Anullohet vendimi që favorizon zyrtarët dhe funksionarët e lartë për kreditë me 0 interes

5 Shkurt 2014, 14:32Politika TEMA

Qeveria shfuqizon vendimin për trajtimin me strehim të nënpunësve civilë të administratës së lartë shtetërore dhe funksionarëve politikë.  Vendimi parashikon që fondet e planifikuara në buxhetin e shtetit për zyrtarët, të alokohen në kategoritë e tjera më në nevojë për strehim, siç janë familjet që banojnë në ish pronë të subjekteve të shpronësuara të cilët përfitojnë kredi me 0 % interes. Gjithashtu, vendimi i heq zyrtarëve të lartë të shtetit mundësinë për t’u trajtuar në mënyrë të privilegjuar, përmes kredive te buta per strehim. Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, bëri të ditur se vendimi ka ardhur pas zbulimit të fakteve tronditëse mbi abuzimet që kanë ndodhur me këtë vendim, të miratuar nga Qeveria ‘Berisha’. “Auditimi i kryer nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit zbuloi fakte tronditëse. Programi i kredive të lehtësuara për zyrtarët dhe funksionarët politikë u përdor për të mbështetur militantët dhe njerëzit me pushtet rreth qeverisë, në mënyrë të njëanshme, duke mos adresuar problemet e qytetarëve më në nevojë për strehim dhe me të ardhura të ulëta.  Raporti i auditimit të brendshëm të Ministrisë, dëshmoi se zyrtarë kanë përfituar kredi pa plotësuar asnjë lloj kriteri”, tha Gjermeni. Në këtë kuadër ajo sqaroi se janë akorduar dhe lidhur kredi lehtësuese me nivelin maksimal të përfitimit, duke mos bërë asnjë përllogaritje. Gjithashtu, janë evidentuar raste të përfitimit të kredive lehtësuese nga 2 programe të  strehimit njëkohësisht. “Janë gjetur raste të trajtimit me kredi për shtëpi të funksionarëve që kanë në pronësi 1 ose 2 shtëpi. Zyrtarë të lartë dhe funksionarë politikë kanë përfituar një kredi të dytë për të blerë banesë jashtë vendit të ushtrimit të detyrës,  madje dhe në zona turistike. Të gjitha këto shkelje, materialet për të cilat i kanë kaluar për hetim prokurorisë,  dëshmojnë qartë se zyrtarët e veshur me pushtet janë trajtuar ndryshe nga qytetarët në nevojë, janë privilegjuar në kundërshtim me ligjet në fuqi”, theksoi ministrja e Zhvillimit Ekonomik.

29 komente në “Anullohet vendimi që favorizon zyrtarët dhe funksionarët e lartë për kreditë me 0 interes”

  1. Flogerti says:

    Ju lumte. Beni shtet. Mos lejoni me te vjedhin e kapini ata qe kane perfituar rrasini ne burg te pashpirtet

  2. dori says:

    duket shteti qe mmendon per hallet e popullit edhe jo per te mbushur xhepat e zyrtarve. Rilindja erdhi edhe pse per 4 muaj.

  3. adri says:

    Cfare Prokurorie tu merren shtepite qe kane blere dhe tu merren parate qe kane marre nepermjet kredise dhe ti kthehen buxhetit te shtetit popullit.

  4. black_lion says:

    Zonja ministre,

    Ky lajmerim duhet te ishte shoqeruar edhe me emrat perkates te abuzuesve, ne menyre qe keta te fundit mos te kene me fytyre ne te ardhmen te kerkojne vota jo vetem nga te pastrehet, por nga asnje shqiptar me “2 pare mend” ne koke!!!

    Me respekt per hapin e ndermarre,

    B.L.

    1. black_lion says:

      Sapo e pashe listen.

      Per te interesuarit:
      http://www.shqiptarja.com/ekonomi/2733/kredi-te-pastrehesh-ja-emrat-e-145-zyrtareve-qe-firmosi-berisha-198400.html

      Kerkoj ndjese Zonja ministre per nxitimin!

      1. black_lion says:

        Gjithashtu i bej thirje “TEMA”-s te beje nje inspektim ne QKR, pasi jam i bindur qe pjesa me e madhe e tyre kane ne pronesi edhe kompani private!
        Ndoshta kete here jeni me te shkathet se prokuroria dhe ja nxirrni bojen ketyre qe vetem njerez nuk mund te quhen, pasi perfitojne ne kurriz te te vobekteve!

        1. arsen says:

          Mos u merni me “fllucka sapuni”!
          Kush eshte ai budalle qe nuk perfiton po ti jepet rasti?!!!
          Cdokush ka te drejte te mari nje kredi (aq me teper qe ketyre u jepej me Vendim Qeverie) dhe te shlyeje banken sipas marveshjes.
          Nga ai Vendim kane perfituar te majte e te djathe..biles edhe te qendres
          Rendesi ka qe e anulluan. Po pervec ketij “perfitimi” duhet te shofin edhe te tjerat.
          1- Leket shtese per pjesmarje ne Komisione
          2- Shperblimet duke qene antare bordesh
          3- Te demshperblehet karburanti dhe celulari PER PUNE JASHTE ORARIT ZYRTAR
          4- Te eleminohen shoferat per te gjithe deputetet qe zoterojne patenta.
          5- Te udhetojne jashte shtetit me kompani low cost.
          6- Te ejepet me KONCENSION (Taxi) TRANSPORTI I TE GJITHE ADMINISTRATES PUBLIKE dhe qeveria te beje pagesat sipas FLETE-UDHETIMIT. Normale eshte te bredhesh e te shkosh per kafe me makine?? jane leket e taksave tona.
          Keto te shtohen ne kerkesat e RILINDASVE

      2. sh q i p says:

        ju mund te me thoni qe jam ekstremist, dhe mire do beni. po une per kete rrace te ndyre kriminelesh do preferoja te vinte edhe nje here 44. po more po. e them me bindje se keshtu si keta kane bere edhe ata te djeshmit ku zogu e ndonje firaun i jepte troje e prona , ndersa te tjeret vuanin ne skamje. e ju me thoni po s’beri mire qe u mori pronat. atehere jepini pergjigje kesaj qe po ndodh para syve tuaj, duhet apo jo tua a marre mbrapsh pronat e pa merituara e te vena ne menyre te jashteligjshme? se mos mos me thote ndonje birbo, po ti do te na kthesh komunizmin? te njejten pyetje do ti beja une, po jo me terma ideologjike. ju zoterinj te pedes çfare lloj sistemi doni te instaloni, ate ku pushti e hajduti trajtohen si heronj, e ku ndershmeria merret si shenje dobesie? po do tua perseris mirse te vije edhe nje here 44. aktualisht jam ne ate kategori ku nuk kane marre qofte edhe nje gur nga ai vend. me shpresen se shteti duhet respektuar , e se ai punon per qytetaret. sa i mefshte , tallet dikush me ironine prej skuthi. po e vertete ne nuk jemi largpames si disa. ne nuk zaptuam toka si invazionet barbare, ne pritem te na jepte shteti ligjor nje zgjidhje. dhe ai e gjeti . na nxori ne kater rruget , keshtu perpiluan listat e njerezve ne nevoje( per kasten e borgjezise se re). nderkohe qe per ne te tjeret kush nuk ka te ardhura nuk merr kredi , pra eshte i destinuar te vuaj padrejtesite e nje kaste te pangopurish per prona e pare. sali berisha ; te jap fjalen qe heren tjeter do votoj per ty. po jo per pushtet po per denimin tend kapital po te jete e mundur.

  5. Bravoju qofte,pra daj ashte terbuar “Plaku Mere” me kelyshet e tij;ju ka ardhur fundi.Ky ashte shteti qe don populli i tjeshte !

  6. ana says:

    Urime keshtu i ktheni dinjitetin shtetit ligjor shqipatre

  7. enea says:

    Bravo, mjaft u shperdoruan ne menyre te padrejte parate e shqiptareve

    1. Spiro Ksera says:

      Po c thua o Enea se na nxorre bojen…

  8. aro says:

    breavo qeveria keshtu behe shtet sa per kredit shteti ti nxieri me emra keta njerz pa fytyr dhe tju mari interesin per ato lek qe moren le te leh plaku mere bashk me qent dhe zagaret pd parti HAJDUTASH

  9. 1997 says:

    po vendimi per ata qe favorizohen kur do dale ? Kush ka abuzuar duhet futur brenda e te ktheje parate. Mungon finalizimi i ceshtjeve

  10. Tomorri says:

    Keta zaberhane,te hetohen mire se keta kane pasuri te fshehura qe juve nuk ja u merr mendja fare.
    Rilindja ta marri me serozishte kete problem se ketu fle lepuri tek pervetesimi i pa merituare i pasurive duke pasur nga 3-4 shtepi dhe bankat jashte shtetit plote me flori dhe lingota te pa shkrira akoma.
    Perpara Rilindja dhe bravo zj.ministre keshtu behet shteti.Hallall qumshtin e nenes qe kini pire per tu rritur per kete komb dhe kete popull fukara.

    1. bravo cuna says:

      ha ha ha ha ha ha ha

  11. shpatar says:

    Shume vone per ne shqiptaret ky vendim .Keta zaberzane nuk kane me nevoje per kredi te zbutura i kane zbutur me kohe dhe tani vetem te qelben me to.

  12. tanino says:

    c beni keshtu more se jane fukarenj te shkretet

  13. bravo cuna says:

    Nuk eshte kredi me 0 interes, zoti botues eshte me 4 % interes. Quhet e bute sepse nuk eshte 6 deri ne 7 sa aplikon banka per qytetaret qe nuk perfitojne nga statusi. Mos e ngaterroni me qellim kredine e bute me 4% interes per zyrtaret me ate qe jepet per te pastrehet me mininum jetik qe jepet nga fondet e qeverisjes lokale. E kuptoj qe duhet me kenaq zemrimin e militanteve socialiste qe ngelen pa pune ne vite por mos harrojme qe gjithe zyrtaret socialsite ne pushtet 8 vite para dhe qe nje pjese jane sot, perfshi dhe ministrat qe flasim me teper tani kane ne rrethin e tyre vellezer e motra qe kane perfituar kredi te buta nga Enti i Banesave qe atehere kan qene me nje interes nga 2% deri ne 2.29%. me vjen keq per opoziten qe nuk po ja nxjerr emrat publikisht e perfituesve tw dikurshwm sot ne pushtet. ashtu si me vjen keq edhe me gazetarin qe eshte aq i zgjuar dhe ka kaq informacion sa mos i ngaterroje gjerat.

    1. nardi says:

      Edhe ti ne burg duhet te perfundosh per demagogji korruptive.
      Ka njerez qe po vdesin per buke posht urrave, ka njerez qe jetojne ne bunkere, ka njerez te raskapitur nga vjedhjet e ketyre shushunjave… e ti flet per kredi te buta ndaj ketyre morrave. 400% tua bejne interesin nese duan lek!!!

      1. bravo cuna says:

        e do vazhdojne te vdesin nardi se pordha e kryeministrit tat nuk ka per te prodhu buke per ta por pare e prona per klasen qe qeveris , si pas kater ashtu edhe pas 8 vjetesh, pafsh endrra te bukura

  14. ceceni says:

    militante te lodhur na keni ca trapin…. njerez me idiote se ju militante te ps-se nuk kam pa… po si mor do bejne shtet keta me lsi-ne dhe me frroket vrases…. mjere ky vend me ju bastarde te ps-se dhe te pd-se qofshi…

  15. mini says:

    Zj. ministre
    Jam lodhur se ndjekuri keto lajme. Jam pronare e nje shtepie ne korce e cila me eshte kthyer me dokumentacion menjehere pas tranzicionit.
    Aktualisht ne kete banese akoma jeton familja e futur nga shteti.
    Pyetja ime eshte: perevec kredive te buta te cilave nuk u dihet fillimi e jo me fundi a do te lejoni liberalizimin e qirase se ketyre banesave? Sa per kuriozitet kjo shtepi a ka vleren 3000lek te vjetra ne muaj = 3 dollare. Provo te besh ekuivalence me cmimet e shtetit. del jo me kepuce te kuqe por nuk ka ngjyre ta pershkruash.
    faleminderit

  16. Cimi says:

    1. Kredite e ketyre zyrtareve jane jo me 0 po me 4%
    2. Kredite me norme favorizuese kane egzistuar qe ne kohe te Nanos
    3. Benefitet e strehimit eshte minimumi qe ky shtet duhet ti ofroje punonjesve te administrates te tij, perndryshe

  17. Spiro Ksera says:

    Banka eshte insitucion privat dhe nuk ben kurre bamiresi. Nese institucionet bankare kane bere kete leshim perkundrejt punojesve zyrtar mua me lind direkt dyshimi se zyrtaret nga krahu tjeter mund ti kene dhene bankes dicka tjeter.

    Banka ben vetem biznes, dhe nuk jep kredi te buta per zyrtaret duke mos pasur nje qellim tjeter mbrapa.

    Banka ka perfituar dicka tjeter prej zyrtareve qe ka arritur te marr vendime arbitrare per dhenien e kredive.

    Cfare mund ti kene dhene mbrapsht zyrtaret bankes qe ajo u ka bere atyre kete lloj leshimi?

  18. Katnari Rrashbullit says:

    Znj Ministre!ju urojme per punen qe po beni ne te mire te komunitetit ne nevoje.Por duam te dime a do tu meret mbrapsh te gjithe atyre qe kane perfituar ne menyre te pa drejte? Cojeni deri ne fund kete inisative,sinqerisht jeni per tu pergezuar,pershendetje

  19. tana says:

    besolme ne kjo qeveri. mos na lini te deshtojme ne mendimin tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje