Objektet apo trojet shtetërore, Qeveria përcakton procedurën e dhënies me qira. Kur aplikohet kontrata 1 euro

5 Shkurt 2014, 18:27Politika TEMA

Këshilli i Ministrave miraton kriteret dhe procedurat e mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore. Vendimi parashikon që ky process do të realizohet përmes konkurimit, ndërsa pasuritë që jepen me qira janë ndërtesat, sipërfaqet funksionale (jo nën ndërtesë), trualli i lirë, makineritë e pajisjet e linjat e prodhimit të institucioneve shtetërore, ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare me kapital 100 për qind shtetëror ( “shoqëri shtetërore”). Pasuritë shtetërore, që jepen me enfiteozë janë vetëm pasuritë e paluajtshme të institucioneve shtetërore, ndërmarrjeve dhe shoqërive shtetërore.  Në pikën 3 të vendimit përcaktohet se kriteret e konkurrimit për dhënien me qira të pasurisë shtetërore janë niveli i investimit, niveli i punësimit dhe oferta e detyrimit mujor të qirasë. Por vendimi parashikon edhe vendosjen e kritereve shtesë nga institucionet qendrore apo vendore.

Sipas vendimit, kriteret e konkurrimit për dhënien me enfiteozë të pasurisë shtetërore janë: niveli i investimit në pasuri të paluajtshme për përmirësimin e pronës, i cili të jetë mbi 200 për qind të vlerës së pasurisë së shpallur për konkurrim; qëllimi dhe niveli i investimit në tërësi në pasurinë që jepet me enfiteozë; niveli i punësimit; oferta e detyrimit mujor.

Objektet pa konkurim

Këshilli i Ministrave ka përcaktuar dhënien pa konkurrim në rastet kur:

a) dhënia me qira e sipërfaqeve deri në 200 m2, të cilat jepen me afat deri në 1 vit;

b)  makineritë e pajisjet e shkëputura, të cilat jepen me afat deri në 1 vit;

c) dhënia me qira e pasurive shtetërore subjekteve të pajisura me leje shfrytëzimi të pasurive natyrore minerare, peshkimit, ujërave e të veprimtarive të tjera, të ngjashme, kur këto pasuri i jepen subjektit, në ndihmë të zhvillimit të aktivitetit, për të cilin është licencuar;

ç) rastet kur me ligj janë miratuar marrëveshje minerare të shfrytëzimit, subjekti i licencuar ka të drejtën e lidhjes së kontratës së huapërdorjes për sipërfaqen e ndërtimit të fabrikave (sipërfaqe kjo e konfirmuar nga plani i biznesit i paraqitur për marrjen e lejes së shfrytëzimit), me të drejtë përsëritjeje deri në përfundim të periudhës së licencimit;

d)  dhënia me qira e objekteve shtetërore për institucionet shtetërore, kur ato do të përdoren për nevoja dhe aktivitete të mëtejshme shtetërore;

dh)  dhënia me qira e pasurive shtetërore subjekteve shtetërore ose private për ushtrimin e aktiviteteve në fushën e sportit, kulturës, turizmit dhe trashëgimisë kulturore, kundrejt investimeve në pasurinë shtetërore të vlerave mbi 2 (dy) milionë euro;

e)  shtesat në kontratë për sipërfaqet funksionale që kërkohen nga qiramarrësi për të shtuar ose për të përmirësuar veprimtarinë, për sipërfaqe jo më shumë  se 50% e sipërfaqes totale të truallit ku shtrihet objekti i marrë me qira dhe vetëm në rastet kur sipërfaqja shtesë shtrihet në kufi me sipërfaqen e kontratës.

Objektet

Pasuritë në administrim të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare jepen me qira prej saj, me afat deri në një vit, pa kufizim për sipërfaqen e tyre, sipas tarifave të përcaktuara në aneksin “B”, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Pasuritë në administrim të Autoritetit Portual Durrës jepen me qira ose enfiteozë prej tij, në përputhje me ligjin nr.9130, datë 8.9.2003,  “Për Autoritetin Portual”, sipas procedurave të këtij vendimi. Monumentet e kulturës jepen me qira ose enfiteozë nga Ministria e Kulturës në përputhje me ligjin nr.9048, datë 7.4.2003, “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar.  Të drejtën e lidhjes së kontratës së qirasë me subjektet e pajisura me leje shfrytëzimi të pasurive natyrore – minerare, peshkimit, ujërave, veprimtarive të tjera të ngjashme e ka institucioni qendror shtetëror, që mbulon veprimtarinë përkatëse, sipas përcaktimeve në Kodin e Procedurës Administrative.

Procedurat

Institucioni shtetëror, ndërmarrja apo shoqëria shtetërore, që ka në administrim objektin që do të jepet me qira ose enfiteozë, për të gjitha rastet, përgatit dokumentacionin, si më poshtë vijon:

a) Propozimin për dhënien me qira ose enfiteozë të objektit, i cili përmban propozimin për veprimtarinë që mund të ushtrohet në këtë pasuri dhe afatin  e dhënies me qira.

b) Vendimin e organit drejtues të institucionit shtetëror, ndërmarrjes apo shoqërisë shtetërore (Këshilli Mbikëqyrës, Këshilli Drejtues, Bordi Drejtues, etj.).

c) Miratimin e organit të varësisë administrative.

ç) Genplanin e objektit, në 6 (gjashtë) kopje origjinale, të konfirmuar nga drejtuesi i institucionit shtetëror, ndërmarrjes apo shoqërisë shtetërore dhe nga organi i prefekturës, në territorin e së cilës ndodhet pasuria, ku të jenë përcaktuar qartë sipërfaqja e truallit gjithsej, sipërfaqja e truallit nën ndërtesë dhe sipërfaqja funksionale (jo nën ndërtesë).

d) Tarifën dysheme të detyrimit mujor për sipërfaqet nën ndërtesë, sipas përcaktimeve në këtë vendim dhe duke pasur parasysh edhe gjendjen fizike të objektit.

dh)  Konfirmimin nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për pronësinë shtet të objektit dhe truallit, si dhe nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për vendimet që mund të ketë dhënë për njohje ose kthim prone. Në rastet kur pasuria, që jepet me qira ose enfiteozë, është në administrim të shoqërive shtetërore, nuk është e nevojshme të kërkohet konfirmimi nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Dokumentacioni

Dokumentacioni për marrjen me qira, që paraqesin konkurrentët, i dorëzohet komisionit në orën e hapjes së konkurrimit dhe përmban:

 

a) kërkesën e subjektit për marrje me qira të pasurisë shtetërore;

b) planbiznesin e hollësishëm për vënien në funksionim të objektit, ku të përshkruhen qartë plani i punësimit, plani i investimeve, si dhe treguesit që do të realizohen;

c) ofertën për vlerën e detyrimit mujor të qirasë;

ç) certifikatën e regjistrimit dhe certifikatën historike të regjistrimit të subjektit në QKR;

d) NUIS-in dhe vërtetimin nga dega e tatimeve se subjekti ka shlyer detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore;

dh)  vërtetime nga institucionet përkatëse që nuk është në ndjekje penale, si dhe nuk ka procese gjyqësore në lidhje me aktivitetin.

Ky dokumentacion duhet të plotësohet edhe në rastet kur objekti jepet me qira pa konkurrim.

Dokumentacioni për marrjen me enfiteozë, që paraqesin konkurrentët, të cilët duhet të jenë shoqëri tregtare, i dorëzohet komisionit dhe përmban:

a) kërkesën e subjektit për marrje me enfiteozë të pasurisë shtetërore;

b) planbiznesin e hollësishëm për përmirësimin e pronës;

c) përshkrimin e projektideve të investimit, të dhëna për nivelin e investimeve të parashikuara në pasuri të paluajtshme dhe në objektin në tërësi, shoqëruar me projekte, skica dhe dokumentacion tjetër paraprak, si dhe burimin e financimit të projektit;

ç)  ofertën për vlerën e detyrimit mujor;

d) CV-në e subjektit, ku të tregohet përvoja në fushën e aktivitetit ekonomik që do të ushtrohet në pasurinë që jepet me enfiteozë, të shoqëruar me dokumentacion vërtetues;

dh)  certifikatën e regjistrimit dhe certifikatën historike të regjistrimit të subjektit në QKR;

e) NIPT-in e subjektit;

ë)   vërtetimin nga dega e tatimeve, që subjekti ka shlyer ose nuk ka detyrime tatimore;

f) vërtetimin nga dega e doganës se ka zhvilluar eksport apo kontrata eksportuese efektive, në rastet kur subjektet kryejnë veprimtari eksportuese.

Tarifat dhe vlera dysheme

Për pasuritë shtetërore që jepen me qira ose enfiteozë, vlera dysheme e detyrimit mujor përcaktohet si shumë e vlerës së qirasë mujore për ndërtesën dhe sipërfaqen funksionale që jepet me qira ose enfiteozë, të llogaritura, si më poshtë vijon:

 

a) Për ndërtesat (quhen të tilla sipas përcaktimeve në aktet ligjore e nënligjore në fuqi në fushën e planifikimit të territorit), tarifat dysheme të qirasë mujore janë sipas tarifave të përcaktuara në aneksin “A” bashkëlidhur këtij vendimi.

b)  Për sipërfaqen funksionale, tarifa dysheme e qirasë mujore është 20 për qind e tarifës dysheme të detyrimit mujor të përcaktuar për ndërtesat. Trualli nën ndërtesë (objekti) përfshihet në tarifën e qirasë së ndërtesës.

Kur jepet me qira truall i lirë, pra kur jepet me qira ose enfiteozë vetëm truall, tarifa dysheme e qirasë mujore është 100 lekë/m2.

Për pasuritë e institucioneve shtetërore apo shoqërive shtetërore me karakter kombëtar (kulturor, historik, muzeor, arkeologjik), të shpallura të tilla me akte ligjore, tarifa dysheme e detyrimit mujor e përcaktuar më sipër, shumëzohet me  2 (dy).

Kur ndërtesa është me dy ose më shumë kate, për efekt të llogaritjes së qirasë mujore do të merret parasysh sipërfaqja e çdo kati.

Për përcaktimin e vlerës së detyrimit mujor të qirasë, për pasuritë e luajtshme (makineritë, pajisjet, linjat teknologjike, makineritë e pajisjet në galeritë minerare, etj.,) që jepen me qira, institucioni shtetëror, ndërmarrja apo shoqëria shtetërore që ka në administrim pasurinë, përcakton vlerën e qirasë vjetore, që është sa 1/10 e VAM-it (vlerës aktuale minimale), të llogaritur si diferencë e vlerës fillestare të kontabilizuar minus amortizimin në vite, mbështetur në vendimin nr.401, datë 23.10.1989, të Këshillit të Ministrave, (pjesa për investime), shumëzuar me  indeksin e çmimeve të muajit përkatës, të publikuar nga INSTAT-i.

Për objektet voluminoze si: rezervuarët, depozitat dhe siloset, që jepen me qira me qëllim tregtimi, brenda vijave kufizuese të qyteteve: Tiranë, Berat, Durrës, Fier, Korçë, Lushnjë, Pogradec, Sarandë, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, Kavajë, Krujë, Laç, Lezhë, tarifa dysheme e qirasë është 400 lekë/m3 në muaj, ndërsa jashtë vijave kufizuese të qyteteve të sipërpërmendura, si dhe në të gjitha zonat e tjera tarifa e qirasë është 200 lekë/m3 në muaj.

Për terrenet sportive, përcaktuar si të tilla me akte ligjore dhe kur do të kryhet aktivitet sportiv, tarifa dysheme e qirasë mujore është 10 lekë/m2 në muaj.

Për pasuritë në administrim të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, tarifat minimale të detyrimit mujor të qirasë të jenë sipas tabelës “B”, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për mjediset e Pallatit të Kongreseve, në raste të veçanta aplikon tarifa të ndryshme me ato të parashikuara më lart, me miratim të Këshillit të Ministrave.

Nxitja e biznesit

 

Për objektet e dhëna me qira ose enfiteozë, me sipërfaqe mbi 200 m2, vlera e detyrimit mujor rillogaritet me zbritje, kur subjekti që ka marrë me qira ose enfiteozë, vërteton në llogaritë financiare vjetore të tij se ka kryer investime në pasurinë e marrë me qira ose enfiteozë për përmirësimin e saj, si dhe për blerje e instalim linjash, makinerish e pajisjesh në vlerat, si më poshtë vijon:

· Investime mbi 50 milionë lekë, zbritja është  10 % ;

· Investime mbi 80 milionë lekë, zbritja është  20 % ;

· Investime mbi 100 milionë lekë, zbritja është 30 % ;

· Investime mbi 150 milionë lekë, zbritja është 40 % .

Ulja e vlerës së detyrimit mujor nga realizimi i investimeve vlen deri në përfundimin e afatit të kontratës të qirasë apo enfiteozës.

Tarifa 1 euro

Pasuritë shtetërore, me sipërfaqe mbi 500 m2, u jepen të tretëve edhe me kontrata qiraje, me tarifë simbolike 1 (një) euro/kontrata, me vendim, rast pas rasti, të Këshillit të Ministrave.

Kur, pas përfundimit të procedurave të konkurrimit, rezulton fitues një subjekt i cili propozon që në pasurinë shtetërore që jepet me qira do të zhvillohen  aktivitetet, si:

a) veprimtari prodhuese industriale në nivele investimi mbi 10 milionë euro;

b) veprimtari prodhuese të regjimit “FASON”;,

atëherë, në këtë rast, institucioni që zhvillon procedurën dhe që ushtron të drejtën e përfaqësuesit të pronarit shtet për pasurinë i propozon Këshillit të Ministrave lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën simbolike 1 (një) euro/kontrata.

Ministria përgjegjëse për ekonominë mund të propozojë në Këshillin e Ministrave dhënien me qira të pasurisë shtetërore, pa konkurrim dhe me tarifë simbolike 1 (një) euro/kontrata, kur me ofertë “të pakërkuar”, ka propozim për kryerjen e investimeve në vlera mbi 2 milionë euro për zhvillimin e zonave të veçanta, duke kryer këto aktivitete:

a) Veprimtari në fushën e sportit, kulturës, turizmit dhe trashëgimisë kulturore;

b) Veprimtari që do të ndikojnë në zgjidhjen e problemeve sociale në zona të veçanta.

Para nënshkrimit të kontratës së qirasë, me tarifë 1 euro/kontrata, qiramarrësi ose enfiteozëmarrësi është i detyruar të kryejë pagesën e garancisë së kontratës, në vlerën 10 për qind të vlerës së investimit të marrë përsipër në konkurrim. Garancia kthehet pas përfundimit të investimit.

Në rast se subjekti, që ka lidhur një kontratë me tarifë 1 euro/kontrata, nuk realizon kushtet e saj, kontrata kthehet në kontratë qiraje ose enfiteoze dhe vlera e detyrimit mujor rillogaritet, sipas tarifave të përcaktuara në kreun III, të këtij vendimi, si dhe merr gjobë, në masën e garancisë së depozituar në çastin e lidhjes së kontratës.

Kontratat e qirasë të lidhura para daljes së këtij vendimi, ku realizohet veprimtari prodhuese me regjim “FASON”, kthehen në kontrata me tarifë simbolike 1 (një) euro/kontrata, pas daljes së këtij vendimi, duke ruajtur si garanci kontrate atë të kontratës së qirasë. Specifikimet për rastet dhe procedurat për ndryshimin e këtyre kontratave bëhen me udhëzim të ministrit përgjegjës për ekonominë.

Pas daljes së vendimit të Këshillit të Ministrave, për dhënien me qira të pasurisë shtetërore me tarifë simbolike 1 (një) euro/kontrata, ministria përgjegjëse për ekonominë fillon procedurat, që janë të njëjta me ato të përcaktuara në kreun II, të këtij vendimi.

16 komente në “Objektet apo trojet shtetërore, Qeveria përcakton procedurën e dhënies me qira. Kur aplikohet kontrata 1 euro”

  1. arsen says:

    Shifeni Wikipedia se ne cfare periudhe eshte perdorur EFITEUSI

    http://it.wikipedia.org/wiki/Enfiteusi

    Na cun ne feudalizem me duket!….

    1. 1 milion says:

      rilindja mesjetare eshte. eshte ironi e thelle e mbare klases politike me kete popull

    2. leo says:

      Hajde o injorant pse shitja kur eshte hasur per here te pare?!
      Emfiteoza eshte nje lloj kontrate qe bota ka shekuj qe e perdor dhe vazhdon.

      1. Rik says:

        Shqiperine duan ta shesin “falas” tek te huajt bijte e komunisteve qe i sherbyen diktatures dhe diktatorit Enver Hoxha. Keta komunistet kishin origjine katundaresh varfanjake, pra pa prona.

        “Dardha bie nen dardhe”, thote nje fjale e urte.

        Cilet jane ata te huaj qe vijne ne Shqiperi kur nuk eshte zgjidhur ceshtja e prones?

        Gangsteret dhe maskarenjte e botes se huaj i preferojne te tilla oferta.

    3. 1 milion grushta turinjve says:

      @arsen!
      Leri denglat dhe meso se cfare eshte “enfiteoze” ligjerisht:

      KREU V – ENFITEOZA
      Kuptimi i enfiteozës
      Neni 784

      Enfiteoza është një kontratë, me të cilën një personi i jepet e drejta të përdorojë e të përmirësojë një pasuri të paluajtshme, kundrejt një shpërblimi periodik në të holla ose në natyrë.

  2. Maja says:

    nese paraprakisht qeveria nuk sqaron se kush eshte pronar i truallit, ajo gabon rende, shkel ligjin dhe kushtetuten. kete gabim do ta paguaj populli .

  3. kodoshi says:

    Dhe ku diferencon Rama nga Berisha ne kete rast? Prape tek Zamiri do ta dergojne Dhermiun dhe tere bregedetin e jugut. Diferenca do te jete qe nqs me Salen Zamirit iu desh t’ia jepte kunatit, me Ramen do te duhet te gjej ndonje kushuri qe ka letra italiane.

  4. Bregdetasi says:

    Pas vendimit te kalimit te 18,000 ha toke bujqesore ne dore te Ministrise se Bujqesise,ky eshte vendimi i dyte ne dem te pronareve trashegimtare te cilet akoma nuk i kane marre pronat e shtetezuara nga sistemi komunist.
    Vazhdon me rreptesi zbatimi i “Katovices Ramiziste”.
    Vetem ne dem te pronareve trashegimtare te shtetezuar,te dy krahet, si i djathte dhe i majte te trupit te PPSH e mirekuptojne njeri tjetrin ne distance.

  5. Billy says:

    Po Berisha, pervec Fazllicit, sa biznese te huaja, vuri ne pune me nismen Shqiperia nje euro ?

  6. Treviso says:

    Mendoj se eshte bere nje studim qe do japi rezultate. Eshte percaktuar çdo gje me imtesi. Dhenja me qera nje Euro do kete me shume perfitim shteti.Fitimi me i madh eshte se punesohen njerzit plus taksen e prodhimit. Me keto vendime qe ka marre qeveria, per mua nuk ka rendesi se kush i merr pronant ne shfrytezim, Italian, Gjerman, Grek apo Francez. Rendesi ka te hapen vende pune dhe shteti te vjeli taksat.

  7. vlonjati says:

    Turp turp dhe njemije here turp qe vazhdojne te promovojne nismat e Sales. Te anullohet nisma 1 euro dhe te korrigjohet VKM e Rames. Po i jepni pike Berishes…Bobo…TURP

  8. ku ka shteti troje ne kapitalizem ,ay nuk eshte pronare,jane troje te te gjitheve komunitetit,por jo te na dale shteti pronare cfare gomarlleqesh te qellimta , te jape shtepine e vete per nje euro cop e gomarit dhe te na ktheje tokat ,dhe jo te mbaje nje institucion ate te kthimit te pronave dhe nuk kryen asnje pune por vetem marrin rrogat e paguara nga taksapaguesit , me e ndershme do ishte ta mbyllte dhe te thoshte qe nuk kthej prona , e jo te genjeje si merumi tjeter europen qe po kthejme pronet shqiptareve , kesaj i thone hiku muti erdhi kaka shqiperise ju vu flaka

  9. Simbs te thenurave ,te gjith udheheqesite Shqiperis jane dobica dhe kurvjare qe zen motrat e tyre keshtu shkruan shtipi shqipetar .Cpret te bejne ligje dhe shtet persembari shtet kurvjaresh dhe dobica e kusare pa orgjin pa taban pa fe pa den e iman

  10. Titi says:

    Po per sportin e futbollit,a mund te kete me shume informacion.

  11. Pronat e shtetit jane ato prona qe nuk jane te privatit
    cfare nuk kuptojne disa ketu ?

  12. osmani says:

    18.000 mij ha toke ti merren ish-pronarve!!! Kjo eshte nje gjest komunist! POSHTE KOMUNISTAT dhe idete e tyre per zoterimin e pasurive te njerezve qe i trashegojne ato me te drejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje