Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin mbi rrëzimin e Aktit Normativ të Qeverisë për ‘Nënpunësin Civil’, të cilin e ka shpallur anti-kushtetues. Në vendimin prej mbi 30 faqe, Gjykata argumenton sepse akti-normativ bie ndesh me dokumentin themeltar të shtetit. Në argumentet e saj Kushtetuesja vlerëson se çdo ndryshim që mund t’i bëhet ligjit “Për nëpunësin civil” në tërësi, ose dispozitave të veçanta të tij, nuk mund të arrihet nëpërmjet një ligji të thjeshtë, siç ka ndodhur në rastin konkret, por nëpërmjet një ligji të cilësuar, të miratuar në një procedurë normale nga Kuvendi, me të paktën tri të pestat e të gjithë anëtarëve të tij. Në vendimin thuhet se transferimi i kompetencës legjislative Këshillit të Ministrave, që, përjashtimisht, të marrë masa të përkohshme në rast nevoje dhe urgjence, i nënshtrohet para së gjithash, kufizimeve kushtetuese, të cilat konsistojnë në kritere procedurale dhe po ashtu lëndore, të përcaktueshme nga natyra e marrëdhënies konkrete që kërkon rregullim. Në këtë kuptim, Gjykata çmon se për sa kohë Kuvendi nuk mund të delegojë pushtetin e tij ligjbërës, por ka detyrimin kushtetues të përmbushë kërkesat procedurale dhe lëndore për miratimin e ligjeve të cilësuara sipas nenit 81/2 dhe 83 të Kushtetutës, në raport me nenet 1, 2, 4, 7 dhe 116 të Kushtetutës, aq më pak Këshilli i Ministrave mund të ndërhyjë me akte normative me fuqinë e ligjit në ato fusha, rregullimi i të cilave, expressis verbis, përbën kompetencë ekskluzive të Kuvendit.
Argumentet e Gjykatës Kushtetuese
Gjykata vëren se dhënia fuqi të mëtejshme aktit normativ “Për nëpunësin civil”, të nxjerrë nga Këshilli i Ministrave, në zbatim të kompetencës përjashtimore të përcaktuar në nenin 101 të Kushtetutës, përbën një kompetencë të Kuvendit, që konsiston në miratimin nëpërmjet një norme që ka të njëjtat vlera, pra me ligj. Në këtë kuptim, ligji që miraton Kuvendi, duke vlerësuar, formalisht dhe substancialisht, aktin normativ me fuqinë e ligjit, është instrumenti konvertues i të parit si ligj material në një ligj formal dhe, ky i fundit, nuk mund të jetë veçse ligj i thjeshtë. Bazuar në këtë karakteristikë të ligjit miratues të aktit normativ, Gjykata vlerëson se edhe çdo ndryshim që mund t’i bëhet ligjit “Për nëpunësin civil” në tërësi, ose dispozitave të veçanta të tij, nuk mund të arrihet nëpërmjet një ligji të thjeshtë, siç ka ndodhur në rastin konkret, por nëpërmjet një ligji të cilësuar, të miratuar në një procedurë normale nga Kuvendi, me të paktën tri të pestat e të gjithë anëtarëve të tij.
Në këto kushte, miratimi nga Kuvendi i aktit normativ me ligjin nr. 161/2013, pa respektuar kërkesat kushtetuese për miratimin e ligjeve të cilësuara dhe, për rrjedhojë, ndryshimi i ligjit nr. 152/2013, që rregullon një fushë që përbën rezervë të Kuvendit, bie ndesh me parashikimet kushtetuese të nenit 81/2 të Kushtetutës.
Gjykata vlerëson se transferimi i kompetencës legjislative Këshillit të Ministrave, që, përjashtimisht, të marrë masa të përkohshme në rast nevoje dhe urgjence, i nënshtrohet para së gjithash, kufizimeve kushtetuese, të cilat konsistojnë në kritere procedurale dhe po ashtu lëndore, të përcaktueshme nga natyra e marrëdhënies konkrete që kërkon rregullim. Në këtë kuptim, Gjykata çmon se për sa kohë Kuvendi nuk mund të delegojë pushtetin e tij ligjbërës, por ka detyrimin kushtetues të përmbushë kërkesat procedurale dhe lëndore për miratimin e ligjeve të cilësuara sipas nenit 81/2 dhe 83 të Kushtetutës, në raport me nenet 1, 2, 4, 7 dhe 116 të Kushtetutës, aq më pak Këshilli i Ministrave mund të ndërhyjë me akte normative me fuqinë e ligjit në ato fusha, rregullimi i të cilave, expressis verbis, përbën kompetencë ekskluzive të Kuvendit.
Në kuptim të nenit 116 të Kushtetutës, hierarkia e burimeve të së drejtës, është një prej elementeve thelbësore që përcaktojnë formën e qeverisjes dhe që mbrojnë vlerat themelore të shtetit të së drejtës, ku pushteti ligjvënës ka rol primar. Në vendet që udhëhiqen nga parimi i ndarjes së pushteteve, pra edhe kompetencave të Parlamentit dhe Qeverisë në nxjerrjen e burimeve primare të së drejtës, miratimi i këtyre të fundit i përket organit të cilit pushteti i jepet direkt nga populli.
Për rrjedhojë, Gjykata vlerëson se miratimi nga Kuvendi i aktit normativ në kapërcim të kritereve procedurale dhe lëndore të parashikuara nga Kushtetuta, përbën një të metë in procedendo të vetë ligjit. Ndonëse Kuvendi kishte detyrimin të zbatonte drejtpërdrejt kompetencën e parashikuar nga rregullimi kushtetues, ai ka mënjanuar normat kushtetuese, në kundërshtim me nenin 4, pika 3, të Kushtetutës.
Për këto arsye, Gjykata arrin në përfundimin se nxjerrja nga Këshilli i Ministrave i aktit normativ me fuqinë e ligjit, që rregullon çështje të rezervës së Kuvendit, dhe mosrespektimi nga ky i fundit i procedurës së parashikuar nga neni 81, pika 2, shkronja “e” dhe neni 83, pika 3, të Kushtetutës, vjen në kundërshtim me parimin e ndarjes dhe balancimit midis pushteteve, në kuptim të nenit 7 të Kushtetutës, si një nga parimet bazë të shtetit të së drejtës, ku e drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.
Mbi pretendimin për nxjerrjen e aktit normativ në kundërshtim me nenin 101 të Kushtetutës
Kërkuesi ka pretenduar, gjithashtu, se Këshilli i Ministrave, në rastin konkret, nuk ka respektuar kërkesat që burojnë nga neni 101 i Kushtetutës, lidhur me nevojën dhe urgjencën për nxjerrjen e aktit normativ.
Kushtetuta e Shqipërisë, në nenin 101, parashikon se Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij, mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për marrjen e masave të përkohshme. Këto akte normative i dërgohen menjëherë Kuvendit, i cili mblidhet brenda 5 ditëve nëse nuk është i mbledhur. Ato humbasin fuqinë që nga fillimi, në qoftë se nuk miratohen nga Kuvendi brenda 45 ditëve.
Gjykata, në rastet e shqyrtimit të kushtetutshmërisë së akteve normative, ka konsideruar se e drejta e Këshillit të Ministrave për të nxjerrë akte normative me fuqinë e ligjit, sipas parashikimeve të nenit 101 të Kushtetutës, përbën një përjashtim nga parimi kushtetues i njohjes dhe përqendrimit të pushtetit ligjvënës në duart e Kuvendit të Shqipërisë, duke lejuar nxjerrjen e akteve me fuqinë e ligjit edhe nga organe të tjera kushtetuese. Përdorimi i këtij instrumenti ligjvënës mbetet në vlerësimin e Këshillit të Ministrave, por çmohet se ushtrimi i kësaj kompetence gjerësisht dhe jo në kushtet e parashikuara nga Kushtetuta cenon pavarësinë e pushtetit legjislativ dhe karakterin demokratik të shtetit. Kjo e drejtë ka natyrë lejuese dhe përjashtimore, prandaj Kushtetuta, nëpërmjet nenit 101 të saj, i ka njohur të drejtën Këshillit të Ministrave të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit vetëm kur rasti shfaqet si i jashtëzakonshëm dhe nevoja e urgjenca bëjnë të pamundur ushtrimin e kompetencës ligjvënëse nga Kuvendi (shih vendimin nr.24, datë 10.11.2006, të Gjykatës Kushtetuese).
Gjykata rithekson se nevoja dhe urgjenca janë elemente me rëndësi të veçantë në përmbajtjen e nenit 101 të Kushtetutës dhe, si të tilla, janë përcaktuese për të drejtën që i njihet Këshillit të Ministrave për zbatimin e kësaj dispozite. Kuptimi i tyre është autonom, i lidhur me tërësinë e përmbajtjes së dispozitës dhe me parimet bazë që përshkojnë Kushtetutën. Nevoja dhe urgjenca janë rrethana dhe situata fakti që vlerësohen rast pas rasti. Ato mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm jetësorë, natyrorë e shoqërorë, si fatkeqësitë natyrore, boshllëku legjislativ i shkaktuar nga shfuqizimi i akteve, nevoja për efekte të menjëhershme në fusha me ndjeshmëri të madhe publike, parandalimi i menjëhershëm i spekulimeve. Ajo që i bashkon të gjitha këto situata është fakti se përfaqësojnë një gjendje jo të zakonshme në jetën e vendit, ku evidentohet dukshëm rreziku i ardhjes së pasojave të dëmshme për interesat publike ose për të drejtat themelore të shtetasve. Ky rrezik dikton nevojën e masave të menjëhershme, por që legjislacioni ekzistues nuk i mundëson dot (shih vendimet nr.24, datë 10.11.2006; nr.1, datë 06.02.2013, të Gjykatës Kushtetuese).
Nevoja dhe urgjenca duhen kuptuar si parakushte të domosdoshme, mungesa e të cilave do të kishte si pasojë pavlefshmërinë e aktit normativ me fuqinë e ligjit. Duke qenë kushte paraprake, nevoja dhe urgjenca duhet të jenë vërtetuar se ekzistojnë përpara momentit të marrjes të iniciativës nga qeveria për nxjerrjen e aktit normativ me fuqinë e ligjit. Këto dy kushte duhet të jenë gjithashtu të pranishme, të lidhura e të ndërvarura dhe në momentin kur nxirret akti normativ me fuqinë e ligjit. Vetëm kur situata e krijuar vlerësohet e pamundur të presë aq kohë sa nevojitet për nxjerrjen e ligjit të nevojshëm nga organi ligjvënës, qoftë edhe nëpërmjet procedurave të përshpejtuara, iniciativa ligjvënëse mund t’i kalojë qeverisë. Nëse nuk do të vlerësohej ky aspekt, qeveria do të merrte, pa të drejtë, funksionet ligjvënëse të Kuvendit (shih vendimet nr.24, datë 10.11.2006; nr.1, datë 10.11.2006, të Gjykatës Kushtetuese).
Gjykata rithekson se elementi urgjencë nuk mund të ekzistojë në vetvete pa nevojën, sepse urgjenca tregon vetëm një situatë që nuk mund të presë, ndërsa nevoja tregon substancën e saj, përcakton situatën që kërkon zgjidhje, tregon marrëdhënien shoqërore që kërkon rregullim ligjor. Kuptimin e tyre të vërtetë termat nevojë dhe urgjencë e manifestojnë në kuadër të situatës së rastit konkret, duke i vlerësuar në kohën kur është vërtetuar prania e tyre. Nga kuptimi i përmbajtjes së nenit 101 të Kushtetutës, rezulton se vlerësimin e parë faktik dhe substancial të këtyre elementeve i përket ta bëjë qeveria. Ajo nuk mund të ndërmarrë një nismë për nxjerrjen e një akti normativ me fuqinë e ligjit, pa vlerësuar më parë rrethanat e krijuara që kanë shkaktuar nevojë dhe urgjencë. Natyra e vlerësimit që bën ky organ është faktik dhe juridik (shih vendimet nr.24, datë 10.11.2006; nr.1, datë 10.11.2006, të Gjykatës Kushtetuese).
Në përfundim, Gjykata, vlerëson se, nisur nga natyra përjashtimore e kompetencës së Këshillit të Ministrave në nxjerrjen e aktit normativ me fuqinë e ligjit, në respekt të hierarkisë së burimeve të së drejtës, të kërkesave që burojnë nga parimi i ndarjes dhe balancimit midis pushteteve dhe vlerave mbi të cilat bazohet shteti i së drejtës, para së gjithash, kufijtë e diskrecionalitetit që ka Qeveria, në vlerësimin e situatës së jashtëzakonshme dhe të nevojës urgjente, përcaktohen dhe i nënshtrohen kërkesave kushtetuese dhe kufizimeve përkatëse. Mosrespektimi, në rastin konkret, fillimisht nga Këshilli i Ministrave, i kritereve dhe kufizimeve kushtetuese procedurale dhe lëndore, përbën një të metë të legjitimitetit kushtetues të qeverisë për nxjerrjen e aktit normativ dhe, po ashtu, një të metë të ligjit që ka miratuar Kuvendi.
Ehhhhh e cfare ka ketu ok ishte me akt normativ behet tani me ligj 3/4 ps+lsi mbaroj puna
O palle. 3/4 jane 105 deputet dhe jo sa ben ps+lsi, apo ke punuar numerues tek zgjedhejet e PS ti dhe te dalin llogarit mir.
Po ti o Debil, mos je gje numrues I PDse!
Keshtu eshte kur jane vendosur neper gjykata kelyshet qe i shkojne pas sali qenit.
pse cfare ka te jashteligjshme ketu? bastard pa tru!
dua te di aktet normative te meparshme me sa vota jan miratuar sic eshte akti i ndryshimit te ligjit te statusit te ushtarakut ose per shtepit e ish opronarve dhe akte te tjera ?????
ky eshte problemi, njeri seshte ankuar per ato . . ., dhe as per ndonjo VKM qe ka marre Sala gjate atyre 8 viteve asnje prej tyre nuk ka shkuar ne kushtetuese
Kane shkuar nje tufe me ligje dhe me VKM, dhe kur kane qene antikushtetuese jane shfuqizuar. Vetem ligji per kthimin dhe kompensimin e pronave i propozuar nga Qeveria Berisha eshte rrezuar nga Gjykata Kushtetuese 2 here. Si ky jane me dhjetra vendime te kesaj gjykate qe kane rrezuar edhe propozimet e Qeverise Berisha.
Me shumice te thjeshte jane miratuar, sepse nuk perfshihen tek lista e ligjeve qe miratohen me shumice te cilesuar, sipas nenit 81 te Kushtetutes.
Shqiperia as ka pasur dhe as ka sistem drejtesie por vetem kadij sherbetore te rradhes ,tradita civile na mungon dhe sot e pasqyruar ne sferen politike ku S.Berisha i dha derrmen me vandalizmin tradicional te shpellave .
Akti normativ i ndryshimit te ligjit te statusit te ushtarakut qe eshte akoma ne fuqi e te tjera …… NE SHQIPERI DUHET TE HAPEN DOSJET KA 23 VJET FLITET DHE ASGJE .VETEM NGA ATO DO TE DUKET E VERTETA
Ligji mund te aprovohet me 3/5 pra me 84 deputete.
Ne rast urgjence ka te drejte te ushtroje vendimin e saj, por nevoja sepse po vika rreziku i ardhjes se pasojave te demshme per interesat publike por qe legjistacjoni ekzistues nuk i mundeson dot..
Agree, to disagree…
Djema, kuvendi ka 140 deputete. Nje e pesta i bie 28 deputete dhe 3 te pestat i bie 84 deputete te cilet koalicjoni i shumices i ka. Keshtu qe, ketu Sala, arriti qe qeveria te humbi pak kohe. Pra ligji do miratohet sa mepare ne kuvend me 3 te pestat dhe mbaroi kjo pune.Keshtu qe njerezit e Sales ne KLD bene nje brime ne uje.
po daku …ne KLD… e ke kap idene e shtetit mire fare! bravo!
dangall!
Je i madh shoku ….
Nuk e ndryshojne dot me, sepse tashme ligji ka hyre ne fuqi! Nese ligji hyn ne fuqi, nuk mund te miratosh nje ligj me pas qe te thote, jo jo prit se nuk do hysh ne fuqi
Duhet pastruar kjo hale e qelbur e mbushur me jshteqitje dhe funderrina e quajtur sistemi i drejtesise!
Nje demokrat sot pas dite me tha se Gjykata Kushtetuese e rrezoi aktin normativ te qeverise per nepunesin civil . Ne fakt U NDJEVA I SHQETESUAR , POR ME SQARIMET QE MORA NGA KJO FAQE GAZETE , KUPTOVA , U SQAROVA dhe u gezova , SE EDHE KESAJ RRADHE , Sales i paska has sharra ne baski , gozhde , se llogarite behen sipas kesaj formule , ku 3/5 e 140 = 84DEPUTETE . Ah more njerez saa ndjellakeqas na jane ber keta bashkkombas tane demokratet ! Thuajse vetem keta duhet ti gezojne privelegjet per vendet e punes dhe te ….!
Po kane te drejte.Mazhoranca nuk i ka 3/5. Ckerkon Qeveria te ndryshoje ligjet per nenpunsin civil? Ta hedhi ne Kuvend propozimin dhe po u votua me 3/5 Kushtetusja nuk ka cte beje sic ka bere kur Saliu me 74 vota ka bere sic i ka dashur by..Jam kurjoz.Deri me sot Mazhoranca nuk ka marre asnje inisjative per 3/5.Kini ndonje skenar se cmund te ndodh ? Mos me thoni se do kete rrjedhje votash se do nderroje mendim per 23 Qershorin .
Kush eshte tuj e qa qa thojn keta
o hajvana o jerana po 3e 5 te deputetve duhet me qen 92 deputet dhe ata duhet me rrzu edhe presidentin e shtetit edje keto ligje prandaj mos ja futni kot se i ka kry saliu me kohe keto hesape hahaah
shoku 3/5 e 140 = 84. 140 x 3/5
140:5 = 28
28×3 = 84
pra 3/5 e 140 bejne 84.
Te me falesh nqs jam gabim se e kam lene pijen dhe aritmetiken perpara shume kohesh.
hjadeni e merrini edhe keto minoritete serbe gabele turke te thaqit e keni mundesi me i ba bahsk me ato minoritet greke qe te votojn bashlkarisht o antishqiptar o antikombtar se per qata ju vrasin si qent rrugve te grekut e italianit e evropes se skeni ndjenja njreiu
Nuk mund te behet shteti pa reforma duke filluar nga reformimi i Administrates Publike,Drejtesise,Policisedhe duke vazhduar me Shendetesine dhe Arsimin. Pevecse shumica ka mbeshtetjen plebishitare te 1 milion zgjedhesve gezon gjithashtu edhe shumicen e cilesuar ne Kuvend qe ja mundeson edhe nga ana ligjore c’do iniciative. Opozita duhet te ofroje bashkepunimin e saj ne c’do iniciative dhe oferte qe i behet nga shumica pasi vetem keshtu do jape kontributin e saj per te ngritur Shtetin. Ndaja e re Administrative duhet te jete piknisja e ketij bashkpunimi pa kushte ne favor te Qytetareve. Nese PD do vazhdoje te mbaje qendrim pengues shumica duhet ti drejtohet te gjithe forcave politike parlamentere dhe atyre jashteparlamentere per te bashkpunuar ne kete drejtim.
Ia ashtu po si!
reforme do te thote ndryshim njerezish ,apo ndryshim skeme drjtimi kete spo marrim vesh?
Edhe keta sic e kane nis po tallen me njerezit. Po ta kishin seriozisht kishin cuar atje nje ekspert konstitucinalist te perfaqsonte qeverine dhe jo ate juristen qe kur i benin pyetje nuk bente dot dallimin midis vendimit te qeverise dhe ligjit si dhe pasojen juridike
Qeveria e sabotoj vendimin
Shume mire beri Gjykata Kushtetuese. Nuk behen lojra prestigjatori me ligjet organike te shtetit.
Kush e lexoi vendimin do kete hasur patjeter pretendimin qesharak se ligji qe miratoi aktin normativ eshte “me fuqi te pakufizuar”.
Mos villni kot vrere ndaj Saliut, Gj Kushtetuese eshte nder institucionet Gjyqesore me te shendetshme ne Shqiperi.