Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo, ish-ministër i jashtëm, në një intervistë për gazetën ‘Tema’ komenton situatën politike në vend, raportet me Partinë Socialiste, levizjet në diplomaci, si dhe sjelljen politike të mazhorancës edhe opozitës. I pyetur në lidhje me zbatimin e marrëveshjes PS-LSI për bashkëqrverisje, Milo thekson se “jemi bash në momentin që pa dëshirën e vullnetin tonë kanë filluar të na grumbullohen në kokë dyshime për një taktikë zvarritëse, e cila ndofta po dëshmon se “torta” e pushtetit u nda me Uri në fillim midis PS e LSI dhe për “vellezerit “ e vegjël te familjes nuk kanë mbetur as edhe thërrime”.
Ndërkohë për mënyrën sesi qeveriset vendi, Milo thekson se 5 muaj janë pak për të gjykuar punën e një Qeverie. Gjithsesi për kreun e PDS në këtë periudhë janë konstatuar vonesa për zbatimin e programit që u mbështet më 23 Qershor nga 1 milionë votues shqiptarë.
“Por konstatoj vonesa , të cilat jane sa objektive aq edhe për arsye të vështirësive të paparashikuara që po dalin rrugës qoftë per shkak të të panjohurave, qoftë edhe për shkak të vonesave të shkaktuara në reformimin e administratës qëndrore e lokale. Faktori kryesor pengues është obstruksionizmi i opozitës ,e cila ende pa dorëzuar pushtetin , që në 24 qershor filloi të akuzojë e të vendosë mina me sahat e me shpërthim të vonuar në punët e financave, të projekteve e të qeverisjes normale të vendit duke abuzuar në mënyrë te veçantë me periudhën e gjatë tranzitore të ndërrimit të pushteteve”, thekson Milo.
Ish-ministri i Jashtëm thekson gjithashtu nevojën për një reformism të sistemit diplomatik të Shqipërisë dhe nevojën për promovimin e diplomatëve të rinj.
“Ka ardhur koha që të ketë patjetër një ligj të ri për shërbimin e jashtem, i cili të reflektojë detyrat e reja para të cilave ndodhet diplomacia shqiptare. Të bëhet një ligj që të mos lejojë politikën që të abuzojë me të dhe as ta zëvendësojë atë me vendime qeverie. Reforma në diplomaci nuk është vetëm bërja e ligjit, por zbatimi i tij.Diplomacia ka nevojë urgjente promovimin e diplomatëve të rinj , përgatitjen e korpusit të diplomatëve profesionistë të nivelit të lartë për të mbuluar postet ambasadoriale dhe postet e tjera të larta diplomatike”, shprehet Milo.
Bisedoi: Anisa Xhani
Zoti Milo, jeni pjesë e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane, por ende nuk ka një konkretizim të marrëveshjes mes PDS dhe PS. A është në fuqi kjo marrëveshje dhe çfarë pergjegjësish prisni të merrni në qeversjen e vendit?
Në parim marrëveshja midis PDS-së dhe PS-së është në fuqi sepse asnjëra prej të dy partive nuk është deklaruar zyrtarisht se është kundër saj.Nuk bëhet fjalë që PDS të ketë një qëndrim tjetër veç atij të shprehur me dhjetra herë nga institucionet drejtuese të partisë e prej meje personalisht.Ka një ngadalësi në zbatimin e saj nga PS që mund të ketë qenë disi e justifikuar deri tani për shkak të prioriteteve e të vështirësive të qeverisë ,për shkak të një situate krize e boshllëku financiar të trashëguar nga qeveria e mëparshme si dhe për shkak të një agresiviteti patologjik të opozitës së sotme, e cila sa herë që largohet nga pushteti e përjeton në mënyrë dramatike dhe kërkon me çdo kusht e me çdo çmim të rikthehet aty. Por, vjen një moment që edhe argumentet në favor të justifikimeve konsumohen, nuk janë më bindëse. Jemi bash në momentin që pa dëshirën e vullnetin tonë kanë filluar të na grumbullohen në kokë dyshime për një taktikë zvarritëse, e cila ndofta po dëshmon se “torta” e pushtetit u nda me Uri në fillim midis PS e LSI dhe për “vellezerit “ e vegjël te familjes nuk kanë mbetur as edhe thërrime. Ne , e kemi bërë të qartë që në fillim se nuk kemi kërkuar dhe as nuk kërkojmë më shumë se çfarë na takon nga marrëveshja e nënshkruar dhe e pranuar nga të dy partitë:përfaqësim politik në pushtetin e administratën qëndrore , në nivel zëvendës ministrash, drejtori të përgjithshme, drejtori në ministri të ndryshme, në drejtori rajonale , në pushtetin vendor dhe krijimin e mundësive për konkurim të ndershëm e pa paragjykime të potencialeve tona profesionale dhe intelektuale për punësim.
Si do e vlerësoni menyren sesi po qeveriset vendi, mendoni se ka vend për kritika dhe nëse po në cilat drejtime?
Qeveria e re ka shpallur një program për të cilin e kanë votuar një milion shqiptarë. Tani pritet që ky program të fillojë të marrë jetë e të zbatohet, sigurisht në mënyrë graduale, pa eufori , por edhe duke u korigjuar në rrugë e sipër. Ka përpjekje serioze dhe angazhim të spikatur të qeverisë për të bërë realitet premtimet e dhëna.Veçanërisht kryeministri është njeriu që po punon non stop për të drejtuar ekipin me politika sa novatore aq edhe me këmbë në tokë për të shënuar progres të prekshëm në reforma. Por konstatoj vonesa , të cilat jane sa objektive aq edhe për arsye të vështirësive të paparashikuara që po dalin rrugës qoftë per shkak të të panjohurave, qoftë edhe për shkak të vonesave të shkaktuara në reformimin e administratës qëndrore e lokale. Faktori kryesor pengues është obstruksionizmi i opozitës ,e cila ende pa dorëzuar pushtetin , që në 24 qershor filloi të akuzojë e të vendosë mina me sahat e me shpërthim të vonuar në punët e financave, të projekteve e të qeverisjes normale të vendit duke abuzuar në mënyrë te veçantë me periudhën e gjatë tranzitore të ndërrimit të pushteteve.
Pesë muaj janë pak për të bërë një bilanc serioz e për të gjykuar performancën e një qeverie.Opozita duhej të dëshmonte një minimum qytetarie politike për të pritur gabimet e qeverisjes e pastaj të ngrinte furtunën e kritikave e të denigrimeve të pafund e të padenja deri në shfaqjet teatrale absurd parlamentare.Nuk ka qeveri që nuk gabon. Edhe qeveria e re mund ti bënte disa gjëra më shpejt, mund të kishte më transparencë e më shumë përgjegjësi në vendimmarrje.Dihet se në çdo qeveri vendimarrësi kryesor është kryeministri .Por ka një pamundësi fizike e mendore , profesionale dhe ekspertizë për të mbuluar e udhëhequr gjithçka e në detaje. Për rrjedhojë gjithnjë është e nevojshme që përtej ndjekjes operative të problemeve të qeverisjes me ekipe të kualifikuara e me përvojë të ketë një decentralizim të vendimarrjes e të ekspertizës. Sigurisht që kjo kërkon jo vetëm përkushtim e militantizëm, por edhe përvojë dheiniciativë për të gjykuar e vepruar brenda një pavarësie relative institucionale qeverisëse.Sfida e qeverisjes është sa e përbashkët aq edhe personale kur ka ndarje të qarta përgjegjësish e detyrash.
Duket se ka një tensionim në raportet pozite-opozitë, në një kohë që sfidat që ka vendi në procesin e integrimit europian janë të mëdha. Secila palë akuzon njëra-tjetrën. Në këndveshtrimin tuaj, çfarë zgjidhje mund të gjendet për të ulur palët në një dialog afatgjate, duke shmangur humbjen e energjive në debate shterpë?
Politika shqiptare ka gati një çerek shekulli që ka thuajse po të njëjtët aktorë e po të njëjtën sjellje e kulturë në marrëdhëniet mes saj.Tashmë është krijuar një shkollë negative politike shqiptare ku edhe njerëz të rinj në moshë që kanë lindur bashkë me demokracinë e që mund të jenë edhe edukuar në SHBA e në Evropë kanë përqafuar po të njëjtën qasje primitive politike .Faji është të modeli që ndiqet, te kryetari i partisë, të konceptet e sjelljet e tij, të karakteri e personaliteti i tij që kopjohet e përtypet pa asnjë shoshitje e seleksionim kritik.Sali Berisha është një model lideri politik që ka sherbyer si tipologji në formimin e disa brezave në gjirin e Partisë Demokratike.Ai ende ndonëse kjo parti ka një lider të ri politik është në fakt violin e parë e kësaj partie dhe hapur apo në prapaskenë ndikon në vendimarrjen e në politikat e partisë.Pa largimin e tij ende e për shume vite të tjera, PD dhe kryetari i saj nuk do të çlirohen nga nga mendësia e filozofia e tij politike konfliktuale. Dhe jo vetëm PD, por edhe politika shqiptare.Nuk është i vetëm model konfliktual jo nga ngjyra politike e nga mosha , ka edhe të tjerë , edhe majtas edhe djathtas. Ky proces do të kërkoj kohë ndaj edhe kultura politike e dialogut konstant do të vonojë të vijë në Shqipëri.Do të vazhdojmë të jemi të detyruar që më tepër të ndodhemi në një konflikt verbal permanent , me pauza të sforcuara ose te imponuara të një dialogu të përkohshëm. Jemi të dënuar ta vuajmë për faj të trashëgimisë historike si komb që më tepër jemi grindur sesa jemi marrë vesh me njëri -tjetrin.
Z.Milo,mendoni se Shqipëria do te mund të marrë statusin e vendit kandidat në Qershor?
Statusin duhet ta marrim se e meritojmë për provat e mjaftueshme që kemi dhënë.Por, janë të tjerët që do gjykojnë, janë ambasadorët që raportojnë nga Tirana te qeveritë e tyre, që krijojnë opinione e japin rekomandime.Ata janë vezhguesit e vlerësuesit epunëve në Shqipëri, e luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar , e lirive e të drejtat e njeriut, e reformave që janë berë e po bëhen, e bashkëpunimit apo të konfliktit mazhorancë- opozite.Qeveria e re nuk pati koheë që të vlerësohej në tetor për vullnetin e punen e saj për reforma.Marrja e statusit të vendit kandidat vendoset në rradhë të parë në Shqipëri e pastaj në Bruksel e në kryeqytetet e vendeve anëtare të BE-së.Dy frontet ose dy sfidat kryesore për marrjen e statusit janë në fokusin e punës intensive të qeverisë:lufta kundër korrupsionit dhe ajo kundër krimit të organizuar. Rezultatet kanë qenë të prekshme , konkrete dhepo krijohet bindja se kur ka vullnet për të përballuar këto fenomene suksesi është i garantuar.Por, duhet që paralelisht të reformohen institucionet e drejtësisë e sidomos gjykatat tek të cilat duhet luftuar në rradhë të parë korrupsioni. Në kohën që ka mbetur ky duhet të jetë objektivi kryesor i qeverisë.
Ka një debat në lidhje me reformimin e diplomacisë. Si ish-minister i Jashtëm mendoni se duhet të kete një nderhyrje në ligj në mënyrë që ndërhyrjet politike të minimizohen?
Ka ardhur koha që të ketë patjetër një ligj të ri për shërbimin e jashtem, i cili të reflektojë detyrat e reja para të cilave ndodhet diplomacia shqiptare. Të bëhet një ligj që të mos lejojë politikën që të abuzojë me të dhe as ta zëvendësojë atë me vendime qeverie. Reforma në diplomaci nuk është vetëm bërja e ligjit, por zbatimi i tij.Diplomacia ka nevojë urgjente promovimin e diplomatëve të rinj , përgatitjen e korpusit të diplomatëve profesionistë të nivelit të lartë për të mbuluar postet ambasadoriale dhe postet e tjera të larta diplomatike.Sot MPJ nuk ka diplomatë të mjaftueshëm me nivel të lartë për tu besuar poste të rëndësishme.Qëllimisht vitet e fundit nuk u promovuan dhe as u pergatitën diplomatë të rinj sepse iu dha përparësi postimit të militantëve partiakë në ambasada e në MPJ.Emërimet politike në nivel ambasadorial janë të përcaktuara me ligj. Mbetet vetëm që ai të zbatohet.
Po diskutimet për mbylljen e disa Ambasadave shqiptare në bote, si do e vleresoni, në një kohë kur flitet gjithmonë e më shume për diplomaci ekonomike?
Një vend i vogel si Shqipëria e me burime financiare të kufizuara nuk e ka luksin që të mbajë të hapura e në punë efiçente 55 ambasada e konsullata sa ka aktualisht sot në botë.Edhe vende të tjera më të mëdha e më të pasura se Shqipëria kanë më pak poste diplomatike e konsullore. Rëndesi ka përcaktimi i qartë i prioriteteve në politikën e jashtme dhe përqëndrimi i forcave më të kualifikuara diplomatike në shërbim të tyre, qartësimi i objektivave dhe një shpërndarje e rrjetit diplomatik me përparësi rajonale dhe funksionale.Ka patur mjaft ambasada e zyra konsullore që kanë qenë inegzistente, pa asnjë aktivitet , që kanë vrarë miza gjithë vitin, që nuk kanë kontribuar në asnjë shkëmbim politik, tregtar e kulturor dhe që kanë shërbyer si benefice për individë të caktuar. Reduktimi i posteve diplomatike është i nevojshëm edhe për një përqendrim më të mirë të burimeve financiare dhe për një trajtim dinjitoz të trupit diplomatik që për fat të keq aktualisht lë për të dëshiruar dhe është nën nivelin e trajtimit të të gjithë trupit diplomatik ballkanik përfshirë edhe Kosovën. Diplomacia është dinjitet , është imazh, është fytyra e shtetit.Ndaj edhe kujdesi për trajtimin e tij nuk është luks siç mund ta keqiterpretojnë disa që i shikojnë e gjykojnë nga jashtë punët.
Z. milo person I konsumuar e pa ide per mendimin tim ketyre palo zoterinjve duhet tu thot dikush te dorehiqen ose te dalin ne pensjon se nuk kane asnji ide per te dhene ne te mire te shoqerise po gjithashtu per mendimin tim gazetaret e mirfillte duhet ti anashkalojne keta palo politikan pa vlera shoqerore se atehere ata mund ta kuptojne se shoqeria ka evoluar e ska nevoj per te tille persona qe u ka kaluar data e skadences 2 dekada me perpara
Paskal, si mik e te njohur te vjeter qe jemi, behu pak realist dhe kuptoje qe nuk ke parti, nuk ke forume, nuk ke as persona qe te ndjekin. Gjeja me e mire qe do te beje eshte te largohesh nga politika dhe drejtoju shkences se historise, se eshte nje fushe ku vertet mund te japesh dicka. Ti hyre ne politike nen sqetullen e Gjinushit, ne fakt nen ate te Ramiz Alise dhe mbijetove per ca vjet, bashke me nje kaste politikanesh qe nuk justifikuan asgje. Nuk kuptuan as me te thjeshten, se nuk ishin aty per meritat e tyre, dhe mendja e madhe ju zuri syte dhe tani vini rrotull per pak pushtet, se pa te nuk keni asnje vlere e as pike personaliteti. E humet, me ate qe bete ne 20 vjet, bashke edhe me miqte, qe nuk ju duronin tangarllekun prej kastarveci te pa pjekur. Mos kerko me kot lemoshe, nuk do te jape askush asnje kacidhe.
ju villni vrere kundrejt kujdo qe leshon nje kritike ndaj jush. kete logjike leshi keni. nnuk ka rendesi personi edhe nese eshte vete lideri i ps. ja ketu do jemi kur te villni vrere dhe ndaj rames ne nje te ardhme te afert.
po kur te behemi shpellar si puna juaj. Rama eshte shansi i fundit ta beje ate vend o magjyp.
Ti shqiptar dhe krenar qe ke nje palo njeri dhe nje cope injoranti. Kapacitetet intelektuale dhe akademiket ne te gjithe Boten nuk dalin ne pension, o palo injorant.
Ti shqiptar dhe krenar je nje palo njeri dhe nje cope injoranti. Kapacitetet intelektuale dhe akademiket ne te gjithe Boten nuk dalin ne pension, o palo injorant.
Po ku e pe ti o faqezi konsumimin e Milos? Eshte mbase i vetmi Minister i Jashtem qe na ka nderuar si komb, dhe nje historian ne rangun me te larte. Nuk eshte i perlyer ne asnje afere korruptive, te pakten mesa dime. Sa per evoluimin e shoqerise, eshte e vertete qe ka ndryshuar. Por per keq. Tani nuk ka me vlera, nuk ka me parime, nuk ka me dije dhe nuk ka me profesioniste te vertete sikurse eshte z. Milo.
Ndaj heres tjeter, kur flet per figura te konsumuara, nise njehere me idhujt e tu qe kane 25 vjet qe e mbajne peng kete vend, me pas kalo tek te “rinjte” qe jane konsumuar para kohe, dhe ne fund tek profesionistet e vertete ne ate qe bejne.
Idiot.
Pse abuzoni me lirine dhe te drejtat themelore te njeriut dhe nuk komentoni temen ne fjale a mos prisni ta nis komentin me katallog shtepie?
Jo zoterinj e keni gabim toleranca dhe kultura sma lejon nji gje te tille
Z milo eshte person politik dhe publik e perderisa eshte I tille na lejohet te flasim drejt, e mire apo e lig qofte ajo
Pse duhet ta lidhim se me ke parti eshte x spo y me te majten , te djathten , me te jeshilen apo me te verdhen ne qofte se flet cka di e ndjen per nji person politik dhe publik
Une mund te jem ne nji linj me komentet e ben Chicagos, turkofagosit, netit, skypionit apo dhe te ketij nji miljoneshi qelbesire por prap se prap I respektoj dhe I lexoj sic lexoj komentet me fines te argida.b spo humorin e holle te madones prej sauku
Zoterinji edhe nji here cfare eshte shkruar me lart eshte per nji person publik qe e njoh une e te tjere dhe eshte thjesht mendimi im personal dhe spres te me japi mend askush apo te me ofendoje qofte ky edhe paskali ne qofte se fshihet mbas pseudonimeve qe sbesoj se e njoh mire
Dikush mund te jete I mendimit se Z Baze kishte te drejte qe u quajti komentues llapaqene por une jam I mendimit krejt ndryshe se nuk e kane te gjithe fatin, kulturen dhe edukimin te falin te tjeret edhe kur gabojne
Zoterinj edukim the tolerance se Shqiperia do te behet nji dite edhe pse na duhen disa per te prish syrin e keq
Tani me falni se erdhi ora te coj delet ne kullot dhe spunon interneti
Zoti na bekofte
Po nuk e hoqet nga fjalori teorin e tortes pushtetit,kurr nuk jeni te besushem se punoni per te miren e njerezve,ky emri tort tregon qe te ter ju politikanet e shikoni pushtetin si vend abuzimi dhe perfitimi,se po ta konsideronit sakrific per te miren e njerezve dhe pa asnje lloj perfitimi do ti thoshit ky muti pushtetit,fjala pusht et rrjedh nga fjala PUSHT.
Gjithmone derdellisin me shume komandantet pa ushtri si puna e ketij Milos.
sa shante lir meten dhe sal berishen dje, milo, gjinushi, ngjela etj. ishin te mire. sot qe shajne edin na dolen te keq. pune militantesh !!! do t’i dali tymi shume shpejt ksaj pune. 4 te vrare per bllokun e lirit sollen ne pushtet…lirin dhe shokun edi ! militanti gomar mbetet gjithe jeten si djathtas edhe majtas !
Kur ishe minister i jashtem torten e kujt haje o i pafytyre,qelbanik i ndyre.Zvarranik qe ske te ngopur dhe ne pleqeri.Ik e ushqehu ne shtepi tani o fantazme.
E keqja me e madhe per njeriun eshte kur nuk i duhet per gje te tjereve ashtu si ky Paskali dhe vellai i tij siamez, Gjinushi. Jane nje bajge e ndare pergjysem.
E cuditshme por pas cdo fushate zgjedhore ne Shqiperi fillojne aktivizohen minjte politike si Skender Gjinushi, Paskal Milo, Prec Zogaj, Nikoll Lesi, Neritan Ceka, Zef Bushati, Nard Ndoka eplot te tjere me te vegjel.U bene 23 vite demokraci qe keto fytyra te poshtra perserisin te njejtin ritual ate te kerkimit te nje kocke prej pushtetit. Jam i bindur se per shumicen e Shqiptareve fytyrat e tyre jane bere aq te urryera sa krijojne alergji kur dalin neper ekrane mediash e bejne politologun apo analistin.
harove Spartak Ngjelen
Z. Milo dil ne pensjon dhe je me i nderuar.
Z.Milo. Ju jeni i vetmi shqiptar qe mendon se vota e 23 Qershorit, kishte te bente edhe me Ju personalisht apo ate qe Ju e quani Parti dhe qe e drejtoni vete. Me duket e kohes dhe e drejte qe Ju te kuptoni drejte realitetin elektoral shqiptar. Askush nuk ka nevoje per Ju dhe per ate qe Ju quani Parti. Shqiptaret votuan kunder nje klase politike me pardesy ngjyre bezhe, si shenje e spiumllekut. Ju jeni i zgjuar per te kuptuar se kur eshte mbushur kupa. Edhe per Ilir Bllokun eshte e njejta gje, mirepo ate na e mori Edi Rama kollovar ne shtepi. Mjaft me kollovare.
Se mos mbetesh pa ngrene dhe ti ndonje cope mor plak tuaf !
Vetem aty ju ri mendja mor te babzitur!
Ptuu ,fare e keqe, qe u shofshi njeher e mire .
Njeres te pa cipe!
Zoti Milo ka perfaqesuar nje ze me vehte ne vendin tone dhe zhvillimet jetike te tri dekadave te fundit.
Ai ka qene dhe mbetet nje nder personalitetet e politikes se jashtme dhe te marredhenieve nderkombetare shqiptare. Nje njohes brilant i zhvillimeve ne keto fusha, vecanerisht ne shekujt 18,19, e 20-te.
Studiues e politikan qe nuk e la vehten jashte zhvillimeve demokratike, larg frymes se kohes dhe menjane qasjeve bashkekohore ne fushen e historiografise. Une e lexoj me kersheri e me endje.
Eshte e vecante ndihmesa dhe kontributi i prof. Paskalit edhe ne zhvillimet politike. Se bashku me prof. Gjinushin dhe prof. Nanon, ata i dhane jete frymes dhe levizjes socialdemokrate ne vendin tone, duke u bere shembull i reformimit dhe modernizimit te se majtes shqiptare.
Profesor Milo, edhe pse nuk ndaj te njejtat pikpamje me ju, i respektoj bindjet, dijet dhe kontributin Tuaj per Shqiperine. Respekte nga Cikago.
Si mund t’i thuash i konsumuar nje personaliteti te shquar te diplomacise shqiptare, i cili shkelqeu ne Rambuje dhe ne gjithe politiken e Jashtme te Shqiperise ne kohen kur ka qene Minister i Jashtem.?!Me keqardhje o “shqiptar dhe krenar” po te them qe do beje mire te mos flasesh me kaq mllef, i cilesdo ane qofsh. Respekte, pavaresisht bindjeve te tua.
O milo boll shkruajte fjal pozitive per veten ik ke plaka ne shpi, boll ke fut vajzen tende idiote ne diplomaci. Thuaj te kthehet se ka 8 vjet ne paris si goca jozefines,
milo po ku te len hajnat pjes-as thermiat e tortes nuk ti len ato i lepin balla,shalsi.kodheli etj-koqo,doshi,abazi,balla,sterkaj etj as shurren nuk ta len e le torte.futja pension se 32 miljoner te ps dhe 4 a pes te lsi nuk te len gje.
Po pse per te ngrene torte gjithe jeten ju paskemi ju? Prandaj ne populli nuk po ja njohim shijen tortes kemi 23 vjet; po si nuk menduat njehere per ata qe ju mbajne ne kurriz kaq vjet, po vetem per vete? E keni kthyer politiken ne biznes dhe po I pini gjakun njerezve qe nuk kane te hane. Mos u ngopshi!
zoti milo si gjinushi jane parti-njeri
Z.Milo !Nqs do pjese nga torta te jap une nje mendje ? Mos u mer me me kryerilindsin e ish PPSH {une te kuptoj qe ti ke nostalgji per ish PPSh dhe SH.Enver te cilen e ke shprehur hapur kohet e fondit}.Zbato real-politiken dhe bashkou me partine e KINGMAKER-it[floririt ]Kohet efundit ju keni deshmuar se keni shume gjera qe ju bashkojne.. Te sigurojqe keper te mare nje cope te mire torte!
Te uroj sukses per te mire e popullit e te partise!
PS: mos me keqkupto ! e kam fjalen vertet per nje cope torte?
personalisht e megjithese jetoj jashte atdheut ndjehem krenar qe shoh kaq njomishter ne qeveri ,ku ka me bukur ,jemi mbase qeveria me mesatare moshe me te ulet ,popull aktiv me ide te reja te painfektuara e tere freski.Vetem Ditmirin te shohesh…zotni djale ,megjithse edhe Paskalin e vleresoj ,nuk po them ,ka nga ana tjeter mbeshtetje nga votuesit apo eshte vete ushtar vete komandant?
Milo eshte shume me lart se Bushati,dipllomat dhe intelektul i sofistikuar.Kur nuk kane argument karabushat flasin per moshen.Ky eshte mentalitet primitiv,diskriminues dhe antieuropian,Mjere ata qe mbeshteten nga krenaret,por te dhje..
Ty po te dhane prap torte kane frike se te ze diabeti.Ti kishe gjithe ate torte me Nanon, por……ta mori nga dora ai trimi nga Tropoja ne hotelin me 5 yje ne Bruksel.
Ne fakt qeveria duhet te jete e perbere jo nga partiak por nga specialist te fushave perkatese per sa i perket paskal milos eshte historian i zoti dhe i perkushtuar per politiken e jashteme sa i perket tortes eshte po e njejta politik e ketyre viteve.
Ata nuk e dine qe ne Shqiperig sot Jane 2 PARTI PD & PS te tjeret Jane te perkoshem.0se mbushesa :,?
Shume komente primitive dhe dashakeqe.PDS ne zgjedhjet e pushtetit vendor mori mbi 5OOOO VOTA DHE GADI NE TE GJITHE KOMUNAT DHE BASHKITE PERFAQESOHET ME KESHILLTARE,periulla kur ka qene minister i jashtem ka qene nder periullat me te arta te politikes se jashtme shqipetare,sidomos me luften ne Kosove.O gjallesa,jepni njeriut ate qe i takon.Nuk dini qe kohet e fundit ka botue nje liber per politiken e jashtme te viteve 1913-1939.Mire asht qe nuk e dini edhe ne qoftese e dini,nuk ka vlere se nuk dini ta lexoni.Ma keq me vjen per nje fare Sulo Kalivaci qe shprehet ashtu per “nje mik dhe te njohur”Vlerat e nje njeriu rriten kur te shajne te pa diturit.
Milo teper objektiv ,shume e drejte duhet hapur rruge diplomateve te rinj.
Persa i perket pergjigjes per punen e qeverise se re ,sidomos kur hynonizon Ramen
me duket servilizem nga ana e tij ,gje te cilen komunistet e vjeter nuk jetojne dot pa ate.
Gjithesesi puna e kesaj qeverie do te dali hapur mbas nje viti.
Mero,
C’ gje te rrezikshme kishte komenti im qe e fshive?!!
Milo nuk duhet menjanuare. Ka merita te medha per autopsite. Ky na mbushi mendjen qe Mehmet Shehu vrau vehten dhe u fut ne krevat……….