Kuvendi, 1 minutë heshtje për nder të ikonës së muzikës, Vaçe Zela

6 Shkurt 2014, 11:29Politika TEMA

Kuvendi i Shqipërisë e nisi seancën me një minutë heshtje për nder të ikonës së muzikës shqiptare Vaçe Zela, e cila ndërroi jetë sot në moshën 75-vjeçare.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u shpreh se Vaçe Zela i dha emrin një epoke të shndërritshme.

“Vaçe Zela ishte një zë i mrekullueshëm, që ka zbukuruar dhe lumturuar jetën e gjeneratave të tëra në kohë më të vështira. Mbas pothuajse 20 vjetësh mungese në skenë por gjithmonë e pranishme në kujtesën tonë, Vaçja e madhe, “Nderi i Kombit”, është ende kulmi i papërsëritshëm i këngës shqiptare. Ajo është shkëlqimi i zërit të shpirtit dhe padyshim mbretëresha e kurorëzuar e muzikës së lehtë dhe popullore shqiptare. Ajo ishte njeriu që i dha emrin një epoke, ishte fëmija e shkëlqyer dhe i papërsëritshëm i këngës dhe i muzikës shqiptare. Prandaj të nderuar deputetë për të nderuar këtë figurë të jashtëzakonshme të këngës, të muzikës dhe të artit tonë ju ftoj të mbajmë 1 minutë heshtje”, u shpreh Meta.

8 komente në “Kuvendi, 1 minutë heshtje për nder të ikonës së muzikës, Vaçe Zela”

  1. SOS says:

    Violinisti e meritonte gjithashtu ,1min heshtje !!!!

    1. Zamira Bolano says:

      Po, pse jo.

  2. Uji i ftohte says:

    Ngushellime familjes se saj,ne fakt gjithe shqiparet jane familja e Vace Zeles.

  3. Vera says:

    Vaçe ishte gëzimi ynë, na e ka lehtësuar jetën (të asaj kohe) me zërin e saj si një jehonë lirie! E paharrueshme!

  4. HELL says:

    u shufte brezi i saj,kurr mos lefshin,qe me ate goj te madhe e mori ne qafe ket popull.

  5. Kendveshtrim tjeter says:

    I paharuar qofte kujtimi i Vace Zeles !

    Por ne Parlamentin shqiptar,teroristi Berisha shperfill rregulloren,duke pjerdhur nga goja sa here qe mendon se vetem ai ka te drejte te flase per deputetet kukulla te PD-s.
    Aktet provokative te Berishes,duhet te shoqerohen me nderprerjen e fjales,por edhe mbylljen e audios se tv.ne salle.Nderprerja e fjales duhet te jete e detyrushme dhe per mediat,ne rastet kur nuk zbatohet rregullorja e Parlamentit.
    Skenaret Berisha kunder te gjithve,nuk duhet te funksionojne,veprimet ne shkelje dhe shperfillje te rregullores,jane mbeshtetje per akte teroriste,duke shperfillur shtetin.
    Ne raste perseritje te shkeljes se rregullores,Berisha nuk duhet te lejohet te flase nga foltorja e parlamentit.

  6. Latif Dreqi says:

    Vacja, kjo zonje e rende e artit shqiptar..Sa shume i ka dhene artit te ketij vendi. Pervec qe talentit te saj, mjeshterise ne skene, vendit qe ka ne muziken tone, ajo ishte njeriu Vace..modeste, e thjeshte, nje grua e bukur me nje shpirt te kristalte..nje grua qe dashuronte lulet, nje grua rrezatonte vec miresi, buzeqeshje, mirenjohje..e bukur dhe e thjeshte si Lushnja qe e lindi, e bukur dhe e thjeshte si Myzeqeja, kaq punetore dhe kaq e thjeshte..Lavdi emrit te Saj! Zoti i dhente paqen e Tij!

  7. MATEO says:

    ky kuvendi eshte degjeneruar fare, shikoni se cfare po behet sot aty, eshte turp per ne per keta politikane qe kemi. http://dielli.al/lajme.php?id=38291&k=71

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje