Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka akuzon mazhorancën e re parlamentare se po aplikon modelet më të këqia të mazhorancës së mëparshme në sjellet ndaj opozitës.
Në një intervistë për gazeta ‘Tema’, Ndoka komenton situatën politike në vend, ndërsa vë theksin në mungesën e dialogut politik mes palëve.
“Ka një mungesë konsensusi dhe ajo që gjykoj më keq është fakti se edhe konsensui i vendosur më parë është prishur”, thekson Ndoka.
Për kryetarin e PDK-së opozita përballë kësaj situate po funksionon shumë mirë, duke marrë përgjegjësitë që i takon përmes një vendimmarrjeje qoftë në nivel politik, ashtu edhe mes deputetëve.
I pyetur në lidhje me dallimet mes Ish-Kryetarit të PD-së Sali Berisha dhe kreut të kësaj partie Lulzim Basha në raportet mes partisë më të madhe opozitare dhe aleatëve të saj, Ndoka shprehet se, “Berisha ishte një lider autoritar, ndërsa Basha ka një model disi ndryshe, është më argumentues dhe ka disa variante në diskutimet që zhvillohen.”
Mosmarrjen e statusit të vendit kandidat në Dhjetor të 2013 nga Shqipëria për në BE, Ndoka i’a faturon sjelljes së mazhorancës së re parlamentare, por edhe qëndrimit të mbajtur nga Kryeministri Edi Rama përsa i takon çështjes së armëve kimike siriane.
“Nëse kërkojmë se kush ka faj më shumë, mendoj se Qeveria e sotme nuk bëri atë që duhet në nisjen e saj, bëri gabime të mëdha që në nisje, ku i pafalshmi ishte pabesia për armët kimike me SHBA-të, që e ktheu në faj të madh penalizues”, thekson Ndoka.
Ndërkohë mungesën e kreut të opozitës Lulzim Bashan ë Kuvend, Ndoka e cilëson si një boshllëk që krijohet dhe kthehet në problem vetëm nëse deputetët dhe personalitetet e tjera të PD-së janë kundër kryetarit.
“Z.Basha dhe opozita ka luksin që në Kuvend ka një grup profesional, ballorë dhe të unifikuar. Prezenca e ish kryeministrit Berisha në Kuvend është një balancë e pakrahasueshme me pozitën që kishte z.Rama më parë, ku z.Nano ishte kundër tij, ku kishte një grup deputetesh që mendonte shumë ndryshe nga ai”, thekson Ndoka.
Zoti Ndoka, si do e vlerësonit situatën politike në vend, raportet pozitë-opozitë?
Ka një tendencë për një ashpërsim të raporteve politike mes pozitës dhe opozitës. Ka një mungesë dialogu politik, ka mungesë konsensusi dhe ajo që gjykoj si sinjalin më të keq, prishja e konsensusit të vendosur më pare, siç është rasti i ndërhyrjen në ligjin për Nënpunsin Civil. Është domosdoshmëri që të rivendoset dialogu politik parlamentar për axhendën e përbashkët, për reformat në tërësi, për detyrat tona për integrimin europian. Nisja e pozitës me revansh është një shenjë jo e mirë, pati një hap pozitiv në Kuvend për miratimin e komisionit hetimor, por duhet parë nëse ishte një hap i diktuar apo një ndryshim kursi i maxhorances për t’iu rikthyer normalitetit të munguar.
PDK sot është një parti në opozitë, në një koalicion me Partinë Demokratike. Si e konsideroni funksionimin e këtij koalicioni përsa i takon vendimmarrjeve të përbashkëta?
Opozita po funksionon normalisht, si një institucion i rëndësishëm në një sistem demokratik. Së pari, për herë të parë po shohim në Kuvendin e Shqipërisë një opozitë profesionale në shkallën më të lartë dhe një opozitë alternative. Së dyti, ka një harmonizim të potencialeve reale brenda opozitës dhe marrje përgjegjësish nga deputetët dhe partitë politike opozitare në Kuvend. Vendimarrja në çdo rast është e konsultuar në nivele politike, por edhe sëbashku me të gjithë deputetët opozitarë.
Referuar numrave në sallën e Kuvendit, duket se ka një mazhorancë të frikshme për vendimmarrje që mund të kalojnë edhe pa konsensus. Në kushte të tilla, përjashtuar presioneve që mund t’i bëhen mazhorancës nga kancelaritë europiane apo Brukseli, cila është rruga që mund të ndjekë opozita për të mos u përjashtuar nga vendimmarrje të tilla?
Mazhoranca po tregohet arrogante më shume se e frikshme, po kopjon pjesët më të errëta të mazhorancës së kaluar, madje po i merr edhe si modele duke i implementuar njësoj në Kuvend, dhunshëm duke shkelur kushtetutën, ligjin dhe Rregulloren e Kuvendit. Nuk po shohim një model europian të kesaj mazhorance, apo një mazhorance ndryshe sic pati premtuar Edi Rama. Edhe roli i Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, më tepër ka qenë një deklarativ, por pa ndryshuar në thelb tendencën e mazhorancës për dhunë kartonash. Opozita po qëndron fort në Kuvend dhe po i fiton të drejtat e saj më shumë me këmbëngulje dhe debate të ashpra parlamentare. Opozita është e përgatitur për të gjitha variantet, nga ai institucional normal, pengesat, dredhitë, devijimit dhe tendencën për asfiksim të opozitës. Opozita është e vendosur tashmë në misionin e saj politik, moral dhe institucional: do të këmbëngulim që institucionet e shtetit shqiptar të mos dhunohen, të mos tjetërsohen. Nëse hapësirat në Kuvend nuk ekzistojnë, atëherë opozita do të ketë strategjinë e saj për të rivendosur sistemin parlamentar, apo për të ballancuar revanshin për dhunë kartonash në Kuvend, me organizimin dhe menaxhimin e pakënaqësive popullore që po shtohen çdo ditë.
Së fundmi pas një séance maratonë Kuvendi arriti të gjejë konsensusin për ngritjen e Komisionit Hetimor për Policinë e Shtetit. Mendoni se ka ardhur koha që politika të heqë dorë nga seancat e shoë, kur pas një sërë akuzash që shkëmbehen mes palëve, arrihet në një kompromis, që mund të realizohet pa qenë e nevojshme konsumimi i kaq shumë energjive?
Kuvendi është arena e debateve, konkurencës së ideve, alternativave dhe vendosmërisë. Kur në fund fiton logjika dhe ligji, besoj se debate të tilla kanë vlerën e vet. Kur ke një mollë dhe e ndërron me kundërshtarin me një mollë tjeter nuk ke fituar asgjë. Kur ke një ide, të cilën e debaton me kundërshtarin ke fituar dy ide. Debatet duhen për reforma dhe përsosje të sistemit tonë, jo për zbatimin e ligjit. Ne harxhojmë shumë energji në boshllëk, për t’i mbushur mendjen njëri -tjetrit se si lexohet dhe se si duhet të zbatohet ligji. Kjo politikë primitive po na ndjek disi gjatë në rrugën tonë jo-europiane.
Zoti Ndoka, keni një eksperiencë të gjatë në politikë, keni bashkëpunuar përgjatë viteve me PD që drejtohej nga ish-Kryeministri Berisha dhe sot që drejtohet nga Kryebashkiaku Lulzim Basha. Nëse do të bënit një dallim, për raportet mes PD dhe aleatëve të saj, cilën do të vlerësonit si periudhë më bashkëpunuese, ose cili nga drejtuesit e kësaj partie ju duket më bindës?
Zoti Berisha ishte një drejtues autoritar dhe vendimet e tij shpesh herë i ka diktuar me forma të ndryshme, por i bindur për më të mirën. Zoti Basha është një model disi ndryshe, argumentues, bindës dhe bashkëpunues deri në detaje, çfarë e bën atë më të besueshem në vendimarrjen politike. Zoti Berisha ka punuar që varianti i tij të triumfojë deri në fund dhe me çdo çmim, ndërsa z.Basha ka variante alternative dhe rezervë në shumicën e rasteve.
Pavarësisht se drejtoni një subjekt tjetër politik, sa e konsideroni të dëmshme për opozitën në tërësi faktin që Kryetari i partisë kryesore opozitare, është jashtë sallës së Parlamentit?
Është një boshllëk që krijohet, i cili kthehet në problem vetëm nëse deputetët dhe personalitetet e tjera të partisë janë kundër kryetarit. Z.Basha dhe opozita ka luksin që në Kuvend ka një grup profesional, ballorë dhe të unifikuar. Prezenca e ish kryeministrit Berisha në Kuvend është një balancë e pakrahasueshme me pozitën që kishte z.Rama më parë, ku z.Nano ishte kundër tij, ku kishte një grup deputetesh që mendonte shumë ndryshe nga ai.
Në këto 4 muaj të Qeverisë ‘Rama’, cfarë note do ti vinit qeverisjes dhe cilat mendoni se janë problemet më të mprehta që evidentoni?
Për tre muaj një qeveri nuk gjykohet dhe nuk vlerësohet realisht dhe saktë, por pesë muaj nuk janë edhe pak për të vendosur disa piketa për të ardhmen. Nuk mund t’i jap një notë kaluese, megjithë dëshirën e mire që kam. Ka probleme të mëdha në ekonomi, premtoj ulje taksash dhe çmimesh, i rriti ato. Premtoi ulje dhe kontroll të borxhit, e rriti dhe po e nxjerr jashtë kontrollit atë. Premtoi rivendosje të rendit për 100 ditë, e përkeqësoi atë për 60 ditë. Premtoi luftë ndaj lojrave të fatit dhe mbyllje të tyre, kemi rilindje të tyre. Premtoi konkurse dhe hapje në administrate, kemi luftë dhe largime në masë. Premtoi bashkëpunim pozitë- opozitë, kemi tension dhe acarim deri në dhunë parlamentare. Të shpresojmë se do të ketë një ndryshim, ndërgjegjësim dhe përmirësim të kësaj nisje jo të mirë dhe nota ime si demokristian që jam do të jetë reale për ta.
Përsa i takon Reformës Territoriale, duket se të gjitha palët kanë një dakordësi që duhet bërë, por PD ka caktuar disa kushte le të themi për tu bërë pjesë e procesit. Në anën tjetër, mazhoranca i ka votat në Kuvend për ta miratuar e vetme këtë reformë. Sipas jush, cila nga palët duhet të tolerojë përkundrejt arritjes së një konsensusi politik?
Konsensusi politik është luksi i të fortit, konsensus nuk do të thote, që hap një “gropë” dhe bie vetë brenda, pastaj kërkon konsensus për të dalë. Konsensusi duhet të kthehet në institucion, në axhendë të përbashkët politike për çështje të rëndësishme. Modele të tilla ka shumë, ku funksion dialogu dhe konsensusi, rotacioni është më i pranushëm, rendi është më i fortë, ekonomia është më stabël, besimi i qytetarëve dhe faktorit ndërkombëtar është i qëndrushëm etj. Flasim për reformë territoriale dhe konsensus të afruar për këtë qëllim, por a mund të arrihet një konsensus i pjesshëm vetëm për një “gropë” që është hapur? Une mendoj se duhet të rikthehet konsensusi i prishur, duhet të rikthehet besimi midis palëve, duhet të hartohet dhe miratohet një axhendë konsensuale si një domosdoshmëri për të ardhmen. Reforma territoriale nuk bëhet për të caktuar se ku do të jenë zyrat e partive politike, por si do të jepet shërbimi ndaj qytetarëve. Reforma territoriale duhet të shoqërohet me më shumë decentralizim financiar dhe pavarësi në vendimmarrje dhe shumë akses në territor dhe administrim të çdo gjëje. Reformë territoriale nuk do thotë ngjyrosje harte në rozë dhe blu, por standarde në shërbime ndaj qytetarëve, në modele europiane dhe jo nga mendje të nxituara. Varianti aktual i qeverisë, qeë e ndan Shqiperinë në 50 komuna, tregon një vendosje sipas rezultatit të 23 Qershorit që sot këto komuna drejtohen nga 47 kryetar rozë dhe nga 3 kryetarë blu të hapur. Kjo është reforma e premtuar territoriale? Kjo është reforma që kërkon konsensus?! Nuk mendoj dhe as besoj se mund të ketë një reformë territoriale që vendoset me dhunën e kartonave në Kuvend.
Statusi i vendit kandidat për Shqipërinë humbi në Dhjetor. Opozita fajësoi Qeverinë, kjo e fundit ia kaloi fajin forcave ekstremiste në Europë. Tashmë topi është prapë në fushën e Shqipërisë për të marrë statusin në Qershor. Sa të mundshme e shikoni që pas 4 muajsh Shqipëria do të ketë një përgjigje pozitive?
Përgjegjësia për humbjen e statusit bie në të gjithë klasën politike shqiptare, megjithëse unë personalisht dhe partia që drejtoj nuk ndjehemi të fajësuar direkt, por duke qenë pjesë e kësaj politike nuk mund të përjashtohemi. Nëse kërkojmë se kush ka faj më shumë, mendoj se Qeveria e sotme nuk bëri atë që duhet në nisjen e saj, bëri gabime të mëdha që në nisje, ku i pafalshmi ishte pabesia për armët kimike me SHBA-të, që e ktheu në faj të madh penalizues. Opozita e djeshme e bllokoi për tre vite rresht, opozita sot duhet dhe po tregohet e gatshme për të bashkepunuar. Nëse në Qershor do të marrim një përgjigje negative për Shqipërinë, atëherë kërkohet një analizë e thellë dhe e gjithanshme për ecurinë tonë të mëtejshme. Historia nuk do ia falë klasës politike këtë ngadalësim në rrugën tonë drejt integrimit europian.
O zot sa turp te ngeli ky vend te marre mendje nga nje injorant si Nard Ndoka.Turpi e mbulofte Sali Berishen qe e beri deputet democrat nje klloun si ky,e turp per demokratet qe e kane ne radhet e tyre.
ahahaha sa medioker eshte ky nard ndoka,po kot nk i thojne se tenxherja k gjetu kapakun,sic eshte vete saliu ashu i ka edhe rrulat,nardi eshte per nje tufe dhi dhe nje pale tespi se fyell eshte vete po car fylli tek topa vrima edhe ta leshosh neper male se Tirona i ka bo alergji shume ketij gjytryni.
Qeveria Rama Meta eshte e majte. (Nard Ndoka)
Koha për …
http://goo.gl/7bTjdC
Ndoka eshte zgjedhur kryetar bashkie kandidat i pavarur dhe ka fituar 80%. Eshte votuar nga nje zone elektorale qe e njohin me mire se ju dhe eshte politikani me i votuar pese here deputet, minister, zv.minister, kryetar partie. Sa persona ka patur Ndoka perballe qe kane dashur te jene ato, por ky ka fituar gjithmone.
O NARDI.. kush peshon me shume 1kg hekur apo 1kg pambuk?
pergj e nardit: pambuku eshte me i bute se hekuri dhe hekuri eshte me i forte se pambuku
Pergjigja e ish-tornitorit: “Ne fakt me hekra jam marre gjithe jeten dhe ja njoh fare mire jo vetem peshen, por edhe ngjyren… Kaplloqja me thote se nese pambuku do te kishte ngjyre blu ai do te ishte me i rende se hekuri
Sa i degjenerum qe qenke mor malok me tet klas,deri die RAMA per ty ishte prefekt, sot po del i keq se nuk te menderosi ty,nuk e kupton qe nuk ka nevoj per politikan pa shkoll si puna jote e majta, trap.
Ky Nard Ndoka ja fut kot, e medoni tashti cfare politikanesh ka ne opozite! Shan maxhorancen se po kopjon anet e keqia te asaj qeverie ku ai bente pjese vete me pare. Domethene shan veteveten. Anuk ka qene ai me pare qe e ka share Salen se I vrau deputetin dikur ? Apo harroi ? Me te tille koqesh si ai, opozita e sotme I ngjan…
armet kimike jane kimike https://www.facebook.com/photo.php?fbid=452700514836343&set=a.275681299204933.53190.275571575882572&type=1&theater
Ndoka eshte nje politikan qe ka ecur vete dhe pa bererolin e servilit. Kater here deputet, minister, zv.minister, kryetar bashkie. Ju duket se rastesisht?! Provojeni ju qe doni te nxini çdo njeri te votoheni diku.
Varet se kush te voton o Berti.
Po ty o kimist nuk ta jep voten as gruaja jote ky eshte problemi. Nuk eshte lehte te marresh vota. Kandidojne me shume se 5000 mije kandidate per tu bere deputet dhe behen 140. Ndoka eshte votuar disa here. Kombetarja e politikes eshte qeveria dhe Ndoka ka qene edhe aty ne kombetare. Ju te mjere ne fb komunikoni edhe me mamin tuaj..
Pika e fundit e shurres b’jen n’brek,profesor NARD NDOKA.
Siç duket, Nardi, priste ndonjë “kockë” nga Mazhoranca, por nuk ja varën…siç duket.
Ja se me cfare “inteligjence dhe elasticiteti” u pergjigjet perfaqesuesi i popullit, upsss… sorry, perfaqesuesi i nje krahine te thelle malore pyetjeve te gazetarit:
“atëherë opozita do të ketë strategjinë e saj … me organizimin dhe menaxhimin e pakënaqësive popullore…
Edhte e drejta juaj o TemA te intervistoni cilindo qe pranon te vihet ne dispozicionin tuaj. Por te intervistohen disa desputete te sajum, te cilet as nuk hezitojne te prenoncohen hapur para mediave, se ajo qe u intereson me shume eshte destabilizimi i nje vendi me ane te nxitjes se urrejtjes dhe percarjes, kjo eshte per te ven duart mbi koke.
Nardi ka te drejte , dhe e meriton nje vende pune ne kete qeverin e ps- lsi ,
Por problemi qendron se nuk ka vende per saldator.
Pastaj ndoka ne partine DEMO – KRISTIANE , KA SHUMICE , ANTARE DEMO – MUSLIMAN.
Lista e Nard Ndokes ne Fier :Bujar Hasa i njohur per injorancen e tij,kaluar nga PD te LSI qe beri prefekt dhe ne fund Nardi ,Leonard Behaj daun i lindur me 8 klase shkolle .Mjere ne
Ne Fier PDK mori rreth dy mije vota, duke i dhene nje deputet me shume koalicionit.
Qeverisje e mire eshte ajo Qevereje qe e ben NN te ndihet mire! Pse marrin guximin keta te bejne analiza ? Gazetare te te gjithe Shqiperise bashkohuni!! Refuzojini keto specje e mos i botoni
Mos u merzit qe merret Ndoka me politike, merzitu nese merret me motren tende!
E REJA E NARD NDOKES :AI QE KOPJON ESHTE KOPJAC!Mjere politika shqipetare ku ka rene ,s’ka mbetur gomar pa u angazhuar ne politike.Kjo eshte demokraci e jo shaka.
Ndoka ben gallate me ju dhe ju beni me veten! Shkruan dikush ne fb me emrin e Nardit dhe ju merreni me batutat qe i thone tjeret dhe disa trapa si ti i marrin seriozisht.. Haha
Te te lexoj ty, lodhem..
Nard Ndoka
Dembel
Ha miza o Nardi! Fatkeqesi per ne te te degjojme akoma o vemie!
Qemal je vertet bole. Pse vertet mendon se behesh deputet duke qene injorant si ti. Jo Qemal motra duhen kellqe te forta.
O Nardo I lexon ca thone , po ti je 1 pa ty ska humor ti llutemi qeveris te te japi nje post se deputeti eshte deputet apo jo hahahaha
O njerez anonim qe nuk keni bere asgje ne jete, vetem shani nenat e njerii tjetrit neper komente. Si nuk ju vjen turp qe vetem shani pa pushim. Si mendoni se mund te votohet nje person disa here, se ka vlera me shume se te tjeret e thjeshte dhe shume me teper se ju anonimet ketu. Ndoka ka gjunjezuar Berishen ne politike duke ja marre me mbeshtetje mandatin per deputet dhe minister. Rama u tall me Ngjelen, Gjinushin e Zogaj, por jo me Ndoken. Nje politikan qe bie gjithmone ne kembe, pak respekt per historine e tij politike. Bravo Ndoka! Derisa te luftojne gjithe keto kurva ketu, ke vertet vlera.
Mos u merzit nese te tjeret flasin keq per ty, edhe qente lehin per nje person qe nuk e njohin!
More Ndoka, a te ka dale gjumi apo jo? Si ka mundesi qe te na shesesh pallavra? Per te qene realist, opozita po respektohet shume me teper se sa e meriton! Fli gjume dhe te befte mire, se kur ke te besh me injorante, keshtu eshte.
Po te ishte Nardi kryeminister keto gabime nuk do te baheshin
Pershendetje Nard,
CFARE KOHE DO TE BEJE NESER
Mergim..Shko e shikoj Ndokes termometrin se te tregon kohen, por mbylle gojen dhe hap syte ose hap gojen dhe mbyll syte..
Ty asht turp me te pa ne televizor o gomar se te pash edhe tek UTV tek Pek budalla se ne te njajtin nivel jeni por vetem ti mos fol per asgja se asht skandalitet ti si njeri te bash edhe analistin kja asht kulmi i marrzis qe ke mendu ndonjeher se ba me te njoh tan Shqipnia se te njeh un as se kthejn koket me te pa e jo me te marr mendime dhe opinjone ty o GOMAR se me 8 klas shkoll ke edhe ate me vez pulash te vjedhuna e ke marr
Mbasi Rama ju la pa pune si legena, po ju hap Ndoka ketu.. Shfryni shani dhe perlani katundare dhe qytetare..
Kur ke një mollë dhe e ndërron me kundërshtarin me një mollë tjeter nuk ke fituar asgjë.
Nar Ndoka – Mollaxhi
Z. Baze,
standardi i gazetes ruhen edhe nga personat qe kane akses ne te – ky druvari i pashkolle e injorant i gjithanshem ti jepet kaq hapsire nuk eshte e mire per vete presitigjin e politikat e gazetes. Shikojene mire kete pune – per keta tipa ju keni nje hapsire humoristike aty ndofta edhe mundet.
Certifikues leshi, me tha Mero se edhe ty te japim hapesire ketu te shkruash, megjithese je nje cazo komplet qe nuk din as me shkrujt, ndersa Ndoka i ka fituar hapesirat vete eshte zgjedhur o trapa! Eshte deputet dhe Tema ka nevoje te kete edhe nje ide dhe mendim politik dhe jo carlliqet tuaja..
O NDOKE O TRAP MBETE KERPUSHE GJITH KOHES TI SKE NIVEL PER KRYETAR PARTIE QE NGA SHPREHJA JOTE ,KEMI BERE REFORMA QE KUR KEMI PERDORUR FJALEN REFORME,.
KESAJ I THONE FOL KOT E MOS RI KOT
Ajo diktatura e Enverit i ka lene dhe shume breza mbrapa shqiptareve vetem te keqija. Kur mendon se para diktatures katoliket e Shqiperise perfaqesoheshin nga dom Ndre Mjeda filozof dhe albanolog, Filip Shiroka poet, dom.Nikoll Kaçorri atdhetar politolog zv/kryeminister i qeverise se I.Qemalit, pader Gjergj Fishta studiues dhe poet e plot njerez te tjere njerez te medhenj dhe sot perfaqesohen nga Nard Ndoka axhustator apo Mark Frroku e ca te tjere si ai ne parlament eshte te vesh duart ne koke.Po prape mire qe eshte Nardi qe na mban me humor ne keto kohe te zymta me theniet e vete.
Po u re nga kati 5 vritesh.
me mire me lek ne xhep se pa lek fare.
kush ben gola me shume fiton ndeshjen
kush eshte me injorant, legen dhe katundar behet kryetar partie
filozof nard K..
“Uji i nxehte eshte me i nxehte se uji ftojte”
Nga Nard Ndoka
Natyra juaj si politikan,Z Ndoka -eshte shperbere totalisht..Mos u mundoni,te neperkembeni vlerat e maxhorances se sotme, me te vetmen arsye se nuk perfituat nje -karrike -ministri..Kam pasur rrespekt per ju,se drejtoni nje parti qe eshte gur themeli per te djathten,qe aq te domosdoshme e kane shqiptaret,nje parti te till sic eshte Demokristijanija.??
Nje njeri qe eshte i varfer ne mendime, i vaket ne qendrime,dhe kerkon qe te marre nje vend ne politike, eshte edhe shume mjerane.
Po ckeni more njerez qe beni si foka…
Deputete jane bere lloj lloj Rroka Froka,
E me nuk do behet edhe Nard Ndoka…
Ju kame lexuar dhe jame merzitur boll,
Nuk i duhen Shqiperise njerez me shkolle,
Mjaftone qe Nard Ndoka ka qene tornitor,
Do thoni eshte injorante,ajo nuk ka dyshim,
Po ama ne parlamente,po na bene si trim….
Ka lene fjale te urta por edhe batuta…
ka thene qe vrapi behet vec me tuta….
ka thene e c’nuk ka thene vete Nard Ndoka,
ka thene se patatja dele vete nga toka,
Qeveri e forte kjo e nuk ka me shere,
Ka thene Nardi lepuri hype vete ne qere.
T.shuke shume dobet si poet, e kupton sa bole dukesh kur gjasme po shkruan poezi. Kur sulmojne njerez si ti, Nardi vetem lartesohet me shume.
Edhe kali do kishte zili Nard Ndoken…
E kuptoj se shumica qe shkruani ketu jeni persona qe vetem shani pa kufi dhe kedo, sidomos ata qe mendojne ndryshe nga kryetari juaj. Pra fjala juaj nuk ka vlere, fare vlere. Une e njoh Nard Ndoken nga afer ndryshe nga ju. Permua eshte politikani qe ka ecur vete ne politike dhe eshte perballur me shume se kushdo. Ata qe e njohin me mire se ne e kane votuar disa here, ata qe e njohin me shume se ne e kane pranuar kryetar. Eshte nje politikan qe futet ne 20 deputet e kuvendit qe eshte votuar 5 here. Batutat qe shkruani per te futni ne bythe, se kane vite qe populli i ka thene..
hahah cfare koke ka ky nard ndoka.hahah si cifteli
Lri.Ke harru se mbas atyre njeresve te medhej erdhen Pali Miska me kompani mos u mersit qe tani jan ca si kjo sort nard ndoka apo Sal idioti dhe kemi dhimje barku jo kur i shohim por kur mendojnm kush diskuton per te ardhmen ton .
Ok, mik, po Jo peshkahijene
po KrokodilHijena skerbythsa xhahile!
Gete: nuk ka gje mo tmerrisht- shemtim
Se xhahili ne VEPRIM!
Po
merre me mend ket vend qe,
KETA kerma xhahile
i ka pusht etare,
Ah, mjer!
Nese uji zien ne nje tengjere atehere ai eshte i nxehte,nese e fusim ujin ne frigorifer atehere eshte i ftohte,kete shkence e zbuloj Nard Trap Ndoka.
aty meret akoma me politike ilir monikqiri,qe ju beri hakun qe ju qiu.populli qire albanistan i pidhit
Sa idiota ka perzotin,,,,perderisa Saldatori u be kryetar bashkie, deputet e minister,,,,,,, sipas jushe ju qe ofendoni i bie te jeni shume me te pazote dhe injorant se nje Saldator,,,,qe nuk arritet te beheshit as sa cereku i”Saldatorit”
Kete ta dergosh me lope neper male mundet ta bej e ka surratin si katnar
Nese mbaron filloren, di te lexosh. – Naqe Ndoka