Britania e Madhe ishte në grupin e vendeve që kundërshtuan me forcë në dhjetor, dhënien e statusit të vendit kandidat të Bashkimit Europian për Shqipërinë.
Por ministri britanik për Europën, David Lidington, që vizitoi këto ditë Tiranën, thotë në një intervistë për Top Channel se vendi i tij do të mbështesë perspektiven europiane dhe se Londra është optimiste se statusi i vendit kandidat do të jepet në qershor.
Zoti Lidington, në një interviste ekskluzive për Top Channel thotë se Britania e Madhe është e inkurajuar nga vullneti i Qeverisë shqiptare për reforma, sidomos në atë të gjyqësorit dhe se pret, që edhe opozita të japë mbështetje për to.
Sokol Balla: Zoti ministër faleminderit që jeni në Top Channel. Ju e keni vizituar Shqipërinë disa herë. Nga ajo që keni parë çfarë ndryshon kësaj radhe nga herët e tjera kur ju keni vizituar vendin tonë?
David Lidington: Mendoj se që prej vizitës time të fundit këtu, tani kemi ndryshim të Qeverisë, që natyrisht është një diferencë e madhe. Natyrisht ne e kemi parë Shqipërinë me të dyja qeveritë atë të shkuarën dhe të tanishmen, duke ecur përpara drejt objektivit të saj që është Bashkimi Europian. Kanë ndodhur disa reforma thelbësore, posaçërisht për sa i përket shtetit ligjor. Është me rëndësi që të tilla reforma të çohen akoma më përpara.
Sokol Balla: Cilat ishin arsyet përse Britania e Madhe u rreshtua në një grup vendesh shumë të ashpra kundër Shqipërisë?
David Lidington: Le t’i rikthemi dhjetorit. Unë e kuptoj përse njerëzit në Shqipëri e konsideruan vendimin shumë zhgënjyes. Nuk dua të them aspak se në Shqipëri nuk ka arritje. Pa diskutim kanë ndodhur ndryshime, sinjifikative. Por pozicioni ynë në dhjetor ishte se Qeveria e re kishte në detyrë vetëm për 9 javë që do të thotë se ishte diçka e panjohur. Nuk ishte vetëm Britania e Madhe, siç e thatë, ishte një numër vendesh, të cilat mbajtën qëndrimin se ne duhet ta testojmë ketë qeveri, vendosmërinë për ti forcuar dhe çuar përpara reformat. Kryeministri ynë është i mendimit se çështja nuk qëndron nëse Shqipëria do t’i bashkohet apo jo unionit evropian, por është thjesht çështje kohe. Ky ishte pozicioni ynë në dhjetor i njëjti është edhe sot. Çfarë i kam deklaruar ministrave tuaj gjatë vizitës time lidhet me faktin se është në interesin tuaj të thelloni reformat posaçërisht në fushën e sundimit të ligjit.
Sokol Balla: Sondazhet në UK tregojnë se UKIP është një parti që në zgjedhjet europiane nëse ato do të mbaheshin sot do të ishin në pozita tepër të forta për në Parlamentin Europian, ndoshta e dyta pas laburistëve. Sa realisht ndikojnë ngjarje të tilla në marrjen e vendimeve të rëndësishme në Bruksel , siç do të jetë ai i qershorit për Shqipërinë?
David Lidington: Unë asnjëherë nuk e kam ditur që UKIP ishte një forcë politike me rëndësi në Gjermani. Ishte një grup vendesh që morën atë vendim në dhjetor se koha nuk ishte e përshtatshme për të dhënë pëlqimin e tyre ndaj Shqipërisë për statusin.
Sokol Balla: Në Hollandë ama ishte e qartë që vendimi u mor për shkak të situatës delikate dhe balancës në Qeveri për shkak të një force të djathtë të ekstremit antieuropian?
David Lidington: Ishte një votim në parlamentin e Hollandës. Për këtë mund të flasë më shumë se unë ministri këtij vendi. Një prej mesazhe që unë kam për kolegët e mi të Tiranës është të ndërtuarin e opinionit pro jush jo vetëm me qeveritë europiane por edhe me parlamentet e këtyre vendeve. Që ne ta vijojmë zgjerimin pas Kroacisë na duhet të shikojmë me rigorizitet zbatimin e rregullave të vendosura, implementin e tyre në terren, për këtë udhëtim europian. Kjo është e gjitha cfarë dëshirojmë të shikojmë prej qeverisë shqiptare. Çfarë unë dëgjova prej Kryeministrit Rama në fjalimin e tij për reformën në drejtësi, komentet në Prizren, planin e tij për vizitën historike në Beograd që do të jetë një moment historik për rajonin, e që dërgon mesazhin e fqinjësisë së mirë, kjo është pjesë e pranimit në BE, këto janë me të vërtetë shenja inkurajuese.
Sokol Balla: Nga kontaktet që keni pasur me drejtuesit e ri të opozitës të djathtë tashmë mendoni se do të jetë e lehtë të arrihet një konsensus nga opozita për këto reforma të rëndësishme siç është ajo në drejtësi?
David Lidington: Zhvillova një takim me zotin Basha, të cilin e kisha takuar më parë në Londër dhe në përfundim të bisedës u largova me një ide të qartë se PD-ja mbetet e vendosur për destinacionin europian të Shqipërisë dhe reformat që lidhen me këtë proces. Mu tha prej kryetarit të parlamentit Meta dhe Kryeministri Rama se ata duan të ndërtojnë një konsensus. Shpresoj se rruga do të gjendet, në arritjen e një marrëveshje të pranueshme publike, prej të gjitha partive politike, për të gjitha punët e vendit, posaçërisht për nevojën e anëtarësimit në BE.
Sokol Balla: Ju thatë që ka një lloj vizioni të reformave të qeverisë së re por a do të jetë kjo mjaft që në qershor, ne të marrim një përgjigje pozitive, ose cilat janë mundësitë, që ne të marrim përgjigje pozitive në qershor?
David Lidington: Unë s’jam një njeri që vendos baste, nuk dua të jap koficentë pasi është një çështje me rëndësi kështu më mirë mos të flasim për baste. Unë shpresoj se do të arrihet një dakordësi në Qershor. Qartësisht, unë s’jam në pozitë për të folur në emër të 28 qeverive se çfarë do të thonë pas disa muajsh. Gjithçka do të varet nga zhvillimet prej tani deri atëherë. Ajo që mund të them është se një përkushtim publik i tërësishëm i udhëheqësve politik shqiptarë, për të vazhduar reformat posaçërisht në ato që lidhen me shtetin ligjor thënë ndryshe gjykata të pavarura, një sistem i pavarur i prokurorisë, masa të forta anti-korrupsion, të gjitha këto janë të mirëpritura. Janë natyrisht një test dhe më e rëndësishmja, fjalët e thëna duhet të përkthehen në aksione të mirëfillta politike.
Who cares !
Dhe kush flet per be-ne pikerishte britaniket qe jane me anti be, qe skane asnji interes mbi be-ne por thjeshte lujan lojen qe duhet te luajne me idiotet qe presin te marrin nji leter WC-je blu ,
me shprese qe ta perdorin ate si picete .
Fake ingorance.
Ore po thoni cilen fushe nafte, miniere, koncesion i dhame Londres qe ndryshoi mendje po lerini keto…eshte Europe kurve plake ajo nuk ndryshon mendje aq shpejte
We care,
1 million albanians,
MF leone!
http://goo.gl/qp4nld
hahahhaah e fort Gentjan .
Te dy gishtrinjt i ka per perdorim Universal sal bushtra ,
nganjiher ja tuf Liris mrena me i bo qejfin ,si simbol i fitores.
Vetem se kam dyshimin qe kti dy gissshtrinj ti ket harru mrena birrave te Liris sal zagari qysh me vitet 90 ,prandaj na heci m.ut neve varianti Demokratis.
doganierët Hajdutë, policët BarkdËrra !
kërcet Kallashnikovi, pëlcet dinamiti !
xhihadistë në Siri !
Lazarati, Baba Mondi dhe Sam Tahiri !
kandidatë për në Bashkimin Europian !
Proud to be albanian !
Tani do b;jm; fest;…
hahahhaah Mire ,fest po me daulle ama
se mos ndrroni mendje prap se jeni rrace muti jo per gjo
Shqiperia me kete mafje qe e mban vehten si opozite, do te hasi perseri veshtirsi per te marre statusin si kandidate ne Qershor.
Mire mire qe flisn me ket anglezin, po me Merkel kur do flisni? Peshku kapet nga koka jo nga bishti….. keshtu thuhet nga anet tona……. Sa me shpejt te kuptohet qe ky aplikim eshte bere nje parade turpi per vendin, qe perseritet e perseritet dhe nuk veme mend, aq me shume do te kuptojme qe e vetmja zgjidhje eshte te terhiqet urgjentisht aplikimi apo thene ndryshe te ndalohet ekzpozimi i Shqiperise dhe shqiptareve ndaj ofendimeve publike ne cdo media ne cdo vend te Evropes sa here qe ne “aplikojme”. I duhet thene MJAFT aplikimit te turpit dhe vetem te negociojme me BE kur ata te jene serioze dhe me dinjitet, e jo me fyerje te japin sinjalin se jane gati te na pranojne si partnere te barabarte. Sic jane punet per momentin, vendit dhe shqipove vetem i behet dem me kete palo “aplikim”.
Po pse BE ta ka fajin ty kur ne jemi nga koka tek kembet kombi me llum i Europes?? Fajin BE e ka qe rri nje injorant si Sali Berisha 8 vjet ne pushtet, fajin BE e ka qe ne kongresin e Manastirit 1/3 donin te vendosnin si alfabet zyrtar greqishten, 1/3 arabishten dhe 1/3 latinishten!!! Ne ate kohe europa shpikte telefonin, sekurse ne nuk kishim akoma alfabet!! Jemi vendi i fundit qe kemi mare pavaresine nga turku, dhe me e bukura, pa lufte (mos me thuaj qe luftoi Ismaili, deputeti i parlamentit turk, dhe ish guvernatori i Kajros per hesap te turqve)!!! E pra ky eshte kombi i madherishem, dhe na i kane fajin te tjeret. Te rime, urte te ulim koken, dhe te punojme, nqs gjithe keto vjet si kemi treguar ndonje gje botes, atehere ta bejme pas disa vjetesh nqs e meritojme, qe kemi edhe ne vendin ne mes te popujve dinjitoz. Ne keto momente qe po flasim, na pelqen apo jo, jemi nje nga popujt me injorant te europes, duket qe nga lideret qe zgjedhim!!
Anglezeve u premtuam Jonuzajn,keshtu ata do na fusin ne Evrope.Hollandezeve u japim Lazaratin me qira,meqe edhe tregun e mishit te derrit e komandon mbreteresha e Hollandes,po deshen ndonje bakshish u japim lulin me nje perdorim.Po deshen lulat tane do marrin trapin…Po me Merkelin si do ia bejme?Nuk do ishte keq ti dergonim Nard Ndoken ti mbushte mendjen.
Titulli dezinformues i artikullit eshte vene pa pike pergjegjesie. Zoti Lidington “nuk deshiron te vere baste, por sipas tij ai shpreson qe te arrihet nje dakordesi ne qershor… Kjo te le te nenkuptosh hicgje. “Pirdh o gjyshe se lirohesh” – i themi ne nga anet tona.
Leshoje Gjyshe bubullimen ,mos e dridh trapin hic nga vendi ,
bum tja bej …ohhhhhhhhh se na plasi trapi !
he te pabese se j na late keshtu vidhni e na turturoni ne mjerime dhe na quani ne bote dhe vertete na keni skllever se po te doni ju se linite kete vende keshtu nje shembull pse se dorzuane kumbaron ?