Nëpunësi Civil/ PD bojkoton takimin e qeverisë. Harito: S’ka bazë ligjore për të rikthyer të shkarkuarit (VIDEO)

7 Shkurt 2014, 11:59Politika TEMA

Akti Normativ i Qeverisë për Nëpunësin Civil është në fuqi derisa vendimi i Gjykatës Kushtetuese të botohet në Fletoren Zyrtare.

Është ky qëndrimi i Qeverisë në lidhje vendimin e publikuar një ditë më parë nga Gjykata Kushtetuese.

Dy ministrat e Qeverisë Rama, Ilirjan Celibashi, ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, dhe Milena Harito, ministre Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike, thirrën sot në një takim Kryetarët e Grupeve Parlamentare për të diskutuar në lidhje me ligjin për Nëpunësin Civil.

Në mbledhjen e thirrur mungonin Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka, dhe kreu republikan Fatmir Mediu, ndërsa ishin të pranishëm drejtuesit e Grupeve Parlamentare të PS-së, LSI dhe PDIU-së, përkatësisht Gramoz Ruçi, Petrit Vasili dhe Shpëtim Idrizi.

Demokratët nuk kanë marrë pjesë në takimin e thirrur me pretendimin se e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre, sipas të cilit Qeveria duhet të tërhiqet nga Akti Normativ dhe të respektojë zbatimin e ligjit të miratuar me konsensus.

Pas mbledhjes, ministrja Harito deklaroi se Akti Normativ është në fuqi deri në momentin kur vendimi i Gjykatës Kushtetuese të publikohet në fletoren zyrtare.

“Vendimi i Gjykatës qartësisht shfuqizon Aktin Normativ, por në momentin kur vendimi i Gjykatës hyn në fuqi, ditën kur botohet në Fletoren Zyrtare.  Nuk ka asnjë problem të veçantë. Propozimi ynë që u hodh në takim ishte të propozojmë amendime në ligj për të qenë në koherencë me shtyrjen e efekteteve të këtij ligji. Ne kishim arsye të qenësishme për këtë gjë. Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë vendim për shtyrjen e efekteve. Ne mendojmë se është e domosdoshme shtyrja e efekteve të këtij ligji në prill dhe do e bëjmë,” tha Harito.

Sipas saj, aktet nënligjore janë mbaruar të gjitha dhe tre prej tyre do kalojnë shumë shpejt në Këshillin e Ministrave.

E pyetur për pretendimin e PD-së për të kthyer në punë të shkarkuarit Harito u shpreh se nuk ka asnjë bazë ligjore për këtë.

“PD mirë është që të argumentojë ato që thotë”.

Një ditë më parë Partia Demokratike, përmes ekspertit ligjor Ivi Kaso, kërkoi rikthimin në punë të të gjithë të shkarkuarve nga administrate publike, të cilët janë larguar pas datës 1 Tetor 2013.

Kaso tha se në të kundërt çdokush do t’i drejtohet Gjykatës.

Sipas PD-së, vendimi i Gjykatës Kushtetuese bën nul aktin normative të Qeverisë që zgjaste kohën se kur do të hynte në fuqi ligji për Nëpunësin Civil, çka do të thotë se çdo vendim për shkarkimin nga administrata është i paligjshëm.

14 komente në “Nëpunësi Civil/ PD bojkoton takimin e qeverisë. Harito: S’ka bazë ligjore për të rikthyer të shkarkuarit (VIDEO)”

  1. vlonjati says:

    Dalengadale edhe ne reformen per administraten do kete hapa mbrapa per shkak te vendimit te GJ.Kushtetuese.Kjo Ministre sado qe te vrapoje tani te rregulloje gabimin qe beri qe ne fillim sepse nuk e kaloi ligjin ne Parlament ku PS i kishte votat, nuk mundet. U nis te bente me te lehten dhe rruga e shkurter e nxori gjate. Po si mund te thote nje perfaqesues serioz qeverie qe nje akt normativ eshte mbi ligjin kushtetues? Cfare do kishte pesuar kjo Ministre po te vonohej edhe dy muaj e ta bente punen sic duhet? Me duket se po ia hedhin Rames dhe po e ngarkojne te beje punen i vetem. Edhe ne Parlament PS u terhoq dhe miratoi komisionin hetimor te opozites vetem nga frika e Saliut. Kjo eshte zhgenjyese…

    1. Argita_B says:

      Shume e sakte, nuk eshte vetem kjo ministre qe ka shkelur proçedurat po eshte administrata ne teresi fatkeqesisht.
      Opozita aktuale ne kohen qe mori pushtetin ne fjale, pushoi nga puna nenpunes me te vetimin kriter, ate te krahut politik.
      dhe ne ate kohe nuk u mor njeri me ligjin apo kontratat qe kishte nenpunesi ne administrate, u pushuan, dhe me pas humben gjyqe dhe me pas eshte taksapaguesi shqiptar qe paguan gabimet apo shkeljet.
      Kur ne perendim nje gjykate mer nje vendim, kemi te bejme me ‘jurice prudence” pra me nje precedent ku te gjitha gjykatat jane te detyruara ta aplikojne me pas, ne Shqiperi kjo nuk vlen per asnje gjykate pasi jane ne gjendje te hedhin poshte vendimet e gjykatave pa pature frike amulline qe krijojne ne drejtesine shqiptare.

    2. Adriatik Dhalla says:

      Shqiperia po Ndryshon!
      Esht nje rrug qe na bashkon.

      http://goo.gl/TyXTpS

    3. Glad I left Albania! UK says:

      Ata qe ishin te punesuar vetem se ishin militant te partis hajdute ,PDs, pa arsim te duhur ose me diploma te blera me leke, te shkarkohe menjeher. Dge ne vend te tyre te vihen njerez qe e meritojne, te shkolluar sipas degeve perkatese. Hajdute ne burg dhe tu sekuestrohet pasuria e vjedhur.

    4. ardi says:

      O zoti Kryeminister mos kerkoni konsesus nga opozita mos u trembni nga presionet e Berishes se do ta pesoni sic e pesoi Fatos Nano ne 2005 dhe pas 2005 e terhiqte Berisha nga hundet duke i bere presion se njeher ‘ja futi’ e futi ne burg. A nuk e kuptoni qe opozita, Sali berisha dhe demokratet nuk kerkojne konsensus por kerkojne zvarritjen dhe qe tju pengojne ju qe te Qeverisni dhe qe te kaloje koha dhe te vijne ne pushtet dhe ta bejne Shjqiperine – lesh e li – sic e lane dhe sic e gjetet ju kur erdhet ne pushtet. Por qeverisni pa ju dridhur syri e mos e cani koken fare se keni popullin me vete dhe per kete pune ju ka votuar Populli Shqipetar. Mos leshoni pushtet Opozites duke i hapur rruge me komisione se po merrni ne qafe njerezit tuaj qe ju kane votuar dhe qe kane tete vite rrugeve, dhe pa pune, e pa buke.

  2. Non gratta says:

    Merre me lëng, se mishi u mbarua…

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    Emerimet e drejtuesve te PD-se,ne kohen kur erdhen ne pushtet,u realizua me lista te parapergatitura,duke shkarkuar dhe emeruar partiaket e saj.
    Asnje emrim nuk u be me konkurs,ketu fillon dhe shkelja ligjore,me vone konkurset fiktive nuk kane vlere.
    Shkarkimi i njerzve politike,qe mbajne poste shtetrore,pasi i kane humbur zgjedhjet,eshte veprim normal i maxhorances se sotme.
    Reformat ne institucione nuk mund te “pengohen” me vendime te Gjykates Kushtetuese.
    Maxhoranca eshte e vonuar,duhet me kurajo dhe shpejtesi te rregulloj gabimet e qeverise Berisha.

  4. ana says:

    Administrata qe krijoi PD eshte plote militante te cilet nuk e kane aspak kualifikimin per te qene ne ato poste.Tani keta duan edhe te mos i heqin se do rrine perjete ata plera te korruptuar qe e vodhen shtetin per plot 8 vjet

  5. Anda says:

    Problemi i te larguarve nga sherbimi civil ne momentin qe nderrohen partite ne pushtet (flas historikisht jo vetem tani) eshte se te gjithe te larguarit fitojne gjygjin (me te drejte se largimi gjithnje ka qene politik e i pabazuar ne ligj)dhe kane marre gjithnje pagesen (rrogen) per 1 vit duke qendruar ne shtepi. Pra ne taksapaguesit, ne vend qe te paguajm per nje post pune, paguajm per dy; per ate qe eshte punesuar aktualisht dhe per ate qe eshte larguar, por meqe fiton gjyqin paguhet dhe ai.
    Pra gjithcka rendon mbi popullin.

    1. feniks says:

      Kjo ndodh sepse asnje MAZHORANCE nuk merr guximin,qe te beje amendamente shtese ne ligje,qe
      -“KUSH FITON GJYQIN” per pushim te padrejte nga puna,
      -LEKET T’I PAGUAJE DREJTUESI,QE KA NXJERRE KETE VENDIM!!!
      Ketu merr fund puna!!!

  6. alby says:

    he mo ju te PS.se kot e keni se flini mbi mut.Ce duhet t’i bindeni hajduteve e vrasesve?

  7. white&black says:

    Si mund te mbash ne pune ata qe per 8 vjet nuk lan gje pa vjedhur, madje tani kerkojne edhe mbrojtje ligjore. Si do arrihen reformat qe kerkon BE kur ne zyrat e shtetit jane klyshat e Berishes.

  8. . says:

    *******************************************************************************************

    …. Bravo, “ligji eshte ligj”, boll me leshime
    per Ali Bishen dhe per te shkarkuarit servila te
    kriminelit Ali Bisha qe te kthehen aty ku i
    vuri Krimineli Cetes-Tritolit Ali Bisha.

    ********************************************************************************************

  9. barba says:

    PERSHENDETJE ZONJA HARITO PO JUSTIFIKONI BESIMIN E VOTUESVE ME PFJALE DHE VENDIME TE PRERA BURERORE,SE KY POPULL E DI SE CKA HEQUR KUR MERTE PUSHTETIN PD
    DHE NJEHERE PERSHENDETJE PERPARA ME MBESHTETJEN E VOTUSVE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje