VIDEO/ Replikat dhe batutat gjatë debatit për ngritjen e Komisionit hetimor për Policinë e Shtetit

6 Shkurt 2014, 18:33Politika TEMA

Kuvendi u përfshi nga debatet dhe akuzat e ndërsjellëta gjatë diskutimit të kërkesës së Partisë Demokratike për ngritjen e një Komisioni hetimor parlamentar për zbatimin e ligjit në shkarkimet dhe emërimet e kryera në Policinë e Shtetit.

Opozita kërkoi ngritjen e komisionit për të parë zbatueshmërinë ligjore në ndryshimet që ndodhën jo vetëm në kupolën e Policisë së Shtetit dhe drejtuesit e policisë sipas qarqeve, por edhe në lidhje me ndryshimet strukturore.

Deputeti Arben Ristani në kërkesën e paraqitur para Kuvendit tha se pothuajse në të gjitha rastet e shkarkimeve është përdotur si arsye ose ligji i 2007-ës, ose ndryshimet në strukturë ose kalimi në një pozicion më të ulët që nuk përputhej me gradat.

Maxhoranca kundërshtoi kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për lëvizjet në polici, duke argumentuar se objekti i tij, krijon përplasje mes pushtetit legjislativ dhe atij gjyqësor.

Duke analizuar kërkesën e Partise Demokratike, deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj, kryetar i komisionit të Ligjeve, tha se “objekti i saj krijon përplasje mes dy pushteteve, atij legjislativ dhe gjyqësor”.

Ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh se opozita synon të hetojë krimin që keni ngritur në piedestal.

“Nuk doni ta bëni këtë? Nuk po kërkojmë asnjë gjë tjetër, por ju keni frikë nga hetmi sepse jeni shokët e krimit”, tha Berisha.

Seanca më tej ka prodhuar një sërë përplasjesh dhe akuzash deputetët e opozitës me ato të mazhorancës dhe anëtarët e kabinetit qeveritar. Kryeministri Rama nuk ka ndërhyrë në asnjë nga akuzat që iu drejtuar nga deputetët e opozitës apo ish-Kryeministri Berisha.

Xhafaj-opozitës

“Do mbaheni mend për komisionin e veshit dhe pucit, njëri komisioni më qesharak i historisë së Kuvendit dhe tjetri më tragjiku i Kuvendit. Komisionin për Tivarin e keni më të gjatin në historinë e Kuvendit, ende nuk është mbyllur,  megjithëse është ngritur në 2010. Ngritët komision në 2009 për Bashkinë e Tiranës që zgjati vetë 3 javë sepse ua rrëzoi Gjykata Kushtetuese. Komisionet në kohën tuaj hyjnë në librin gines. Përgjatë 8 viteve na rrëzuat 8 herë përkesat për komisione hetimore”.

Tahiri-Berishës-opozitës

“Goja më e përdalë e politikës, që nuk është ndaluar asnjëherë, madje as tek pragu i shpisë, madje duke hyrë edhe poshtë pantallonave. Goja e përdalë s’le njeri pa përgojuar, pa sulmuar, pa hedhur baltë me rradhë ndaj cilitdo. Gënjen për politikë, por këtë oli gënjen nga frika sepse ka frikë se mos nuk i binden as ata që ka rrotull, ka frikë se mos ne dhe njerëzit e marrin vesh se ka marrë fund, flet pa kufi sepse ka frikë se mos koha e lë pas. Përtypni qorrazi jashtëqitjen që nxjerr goja e përdalë e atij që keni aty. Mos fluturoni me mendimin se mund të bëni ndonjë krim dhe t’ia hidhni paq. Hodhët baltë mbi një prej operacioneve më të suksesshme të Policisë së Shtetit, kapjen e një bande vrasësish. Thatë se njëri ishte burri i gocës së tezes sime. Gënjeshtër më të trashë nuk ka. E kush i thotë, ai që s’dinte kë kishte baxhanak. Hodhët baltë ndaj një oficeri policie që e quanit anëtar i bandës së Zanit. Gënjeni trashë, shpifni pa kufi. Një pijedashës doli këtu edhe tha se janë hequr sipas ligjit 2007. Selman Tema, çfarë është ky? Veteriner dhe i larguar nga puna e Policisë  së Shtetit. Na thoni se paskemi kushërinj ose shoferë ato që vrisnin ose porosisnin krimet, atëherë kush i arrestoi ato? Po mbani anën e krimit, ndaleni sulmin skandaloz kundër Policisë së Shtetit. Siguria vlen edhe për Ju edhe për çdo shqiptar tjetër, vlen për fëmijët tuaj dhe fëmijët e cdo shqiptari tjeter”.

Paloka-Tahirit

“Ministri Tahiri është shembulli më tipik sesa komike është kjo qeveri, e cila po sjell pasoja tragjike për shqiptarët. Iu kap babai, ish-anëtar i ish-Komitetit të Shpëtimit në Vlorë, për kontrabandë ilaçesh në një nga operacionet e cilësuar të suksesshëm nga policia e Tiranës.  Tritoli u bë si fishekzjarr pasi Rama dhe Tahiri ndajnë ilaçet me njëri-tjetrin”.

Ristani- Tahirit

“Unë ha dhe pi mirë, por ajo që përdorni nuk ju rrëzon vetëm flokët, nuk ju nxin vetëm sytë, por ajo që përdor ti, do të të marrë edhe jetën. Ndaj lëre sa nuk është vonë”.

Noka-Tahirit

“Këtë zotëri kur ishte në opozitë e përdornit si sharës me pagesë, por vijoni ta përdorni si sharës me pagesë megjithëse e bëtë ministër. Kjo është fyerje që i keni bërë shqiptarëve, për ne është shumë mirë pasi shqiptarët do të shohin shumë mirë se kush e drejton Policinë e Shtetit. Del ministri dhe po kakaris si gjeli majë grumbullit të plehut. Megjithatë nxirreni sa më shumë se fytyrën tuaj tregoni. S’ka njeri normal që flet si ky ministër, nga shati ka kaluar tek pluhuri i bardhë. Strukeni përballë krimit dhe vini krekoseni në sallën e Kuvendit. Vjen më krekosesh këtu, kur maskat hyjnë edhe në shtëpitë e shqiptarëve. Ja cfarë jeni ju, kur krekoseni në një kohë kur gjithë muaji Janar shkoi me tritol dhe maska”.

Berisha-Rama-Tahiri

“Sot është ditë e veçantë për parlamentin, ditë në të cilën mazhoranca si aleancë e krimit i hap luftë të hapur opozitës dhe popullit opozitar, sepse shkelmon në këtë sallë krjimin e komisioneve hetimore parlamentare. Jeni aleancë e krimit dhe anti-integrimit. Ne kemi kërkuar hetim parlamentar për të nxjerë në dritën e diellit gjithcka rëndon mbi jetën tuaj, pronën tuaj, sigurinë tuaj, integrimin tuaj në Europë. E kemi kërkuar këtë pasi në krye të qeverisë shqiptare vjen një njëri njeri me lidhjet më të fuqishme me bandat më të fuqishme të Shqipërisë, rajonit dhe Europës. Ishte mik i ngushtë me bandën e rrugës së Kavajës dhe me të ndërtoi kinema Millenium. Në zgjedhjet e 2003 vodhi me bandat 137 kuti dhe i zhduku. Kadriovski e ka akuzuar me letër me shkrim se i ka vrarë gruan. Kryekreu është i njohur për ndërtimet me bandën terroriste Hakmarrja për Drejtësi. Është i lidhur me bandën e Dritan Dajtit, është i regjistruar nga vendi fqinj me bandën e Lushnjës. Njeriu që kryekreu u vuri kryepolic jo vetëm ka vrarë pengun dhe për këtë është i filmuar,  por është shkarkuar si megaryshfetci disa milionë. Në cilin vend ka ndodhur që ministrit të Brendshëm qysh javën e parë ti vritet ortaku në krah? Në cilin vend ka ndodhur që ministri të mbajë skaf në Vlorë? Në cilin vend ka ndodhur që një njeri që ka porositur një akt të shëmtuar të jetë sponsori në para i ministrit dhe Kryeministrit. Suksesin e policisë e rrënojnë vagabondët dhe kriminelët e lidhur me të. Kush fsheh krimin dhe kriminelët zereni se shkel mbi kufomat. Ai u dorëzua, por pafytyrësia është e atyre që për 7 ditë nuk ia morën dëshminë dhe sot vërsulën si zagarë në media. Ky bashkëpunëtor në vrasje u la 7 ditë dhe u arrestua pasi u vra biznesmeni i Durrësit. Detyruat Dhori Sollakun ta merrte në mbrojtje biznesmenin, pasi ditën e parë nuk ia hapte telefonin”.

Balla-Berishës

“Trajtojeni me respekt Berishën, respekti juaj është që ta mbani sa më shumë në shtëpi, që të mos dalë shpesh sepse nuk i bën mirë. Berishës i hoqën nga policia Kuliçin që i çonte pakot me dollarë në shpi nga kontrabanda e naftës “Virgin”. Saliu juaj prindërit i ka pasur shumë të mirë. Veten e vet nuk e ka pasur kurrë në dorë pasi e morën në dorë Sulo dhe Nexhmija dhe e përdori. Ndërsa për fëmijët ata që i ka në shpi dhe tek Shqupi, ata qofshin. Merreni Sali Berishën dhe mbajeni në shpi e mos e nxirrni më as këtu e as atje në SHQUP. Ju e dini se çfarë policie trashëguam, një polici barkëderre që ishte njësh me krimin. Ja larguam Gon Kuliçin, pasi Kuliçi ja çonte çdo natë pakot me dollarë e euro në shpi nga kontrabanda e naftës “Virgin”. Mjaftoi një operacion policie për të kuptuar se sa e kapur ishte policia nga krimi. Ankoheni që policia po vë shumë gjoba. Po pse more si doni ju, që një i pirë tapë që vjen edhe në parlament, të marrë makinën dhe të dalë me makinë në rrugë. Shteti fillon pikësapari në marrëdhënien me Policinë e Shtetit. i them Policisë së Shtetit ta shtrëngojmë lakun edhe pse në lak mund të bjerë ndonjë ministër apo ish-kryeministër”.

Klosi-opozitës

“Për kë doni të bëni hetim. Për kryepolicin që u plagos në luftë duke ndjekur kryeterroristin, apo doni të ngrini hetim për grupin çiftelia. Për kë doni të bëni hetim për komandant Çipën, që ndoshta nuk është i madh dhe gjatë ashtu siç i kishit ju, por kapi kryekriminelin më të madh në këto 23 vjet, që 2 vrasje i bëri në qeverinë tonë e 28 i bëri në qeverinë tuaj. Ju doni të mbroni ata që gjuajtën në 21 janar, ata që qëlluan në shtator të 1998”.

11 komente në “VIDEO/ Replikat dhe batutat gjatë debatit për ngritjen e Komisionit hetimor për Policinë e Shtetit”

  1. Analisti Politolog Opinionist Chim Nurellari says:

    perplasje bandash ne parlemant.

    1. fatmir mehmeti says:

      populli i dha ketyre koqeve te rilindjes kaq shum vota sepse nuk do qe te degjoje keto idiotsira ne parlament. ketu ska asgje per tu diskutuar. e majta duhet vetem ti pyese keta salistat, nese i pranojne projektet mire, nese nuk i pranojne perseri mir, perse humbin kohe kot me diskutime. nderkohe u be gjys viti qe jane ne pushtet dhe asgje nuk kane ndryshuar. asnje politikan nuk esht ne burg. asnje gjygjtar nuk esht hequr nga puna. dhe te gjithe shiksat punojne akoma per salen. car halli kane keta idiotet e ps. perse humbasin kohe dhe enegji duke ju pergjigjur me batuta debile sales & co? punoni mer koqe, skeni nevoje fare te shkoni ne parlament. keni nje mandat qe mund te beni cte doni pa patur nevoje per kompromise.

    2. TOTILA says:

      KENI HARRU BATUTEN

      kryesore:

      http://goo.gl/BeMlEk

  2. ritu says:

    berisha si gjithmone e shkaterron debatin me perversitet qe nxjerr

  3. sh q i p says:

    p.d. per shqiperine.
    ja do behet prona jone,
    ja do behet shkrumb e hi.

  4. Treviso says:

    Partia Demokratike me ate kryesi qe ka, duhet te dale jasht ligjit. Eshte parti pa militante. Nese do kete 5-6 perqind militante, dhe keto jane ne konflikt interesi. sa te zgjidhet konflikti interesit do ngelin si peshku pa uje.

  5. henri says:

    Ja se cfare thote akademiku Qosja per funderinen shqiptare Sali Berisha :

    ” Ai ishte një antikulturë politike, shtetërore dhe shoqërore, që mendjen time e ka ngarkuar me çudinë: si e duroi populli shqiptar kaq gjatë këtë antikulturë. Ai ishte makthi i Shqipërisë dhe, për fat, Shqipëria u çlirua prej tij”

  6. leshanaku says:

    Joi, ende Z. Rexhep Qosja, ai eshte aty, me i rrezikshem dhe me i eger se me pare kur qe kryeminister. Ai do ta coje deri ne fund premtimin qe ka bere: Do t’u ngrije buzeqeshjen shqiptareve, dhe eshte duke e bere shume mire, sepse vetem kete di te beje ai.

    Pyetjet e mia jane keto: A do te vazhdoje UDB te investoje perseri per kete agjentin e saj? A eshte ne rendin e dites te Serbise destabilizimi i Shqiperise me ane te Sali Berishes?

    Ja keto duhen zgjidhur dhe per keto duhet folur edhe ne gazeten tuaj.

  7. Mos i merrni me te vertete diskutimet e udbash- ve serbe !
    Keta tani qe jane si peshku pa uje,po bejne piranken !
    Nuk jane gje tjeter ,vecse nji estrade- humoro- politike !( gjoja politike ).

  8. burreli says:

    I lumte goja prof. QOSJES ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje