Tavo: Të zgjidhet sa më shpejt problemi i “toponimeve” me Greqinë

5 Shkurt 2014, 14:25Politika TEMA

Deputeti i LSI-së Vangjel Tavo kërkon zgjidhjen sa më shpejt të problemit të toponimeve me Greqinë. Ndërsa e cilësoi këtë cështje si problemin kryesor që pengon shtetasit shqiptarë të shkojnë në Greqi, Tavo i bëri thirrje instancave përkatëse të shtetit grek të marrë në konsideratë shqetësimin e mijërave shqiptarë që jetojnë si emigrantë në Greqi. “ Nuk mund të përbëjë asgjë tjetër përveçse çudi dhe paradoks ky fakt për një vend si Shqipëria, e cila pretendon të fitojë statusin e vendit kandidat në Samitin e qershorit në Greqi . Edhe pse gjithkush nga ne është në dijeni të këtij ngërçi, po ju rikujtoj se mijëra qytetarë shqiptarë në Greqi, mes tyre dhe shumë qytetarë shqiptarë me kombësi greke, jo vetëm që nuk mund të kalojnë kufirin për të parë të afërmit e tyre në fundjavë, por nuk mund të kryejnë asnjë transaksion ligjor, përderisa shteti grek nuk njeh toponimet me emërtesat e vendit tonë. Kjo situatë është e pafalshme. Në radhë të parë për ne, politikanët që po lëmë qytetarët tanë të vuajnë në vitin 2014”, tha Tavo. Ndërsa shpreh falenderime për institucionin e Avokatit të Popullit në Republikën e Shqipërisë, si një ndër institucionet e vetme që e ka ngritur zërin për çështjen e toponimeve dhe që me nismat që ka ndërmarrë dhe po vazhdon të ndërmarrë, Tavo e cilëson atë si sugjeruesin kryesor të qeverisë sonë për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi. “Jam i sigurt se çdo deputet i Parlamentit Shqiptar ka me dhjetëra votues të tij që vuajnë pasojat e çështjes së toponimeve. Është absurditet t’u mëshojmë akoma nacionalizmave të sëmura dhe të lëmë qytetarët shqiptarë të vuajnë.  Po kaq absurd është edhe fakti i mëshimit të  shahut diplomatik në kurriz të hallexhinjve, të cilët nuk kërkojnë veçse të vizitojnë vendlindjen pa pengesa dhe të kryejnë transaksione ligjor si çdo qytetar i Europës së Lirë. Kjo deklarate vjen pikërisht sot , pasi sipas informacioneve mësohet se nesër ministri ynë i Jashtëm, zoti Ditmir Bushati, për një takim në kuadër të Kartës së Adriatikut, do të vizitojë shtetin grek. Gjithashtu së shpejti vjen në Tiranë Ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangjellos Venizellos.  Prandaj , kjo deklaratë, le të shërbejë si ftesë për trajtim serioz të problemit tashmë të njohur, nga dy ministrat përkatës”, tha Tavo .

15 komente në “Tavo: Të zgjidhet sa më shpejt problemi i “toponimeve” me Greqinë”

  1. Mus Maranej says:

    Shyqyr qe te doli gjumi vangjel Taho ae po bene thirrje grekut per pengesT e emigrante shqkptaf se mos eShte rasti pRe

    1. PIRRUA I EPIRIT says:

      O Evangjele, po nuk ta ka fajin Greku qe Ti i thua Cameri -Thesprotis dhe Epirit (te lavdishme), Pirrua i Epirit quhej Jo Piro Cami. I thua Follorine -Florines, thuaje dhe Florides (Sh.B.A.)- Folloride po ta mban bytha, Kastoria (qyteti i Kastoreve) e bete Kostur, Thesaloniqi (Thesalia-Niqi, ose Fitoria e Filipit ne Thesali) e bete Selanik (ne gjuhen Bastarde). Te tilla Trillime dhe Deformime vetem njerez pa Histori dhe Bastard mund ti thone dhe ti mbrojne, Evropa e di mire se ku qendron e drejta dheboll ju ferkon koken.

  2. Mus Maranej says:

    Zotri Taho kjo kerkes te vazhdoje me kerkesa e te drejtave came dhe te gjenjes ligjit luftes mes dy vendeve Greko-shqiptare dhe kerko edhe ndarjet e ujrave teritorjale ok mos bono po shoejto ok Tenk

    1. Argita_B says:

      Nuk mund te perziesh tre probleme te ndryshme e te kerkosh zgjidhje me pas, pasi behen ndoshta te pazgjidheshme.
      Duhen kopetenca juridike ne te drejten internacionale per tu prononcuar, po me duket pak çudi qe probleme toponimesh vetem greket na hapin!!
      Ka bredhur ne pjese me te madhe te vendeve te Evropes e nuk kam degjuar kurre qe nje vend Evropian, dogane evropiane te hapi probleme toponimesh!
      Emrat e qyeteteve apo fshaterave ne Shqiperi jane kopetence e organeve shqiptare dhe jo e atyre greke, pasi greket nuk kane asnje kopetence ne teritorin shqiptar.

      1. el greco says:

        Ketu nuk behet fjale per toponimet ne territorin shqiptar, por per toponimet ne territorin grek. Shume shtetas shqiptare te moshave te reja kane lindur ne Greqi. Dhe shteti grek kerkon qe toponimet greke te shkruhen sipas listes se toponimeve greke qe Greqia ka dorezuar ne OKB. Po te sjelle nje shembull, shteti grek kerkon qe te shkruhet Thessaloniki dhe jo Selanik.
        Mendo si do te reagonte shteti shqiptar ne nje rast analog ku nje shtetas shqiptar i lindur ne Gjirokaster pajiset me pasaporte greke ku vendbanimi shkruhet Argyrokastro. Cili do ishte reagimi i shtetit shqiptar ne kufi ndaj personit qe do paraqitej me nje pasaporte te tille?

  3. Mus Maranej says:

    Meshtu te takon te veprosh zoti Taho po lereni dredhirat genjeshtrat po pun pun pun dhe punsime per shqiptart se na meriat me genjeshtra sidomos kohet e fillit te vitit 2014 punsoni popullin dheos te shkoj te punoj skllav ke grekafonat qe sju japin as rrogat po ju a oeregjysmojne dhe sku japin fare ok shpejto hidhuni te punsimet e popullit dhe qetsia e Renfit dhe qarkullimi Rrugor ju ecin njerzit me makine pa patent nuk lejohet pa patent te ngasesh makinen se eshte kundra ligjeve ok

  4. tani ortodoksi says:

    u bene te gjithe greker, ?

  5. taqi says:

    Shko ne Greqi shkerdhate merr dhe janullen me vete se boll u shkerdhye ktu ,korifillaku peshtire

    1. emigranti says:

      Jua ka kallur datet ne 7 breza Korofillaku (horofillakos-ruajtesi i rendit), o Camo.

  6. mirel says:

    e nxori koken dhe lepuri tavo
    tani lexoni qarte pislleqet qe ve ne “tave” qeveria jone per te hyre ne BE.
    Ne te vertete duhet te ndodhte e kunderta
    sa emra kane nderuar tavot ne cameri qe pas luftes se dyte
    Edis Ramovic po punon “mire” per fqinjesine e “mire”

    1. MI6 says:

      ardhacaku dhe yzmeqari katundar vangjel tavo te rrenqeth lesht kur kercenon me porosi nga eladha…..ka te drejt ne fakt kur socialistet ne pushtet bejne nenkryetar kuvendi birin shpirteror te Janulllatosit Vangjel Dule

  7. socialisti says:

    Kur u bere dhe ti Tavo deputet, nuk mbetet njeri mbi glob pa u bere deputet.

  8. Kadri Spahiu says:

    Po keta Camet me origjine nga Anadolli kur do ti marr Greqia dhe ti coj ne Turqi o Tavo? Hajde regulloje pak edhe kete pune se na u mbush Vorio Epiri me xhamija turko-camesh!!!!

  9. sheme says:

    Bravo Tavo.Duket qe je penduar per ato qe ke bere.Po kthehesh ne rruge te mbare.Je ca i pabese por edhe kete kam besim qe do ta rregullosh.

  10. A says:

    More VANGJEL TAVO, kur Shqiperia ka 23 vjet qe nuk ka qeveri, nuk ka institucionet zyrtare si duhet, pa tjeter qe do te ndodhin te tilla ngjarje. Sepse neper zyra kemi vetem injorante dhe te pa afte, qe per me teper nuk duan te mesojne, megjithese paguhen nga taksa paguesi shqiptar.
    Pa problem eshte kjo pune, meqenese ne Shqiperi gjuha zyrtare eshte shqipja, si gjuhe nderkombetare konsiderohet anglisht dhe ne Greqi eshte gjuha greke atehere p.sh. ku thuhet shteti i lindjes per Shqiptaret qe kane lindur ne Greqi te shkruhet: GREQI=GREECE=ELLAS.
    Dhe te nxirret nje urdher p.sh. qe Pasaportat biometrike dhe Kartat e Identitetit te fillojne te shkruhen ne kete menyre duke filluar nga data 01 janar 2015.
    Por grekeve ti thuhet cfare po beni me problemin CAM, cfare po beni me pronat e shqiptareve ne Greqi, cfare po beni me ligjin e luftes, pastaj ne lidhje me ujrat territorial detar te rrine ashtu si kane qene perpara viteve 90-te dhe pse ndodhe kur ka pik levizjesh tokesore ndermjet dy shteteve tona SHQIPERI dhe GREQI nuk ju funksinojne kompjuterat dhe bile mbyllni deri sportele kontrolli.
    Keto jane detyrat e qeverise dhe ministrise se jashtme te Shqiperise lene shume per te deshiruar. Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje