INTERVISTA/ Rama: Ja si u bëra ministër në qeverinë Nano. Vilën e Enverit do e kthej në bujtinë

6 Shkurt 2014, 08:01Politika TEMA

Edi Rama, në një intervistë për kritikun e artit, Hans Ulrich Obrist, flet gjatë për jetën e tij dhe për hyrjen në politikë.

Kryeministri tregon për “sherret” me babain e tij, për mënyrën se si u bë ministër Kulture dhe për kohën kur drejtonte bashkinë e Tiranës.

Për propozimin e Nanos, Rama tregon: “Ra telefoni. Ishte kryeministri, Fatos Nano. Më bëri një pyetje të drejtpërdrejtë: “Ministër i Kulturës, do të qëndrosh apo do të largohesh”. Pa hezitim, i thashë: “Do të qëndroj”.

 

Hans Ulrich Obrist: Më vonë shkuat në Paris, ku jetuat me Anri Salën. Si hytë më vonë në politikë?

Rama: Në vitin 1998, babai im u nda nga jeta nga një atak në zemër dhe unë planifikova që të kthehem sërish në Shqipëri për tre ditët e funeralit, por nuk u largova më. Unë dhe babai ishim shumë të afërt me njëri-tjetrin, por që gjithsesi ne konfliktoheshim për pikëpamjet tona, pasi ai ishte komunist ndërsa unë antikomunist. Ai ishte një artist shumë i njohur në vend, por njëkohësisht edhe një njeri që njihej për tolerancën e tij. Unë gjithnjë do t’i jem mirënjohës ai që më lejoi të rritesha pa limite në mënyrën e të të menduarit. Kur ai u nda nga jeta, unë e përjetova keq. Pas funeralit, tek recepsioni i shtëpisë sonë, unë shkova të bëja kafetë në kuzhinë. Telefoni ra dhe pas tij dallova kryeministrin Fatos Nano, i cili atë kohë ishte në krye të qeverisë së riorganizuar pas trazirave politike dhe kolapsit ekonomik të vitit 1997. Ai më pyeti shpejt: “Zoti Ministër i Kulturës, doni të qëndroni këtu apo do të largoheni?” Ai po më propozonte që të merrja një pozicion në kabinetin e tij qeveritar. Dhe pa hezituar, i thashë: “Do të rri”. Ai tha: “Vërtet? Dëshiron edhe ca kohë që të mendohesh?” Iu përgjigja: “Nëse unë do ta mendoj pak më gjatë, do të largohem”. Pastaj e mbyllëm. Më vonë, nga zyra e tij më kërkuan CV-në. Unë i shkrova vetëm kaq: “Edi Rama, i lindur në 4 korrik. Kaq është mjaftueshëm”. Ditën tjetër u bëra ministër.

Hans Ulrich Obrist: Ka një traditë të madhe të artistëve dhe intelektualëve që më vonë u bënë burra shteti. Në Evropën Lindore, ishte shkrimtari dhe poeti Václav Havel, i cili u bë presidenti i parë i Republikës Çeke, për shembull. A ishin këto modelet në të cilat ju u bazuat?

Rama: Ju e dini, kjo mbivendosje politiko- kulturore ishte tipike për vendet ishkomuniste, për shkak se klasa politike thjesht u zhduk së bashku me regjimet. Kështu shkrimtarë, filozofë, artistë e aktivistë socialë, mbushën hapësirat boshe që u lanë. Por në të njëjtën kohë, inteligjenca politike aktualisht nuk ka sjellë shumë ndryshime në aspektin e politikave. Merrni Havel, i cili mbeti margjinal deri në fund. Ai ishte shumë i aftë të përfaqësonte popullin, por nuk kishte ndikim në qeveri.

Hans Ulrich Obrist: Çfarë ndryshoi kur u bëtë ministër i kulturës? Çfarë ndryshuat?

Rama: Kur kam filluar si ministër i Kulturës në vitin 1998, unë isha krejtësisht i pavarur. Unë nuk isha anëtar i asnjë partie. Gjëja e parë dhe më e rëndësishme që kam mësuar në lidhje me politikën dhe imazhin kishte të bënte me mënyrën se si unë vishesha, e cila ishte edhe mënyra e veshjes sime përpara se të bëhesha ministër, në një mënyrë krejtësisht jokomformiste. Me xhaketat e mia të kuqe, këmisha e shkëlqyeshme apo pantallona të verdha, unë kam qenë si një objekt i paidentifikuar fluturues në mes të një deti kostumesh dhe kravatash. Dhe unë mendoj se kjo gjë bëri që shumë të rinj të ndiheshin të përfaqësuar nga unë, nga stili im. Kam qenë shumë i ri në atë kohë. Kam qenë tridhjetë e katër vjeç. Fillova të organizoja shumë evente për të rinjtë, si dhe konkurse ndërkombëtare për artistët, këngëtarë të operës, producentë, dhe shpërblime arti dhe më pas një bienale. Unë rihapa teatrot, të cilat ishin inekzistente atë kohë dhe më kryesorja kinemanë që ishte e ndaluar. Dhe unë u shpreha shumë ashpër kundër traditës, kundër themelimit. Kështu u bëra i famshëm. Kjo është arsyeja pse unë fitova me një lumë votash në zgjedhjet për kryetar bashkie në Tiranë, dy vjet më vonë. Ajo ishte shkalla më e madhe e pjesëmarrjes së të rinjve në zgjedhje.

Hans Ulrich Obrist: Anri Sala e bëri videon e parë të fushatës?

Rama: Po. Kjo ishte shenjë paralajmëruese e atij që do të bëhej më pas projekti urban. Ne morëm një fotografi të vjetër të qendrës së Tiranës. Më pas e vumë fotografinë në ujë, e pastaj hodhëm bojë me ngjyrë në ujë. Filmuam çdo gjë.

Hans Ulrich Obrist: Ky ishte një ngacmim.

Rama: Ishte vetëm një sekuencë, nuk kishte mesazh në të.

Anri: U shfaq si një virus i gjallë në televizion.

Rama: Njerëzit do ta shihnin këtë fotografi bardhezi, por më pas do të merrte ngjyrat e kuqe, të verdhën, blunë, dhe jeshilen që ngjyrosnin fotografinë dhe kjo ishte. Vetëm për disa sekonda. Kjo ishte e para fushatës aktuale që kishte filluar. Kështu ajo paralajmëronte diçka. Sapo u bëra kryetar bashkie, fillova të pikturoja ndërtesat. Fillimisht, pikturuam fasadat me ngjyra të ndritshme, në radhët e bllokut të zymtë të strehimit socialist dhe kjo ishte transformuese. Ngjyrat lidheshin së bashku në hapësirat të cilat ishin shtuar pak nga pak nga nevoja e njerëzve për të shtuar hapësirat e tyre të jetesës, por që nuk ishin të shqetësuar për format e prodhuara nga ndryshime të tilla. Kjo gjë sillte shpërfytyrim të fasadave. Mendova se do të ishte një mënyrë e lirë dhe efektive për të ndryshuar perceptimin e njerëzve për vendin e tyre dhe hapësirën e tyre të përbashkët. Dhe funksionoi. Në këtë mënyrë shtypi ndërkombëtar gjeneroi projektin e parë mbi Shqipërinë pas ndryshimit të regjimit.

Hans Ulrich Obrist: Kjo shkaktoi një ortek gjërash.

Rama: Pas projektit fillestar të ngjyrave, pas Bienales së parë të Tiranës, në vitin 2001dhe pasi u vlerësua nga artistët (falë ftesës që ata të merrnin pjesë në projektin e fasadave në vitin 2003), dukej se të gjithë do të donin të bënin diçka lidhur me ngjyrat e fasadave. Mua më vjen shumë keq që ky projekt nuk vazhdoi për shkak të mungesës së fondeve.

Hans Ulrich Obrist: Dhe nuk rifilloi më?

Rama: Po, nuk rifilloi.

Hans Ulrich Obrist: Ndoshta në shkallë vendi, kjo mund të ndodhë në çdo qytet tani. Dhe, jo vetëm në qendrat urbane, por edhe në fshatra, pasi siç thotë Rem Koolhaas, e ardhmja është fshati.

Rama: Ne do të vazhdojmë me prishjen e ndërtimeve pa leje, me zhvillimin e një plani ekonomik, por ne kemi shumë nevojë për ndryshim vizual. Kështu për shembull, në fshatrat në bregdetin e Jonit, po përpiqemi që të ndërtojmë një sintezë mes shtëpive të vjetra dhe atyre të reja duke prodhuar kështu një koherencë, dhe jo thjesht një ngjyresë siç bëmë me Tiranën. Dhe ngjyra nuk është domosdoshmërish e vetmja zgjidhje. Ndoshta eventet jetësore do të prodhojnë një traditë të re, rituale artistike që lënë pas gjurmë dhe forma që përfundimisht do të rikonfigurojnë këto hapësira. Unë shumë shpejt do të vizitoj të gjithë bregdetin jugor, me disa miq e artistë të përfshirë më parë me projektin e fasadave në Tiranë, në mënyrë që të mund të diskutojmë se çfarë mund të bëjmë që idetë ekzistuese të zbatohen në shkallë vendi, por edhe për qasje të reja.

Hans Ulrich Obrist: Ç’mund të themi për përdorimin nga ana juaj të medieve sociale, një model ky i ndërveprimit të vazhdueshëm.

Rama: Unë kam qenë pak a shumë personi i parë që e kam përdorur Twitter-in për debat publik. Dhe ky lloj debati në kohë reale është fantastik. Si kryeministër, unë kam vendosur që të mbaj seanca të rregullta në Twitter. Hyj në internet për dy orë në mënyrë që t’i përgjigjem pyetjeve të njerëzve.

Hans Ulrich Obrist: Por sa qasje kanë shqiptarët në internet në të vërtetë?

Rama: Ne kemi bërë shumë progres.

Hans Ulrich Obrist: Si mundet që këto platforma digjitale të përkthehen në hapësirë fizike publike?

Rama: E pra, një nga gjërat që unë dua të bëj është ndërtimi i një muzeu ndërfetar. Shqipëria është një rast unik për shkak se muslimanët, të krishterët ortodoksët dhe katolikët, të gjithë bashkëjetojnë në paqe këtu. Ne patëm një periudhë të persekutimit të tmerrshëm nën sundimin komunist, kur kishat hidheshin në erë me dinamit dhe veprat fetare të artit digjeshin në rrugë. E megjithatë, pavarësisht të gjithave, historikisht, ne kemi pasur një atmosferë të madhe tolerance. Një muze si ky do të mund të shqyrtojë të gjithë rajonin e Ballkanit, ndoshta do të bashkonte gjeneratat e reja të shqiptarëve së bashku, flas këtu për shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Kosovës, si dhe serbët, malazezët, maqedonasit e grekët, si pjesë e një historie të përbashkët besimesh. Brezat e rinj janë krejtësisht të paditur kur bëhet fjalë për historinë e komunizmit dhe për krimet që kanë ndodhur gjatë asaj kohe. Ata nuk e kanë jetuar atë kohë, ata nuk kanë si ta kuptojnë, ata nuk kujdesen për këtë pjesë të historisë, ata janë indiferentë për të, për mënyrën se si kemi arritur në këtë pikë si një shoqëri harmonike në termat e besimit dhe se cilat mund të jenë rreziqet.

Sala: Është mirë të të menduarit e rajonit si një komunitet i referencave të përbashkëta. Është më mirë se sa t’i mendosh vendet si të veçuara ose si shtojcat të Evropës.

Rama: Muzeu do të mund të aktivizojë këtë histori ndër-kulturore, jo vetëm me ekspozita, por edhe me hapësira për workshop-e, debate apo konferenca. Ajo nuk do të jetë një hapësirë e ngrirë, një hapësirë zyrtare ku ju të hidhni një vështrim pasiv. Ne kemi zhvilluar tashmë një konkurs për hartimin e muzeut. Një komponent të cilin unë e dua më së shumti është kopshti i muzeu, i cili do të mund të mbledhë dhe të shfaqë për të gjithë, bimët e përmendura në Bibël, Kuran dhe libra të tjera të shenjtë.

Sala: Në të njëjtën kohë, ka objekte ekzistuese të tilla si piramida – e braktisur, një mauzoleun sureal i cili u ndërtua për ish-udhëheqësin shqiptar, Enver Hoxhën, së cilës mund t;i jepet edhe një rol tjetër, një përdorim ndryshe.

Rama: Edhe ish-vendbanimit të Hoxhës, rezidencës së tij, gjithashtu. Mua më pëlqen ideja e të përdorurit të asaj godine si një bujtinë. Jam dakord për ta mbajtur shtëpinë ashtu siç është, për të mbajtur çdo gjë, madje edhe mobiliet e Hoxhës, por për të ndryshuar natyrën e jetës brenda. Për momentin, kjo është një bujtinë për politikanët, por ajo mund të kthehet edhe në një bujtinë për shumë njerëz, një vend për çdo gjë dhe çdokënd që Hoxha do të kishte urryer t’i kishte rreth e rrotull. Ai do ta urrente një artist bashkëkohor aty, në rezidencën e tij.

Sala: Kjo do të jetë si një transfuzion gjaku. Ju mund ta hapni atë edhe për publikun. Tani për tani, kjo godinë është e mbyllur prapa mureve, ashtu siç ishin edhe shumë hapësira nën regjimin e Hoxhës. Po nëse ju ktheni një pjesë të kopshtit të kësaj godine në një park…

Rama: Po. Dua të hap kopshtin përreth shtëpisë. Tërë blloqet e zonës dikur mbroheshin me ushtarë të armatosur. Këto u hapën më në fund, në vitin 1991. Rrugët atë kohë u mbushën me turma njerëzish të cilët kurrë nuk kishin qenë në gjendje që të fokusonin qoftë edhe një pamje të kësaj godine, pa përmendur faktin se çfarë kishte aty brenda. Pak më vonë, kur e kam parë këtë shtëpinë vetë, jam tronditur. Pata një ndjenjë të pabesueshme ngathtësie. Ju mendoni një njeri që mban një shtet nën gishtin e tij për vite të tëra, dhe pastaj ju provoni një shije aq banale sa kuptoni mënyrën krejtësisht banale të jetesës së tij./artforum.com

64 komente në “INTERVISTA/ Rama: Ja si u bëra ministër në qeverinë Nano. Vilën e Enverit do e kthej në bujtinë”

  1. Samir says:

    E mjera Shqiperi!

    1. buffon says:

      Njeriu qe nuk u shtir kurre!Ne te shumten e rasteve menefregist ndaj reagimit te te tjereve per veprimet e kryera.Karizmatik i qeshur e i vrenjtur,sillej shpeshhere ndaj ceshtjeve te caktuara.

      1. Mira says:

        Si u bëre ministër e dimë, si u bëre Kryetar Bashkie e dimë, si u bëre Kryeministër e dimë. Atë që dimë ne është se ti po merresh më shumë me të shkuarën dhe shumë pak me problemet e këtij vëndi.
        E di ti që duhet punë me këtë vënd të mallkuar apo jo…!?

        1. Flogerti says:

          I madh. Eshte njeriu me vizionin e duhur qe ka bere histori ne shqiperi e do mbetet si figura e shnderrimeve te medha ne kete vend. Suksese

          1. xhixhi says:

            Ec bob ke qene e bob ke ngel.Njeri me shije te rafinuara e me ide brilante per zhvillim. Na prij o i madh

            1. Adriatik says:

              E dhive kur u bere synet nga erdogani. Je dhe kaurr gjasme.

              1. Pilo Lala says:

                Amerika dhe Turqia na do me shume se cdo shtet tjeter.
                Nuk eshte keq tua thuash hapur qe e ke mik Turqine dhe Ameriken.

            2. AA says:

              Shtepia e Enverit duhet shkaterruar. Fatkeqesisht ajo shtepi ka qene endrra e te rinjve ne Tirane, te cilet kishin pergjithesisht prinderit te ardhur nga familje te varfra fshatare dhe komuniste. Prinderit e tyre per t’i shpetuar baltes se fshatit kishin marre persiper te kryenin cdo kerkese te diktatorit Enver Hoxha. Edukata qytetare dhe karakteri me integritet mungonte per ata te rinj. Tirana ishte kthyer ne nje qender familjesh fshataresh pa karakter. Ende edhe sot, shpirtin e fshatareve te paskrupullt e sheh rendom mes femijeve te atyre familjeve fshataresh te rendomte qe e bastarduan Shqiperine. Idhullin e prinderve te tyre, diktatorin Enver Hoxha e kishin idhull edhe te rinjte dhe ende vazhdojne ta kene idhull edhe sot. Edhe tani i terheq ai vend i mallkuar.

              Me shume te drejte, intervistuesi sugjeroi qe aty te behej nje park, por jo te ruhet shtepia!! Cilet shqiptare dashkan qe te shkojne e te clodhen tamam aty ku diktatori ideonte krimet kunder tyre? Ironi e vertete per te persekutuarit e rregjimit te diktatorit Enver Hoxha. Por familjet fshatare qe permendem me lart e adhurojne akoma ate shtepi te diktatorit. Aty nuk mund te clodhet askush qe ka sado pak humanizem, sepse ai ambjent te kujton ato kohe te krimeve me monstruoze te ideuara nga diktatori.

              Shqiperia nuk mund te ece perpara prej atyre qe enderrojne te ulen aty ku ishte ulur krimineli monster Enver Hoxha.

      2. Adela says:

        Rama eshte figura e liderit te nje shteti qe gjthm i ka munguar vendit tone dhe sot qe ndodhet ne karrigen e kryeministrit flet thjesht ,hapur e pa superlativa ,thjesht nuk kuptoj te gjitha komentet negative ku ajo qe pasqyron Rama ne kete interviste eshte vetem pozitiviteti

    2. shoku taras says:

      Rama i riu rebel.Ministri i vetem i kultures qe realisht te gjithe mbajme mend.Kryebashkiaku qe transformoi Tiranen nga nje germadhe ne nje qytet modern.Kryeministri qe sot beson me shume se kushdo se”ky vend do te behet”.

      1. atdhetari suedi says:

        Mese e vertete.
        Me pelqen besimi i Rames,sepse eshte optimist,edhe e di qe ai vend do te behet.Opozita ne vend te afrohet edhe te ndihmoje per zhvillim,rrin edhe ben gam gam gam kot.Njerezit duhet te besojne edhe te behen te ndergjegjshem vete.Atehere ai vend vertet lulezon.
        Cdo gje fillon nga vetja.

        1. Pilo Lala says:

          Opozita nuk ka zgjidhje tjeter, perndryshe po bashkpunoi dhe ndihmoi Edin do tregoje qe ata ishin ca injorante dhe Antishqiptare.

      2. ibrahim says:

        shoku Taras-vetem gomaret munde te hecnin rrugeve te rames ne tirane.te lyen fasada nuk eshte te nderton.ndertimet i bene shoket e ramaes fidel ylli,koqo abazi etj. sot hec me veture ku te done fale berishes se nuk dinit qfare eshte autostrada.kriminel qe nga femijet deri tek gjysherit jeni ju kokekpalaret.

        1. @ibrahim says:

          Me “Gomaret” mos nenkupton gje shpellaret?

    3. nnnjee miliiiion qeelbsiraaa says:

      isha i pamvarur thote trapi. kushedi sa ka paguar ti fshije filmimet kur dilte ne mitingjet e ps-se dhe bertiste si i cmendur, oooooooooooooooooooooooooooooooooo dooooooooooooooooooookkkkkkkkktttttttttooooooooooooooooorrrrrrrrrrrrrrr
      dhe pastaj qeshte si psikopat
      tani vjen na thote budallalleqe dhe qelbesirat i besojne dhe e duartrokasin. qelbesirat gjithmone kane probleme per te perceptuar realitetin, per te kuptuar te verteten. fakt per kete eshte qe jeni te fundit ne rajon. thoni qe fajet i ka qeveria, kur keni provuar cdo lloj qeverie monarkie, diktature demokraci, anarki lesh e presh dhe perseri funderrirat e rajonit jeni. dhe tema mos te mi bllokoje me komentet pasi realitetin po them

      1. 1 mije shpellare pa tru says:

        Per ca na duhet truri. Une linda ne Vicidol kam bo namin me vila dhe e vetmja gje qe kam patur nevoje ishte Barbarizmi Shpellar. Jam zhuls krenar dhe i pasur.

        1. 1milionqelbesiraaaa says:

          vicidol, ca emri vl. sa i perket rames edhe sikur te dale te thote nuk jam socialist ju e duartrokisni dhe besoni se per ate e thote e nuk jam komunist e besoni me kohe.

      2. tan says:

        po ti push cje,,,,,,,,,,,,,,,

    4. zamo says:

      Nje kryeminister kaq te sinqerte dhe kaq i hapur x te shkuaren e tij nuk e kemi pasur ndonjeher ndaj kjo inteviste nuk duhet humbur dhe duhet lexuar sa me pare.ndryshe nga kryeministri i meparshem ne nuk kemi asnje hije dyshimi x te shkuaren e tij dhe kjo na ben me te sigurt x te ardhmene vendit tone qe qeverisemi nga ky njeri

  2. redaktori says:

    Fjala “banale” ne rreshtin e fundit duhet te zevendesohet me fjalen “e thjeshte”. Eshte fjale shqipe dhe jo e dykuptimte. Aq me teper tani qe shikojme luksin e shfrenuar te pasanikeve te rinj.

  3. Sajmi says:

    Fatos Nano te beri njeri,se ti ke qen nje drogaxhi dhe pervers,por shumica e njerzve e ka harruar kete.Kafshove doren qe te solli ketu ku je,dhe shum figura te Ps qe kane kontribuar ne vite i bere dalje,dhe nga keto njerez do te vi dhe fundi

    1. henri says:

      Sajmi,
      Me vjen keq, por ti ke filosofine e skllavit. Mos valle, Edi duhet te mbeshtese nje pijanec, bixhosci,dembel, kurvar dhe te korruptuar si Fatos Nanao, vetem e vetem se ky horr i paska dhene doren Edit.Me fal por ke mbetur shume ballkanas.

    2. arsen says:

      O Sajmi!

      Njeri te ben NENA dhe BABA jot! Pa edukaten elemntare te familjes je nje hiç prej plasteline.
      Kryeminister behesh kollaj. Qeverises? JO, eshte shume e zorshme.
      Cdo njeri (jo majmun), ka te mirat dhe te keqiat e tij. Ng keto nuk perjashtohet as Tosi, as Sala, as Edi….por ner ato cilesi te shprehura,… DUHET VLERESUAR SA POZITIVE DHE SA NEGATIVE ATO KANE QENE.

  4. era says:

    Te gjitha duhen i dashur K/Minister por e ke parasysh ate sekueccen e filmit kur nje fshatar thote: buke, buke, a ka me hanger?

    Kemi frike mos fillimisht po harxhon energjite pozitive me muzeume dhe nuk te ngelen per reformimin e sistemit te Drejtesise, prej te cilit shumat e medha te grabitura do t’i ktheheshin arkes se shtetit dhe keshtu do te jepej mundesia edhe per muzeume , apo me the.. te thashe.

    1. henri says:

      era,
      Me fal, por une desha te te kujtoj se :
      – Edi po jep nje inerviste nje kritiku te huaj arti dhe jo nje guxhinjeri te rendomte.
      – Me kete intervist Edi tregoi, se eshte nje visionar i vertete.
      – Kur e pyeten Aristotelin, se pse ai ndryshonte nga njerezit e tjere te zakonshem, ai u pergjegj : Ata jetojne vetem per te ngrene, ndersa une ha per te jetuar.
      – Edi, si shume njerez te medhenj, eshte enderimtar dhe sidomos visionar. Krahasoje te lutem me Salen, qe kishte qejf shume “pjeshket e Libofshes” me visionin e Edit per nje muse nderfetar ne Tirane.

      Pershendetje

      1. beso says:

        plaku,pjeshket ishin te Otllakut.

  5. madmax says:

    O rama po ti ik ben bujtin shtepine e sat eme,dhe lere shtepine e enverit se je akoma i vogel te merresh me enverin.
    enveri te ushqeu babane,nenen dhe jetuan e jetojne me gjate se cdokush,ty te shkolloi dhe te mesoi edhe gjuhet e huaja.
    pak me mirnjohes me historine e shqiperise dhe mos u tallni me shtepine e enverit,se ai jetoi ne menyre modeste dhe nuk la gje te vjedhur,
    shqiptaret nuk duhet te harrojne se jeta modeste qe ben nen shtetin e enverit jane statistikat me te larta te jetegjatesise dhe menyres se jeteses dhe shkollimit e arsimit,shendetit e sportit ne historine e vendit,shqiptaret per 20-30vite do vdesin 50 e madhja 60vjecare dhe po bejne kerdine semundjet nga plehrat qe na ushqen TeGu i samir manes .
    horrat dhe qelbesirat e parlamentit burdello qe te gjithe 150,vjedhin,u pasuruan dhe shesin ato qe enveri i la kombit,keta nuk i ndertuan shqiptareve asgje,vetem vjedhin dhe vjedhin.
    te pakten enveri beri sa mundi per 50vjet po juve qe nuk ju punon as treni,as autobusi,as keni nje fabrike as prodhoni dot nje kavanoz.ikni o plehra se jeni pleshta qe enverin nuk e demtoni dot,te pakten jo juve sot…((saliu vriste me plumba,rama prish me tritol,iliri vret ne portofol.))jeni me qelbesirat qe ka pare shqiperia.

    1. henri says:

      madmax,
      Une ne vitin 1981 kam qene me sherbim ( si punonjes i tregetise se jashteme ) ne Itali dhe Frace. Te garantoj se :
      – Ne avjonin rumun hypen edhe djali i madh i Enverit Iliri, me gruan ( mbesen e Ramizit), nje femije te vogel, nje kujdestare te femijes, nje mjek dhe kater punonjes te sigurimit te shtetit qe shoqeronin kete grup.
      – Kur zbritem ne Rome, Iliri u rethua nga te gjithe shefat e ambasades sone ne Rome dhe ministri i tregetise se jashteme Shane Korbeci,
      ngeli vetem me ambasadorin italjan ne Shqiperi. Nuk kishte turp me te madh. Djali i diktatorit Enver Hoxha i rethuar nga shefat e ambasades dhe anetari i qeverise Shane Korbeci i vetem si gjynahqar.
      – Iliri shtronte dreka dhe darka ne hotelet e Parisit per punonjesit e ambasades. Ku i gjeti leket ??!!
      – Iliri dhe grupi kaloi nje muaj ne Itali dhe France, sepse do te zgjidhte mobiljet e banese se re qe i dhuroi i jati, horri, krimineli, vrasesi i kunatit te vet.
      – Ne ate kohe ne Tirane thuhej per Enverin : Kohet e fundit kishte lene edhe floke, kjo hijene qe hajte shoke.
      – Kur Enveri kishte krijuar kete “parajse”, si e spjegon ti faktin, qe ambasadat dhe anijet u mbushen plot me njerez qe deshen te largoheshin sa me pare nga ajo SKETERRE qe krijoi Enveri yt.

      1. arsen says:

        Ti cdo gje mund te kesh qene,
        Shume mundesi ka… te kesh pas te gjith sojin KOMUNISTA.
        Ndryshe ne 1981 do ishe ne Shqiperi te mernje mishin me tallon.
        Plehrat si ty, “te hane buken dhe te permbysin kupen”…thjesht per mungese kulture…injorant!

        1. henri says:

          arsen,
          Filosofia jote : te hane buken dhe permbysin kkupen” eshte nje filosofi prej skllavi. Desha te te kujtoja, se ne vitin 1981 edhe komunistat merrnin mish, kafe, vaj, etj me lista si gjithe populli. Edhe komunistat ngriheshin ne pese te mengjezit per nje liter qumusht per foshnjat qe kishin si i gjithe populli.
          Me vjen keq por ke mbetur nje minorikar ballkanas i mjere.

      2. madmax says:

        nuk kam asnje arsye te debatoj me ty i dashur mik,
        por a mund te shpjegosh edhe ti faktin se ambasadat jane mbushur me militante edhe sot dhe si e shpjegon faktin qe mire athere qe e paska pasur fajin enveri,po sot qe qeveris saliu dhe edi yt pse nuk nuk po ndalen anijet akoma dhe shqiptaret vazhdojne te braktisin shqiperine.darkat dhe drekat e ilirit jane qindarka ne krahasim me ato qe vidhet sot.po ka nje ndryshim,dje kishe nje lloj krenarie ne bote dhe mbroje kufinjte vet dhe kishe nje pune dhe nje dentist falas po sot me miliarda borxhe dhe me treg te hapur si nuk po ngopni shqiptaret me buke nuk e kuptoj.sot shqiperia eshte vendi me i keq ne evrope dhe njerezit jane me kriminlet nga halli,sigurisht ti dhe sistemi jot keni nje fare nderi per kete arritje te kapitalizmit alla buno per albania ,ketu po behen feudale ne shekullin 21 dhe shqiptaret hane plehrat e evropes,lere ilir hoxhen po shiko djalin e babait shkelzenin qe vret e pret per qejf.enveri iku aq dinte aq beri,po keta sot qe nuk bejne dot nje kanal uji ti si mendon se kemi qeveritare apo kemi hajdute dhe qelbesira te 150 ne parlament.

  6. Chimere says:

    O Henri ,

    Te paguan Ed Rama te japesh pergjigje dhe te besh lobingje per te…..
    Nuk ka nevoje sepse kemi sy, veshe dhe mend per te gjykuar vete, fati i shqiperise
    eshte i tmerrshem, sic duket nje diktator iken dhe nje tjeter vjen….
    Nuk kishim nevoje e nje Sali te ikte dhe nje tjeter varrmihes te vinte ne pushtet,
    per te cilin lulishtet, dhe tapetet ngjyre “bordo” mjaftojne per te qene nje Kryeminister i “dalluar”.
    Pak iu vu kazma ketij vendi per gjate 8 vjeteve te fundit, por na duhet te suportojme
    dhe kete skize ne pushtet, ku kreativiteti i tij politik perkufizohet nga shembjet, tritoli,
    flakja e njerezve ne rruge dhe zevendesimi po nga militante….pra me nje fjale inspirimi
    i ketij bicim Kryeministri qenka figura e Sali Berishes…
    Zhgenjim i madh, e menduan kryeqytetar kete Ed ramen por po na del nje provincial ne shije, mendime dhe veprime….
    E vetmja e gje ndoshta pozitive e tij eshte qe ky vend nga Republika Maloke e shqiperise, eshte ngritur nje
    shkalle me larte Republika Fshatare Socialiste e Shqiperise !!!!!!!!

    1. henri says:

      Chimere,
      Me vjen keq, por une nuk kam nevoje per leket e Edit. Une jetoj ne Zvicer me pension zvicerjan dhe pension shqiptar. Edi nuk ka nevoje te me paguaje, se une jam nje fans i bindur i tij dhe mendoj, se Edi eshte nje fat i madh per Shqiperine.
      Fakti, qe populli koalicjonit te majte i dha, me 23 qershor, me shume se nje miljon vota flet vete. Anglezet thone : The facts spek louder than the words. Faktet flasin me ze me te larte se sa fjalet.

      1. listen says:

        ti plak cam i pabese nuk rresht se treguari fytyren tende dhe natyren tende. nuk ke faj eshte geni i pabese cam dhe gjaku jeshil cam ne damaret e tua. larg nga shqiperia ju te pabeset,ju doni ustain tuaj grekun.

        1. henri says:

          listen,
          Une e kam per nder, qe jam çam. Camerit u persekkutuan dhe u vrane dhe u hoqen me force nga vendi i gjysherve te tyre, sepse nuk pranuan te thoshin, se nuk jane myslimane shqitare.
          Te garantoj, se gjaku im eshte i kuq dhe jo jeshil. Me keto qe thua, per gjakun dhe genet, duket se je nje idhtar injorant i kasapit te popujve europjane dhe popullit çifut, Adolf Hitleri, sepse ai mendonte se racat e njerezve nuk jane njelloj dhe se raca gjermane eshte raca superjore dhe duke u bazuar tek kjo dogme, qe po hedh ti ne tavoline, i vurri njollen me te rende ne historine e tij, popullit gjerman. Sa per grekun ata kane problemet e tyre, sepse jane katandisur lypesit e Europes.

          1. listen says:

            dhe megjithate ti dhe ju cemerit mbeteni te pabese,asgje nuk ndryshon dhe pas ketyre qe shkruan. gjermanet leri menjane se e shplajne cdo lloj njolle,tek greket lypsare po hane buke 1/3 e shqiptareve,kurse ju njollen e pabesise nuk e shplani dot se mbetet te tille,dhe meso se usta greku nuk ju ndoqi per ate qe thua ti,megjithese e di mire ti.

            1. henri says:

              listen,
              Pse mbetemi te pabese apo per faktin se nuk pranuam te nderrojme fene dhe kombin ? Fol me fakte dhe jo me gam gam gam. Faktet flasin me ze me te larte se sa fjalet. Jam i bindur se je nje minorikar i mjere.

              1. listen says:

                pervecse te pabese jeni dhe te keqinj,dini vetem te fyeni,keni dhe komplekse,kushdo qe ju ve ne dukje ate per te cilen jeni ose nuk vjen pas avazit tuaj ju e quani minoritar,nuk e dine vetem ata kush jeni,ti je nje dyfytyrsh qe e ke treguar ketu te tema shpeshhere,kombinim fatal,cam i pabese dhe komunist i betuar.

                1. henri says:

                  listen,
                  Te kerkova te flasesh me fakte, se pse nje dege e tere e kombit shqiptar, çamerit, jane te pabese. Mos fol ne pergjithesi dhe mos krijo mjegull, se vetem ujqerit, nje injorant si ti dhe Sala duan mjegull. Une nuk kam qene komunist, babai im ishte komunist deri sa vdiq dhe une kam respektin maksimal per babane tim. Babai im ngrihej ne oren kater te mengjezit per te marre nje liter qumusht si te gjithe shqiptaret e tjere, la cigaren qe une te mbaroja universitetin, thjesht, ishte babai me i mire ne bote dhe une kisha fat te isha i biri.

  7. Stoiku says:

    Rama vilen e Enverit duhet ta ktheje ne identitet pra ne… BORDELLO.

  8. Uaaaaaaa! says:

    Ky KM yne kujton se eshte per lloqe e pordhe LHL, Piktoresk me nje llaf!
    Qe ka bo n’men ket mrekulline e funfit te bujtines se papame, po i thena: epo keshtu vazhdo me kto kryevepra dhe na shpeyove o KM yne, aferim; der te shohim ate qe s’e kina pa akoma prej teje!
    Ajo thagma Piktoresje: ‘Shqipnia 1 euro per JETE’, qe gjysem e kopjume prej Mikut tat Shpellar ( sali a edvin= Gjysem- Bajge).

    Padyshim qe Saliu e ka FAJIn!
    o Sharlatani (rradhes) Piktoresk!
    Se po pret rradhen e vet te shesi Detin !

  9. salvator says:

    vertet sot kemi nje kryeminister djale qyteti jo se fshataret jane te keq po ne pikpamje te formimit kulturor etik shoqeror jane me te vonuar.nuk shaj as saliun qe mesoi ne qytet dhe e ka nje sup me lart se tjetri se mbante librat ne njeren dore shikoje kur ecen i menjanuar ne te djathte…
    po baza e kultures se nje njeriu eshte familja formimi kulturor i prinderve.saliu per fat i ka fshatar fshatar kurse edi qytetar i jati qytetare e jema…
    edi rama ka vizion kurajo ndershmeri e burreri per ate qe thot e beson.saliu drejtoi nje shtet me metoda komuniste o me mua o kunder meje ndertoi nje perandori te familjes me metoda anadollake nenshtrim te kundershtarit dhe pastaj shperblim keshtu shperblente gjith ministrat drejtoret nepunsit militantet qe i rrine edit neper kembe

    1. shqiptar i ndershëm says:

      edi rama – eshte nje produkt direkt i hierarkise shqiptare “komuniste”.
      edi rama – nuk eshte ndonje artist me vlera te larta kualitative te spikatura
      edi rama – te atin e kishte Sekretar te organizates se partise se Lidhjes se Artisteve
      edi rama – te emen e kishte mbesen e Anetarit te Byrose Politike te KQPPSH

      1. henri says:

        shqiptar i ndershem,
        Sa per kujtese Sali Berisha ishte sekretar i organizates baze te Partise se Punes se Shqiperise te fakultetit te mjekesise.
        Me qe ra fjala te kujtoj nje thenje te Ruzvletit : Politikanet medioker merren me persona, politikanet e medhenj merren me visione.

        1. shqiptar i ndershëm says:

          Une nuk jam Politikan,
          -as i madh,
          -as medioker,
          -as i vogel.

          Si persona Sali Berishen dhe Edi Ramen i njohim.

          Si Doktor dhe Kryeminister Sali Berishen e pame.

          Si Piktor Edi Ramen e pame.
          Si Minister Kulture Edi Ramen e pame.
          Si Kryetar i Bashkise Tirane Edi Ramen e pame.
          Si Kryeminister te Shqiperise Edi Ramen do ta shohim.

          Shënim :
          Sigurisht politikanet e medhenj lindin nga personat e medhenj.
          Sigurisht nuk e kam fjalen, nga mosha, nga pesha, nga gjatesia.

  10. shqiptar i ndershëm says:

    Curriculum Vitae:

    Kam lindur me daten 1 Korrik ne nje familje te varfer.

    Kam pasur deshire Snobizmin si EDI; por une gjithmone rrobat i kisha te andrruara.

    Kam pasur deshire Universitetin si EDI; por mua megjithese e meritoja regjimi enverist nuk me dha.

    Kam pasur deshire Politiken e Ndershme; por pergjithesisht politika shqiptare eshte servilizem politik i SALIUT, FATOSIT, EDIT.

    Kam pasur deshire nje pune ti sherbej drejtperdrejt vendit tim, por nuk ka mundesi te punesohesh nje vend te tille sepse duhet te jesh ose “demokrat” i berishes, ose “socialist” i rames ose “karafil” i metes.

    Curriculum Vitae : Kam lindur me daten 1 Korrik ne nje familje te varfer shqiptare qe nuk mbeshteti politikisht as enverin, as saliun, as fatosin.

    KJO NUK QUHET DEMOKRACI.

    RILINDJA NE FORME DHE NE NGJYRA NUK SJELL RILINDJE.

    RILINDJA E SHQIPERISE NE RADHE TE PARE DUHET BERE NE PERMBAJTJE.

    Me Respekt
    Shqiptar i Ndershem

  11. Anda says:

    Keta qe jetojne ne Zvicer na japin opinione neve qe jetojme ne Shqiperi…
    Ndoshta po ta shohesh nga Zvicra mund te te duket vizionar Rama…edhe po ta krahasosh me Berishen mund te te duket vizionar…

    Po eshte fatkeqsi te ngresh lart nje politikan vetem sepsa na qenka pak me ndryshe nga Sala…
    Hajde jeto dhe puno njehere ne Shqiperi..te te iki nje pjese e rroges me taksat qe u ngriten..te lesh leket e tjera ne karburant apo cigare…edhe te cmimet e tjera qe rriten dita dites, apo gjoba makine pa sens (bile dhe kur nuk ke qene fare ne Tirane ate dite), hajde shiko sesi shembej kinema milenium (me fondet e minsitrise kultures) per tu bere pallat… e pastaj hajde na trego vizionarin…

    1. @Plak Hesapi says:

      Eshte mire te thuhet ajo qe njerezit perjetojne aktualisht, dhe per kete ben mire qe i drejtohesh indirekt ketij “çami-shqiptaro-zvicerjan…”. Por ai z.Anda nuk mund te perfaqesoje kurrsesi mendimin e shqiptareve qe jetojne ne ate, apo dhe vende te tjera.

      E keqja eshte se bucet lavire te komunizmit kujtojne se me qe me 23 qershor qytetaret i debuan me vote te lire “berishianet”, e tani u ka ardhur dita te nxjerrin hapur gjoksin, per te trumpetuar me te madhe se gjoja ishin vete ata, kulishat e komunizmit, qe u mbeshteten nga shumica e popullit dhe qe e merituan fitoren, dhe jo deshtimet dhe bemat skandaloze te qeverise se mundur.

      Po te lexosh me vemendje replikat e mesiperme te ketij qelbashi do te vesh re se ai ne te gjitha rastet i kundervihet pa piken e turpit cilitdo qe eshte munduar te shprehe lirshem mendimin e tij ne lidhje me artikullin ne fjale.

      Reagimi i tij tregon dukshem qe ky plak eshte thjeshte mbeturine ekstremiste me tendenca tipike te servileve lajkatare.

      Tipa te tille te peshtire e pa karakter s’e kane per gje t’u bejne levdata e tu vene epitete edhe politikaneve te hicit, edhe politikaneve gojembyllur e duarlidhur.

      Kam vene re dhe here te tjera se ky plak “çam-shqiptar-zvicerian…” ka deshire te beje publike autobiografine e tij e te familjes se tij (ndoshta ka rrjedhur dhe ky si ai tjetri…). Jo ralle ky laskar ben krahasime marramendese dhe permend tek tuk thenie bajate te ndonje filozofi (do kete lexuar nja dy libra dikur…), apo perserit si papagall thenie politikanesh si pshm. ate te Rusveltit politikanet e medhenj merren me visione…”etj. te ngjashme si keto. Harron i shkreti plak te shkruaje qofte dhe nje rresht te vetem per ate se me cfare meren politikanet e vegjel… Pffffffff

      1. henri says:

        Plak Hesapi,
        Politikanet e vegjel, si puna e Sales edhe ty, merrem me librin e shtepise te “armiqve” politike, qe bejne “krimin” qe te mendojne ndryshe.
        Respektoj shkrimin tend, m.gj.se nuk jam dakord me te, por me la nje shije shume te keqe fakti qe me quan “çam”. Duhet te dish se çamerit jane nje dege shume e rendesishme e trungut te kombit tone, te cilet vetem se nuk pranuan te nderojne kombin dhe fene u vrane dhe u prene nga shovenistet greke dhe u larguan me genocid nga vendi i stergjysherve te tyre.
        Me qe permend faktin, se dikur kam lexuar nga dy libra, desha te te them, se cfare thone gjermanet per tipa si ty :

        ” Wer nichts weiß und weiß nicht, daß er nichts weiß, ist ein Tor – meide ihn.” Ai qe nuk di asgje dhe nuk e di , qe ai nuk di asgje, eshte budalla, shmangju.

        1. @Plak Hesapi says:

          Sa per ate librin e shtepise nuk t’a ka fajin njeri, o henrush. Ate ti vete e ke shkrojtur, e ke stershkrojtur dhe e ke bere publike ketu ne tema. Mos i detyro me zorr lexuesit t’i fusin nje kerkim shprehjeve te tua rreth biografise se families tende, se do lesh nam dhe do gajasen nga te qeshurit. Kam vene re se sa here qe te preket sado pak interesi, hidhesh menjehere ne kundersulm duke e grupuar kritikun tend ne krahun e salushllareve. Per ty me pare ekzistonte vetem nje “komandar”, kurse sot vetem dy. Te gjithe te tjeret per ty jane kukulla te tyre. Sa mjeran qe je o i shkrete!

          Duhet te dish se njerez si ai nuk mund t’u japin cilitdo instruksione mbi rolin dhe kontributin qe kane dhene camet ne historine dhe zhvillimin e nje kombi. Kete as qe e diskutoi njeri dhe as qe e ve njeri ne dyshim. Me repliken qe bere dole krejt nga tema dhe u hodhe si trumcak ne nje dege tjeter.

          Cudi qe te ardhka keq kur dikush i permend nje “camo-shqiptaro-zviceriani” ashtu si pa te keq prejardhjen e tij te dikurshme, por s’te ardhka keq kur ai njekohesisht permend dhe marifetet qe ai ben me marrje-dhenien e perkatesive te tij shteterore, te cilat ai po te jete nevoja preferon t’a ndryshoje sipas deshires njelloj sikur kameleoni lekuren e tij.

          Ajo qe na ben te replikojme me te eshte se ke ky person nuk shohim as kurajon me te vogel qe te dale hapur e te deklaroje se per cfare e mban veten ne te vertete, qe te pakten dhe lexuesit te dine se si t’u pergjigjen replikave qe ai u ben komenteve te tyre.

          Ajo qe na ben te replikojme me te eshte se atij i genjen mendja se i duket vetja me i shkolluar, me i pregatitur dhe me informuar se te tjeret, pa e vrare aspak mendjen, se cilet mund te jene ata persona qe deshirojne te diskutojne online.

          Keto t’i shkrojta ekstra per te te shpjeguar sadopak ate shprehje, te cilen ti u lodhe dhe e huazove nga “Duden – Redensarten und Sprichwörter”.

  12. Ditelindja 4 Korrik says:

    Ndersa une:
    Kam lindur pikerisht ne daten 4 korrik si Edi,
    Kam rrobat dhe kullarot me te bukura edhe se Edi,

    NUK DUA TE BEHEM KRYEMINISTER, PO TE BEHEM THJESHT MINISTER.
    PO TE DOJ KRYEMINISTRI I DERGOJ EDHE FOTOGRAFITE E MIA ME NGJYRA.

  13. Besa says:

    Komentet jane interesante,nje gje me ben pershtypje,Sa here permendni Enver Hoxhen s’lini gje pa thene kunder tij.Kete ben dhe sali berisha(nje komunist i devotshem dhe anti komunist koti.)Mos haro,je djali i nje komunisti qe ke patur respekt dhe ka qene dikushi ne arte…dhe me shume,ne saje te ketyre pozitave dhe me shume ju jeni pjese e saj.Atehere? Kujdes historia nuk eshte vetem e kaluar “jote” por edhe e prinderve tane.Je kontraditor per te shkuaren dhe nuk ke kurajo ti thuash aq sa di per te.Kjo kohe eshte Rumpalle siç dhe e ke shkruar,por jo te gjithe jane rumpalla. Mos u mer me te shkuaren lerja historianeve dhe akademikeve,meru me ate çka te eshte besuar dhe ço ne vend premtimet dhe kontraten qe ke me votusit e te majtes dhe me gjere! Suksese!

  14. xhimi says:

    ky plera do ta beje vendin katastrofe do mallkojne veten shqiptaret qe I dhan voten ketij trapi

  15. Agimi, Detroit, MI says:

    Edi,
    Jam nje mbeshtetes fanatik i joti.
    Per mua, pa hezitim, gjithmone ke te drejte kur flet.
    Eshte interssante se si u bere minister…por na thuaj te gjitheve se cfare do te besh me Salen.

    1. @gimces says:

      Ti na e heq veten si njeri qe di te konstatoje “pa hezitim”, se cili ka apo s’ka te drejte? Eh more mbeshtetes fanatik, eh more sylesh i pagdhendur.

      Sikur te kishe pyetur andej nga shtatori edhe mund te falej. Por tani qe po mbushen afro gjashte muaj nga dita e ardhjes ne pushtet te kreut te “neo-rilindasve” pyetja tende te them te drejten na tingellon pak si e cuditshme.

      Mos je gje nga ata qe shpresojne akoma qiqra ne hell? Edhe analfabet driteshkurter sikur te ishe do t’a kishte kuptuar ate se c’ka me te vertete ndermend te beje “idhulli yt i pagabueshem” me bashkepunetoret, frymezuesit e udherrefyesit e njerezve te tij te aferm. Nje m. maloku do beje.

      Nese kjo s’te ngopi je i lire te vazhdosh e t’u besh elozhe prej qurrashi cilitdo qe te duket se gjithmone ka te drejte.

  16. Rilindasi says:

    Te gjitha gjerat deri tani i ke ber mire,sot e tutje mos shiko pas por puno me ekipin tend per te ber realitet ato qe ke premtuar.Populli pret shume nga ju por ne se zhginjehet do te ndeshkoje me vote ne zgjedhjet e ardheshme prandaj shkundu.

  17. 46385Xyx says:

    Ja ke fut pordhes Edo.
    Tregohu i sinqert dhe mos mashtro
    Komoditet “banal”,dhe shtpi “banale ” kishe edhe ti n koh t enverit,
    Edhe ti si gjith shqiptart, dy dhoma nji guzhin me divan prodhu ke MistoMame, tv ilirija…..biciklet kineze njisteteçe….
    Por ti je snobist, dhe kjo gje do te t rrezoj.
    Akitektures “banale” te se shkuares Perndimi ne atdheun e tyre e vlerson si “tradit”.
    Apo don ta fillosh edhe ti “nga viti zero” si beri Enveri me 1945..!

  18. AHA says:

    I fortrespektuar z.kryeminister….ato reformat,mos degjo evropianet ,bashkepunim mund te ndertosh edhe pas reformave ,ta shohesh si do te vine pas me ti bere ato,e evropianet do te kuptojne ,tani per tani mos prit bashkepunim kokrat i ke ,mos humb kohe se mund te humbesh topin e per rjedhoje lojen!

  19. Analisti Politolog Opinionist Chim Nurellari says:

    Koqke

  20. mirel says:

    Dhe SHqiperine do e kthej bujtine greke, dhe sllaver sipas rastit.
    Shqiptaret do kene mundesine te “bujtin” me ne fund ne Evrope, si njerez te pashpi.

  21. era says:

    madmax komente e tua jane shume te sakta.

  22. laver stroka says:

    Mos valle….?(!) Mos valle …?(!)Mos valle …?(!)Cdo gje ben vaki. Te shkuara!

  23. kola I vogel says:

    O Edi
    Datelindja 28 Shkurt
    Me bej Minister Rendi, ne 300 dite bej ndryshime rrenjesore…

  24. tomi says:

    pse nuk e ben bordello shpin e enverit,tiranes i duhet nji

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje