“Jemi të përkushtuar në luftën kundër veprimtarisë kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore dhe kundër korrupsionit, dhe të vendosur për të qenë përkrah Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë në luftën globale kundër terrorizmit, si anëtarë të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit, që herët, me deklarata politike dhe veprime konkrete”.
Kështu u shpreh Presidenti Bujar Nishani gjatë takimit të zhvilluar me Senatorin Benjamin Cardin, Kryetar i Komisionit amerikan të Helsinkit. Kreu i Shtetit shqiptar pasi i vlerësoi marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si të shkëlqyera dhe të një rëndësie parësore e strategjike për vendin tonë, vuri në dukje me mirënjohje mbështetjen e gjithanshme amerikane, dhe veçanërisht ndihmën e pakursyer për forcimin e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës, duke veçuar gjithashtu bashkëpunimin e dy vendeve tona në fushën e drejtësisë.
Presidenti nënvizoi angazhimin maksimal për intensifikimin e proceseve reformuese demokratike, forcimin e institucioneve në Shqipëri dhe përmbushjen e standardeve në funksion të mirëqenies së qytetarëve dhe integrimit evropian. Duke u ndalur në rëndësinë e mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut, që sipas Nishanit, reflektohet në ekzistencën e një bashkëjetese paqësore ndërmjet popullsisë shqiptare e pakicave, dhe në qëndrimet pozitive që ka mbajtur shteti shqiptar në respektimin me rigorozitet të parimeve të mbrojtjes së të drejtave të minoritetit, Presidenti vuri në dukje se shqiptarët, me shpirtin e tyre tolerant, jetojnë në një harmoni të plotë fetare dhe kanë treguar se jo vetëm bashkëjetojnë me tjetrin ndryshe, por edhe sakrifikojnë për mbrojtjen e tij, siç është rasti i shpëtimit të hebrenjve gjatë Holokaustit. Në lidhje me politikën rajonale, Presidenti Nishani tha se Shqipëria mbetet e vendosur të ndjekë politikën e fqinjësisë së mirë, të dialogut dhe bashkëpunimit, si qasje në favor të paqes, stabilitetit dhe integrimit euroatlantik të vendeve të Ballkanit dhe, në këtë frymë, ajo mbështet në përgjithësi dialogun mes vendeve në rajon për zgjidhjen e problemeve dhe çështjeve të diskutueshme, duke u ndalur posaçërisht në bisedimet Kosovë-Serbi, si modeli më frymëzues se si, edhe pas një të shkuare të hidhur të afërt, mund të bisedohet, me vështrimin tek e ardhmja. Senatori Cardin, në reagimin e tij, e uroi Presidentin për zgjedhjet e përgjithshme të verës së shkuar dhe e garantoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë prapa Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, ndërsa rezervoi një vlerësim të veçantë për Presidentin Nishani, për, siç u shpreh, përkushtimin e plotë dhe vizionin e qartë në shërbim të vendit të tij.
Po albanozët janë të parët në Europë për krime o President dordolec!
doganierët Hajdutë, policët Barkdërra !
kërcet Kallashnikovi, pëlcet dinamiti !
xhihadistë në Siri !
Lazarati, Baba Mondi dhe Sam Tahiri !
kandidatëpër në Bashkimin Europian !PROUD TO BE ALBANIAN !Si kan durim ta dëgjojnë një dordolec si puna e këtij Nishanit.Por si duket Dept.Am. ju leverdis një opozitë pa tru,agresive dhe imorale, se nuk shpjegohet ndryshe që ata nuk mbajnë qëndrim kritik ndaj tyre.Dhe duke qenë kështu Berisha dhe luknia që i shkon pas nuk e rruajnë fare e na bëjnë karshillëk.