Paloka: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese zbatohen, nuk diskutohen

7 Shkurt 2014, 16:28Politika TEMA

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese zbatohen, nuk diskutohen.

Është ky reagimi i kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka, pas ftesës që dy ministrat Ilirjan Celibashi dhe Milena Harito i kanë drejtuar kerëve të grupeve për të diskutuar mbi ligjin e Nëpunësit Civil pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Qeveria iu drejtua kryetarëve të grupeve parlamentare dhe kërkohej të mblidheshin sot në orën 10.00 për të diskutuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi Aktin Normativ të qeverisë lidhur me ligjin për nëpunësin civil. Është e njëjta mënyrë e përdorur nga z.Rama dhe përpara se të ndërmerrte dhe aktin normativ, që para pak ditësh e  rrëzoi Gjykata Kushtetuese”, tha Paloka.

Në vijim, ai shtoi se “pavarësisht se e bëjnë nga padituria, apo sepse kështu e koncepton funksionimin e shtetit kreu i tyre, duhet të kenë parasysh që kryetarët e grupeve parlamentare, por edhe deputetë të thjeshtë qofshin, nuk mund t’i thërrasë as ministrja e as vetë Kryeministri”.

“Mbase kjo është mënyra se si e koncepton shtetin z. Rama, sepse po e tregon përditë se mund të thërrasë kë të dojë, mund të urdhërojë kë të dojë, por për fatin e tij të keq parlamenti nuk varet nga z. Rama. Megjithatë le ta shohim me dashamirësi dhe t’ia  lemë paditurisë së tij këtë gabim. Kryetarët e grupeve, nëse kanë çështje për të diskutuar, shumë mirë mund të takohen me njëri-tjetrin me ftesë të ndërsjelltë, ose mund t’i thërrasë kryetari i parlamentit dhe të diskutojnë për do cështje që mund të gjykohet e nevojshme”, tha ai.

Lidhur me qëllimin e mbledhjes, Paloka u shpreh se “mendojmë se në mos është hoipokrizi prapë me dashamirësi do t’ia linim atyre që bëjnë ftesën sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të intepretohet nga kryetarë grupesh, nga Kryeministra apo nga ministrat”.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë mjaft i qartë, i detajuar, ka lënë të gjitha udhëzimet e këtij vendimi, kështu nuk mendoj se është në tagrin e kujto tjetër  e aq më tepër të grupeve parlamentare apo ministrave të qeverisë të diskutojnë këë vendim. Qeveria, si kushdo tjetër që përfshihet në atë vendim, është e detyruar ta zbatojë pikë për pikë dhe nuk ka nevojë të bëjë diskutime apo analiza”, tha Paloka.

7 komente në “Paloka: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese zbatohen, nuk diskutohen”

  1. WOW says:

    Ec aty paloqe,
    ja mblodhe Piktorit deshtak ?
    http://goo.gl/IrLrVI

    1. Mira says:

      Torollak është…,por këtu ka të drejtë!

  2. Sidi Hodo says:

    Cfare ndodhi me vendimin e gjykates kushtetuese per ligjin e legalizmeve? Llogjikisht keni te drejte por nuk mund ta kerkoje PD kete.

  3. nora mali says:

    PO ATO Q U HOQEN KUR ERDHE TI O THUTHUQ QU BE METO DIN GJE TI…………

  4. Treviso says:

    Me vjen per te qeshur nga shprehjet e Paloqes. Vendimet e gjykates nuk diskutohen por zbatohen. Nik e di se ku e ka mesuar kete Paloqja? Shefi i tije nuk ka njohur as gjykate dhe as prokurori, ndersa keto qe jane ne fuqi po kerkojne diskutim te vendimit, duke ditur se kush gjykates maf… e ka vendosur.

  5. ismeti says:

    a e ke thith sot ,apo naj got zemzel ,o gomar, memu ba gomari si ky hajvanat do e shes

  6. Vizorja nen kompas says:

    Ke te drejte Mr. Paloka po fatkeqsisht jeni te pabesueshem per faktin se po te ishte marr ky vendim ne qeverisjen tuaj gjykata kushtetuese do ishte konsideruar puciste. Cdo mbjellesh do korresh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje