Mblidhet Komisioni për Reformën Territoriale, mungon opozita. Meta-Fino: Të marrin përgjjegjësitë, jemi për konsensus (VIDEO)

7 Shkurt 2014, 12:20Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i ka drejtuar një tjetër apel opozitës për të marrë pjesë në Komisionin e posaçëm për Reformën Territoriale, i cili zhvilloi mbledhjen e parë të tij pa praninë e 8 anëtarëve të opozitës. Ndërsa theksoi rëndësinë e kësaj reforme, Meta shprehu vullnetin e mazhorancës për të bashkëpunuar me opozitën për realizimin e saj.

“Kjo reformë është me ndikim strategjik për zhvillimin e vendit,, për të mos folur për mungesën e kapaciteteve njerëzore dhe natyrisht për keqmenaxhimin e shumë resurseve financiare. Unë dua të theksoj vullnetin e mazhorancës që ta bëjë këtë reformë sëbashku me opozitën e cila është shprehur në të kaluarën për realizimin e saj,  pavarësisht se nuk i ka pasur votat për ta bërë këtë gjë. Ndryshimi është që mazhoranca e sotme edhe pse i ka votat kërkon me insistim bashkëpunimin e opozitës se ka nevojë për mendimet e saj, idetë e saj dhe sepse kjo është në interesin e gjithë shqiptarëve.  Mjafton të përmend vetëm një fakt të thjeshtë që vetëm nga kostoja administrative që do të kursehet nga realizimi i kësaj reforme buxhetit të shtetit do t’i kursehen 80 milionë dollarë përgjatë një mandati të pushtetit vendor, përveç shumë resurseve dhe mundësive të tjera që do të vihen në dobi të komunitetit nëpërmjet politikave afatgjata, më strategjike dhe më të mirëmenduara”, tha Meta.

Sipas tij, kjo reformë është në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë, prandaj dhe mazhoranca kërkon me insistim që opozita të marrë të gjithë përgjegjësitë e saj.

“Që kur është ideuar realizimi i këtij komisioni është ideuar për të qënë një komision ku palët të kenë të drejta plotësisht të barabarta pavarësisht nga raportet e përfaqësimit në Kuvend”, theksoi Meta.

Ndërsa bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Territoriale, deputeti socialist Bashkim Fino kërkoi nga opozita të tregohet e arsyeshme dhe të përfaqësojë ata që e kanë votuar.

“Përfaqësuesit e opozitës të vijnë në këtë komision dhe bashkarisht të realizojmë këtë reformë të rëndësishme strukturore. Do presim që opozita të tregohet e arsyeshme, ne e njohim dhe e respektojmë konsensusin”, tha Fino. Anëtari socialist i komisionit, Armando Subashi kërkoi hartimin e emrave të ekspertëve që do të asistojnë komisionin. “Ne jemi komision pune kemi shumë gjëra para për të bërë në një afat të shkurtër. Përpos thirrjeve të vazhdueshme që kolegët tanë të opozitës të jenë këtu të vazhdojmë punën. Të bëhen gati emrat e ekspertëve që do të asistojnë komisionin”, tha Subashi.

8 komente në “Mblidhet Komisioni për Reformën Territoriale, mungon opozita. Meta-Fino: Të marrin përgjjegjësitë, jemi për konsensus (VIDEO)”

  1. Kendveshtrim tjeter says:

    Kjo opozite e drejtuar nga teroristi Berisha,nuk bashkepunon per reformat!

    1. Glad I left Albania! UK says:

      Duhet ti linu hajdutet jashte cdo projekti qe eshte ne planin e maxhorances. Ata jane mesuar vetem me jete shpellaresh, burgaxhinjesh, hajdutesh e kacakesh.

    2. ardi says:

      O z.Ilir Meta dhe ju z.Bashkim Fino a nuk e kuptoni qe sali berisha dhe demokratet nuk duan konsensus ata duan vetem tju pengojne ju ne qeverisjen e vendit. Ata duan te bejne shkaterruesin e imazhit te vendit ata duan qe ju te mos i denonconi per shkeljet qe kane bere gjate qeverisjes se tyre dhe keshtu te kaloje koha dhe te marrin pushtetin dhe ta bejne dhe nje here Shqiperine -lesh e li-, sic e bene dhe sic e gjetet ju solialistet kur erdhet ne pushtet. Por Qeverisni dhe ecni perpara se pera kete ju ka votuar populli dhe mos e lini vendin dhe popullin e vuajtur shqipetar ne dore te fshatareve qe nuk dine te qeverisin.

  2. aro says:

    kot i therisni ata nje gje din vetem te shajne te lehjn si qen te terbuar pd eshte parti qenesh keta vetem mbroj [email protected]

  3. Toimorri says:

    Nuk mund te behesh burre i mire ne se kerkon me insistim qe opozita te marri pjese ne komisjon kur ti e di shume mire qe ky vend opozite nuk ka,por ka nje bande kreminelesh.Kjo eshte e verteta dhe ti leme llafet e teperta,juve kerkoni te marrin pjese por kurre mos ju luteni se nuk i lutet kreminelit hajde me rregullo shtepine ate qe doni ju mor i dashut Meta.co.Ne jemi dhe kemi votuare per te bere shqiperine jo per ta lene peng ne dore te Sali Berishes akoma sikur kete gje ta doje edhe Ilir Meta,prandaj i drejtohemi ekzekutivit qe ne baze te ligjeve dhe te kushtetutes te beje reformat dhe jo te lutet per reformat.Kush eshte deputet i zgjedhur nga poipulli duhet ti jape llogari atij votusi dhe jo te tallet me ndjenjat e tije.Ate qe kemi pare deri tani ne parlament nuk ka shanse per bashkepunim por ka shanse per ta filluare sa me shpejte lufta se thirrjet nga opozita nuk kane munguare dhe nuk po mungojne kete vereni vath ne veshe.Kjo u duk edhe jo me larg se dje se ku vajti pallma e Sali kreminelit para atij parlamenti qe vetem i tille nuk mund te jete. Ne kete e themi duke u bazuare mbi ndergjegjen dhe te verteten por ne se lepuri fle ne nje vend tjeter qe populli nuk e di atehere vazhdoni se mire e kini por ne dime edhe kete: djelli i mire duket qe ne mengjez te ngroh apo jo,ky parlament nuk e ka me duket kete shnsin e ngrohjes ,te shohim me vone.

  4. Nuk behen punet me te lutur! Opozita eshte bere tamam si ai femija i perkedhelur,qe sa me shume t’i lutesh aq me shume ben naze. Ata e kane mendjen vetem e vetem te pengojne punet e kesaj qeverie,packa se kur ishin vet thoshin te kunderten e atyre qe po veprojne.
    Numurat i kini ,vazhdoni punen,ashtu si vazhdonte kjo opozite ,kur ishte ne pushtet. Eshte akoma i fresket rasti ,kur u bllokua parlamenti nga LSI ,E SHKUAN TE VETEM NATEN NE NJE VEND E BEN GJOJA MBLEDHJEN E PARLAMENTIT. SQAROENI ME SHKRIM,PAVARSISHTE SE ATA E DINE CILA ESHTE pd e SALI BERISHA, VENDET ANTARE TE BE. Vazhdoni punen ,pasi u kemi votuar si asnjehere tjeter. PO T’I KISHTE pd keto numra jo vetem qe su pyeste,po kishte rrezik te mos u qaste ne parlament,ose do rrinit kot ne karrike. SALIUT JA KINI ZGJATUR SHUME ! TE TRAJTOHET SI GJITHA DEPUTETET E TJERE,PASI NUK KA NDONJE MERITE,PO PERKUNDRAZI,ESHTE ME I URRYERI ATY BRENDA. U beni thirrja nje here e pastaj vazhdoni punen,se ata nuk jane per kete popull.SHIKONI MENDJEMADHIN,FUDULLIN ,Paloka kur del e flet,sikur eshte filozofi i parlamentit e jo lovacja e SALIUT.

  5. E vertete , po me pelqen epiteti lovaçia e Saliut per ate brumbullin Lezhjan ,per ate bixhozxhiun langaraq qe nuk ka pik yndyre ne ambjent.

  6. Balenti says:

    Po qa po ju lutni shume bane vete se ato se kan mend me ardh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje