Aksident tragjik në Kukës/ Furgoni bie në humnerë, 6 të vdekur e 5 të plagosur (VIDEO)

8 Shkurt 2014, 08:25Politika TEMA

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qarkun e Kukësit.

Një furgon me 11 pasagjerë ka dalë nga rruga pranë fshatit Topojan dhe ka përfunduar në humnerë.

Për pasojë kanë gjetur vdekjen 6 persona, ndërsa janë plagosur 5 të tjerë, 2 prej tyre në gjendje të rëndë.

Mësohet se 5 pasagjerët e plagosur janë dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit, ndërsa 2 prej tyre, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë, janë nisur me helikopter drejt Tiranës.

Viktimat e aksidentit janë Fehim Biba, Zykri Shehu, Zaim Karanxha, Linda Çuni, Xhevahire Çuni dhe 21-vjeçari Bashkim Çuni, ku ky i fundit ka qenë edhe drejtuesi i furgonit.

Viktima Linda Çuni ishte 4 muajshe shtatzënë.

Dyshohet se shkak për aksidentin e rëndë është bërë ngrica në rrugë, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

21 komente në “Aksident tragjik në Kukës/ Furgoni bie në humnerë, 6 të vdekur e 5 të plagosur (VIDEO)”

  1. Mira says:

    Ja kish fut me ndonjë dopjo ai driveri……!

    1. shqipecat thon qe nuk i jap dot makines po nuk i futa nje dopjo. i japim me mire kur jane te pire thone

      1. tini says:

        mjaft ofenduat ore maskarenj, nuk e di njeri te verteten se si ka ndodhur

        1. Mira says:

          Na fal ke të drejtë, ja kish fut me dy dopjo se me një quhesh esëll atje në Albani…!

  2. SALI MUSHKA says:

    SALI SHKO VRAP NE KUKES ME KOK LOPEN NOKEN E BAN POLITIKE SE I KA VRA EDI RAMA O IDIOT

    1. ibrahim says:

      sali mushke ti qenke pele.negjmijen nane stalinin bab po qfare te beri saliu o lesh.ram kokepalari te mesoi APO toma i doshit.lesh se jo mahi.

  3. kucova says:

    ngushellime ! ..po cjane keta kalamaqer qe marin furgona me pasagjere ,….21 vjec …..

  4. favelas bidonvil says:

    Plicia duhet te marre masa te menjehershme per kontrollin e shofereve te furgonave per patentat e tyre dhe per pijedashjen e tyre ne shume raste.

  5. vetetima says:

    Qeveria urgjentisht duhet te zhduke furgonat dhe te beje organizimin e shoqerive te autobuzave, ne te cilat te kete edhe private por edhe shteterore sic i ka gjithe bota.Shoferat e furgonave jane te papergjegjshem dhe kane marre shumme jete njerzish. Policia duhet te beje kontrroll te rrepte dhe tu heq patenten pergjithmone ata shofere furgonash qe kapen te pire.Jeta e njeriut ne Shqiperi eshte katandisur sikur po vdes nje pule.Prandaj duhen vene rregulla dhe ligje te forta per shkelesit.

    1. ibrahim says:

      kush qevri hajnat me ze dhe figure APO kokepalaret-po ku kane kohe ara te merren me rruge-tom doshi,koqo kokedhma raa e meta jane duke numeruar pazaret,se sa vdesin as egjmija nuk i dine e lere babai i tahir ilaqit.thirrene luiza gjuvanin sesa gure kapercyen ti numeroi se djalin e ka specialiste per vrasje.

  6. ske ca thu says:

    fukarallek maskarallek,vetem vendet aziatike dhe afrikane bejne transport publik me furgona.

  7. Joni says:

    Te shkretet njerez. Ngushellime!

  8. ANTIFA says:

    te prehen ne paqe ata qe iken lart. zhdukini furgonat njehere e mire se i moren njerzit ne qafe. beni dicka te mire per kete vend.

  9. xha temja says:

    e ta dini ku bie topojani si beni keto komente
    atje te merren mente te shikosh lumin.

  10. tokesori says:

    Fatkeqesite duhet te kthehen ne mesime.
    Boll me jete te shkuara kot.
    Shoqeria dhe shteti duhet te veprojne si per sigurine e mjeteve dhe te rrugeve ku ecet, si ne fshat dhe ne qytet.

  11. veriori says:

    Ngushellime familjeve dhe dhimbje per ata qe humben jeten ne aksidentin e sotem u ju prefshin shpirterat e tyre ne paqe !

  12. Re'i says:

    Mendoj te hiqen furgonet nga qarkullimi .une nuk udhetoj kurre me furgon sepse kam frike. Shoferet e furgopneve bejne gare me njeri tjyterin per te kapur pasagjere, duke shkelur cdo rregull qarkullimi, qe perfundon si ky i Kuksit e dhjetra te tjere me pare.Policia te beje nje studim 5 vjecar per aksidenttet automobilistike.Jam i bindur se perqindjen me te madhe e zene furgonet,Me nje here i hiqni nga qarkullimi

  13. Qerimi says:

    Keqardhje per viktimat e shkreta. Ngushullime familjeve te tyre. Asht rruga e Salihit e ndertuar “me standarte nderkombetara”!

  14. agostin says:

    Ngushllime familjeve te viktimave te aksidentit. Une besoj qe numri i madhe i aksidenteve , vjen edhe nga paaftesia e drejtuesve te automjeteve.Nuk duhet qe makinat e transporteve publike ,te drejtohen nga shofera te pa kualifikuar me patenten per transport publik.Keto tragjedi ua kalojne dhe viktimave te luftes,prandaj policia duhet te veproje ,jo per te marr leket, por per te ndershkuar drejtuesit e pa afte qe po sjellin tragjedi pas tragjedie.

  15. shkenda says:

    Me vjen shum keq ngushllime familjarve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje