VIDEO/ Basha-Lidington: Ndërkombëtarët të ushtrojnë presion ndaj Qeverisë

5 Shkurt 2014, 15:31Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i shpreh shqetësimet e opozitës ministrit për Cështjet Europiane të Mbretërisë së Bashkuar David Lidington në lidhje me atë që konsiderohet si shkelje e ligjit dhe Kushtetutës nga mazhoranca qeverisëse. Në takimin e zhvilluar mes Bashës dhe Lidington u diskutua mbi marrëdhëniet midis të dy vendeve, integrimin europian të Shqipërisë, zhvillimet politike në vend si dhe per forcimin e bashkëpunimit midis Partisë Demokratike dhe Partisë Konservative. Ministri britanik e siguroi kreun e opozitës se vendi i tij është i vendosur të vijojë bashkëpunimin dhe mbështetjen ndaj Shqipërisë në projektin e integrimit në BE. Në këtë kontekst, Lidington vlerësoi rolin thelbësor të Partisë Demokratike si opozita demokratike në vend duke theksuar domosdoshmërinë që procesi i integrimit të jetë një përqasje gjithëpërfshirëse, dhe duke përshëndetur mbështetjen pa kushte që Partia Demokratike ka deklaruar gjatë misionit të saj opozitar.

Basha e njohu ministrin Lidington me shqetësimin tashmë mbarëpopullor për fushatën anti-kushtetuese, anti-ligjore dhe në kundërshtim të hapur më parimet e shtetit ligjor që qeveria dhe mazhoranca po intensifikojnë dita ditës në vend që filloi me shkeljen e paprecedentë të konsensusit dhe sulmin për zhbërjen e administratës publike profesioniste dhe zëvendësimin e saj me militante dhe po vijon me: uzurpimin dhe politizimin e policisë së shtetit, zhbërjen e njësive profesioniste të luftës kundër krimit e korrupsionit, moszbatimin e vendimeve të gjykatave si në rastin e INSTAT, sulmin primitiv ndaj institucioneve të pavarura si ILDKP, AMA, SHISH, presionin e paskrupullt ndaj gjyqësorit, vjedhjen e votës së lirë të shqiptarëve në zgjedhjet vendore në Korcë, grabitjen përpara kamerave të miliona të dhënave konfidenciale të qytetarëve dhe bizneseve shqiptare, nga ndërhyrja e paligjshme në serverin e tatimeve. “Në kundërshtim flagrant me parimet demokratike dhe traditën parlamentare në vend, mazhoranca Rama-Meta me dy vendime haptazi antikushtetuese ka shkelur të drejtën e opozitës dhe të zgjedhurve të sovranit për ngritjen e komisioneve investigative parlamentare”, u shpreh Basha.Nisur nga shqetësimi i shprehur prej ministrit Lidington, se si po reagon opinioni publik dhe se çfarë duhet të bëjnë partnerët ndërkombëtarë në këto kushte, Basha tha se insistimi në respektimin e plotë të shtetit të së drejtës nga qeveria Rama, dhe në ruajtjen e standardeve demokratike të arritura e të vlerësuara nga institucionet e BE, është dhe mbetet e vetmja rrugë përballë arbitraritetit dhe papërgjeshmërisë së kësaj mazhorance.

2 komente në “VIDEO/ Basha-Lidington: Ndërkombëtarët të ushtrojnë presion ndaj Qeverisë”

  1. ***************************** PRESION ******************************
    Tani ,,,,do ti them une z. Basha ,,,,,,! Mos u merzit ,se do ti them tiu nxjerrin ne
    Pension ,jo presion…………… Aktore te shkelqyer estrade Ceke Berati jeni bere !!!!

  2. gery says:

    po per rrugen e kombit a i the gje? po per 21 janarin,po per tramvain se e haruam fare. o plere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje