Burns-Nishani: Ruani dialogun politik, ju mbështesim për integrimin në BE

6 Shkurt 2014, 09:07Politika TEMA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin sa të mundin Shqipërinë në procesin e integrimit në BE, megjithëse nuk kanë një votë konkrete në këtë proces. Deklarata u bë nga zv. Sekretari amerikan i Shtetit William Burns gjatë takimit që zhvilloi në Ëashington me Presidentin Bujar Nishani. Burns vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara e çmojnë kontributin e Shqipërisë në Afganistan, të cilin e vlerësoi si pozitivisht disproporcional me popullsinë dhe shfaqi shpresën në angazhimin tonë të mëtejshëm.Zv. Sekretari amerikan i Shtetit tha se në Ëashington admirojnë punën e Presidentit dhe e inkurajojnë në përpjekjet për forcimin e drejtësisë dhe ruajtjen e dialogut politik.

Ndërsa i shprehu mirënjohjen e thellë për çfarë Shtetet e Bashkuara kanë bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët, ndjenjë e cila do të përçohet brez pas brezi, Nishani e siguroi zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit se Shqipëria si anëtare e NATO-s dhe si partnere e përkushtuar, do të vazhdojë të japë kontributin maksimal përkrah SHBA-së për paqen dhe sigurinë kudo në botë, në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, si dhe për paqen e stabilitetin e qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet politikës së fqinjësisë së mirë e mirëkuptimit dhe mbështetjes së dialogut e bashkëpunimit rajonal me synimin e përbashkët integrimin euroatlantik. Kreu i Shtetit vlerësoi shumë lart ndihmën e vazhdueshme dhe të pakursyer të Administratës amerikane në fusha të rëndësishme ku janë drejtuar edhe reformat e vendit, për forcimin e demokracisë dhe konsolidimit të shtetit të së drejtës, si dhe shprehu bindjen në vazhdimësinë e kësaj mbështetjeje.

Presidenti Nishani tha gjithashtu se, pas mbështetjes vendimtare amerikane për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, SHBA-ja ka mbështetur vazhdimisht integrimin evropian të Shqipërisë, duke qëndruar pranë nesh me mbështetjen e reformave, me veprime diplomatike dhe me këshilla miqësore, ndërsa, e vuri në dijeni bashkëbiseduesin për angazhimin e institucioneve shqiptare dhe përgjegjësinë e tyre në vazhdimin e reformave për arritjen e standarteve evropiane. Në këtë kontekst, Nishani veçoi rolin dhe vendosmërinë e Presidentit për të mbështetur në tërësi procesin e reformave, dhe, në mënyrë të veçantë, reformimin e drejtësisë bazuar në  parime dhe kritere të drejta, duke garantuar nbrojtjen e saj nga ndërhyrjet e politikës dhe influencat e grupeve të interesit.

2 komente në “Burns-Nishani: Ruani dialogun politik, ju mbështesim për integrimin në BE”

  1. Non gratta says:

    Bravo, Presidenti ynë ! Shumë vlerësim i madh në SHBA ! E priti vetë “Shkëlqësia e Tij” zv.Sekretari i Shtetit, zoti Burns, i cili bile shpreh “admirimin” e Washingtonit për punën e Presidentit tonë të nderuar, sidomos për sistemin e Drejtësisë (???!!!)

  2. treni says:

    Integrimi ose gjithperfshirja eshte nje gje natyrale per européen pas luttes .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje