Lubonja: Qeveria, por edhe opozita, po nxisin vetëgjyqësinë dhe shpërthimet me tritol

7 Shkurt 2014, 09:30Politika TEMA

Në një intervistë në gazetën “Dita”, publicisti Fatos Lubonja shpreh qëndrimin e tij ndaj aksioneve shtetërore për hedhjen në erë të ndërtimeve të paligjshme.

“Këto shpërthime nuk janë pa impakt edhe në stimulimin e klimës së tritolit në vend. Në një nga argumentet kundër dënimit me vdekje është se shteti duke ushtruar vetë dhunë, stimulon dhunën. Edhe tritoli i përdorur nga shteti në mënyrë spektakolare, duke anashkaluar vendimet e drejtësisë, stimulon vetëgjyqësinë me tritol dhe, po ashtu, në një kuptim më të gjerë, zgjidhjen me dhunë dhe arbitraritet të problemeve”, shprehet Lubonja.

Fatos Lubonja ka qenë protagonist në debatin që po shkaktonin  aksionet dhe atentatet kriminale, madje protagonizmi i tij ka shkaktuar reagimin edhe të ish- kryeministrit Sali Berisha dhe kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika.

“Arroganca dhe papërgjegjshmëria e atij qëndrimi të opozitës me në krye Berishën është kriminal për mendimin tim, duke pasur parasysh rëndësinë e aktit. Ajo reflekton frymën e atyre që janë të gatshëm të përdorin çdo lloj mjeti në luftën për pushtet dhe para. Vini re, nëse ju kujtohet, folën “për burime të sigurta të PD-së” se bomba është vënë nga vetë Dervishi dhe njerëzit e qeverisë. Dhe sot nuk ndjejnë përgjegjësi morale përpara publikut për të thënë se kemi gabuar”, sqaron Lubonja.

Ai shton se me këtë frymë arrogance dhe papërgjegjshmërie, nëse do të kishte drejtësi në vend, do të ishin vënë me kohë përpara bankës së të akuzuarit.

“Gjithsesi nuk mund të them se opozita ka dorë direkte në atentatet që po ndodhnin e se “zbulimi” i kësaj ka shkaktuar mllefin e Berishës ndaj meje. Aq më tepër, po të kesh parasysh se ata të Vlorës tregojnë se protagonistët kanë lidhje me PS. Por them se duket sheshit se një destabilizim i vendit nuk shqetëson aspak një opozitë si kjo, përkundrazi ajo e pret me gëzim këtë sepse kështu mendon se mund të rikthehet në pushtet dhe, pa dyshim, militantë të saj, duke parë këtë qëndrim, mund të mos hezitojnë t’i japin një dorë me bomba dhe tritol  destabilizimit”, thotë Lubonja.

Lubonja sqaron se Gjika duhet të japë llogari morale, teksa thekson se ka të gjitha arsyet të dyshojë tek ai.

“Duke parë se bombëvënësi ka qenë punonjësi i Bashkisë së Gjikës, duke parë se megjithëse kishte një parkim pa leje, ky nuk i është prishur sa kohë që Gjika ishte i plotfuqishëm në Vlorë, a nuk kam unë të drejtë të mendoj se ky është i klanit të Gjikës, sikurse ka thënë edhe Prefekti, që me siguri i di më mirë se unë punët në Vlorë?”, shprehet ai.

Lubonja nënvizon se mund të ketë shkruar pasaktësira, “por Gjika le të japë argumente se unë gaboj, jo thjesht të më fyejë apo të thotë: shko në Prokurori”.

12 komente në “Lubonja: Qeveria, por edhe opozita, po nxisin vetëgjyqësinë dhe shpërthimet me tritol”

  1. Mira says:

    doganierët Hajdutë, policët Barkdërra !
    kërcet Kallashnikovi, pëlcet dinamiti !
    xhihadistë në Siri !
    Lazarati, Baba Mondi dhe Sam Tahiri !
    kandidatë për në Bashkimin Europian !

    PROUD TO BE ALBANIAN !

    1. ritu says:

      patjeter lubonje si te thuash ti, gjithckakolog

  2. barbarosa says:

    Sapo të sulmoi Berisha, u ktheve kundër tij.Sa inatçor që je more Fatos!Prandaj je dhe i paqëndrueshëm dhe i pabesueshëm.Kur do të jesh ndonjëherë i pandikuar? Asnjëherë them unë se ti je pa karakter.

  3. Alternativa says:

    Fatosi godet gjithmon me te drejte ,tashme dihet nga te gjithe qe ajo
    qeveri dhe kjo qe eshte ne fuqi kane gabime plot , Ne te gjithe duhet ti shikojme
    Veprimet e tyre ne sy kritik dhe jo te brohorasim me militantizem.

  4. gegetoske says:

    per sempre…… VAFFANCULO!!!!!!!!!! Kelysh blloku! VAFFANCULO !!!!!

  5. Andi says:

    Nga i di ti more bastard se te kujt jane. Nese nje punonjes punon ne bashki kjo nuk do te thote qe ky kriminel eshte mbeshtetur nga kryetari. Ka njerez qe bejne jete te dyfishte dhe asnje nuk eshte ne gjendje qe ti zbuloje. Prandaj mos fol kot por nese ke fakte coji ne vendin e duhur.

  6. saliu says:

    Ky eshte njeri pa Bythe,Gjithmone ka ecur me parimin te dy kane faj .eshte si ajo faj ka dhe ay qe vodhi lopen ,por faj ka dhe ai qe ishte i zoti i lopes

  7. ENO AJAZI says:

    QENKE NJE BUDALLA TI MOR FATOS SA NUK KISHAARRITURTETE PERCAKTOJA.POR ME KETO QE PO THUA SIKE LENE GJE MANGUT NJE EKSIQI.E DI QE TE THERRASINNE EMISION3E SE DO NXJERISH BROCKULLA QE DREJTUESVE TE EMISIONIT UPELQEN POR QE TI PER VEHTEN TENDE TE MOSKESH ASME TE VOGLIN RESPEKT,TREGON QE JE SHUME MENDJE LEHTE.POR MBI TEGJITHA JE ZILIQAR DHE JE PERSONAZHI TIPIK I BARSOLETES QE TREGOHET”SE CKERKON TI!,DUA NJE SHTEPI ,NJE LOPE DHE NJA 3 DYLYM TOKE,PO TI TJETRI,UN DUA QE TE MOS IJAPISH ASGJE KETIJ”.TI JE PROTOTIPI I KETIJ TE DYTIT,MOS TE KESHE PER TE FOLUR SE DHEVEZES KERKON TI GJEJSHE KODER?
    ENO

  8. Kendveshtrim tjeter says:

    Lubo po mund te ndodhe te te tradhetoj gruaja,jo punonjesi i bashkise,jo te gjitha jane me lejen e kryetarit,duhet te clirohemi nga ky kompleks.

    Sa per teroristin ,ke filluar te ndergjegjsohesh,se e keqja e shqiptarve dhe Shqiperise eshte Kryeciftelia.

    Shpreh bindjen se raporti i krimeve te muajti janar me muajin shkurt,do jete ne favor te qetsise publike,kjo fale punes shembullore te policise dhe drejtuesve te saj.

    Banda e Kryeciftelise,ne Bathore,jam i sigurte se eshte dhe autore e vjedhjes ne supermarket,si babagjyshet.
    Organizmimi ne baze,per te kryer antetate te paguara me tritol,dal ngadal po shuhet.PD-ja e humbi lojen me tritol,po kerkon fajtoret,duhet te jene “te emeruarit pa kriter”,me nje fjale tja lere kopilin tek dera maxhorances dhe ministrit Tahiri.

  9. Ky eshte bere tamam si Ai qorri palestinez me mjekerr deri ke bolet ,
    Frymezusi shpirteror Hamasit qe i dhuroj nji celular Izraeli “si dhurate per ditelindje” dhe pastaj e mori ne telefon per ti uruar ditelindjen ,
    e cila rezultoj dhe dita e vdekjes se tij ,pas shperthimit te celularit !!!

    Perse nuk i dhurojn edhe Lubonjes nji celular te tille per ditelindje mo?!

  10. Agimi, Detroit, MI says:

    Ne fund Fatosi e mbyll:
    ” por Gjika le te jape argumente se une gaboj, jo thjesht te me fyeje apo te thote: shko ne Prokurori.”

    Mendoj se fatosi eshte gabim ketu.Mire te kane thene: Shko ne Prokurori !

    Sa analista qe ka sot Shqiperia dhe Kosova eshte e pamundur qe dikush te u pergjigjet te gjitheve. Do tu bente lesh arapi.

  11. qytetar says:

    Ana-list i madh!
    Dhe ky s’te q….
    dhe ky s’te leshon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje