shum po ju durojn,o politikane qe na keni mbire si kepurdhat
helmuese mbas shiut.Kur;do ta transformoni veten,nga perbindsha qe sot
jeni,ne njerez te qenesishem;Akoma nuk e kuptoni,se parametrat e memorijes se juaj,te trasheguara nga thellsit e mesjetes, nuk i pershtaten kohes se sotme moderrne…Apo Kerkoni te sosni durimin e
popullit,per ta nxitur ate, qe te dallgezoi si perbindeshi oqean,qe t`ju
flakaroi si levozhga [arre] pertej kufijve te atdheut..
Leri perrallat more zotni deputet i Burresit se dhe ju nje vrime ne uje do beni dhe me qe kritikoni Berishen ju ishit ata qe e ricikluat ne politike dhe e sollet ne pusht-tet me percarjen tuaj brenda llojit dhe e dyta se me qe ke marre dhe votat tona ne Durres shko ne fund te stadiumit dhe shiko balten qe eshte jo me shume se 900 metra larg nga pallati i sportit,mos u hiqni si engjej dhe ju se Bashkine e Durresit Partia demokratike ka nja 15 vjet qe e sheh me dylbi ,kryetari i Bashkise se Durresit ka humbur dhe ka nja 3 vite qe nuk eshte hedhur as dhe meter asfalt ne qytet,ne vend qe deputet te Durresit te viheshin djem durresi erdhen maloke te fjetur te kuksit ta perfaqsojne ne parlament Kot nuk quhen shume banore ketu Durrsjan..kush llap shume punon pak pra me pak fjale largohuni nga studiot e televizioneve dhe dilni ne terren atu ku qytetarit i eshte nxirre jeta nga balta qe dhe ne kohen e dulles brenda qytetit nuk e kishte..
Lutem moderatorit B ne fillim ta zevendesoje me D(DURRESIT)
Keta rilindesit paskan qene vetem nje bande qaramanesh dhe llafollogesh se sa per pune aha e paska pak te zorshme me pervesh menget.
Po ky ca ka qe kapardiset sikur ka shtruar mijra kilometra rruge…pse re laper ca faji te ka berisha ty? Apo se te shtroi te gjitha rruget? Ore zagar parazit, shko e ul koken e puno se lat nam duke vjedh e duke sha berishen..o zgjebs
Me keto teza te Klosit,Tahirit,…PS-ja po e humben legjitimitetin e marre me 23 qershor,pas 6 muajsh qeverisje te flasish akoma me kete fjalor se fajin e ka Saliu eshte ,cirk made in Albania,.
po e ka fajin sala !!!!
nuk i ha mo populli kto jo
Ku ma gjen PS kete Blend kumarxhiun qe e nxjerr neper konferenca.Po ketij i del gjumi pas ores 12 te drekes se luan gjithe naten kumar sabashku me me ate deputetin tjeter rilindas Lad Kosta.Po Blend kumarxhiu eshte i krimbur ne borxhe, del e flet edhe per rruge.Kur flet ngjan si butak pa dhembe dhe asnje fjale nuk e thote sakte.Rri dhe me mjeker e me floke te gjate qe te ngjaje si rilindas.Shko e foli dhe Vangjush Dakos per rruget e Durresit qe i ka lene si mos me keq.Apo nuk keni kohe se edhe ai luan kumar si puna jote dhe e dine te gjithe.Shko se te ka futur ne bordero Dako qe kur te vuri djalin e kusherires drejtor ujsjellesi ne Durres apo kur te beri kunatin drejtor te rezervave te shtetit ne Lunder.
Lereni tani se kush e ka fajin, po merrni pergjegjesi per rregullimin e situates.
O Milet degjoni de mbani vesh… Siduket Rama do e kete shume perzemer trifonin te koncert ne vitin 36. Jo per gje po aktor te rendesishem politik po mundohen ta bejne tellallin… Nqs se keni kuptu Saliu eshte gje e gjykuar, po ti kishte bo gjerat mire do ishte tu qeverise e jo derdellis. Prandaj boni ndonje gje e mos na tregoni perralla nga e kaluara gjithe diten e perendise
Habitem, si ka mundësi, që ka akoma mbështetës të Salës dhe Partisë së tij të horrave…Epo, ky popull nuk ndreqet dhe i ka hallall “qylafet” që i vendosin…
Po te pakesohen aksidentet do dale ky Blendi e te tjere ” Rilindas ” e te thone se este puna e mire e qeverise. Tani qe perdite ka bilanz lufte me aksidente Fajin e ka Saliu. Kjo eshte mungese pergjegjesie e qeverise qe ka pushtetin.