Reforma Territoriale/ Rama: Suksesi i vështirë, pa një bashkëpunim mes të gjitha palëve (VIDEO)

6 Shkurt 2014, 09:43Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama e konsideroi Reformën Territoriale si një domosdoshmëri. Ai tha se ajo është një kryeskemë për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimin rural.

Kreu i Qeverisë theksoi se realizimi i kësaj reforme me sukses mbetet i vështirë pa një bashkëpunim mes të gjitha palëve.

Sipas Ramës, Reforma Territoriale nuk është thjesht një ndarje administrative e vendit, por synon të ofrojë shërbime me cilësi për të gjithë qytetarët shqiptarë.

“Duhet një Reformë Territoriale. Reforma Territoriale nuk është thjesht shkurtimi i domosdoshëm i shumë shpenzimeve të kota, të shumë bishtave të korrupsioneve, por është mundësia për kushte të reja të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit, për sisteme të reja të administrimit të burimeve natyrore, për t’i dhënë vetes një aftësi të re në mirëtrajtimin e burimeve të jetës, duke filluar nga uji e duke vazhduar me tokën dhe duke shkuar në pasuritë natyrore që janë baza e punës dhe e të ardhurave në territorin e Shqipërisë”, tha Rama.

Duke folur në konferencën kombëtare “Pagesat në bujqësi si mjet zhvillimi”, Rama u shpreh se skemat e mbështetjes financiare për fermerët arrijnë shifrën e 1 miliard e 655 milionë lekëve.

“Ne jemi zotuar që ta bëjmë fermerin përfitues të drejtpërdrejtë të skemave të mbështetëse duke vendosur një distancë të qartë nga praktikat diskriminuese dhe korruptive që kanë karakterizuar marrëdhëniet me shtetin dhe sektorin bujqësor gjatë gjithë këtyrë viteve. Skema e vitit 2014 kap shifrën 1 miliard e 655 milionë lekë. Sot jemi në kohën kur  krahasohemi me të kaluarën, por ambicia jonë është që në vitet e ardhshme krahasimin ta bëjmë me objektivat dhe jo thjesht me të kaluarën. Ka shumë fermerë që marrin mbështetje për herë të parë, ndërsa është shtuar masa duke shkuar në drejtim  të objektit tonë për të stimuluar bashkëpunimin mes fermerëve dhe për ta mbështetur këtë bashkëpunim mbi baza të qarta interesash”,  tha Rama.

Gjithashtu kryeministri u shpreh se sektori i bujqësisë sot është përballë dy sfidave të mëdha ku e para është përgjigjja e menjëhershme e gjendjes së mjerueshme të fshatit dhe ajo e zhvillimit social, teknologjik dhe atij demografik të tij.

Kreu i Qeverisë nuk anashkaloi batutat në drejtim të Kuvendit të Shqipërisë, kur tha se i duhej të largohej nga punimet e konferencës për të marrë pjesë në bashkëbisedimin më të pakëndshëm që e pret në seancën parlamentare.

9 komente në “Reforma Territoriale/ Rama: Suksesi i vështirë, pa një bashkëpunim mes të gjitha palëve (VIDEO)”

  1. gertjan says:

    Opozita duhet te dakordesoje per kryerjen e reformes territoriale.Kjo reforme prek te gjithe shqiptaret.Opozita te lere menjane alibite e ngritura pasi kjo mazhorance i ka ofruar gjithcka ne lidhje me kete reforme.

    1. shoku taras says:

      Duhet bashkepunim per faktin e vetem se reforma administrativo-territoriale eshte gjithperfshirese.Opozites i jane plotesuar te gjitha kushtet,ajo po tregohet destruktive per nje ceshtje kaq madhore.

      1. buffon says:

        Reforma territoriale duhej kryer me kohe,qeveria e sotme ka vullnetin te ndermarre kete reforme kaq te rendesishme.Votat per ta votuar ne parlament i ka mirpo kerkon qe pjese te kesaj reforme te beje edhe opoziten.I ka ofruar gjithcka vetem e vetem qe opozita te marre pjese,mirpo mesa duket opozita thjeshte nuk do.Shkurt opozite leshi.

      2. lushnjari says:

        Mendoj se nuk mund te pritet pafund.Mjaft më me tekat e opozites opozite e cila sot nuk perfaqson askend pasi vetem regres po sjell ne qendrimet e saj.Reforma administrativo-territoriale te kryhet sa me shpejt.

    2. gjyshi says:

      Mazhoranca ka leshuar aq shume sa nuk ka ku te shkoje me:
      1.Komision bi-partizan me numer te njejte anetaresh mazhorance-opozite.
      2.Dy kryetare komisioni nje i zgjedhur nga mazhoranca e nje nga opozita.
      3.I ofron opozites te drejten e vetos.
      Opozita nuk do,vazhdon akoma me alibira.Opozite anti-kombetare.

    3. lori says:

      Zoti kryeminister kemi besim ne suksesin e reformave qe do te ndermerni. Vazhdoni keshtu

  2. Opozita eshte e angazhuar vetem e vetem TE SHPIFI,TE SHAJ ,TE MOS PYES AS PER RREGULLORE E AS PER KUSHTETUTE, VETEV E VETEM QE TE FITOI KREDO POLITIKE ,SIC E MENDON AJO,PO QE NE REALITET POPULLI U NJEH DHEMB E DHEMBALLE SE CILET JANE. I KA AKOMA TE FRESKETA THENIET KUR ISHIN NE POZITE,VLERESIMIN QE I BENIN OPOZITES KUR ISHIN NE MAZHORANECE.POPULLI NJEH SHUME MIRE QENDRIMIN E PUNEN E ISH -KRYEMINISTRIT ,NJEH QENDRIMIN E ISH-KRYETARES SE PARLAMENTIT,QE KUR SHIKON ATE KARRIKEN ATJE LART SA NUK I BIE TE FIKET……. populli po shikon edhe qendrimin sot te kesaj opozite te kriminalizuar,te nje opozite qe do vetem rremujen e qe po pregatitet per sulmin mbi parlament. Ndaj te nderuar qytetare,JU 1000000 VOTUESIT E TE TJERE QE NUK VOTUAN PER ARSYE MOSHE E ARESYE TETJERA DUHET TE COHEMI NE KEMBE E TE MBROJME KETE QEVERI QE DOLI NGA VOTA E POPULLIT,TE MBROJME KETE PARLAMENT ,QE DOLI PO NGA VOTA E POPULLIT. Po ulurasin gjoja per popullin keta qe per 8 vjet vetem rriten fitimet e tyre, keta qe i dhane Podestes vetem e vetem qe t’i lavderojne 120 000 000 leke,keta qe vodhen 232 milion euro nga rruga e kombit ,e cila me shume po shembet sesa po sherben per te udhetuar.PO BERRTET E ULURET PER POPULL KY ISH-KRYEMINISTER ,PASI CUPA E TIJ PAGUHEJ NGA 4-5 VENDE ,DHENDRRRI QE MORI TE GJITHA TOKAT E JUGUT, E MBI TE GJITHA KY IDH-KRYEMINISTER VRAU PER INTERESA TE PUSHTETIT 4 QYTETAR QE TANI U THERRET EJANI ,RREZONI EDI RAMEN,I CILI U ESHTE BER HALE NE SY,E TE BEHEM UNE PRAP KRYEMINISTER. Ndaj keta nuk kane per qellim te diskutojne per problemet e vendit,por te bejne rremujaxhiun. NGRIHET E FLET PER RREGULL NE KUVEND ,KJO JOZEFINE QE NUK LINTE FJALE TE NDYRE PA THENE PER OPOZITEN E ATHERESHME. NE DUHET TE JEMI ME MEND NE KOKE E ME SYTE NE BALL PERPARA KETYRE QE VETEM I SOLLEN FATKEQESI KETIJ POPULLI.

  3. zamo says:

    kjo esht nje reforme sh e rendesishme qe qeveria socialiste do e beje ate me apo pa opoziten se keshtu do ket zhvillim te madh territiorjal

  4. favelas bidonvil says:

    Nqs opozita nuk do te angazhohet ne kete reforme,kjo do sjele si pasoje me teper rrudhje te pedes ne elektorat,pasi angazhimi i frd dhe i pdiu ,i ngrin shume kuotat e ketyre forcave , si parti qe nuk veprojne me gjuhen e perplasjes por te argumentave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje