Sinanaj mbante ditar: Mos fol me askënd dhe për asgjë se do të të vrasin

7 Shkurt 2014, 08:49Politika TEMA

Vrasësi me pagesë, Julian Sinanaj mbante “ditar” personal ku shënonte detajet e ekzekutimeve që kryente, gjithashtu i linte mesazhe vetes.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për GSH se gjatë momentit të arrestimit, 31-vjeçarit Sinanaj i është gjetur një bllok, ku ka mbajtur shënim disa elemente që i duheshin gjatë punës së përditshme.

Bëhet fjalë për një bllok jo shumë të trashë, me rreth 20 faqe, ku i dyshuari si vrasës me pagesë kishte renditur disa nga punët që duhet të kryente.

Mësohet se në faqen e parë dhe në faqen e fundit të këtij blloku ishin shkruar këto fjalë: “Të lutem mos fol me asnjë dhe për askënd, mos fol për asgjë se do të të vrasin”.

Veç kësaj, në një nga faqet e bllokut, 31-vjeçari kishte renditur një listë me llojet e armëve që ai kishte mundësi për t`i përdorur, një pjesë e mirë e të cilave Sinanaj i kishte montuar vetë.

Burime nga grupi hetimor sqarojnë se përveç këtyre, në bllok i dyshuari si vrasës me pagesë kishte shkruar edhe dy data, atë të ekzekutimit të peshkatarit, Sokol Veizaj dhe datën e ekzekutimit të biznesmenit, Agron Çela.

Sinanaj në bllok kishte të përcaktuar edhe tre atentatet që do kryente dhe datat specifike për çdo shpërthim.

16 komente në “Sinanaj mbante ditar: Mos fol me askënd dhe për asgjë se do të të vrasin”

  1. Mira says:

    Po ç’vrasës profesional i leshit ky….! Killerat nuk mbajnë shënime..!

    doganierët Hajdutë, policët Barkdërra !
    kërcet Kallashnikovi, pëlcet dinamiti !
    xhihadistë në Siri !
    Lazarati, Baba Mondi dhe Sam Tahiri !
    kandidatë për në Bashkimin Europian !

    PROUD TO BE ALBANIAN !

    1. Pilo Lala says:

      Keto shenime ne Shqiperi quhen “Bordero”.

    2. Tan_Tironci says:

      Ti Mira je i Buçe qe shok e shoqe ske.
      Shkerdhatacion PD-je, Ke ngel pa pune ndaj hy e komento ktu, ku Meroja jua plasi tritolin ne Tru.

  2. Euro Maloku says:

    KRIMI NE SKIPERI “PUNON” ME PLAN PUNE!!!

  3. tomorr says:

    po na e beni si yll kete legenin.mase errjepin fare ata familjaret e atyre qe ka vrare…

    1. saimir says:

      kete le ta pjekin po te duan. por me pare duhet te rrjepin porositesit dhe politikanet qe i mbeshtesin dhe qe japin porosi per vrasje.

  4. lleshi nga martaneshi says:

    esht nje moster qe duhet hdukur mjer shqiperia qe jetohet nga shqiptar raca qe mund te ket mentalitetin me te keq ne europ

  5. net says:

    mira thirri mendes se ke marre udehn e qofte largut!

  6. No Partiak - No Party. says:

    Kete punen e bllokut do ta kete kopjuar diku … patjeter… nga njerez me te ditur e me te suksesshem se ai.

  7. Genti says:

    Keta lloji kriminelash duhet te eksekutohen me vdekje te mos ket burge per keta

  8. Alternativa says:

    Kete nuk e besoj qe ky eshte nga ato mostra qe perdor fjalen te LUTEM,
    Sot nuk po e perdorin kete fjale te shkalles se larte ,njerez shume me te mire
    se ky kriminel i papare ndonjehere ,por dikush ka si qellim qe lajm pas
    lajmi ta hyenozoje kete fundrrire, qe meriton vetem ekzekutimin .

  9. Andi says:

    Kjo po behet qesharake. Ka shume rrjedhje nga hetuesia. Qeveria duhet te beje dicka. Kjo eshte nje ulje per prokurorine dhe qeverine, kur cdo gje qe thuhet e behet ne hetuesi del ne shtyp. Turp per kete qe po ndodh. Duhen masa drastike qe te perfundoje nje here e mire kjo turpesi qe po ndodh me hetimin. Plus koke njerezish po vihen ne rrezik.

    1. black_lion says:

      Behet me qellim more Andi!
      Killeri po perdoret si karrem, ne menyre qe ata qe e urdheronin te fillojne te reagojne. Jane metoda te njohura!

  10. italia says:

    po ca killeri eshte ky me shenime si magazinjer.ky kurva ka gjak me shume njerez .turpi bie mbi policine shqiptare qe dhe me denoncim nuk te kap dot.ky plere flet tani dhe akuzon njerez si ti doje bytha.armen e shrepi ky killer dhe te mbaj pergjegjsine.o gazetar injorant ky nuk eshte ndonje killer i veshur me armani dhe heq qafe te keqinjte,ky eshte nje plere e rendomte nje spiun njefrikacak muti e hapi barkun me njehere.ky killer i tipit kinder ku do shkoj se shteti shqiptar me spiunat qe ka per 500 euro i gjendet vendodhja.sinanaj eshte nje kufome qe ecen

  11. Zig Zag Man says:

    Ahahahaha Mira je njish fare!

  12. Mali says:

    Ky kriminel hyn tek vipat ,prandaj duhet reklamuar sa me shume.Turp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje