INTERVISTA/ Nishani: Këshilltarët e mi bëjnë fushatë për PD-në? Nuk u ndërhyj në jetën private

7 Shkurt 2014, 20:35Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani flet për Zërin e Amerikës

 

Këto ditë në SHBA ndodhet Presidenti i Shqipërisë, zoti Bujar Nishani. Dje, Presidenti Nishani mori pjesë në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve, një aktivitet që bashkon njerëz me besime të ndryshme. Gjatë vizitës në Washington, Presidenti Nishani ka patur takime me drejtues të Kongresit Amerikan dhe zyrtarë të Lartë të Departamentit të Shtetit. Kemi kënaqësinë sot të kemi Presidentin Nishani të ftuar në studio. Mirë se erdhët në ‘Ditar’ te Zëri i Amerikës, zoti President!

Së pari, të flasim për Mëngjesin e Lutjeve, një aktivitet mjaft tradicional këtu në Washington që zhvillohet që nga viti 1953 dhe gjithmonë merr pjesë dhe Presidenti Amerikan. Për ju ishte pjesëmarrja e parë në këtë aktivitet. Doja të ndanit me ne përshtypjet tuaja nga kjo ngjarje?

Përshtypje të jashtëzakonshme, shumë të veçanta. Natyrisht një eveniment i cili ka përmasat e tërë botës për nga pjesëmarrja, përmes mijëra të ftuar dhe pjesëmarrësve në këtë ceremoni ku mesazhet që përshkojnë në këtë ceremoni, veçanërisht ato të fjalimit të Presidentit Obama, por të të gjithë Senatorëve dhe Kongresmenëve dhe të ftuarve të tjerë, fokusoheshin tek kontakti midis njerëzve, tek respekti për njeri-tjetrin, tek respekti për atë çka përfaqëson çdo njeri, pavarësisht besimit, përkatësive politike, racës që përfaqëson. Pra, është një moment i cili reflekton virtytin  njerëzor, parimet mbi të cilat njeriu do të ndërtojë më pas të gjithë karrierën e tij, qoftë kjo politike, sociale, publike, kudo që ai të jetë. Ai ishte një moment i jashtëzakonshëm.

 

Pikërisht, kjo frymë mirëkuptimi, bashkëpunimi duket se mungon në vendin tuaj, të paktën në klasën politike. Sot ka tensione të rritje mes shumicës dhe  opozitës. A mendoni se ju mund të luani një rol më aktiv si President mbi palët?

Kushdo ka diçka për të thënë në këtë kontekst dhe në këtë ambient që ju përmendët. Ajo që është e rëndësishmë ka ta bëjë me faktin që, të gjithë ne duhet të besojmë në diçka thelbësore. Pa një ambient mirëbesimi, pa një ambient bashkëpunimi, pa një ambient i cili duhet të respektojë të drejtat e secilit prej nesh, është shumë e vështirë të gjenerohen çështje të tjera të cilat lidhen drejtpërdrejtë me jetën e qytetarëve edhe me jetën e vendit dhe institucioneve në tërësi. Jam dhe kam qenë gjithmonë i gatshëm përmes, së pari, kontributit institucional atje ku jam, në atë pozicion që jam, të reflektojë atë çka, në fakt, qytetarët shqiptarë presin. Edhe konteksti i Mëngjesit të Lutjeve ky ishte që, pavarësisht bindjeve politike që ne kemi, pavarësisht parimeve të cilave ne i besojmë, duhet të vlerësojmë dhe respektojmë njeri-tjetrin për atë çka jemi. Pra, mbi gjithçka, mbi objektivat dhe pasionet politike, interesat e jetës sonë të përditshme, duhet të prevalojë koncepti i të qenit së bashku në një shoqëri dhe përgjegjësia e përbashkët në një vend.

 

Pikërisht kjo duket se mungon. Juve shumica ju shikon ende të lidhur ngushtë me të djathtën në Shqipëri. Sjellim, për shembull, dy këshilltarët tuaj që janë pjesë e grupit për riorganizimin e Partisë Demokratike. Si mund të ndërtohet besimi reciprok mes të dy palëve?

Natyrisht që, koha e investigimit të jetës private, apo të paragjykimit të jetës private të individëve të ndryshëm ka mbetur pas në Shqipëri. Ne kemi pasur eksperienca shumë të hidhura kur monitorohej, investigohej, apo kërkohej llogari tjetrit për jetën e tij private, pavarësisht se çdo aktivitet apo sjellje ishte vetëm në respekt të ligjit. Unë në kontekstin e bashkëpunëtorëve të mi kam përzgjedhur aftësitë e tyre. Natyrisht, gjatë kohës që ata ushtrojnë detyrën e këshilltarit të Presidentit të Republikës do të respektojnë dhe duhet të respektojnë gjithçka që ligji u kërkon, por unë kurrë nuk kam ndërmend dhe nuk kam për tu bërë pjesë e investigimit apo ndërhyrjes në jetën dhe aktivitetin privat jashtë atij institucional të kujtdo qoftë ajo. Unë kurrë nuk kam ndërmend të shikoj në cilën seli partie shkon njëri këshilltar apo tjetri punonjës pas orarit të punës.

 

Megjithatë, Ju s’keni këshilltar që i përket Partisë Socialiste? Mbase këtu duhet nisur.

Edhe një herë, në asnjë rast nuk kam investiguar se në cilën parti shkon njëri këshilltar, apo në cilën parti shkon këshilltari tjetër, apo çfarë afilacioni politik ka njëri apo tjetri. Për mua është shumë e rëndësishme që ata të përmbushin detyrat e tyre kushtetuese dhe ligjore gjatë kohës që ushtrojnë këtë detyrë dhe këtë funksion. Ёshtë shumë e rëndësishme që Presidenti i Republikës të qëndrojë tërësisht jashtë jo vetëm aktivitetit, por edhe ndikimit në ushtrimin e detyrës së tij nga pasionet politike të njërës apo të tjetrës palë. Ёshtë shumë e rëndësishme që, Institucioni i Presidentit të funksionojë vetëm në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe në përputhje me parimet, të cilat, ligjet presupozojnë që Institucioni i Presidentit të Republikës duhet të ushtrojë këtë detyrë.

 

Nevoja për reformimin e sistemit të drejtësisë duket se ka përkrahjen e gjithë spektrit politik në Shqipëri. Ju keni qenë Ministër i Drejtësisë, jeni tani Kryetar i KLD-së, pra, e njihni mirë këtë sistem. Ku mendoni se duhet të përqendrohet kjo reformë?

Së pari, është shumë e rëndësishme të ritheksojmë faktin se, reforma në sistemin e drejtësisë është një nevojë e përhershme, një proces i pandalshëm, një proces i cili duhet të vijojë përsa kohë shfaqen sfida të ndryshme përballë këtij sistemi. Nga ana tjetër, duhet të kuptojmë që, sistemi i drejtësisë është një pushtet më vete. Ka të bëjë me pushtetin gjyqësor, i cili jep drejtësinë dhe bën drejtësinë për qytetarin shqiptar në aspektin e jetës dhe pronës. Unë kam qenë gjithmonë i bindur që kjo reformë duhet të shkojë përmes udhëheqjes nga vet komuniteti i gjyqtarëve sepse ata janë njerëzit që e njohin mirë problematikën dhe janë njerëzit, të cilët kërkojnë të angazhohen në zgjidhjen e kësaj problematike. Ёshtë i njohur fakti që, në sistemin e drejtësisë, në gjyqësor apo prokurori ka gjyqtarë dhe prokurorë të aftë; ka gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, të cilët duhet të jenë objekt i pandalshëm i investigimit dhe penalizmit. Por, ne duhet të mbështetemi tek pjesa dërmuese e cila është një pjesë që është me profesionistë të mirë, me njerëz me integritet, të lidhur ngushtë me profesionin e tyre dhe që duan të bëhet drejtësia në Shqipëri. Promovimi i tyre është shumë i rëndësishëm dhe pjesë thelbësore e kësaj reforme. Nga ana tjetër, ne duhet t’i ikim kapjes, nga ana e politikës, të sistemit të drejtësisë. Nëse flasim për korrupsion, duhet luftuar ky korrupsion, kapja nga politika është pikërisht shkalla më e lartë e korrupsionit, nëse do të ndodhë. Të gjithë së bashku të bëhemi barrierë e kësaj ndërhyrje dhe nga ana tjetër të nxisim implementimin e reformave.

 

Ju jeni shprehur se kontrolli politik i gjyqësorit është forma më e lartë e korrupsionit, ndërkohë që shumica e majtë ju akuzon ju për ndikim politik siç ndodh në rastin e dy kandidaturave për në Gjykatën e Lartë, të cilat u rrëzuan nga Parlamenti. Ju e quajtët këtë një ‘truk procedurial’. A mund të shmangen përplasje të tilla në të ardhmen zoti Nishani?

Në gjykimin tim nuk kemi të bëjmë më një përplasje, nuk kemi të bëjmë me një ndeshje, por kemi të bëjmë, pa dyshim, me një tentativë për të ndërhyrë në mënyrë të njëanshme nga ana e shumicës qeverisëse. Në atributet dhe tagrin kushtetues të Presidentit të Republikës nuk ka asnjë fakt apo arsye për të besuar përfshirjen politike apo ‘backgroundin’ politik të dy kandidatëve të dërguar nga Presidenti i Republikës. Jo vetëm që u respektua në mënyrë rigoroze dhe strikte ligji që vet  Parlamenti ka aprovuar dhe jo Presidenti, procedurat krejt të paanshme në përzgjedhjen e këtyre kandidatëve, unë po ju bie në vëmendjen tuaj dhe tërë opinionit që po ndjek këtë zë të rëndësishëm të informacionit që, shkuan në Parlament; Kryetari i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda të Republikës pas një karriere të gjatë në gjyqësor dhe pa asnjë akuzë politike gjatë gjithë karrierës së tij; dhe Kryetari i Gjykatës së Apelit të Durrësit, një prej gjykatave më të mëdha të apelit në vend dhe ai pa asnjë akuzë politike dhe pa asnjë akuzë në drejtim të integritetit të tij moral. Pra, për sa kohë zgjidhen në mënyrë procedurale, korrekte, në respekt të plotë të ligjit dhe njerëz me integritet, unë besoj se raporti nuk është një përplasje e dyanshme, por është një tentativë e njëanshme për të ndërhyrë në atë çka Kushtetuta i jep Presidentit të Republikës.

 

Mendoni se reforma duhet të prekë dhe KLD-në? Kam parasysh këtu kritikat e bëra nga Komisioni Evropian ku theksohet, pak a shumë, se hapësirat interpretuese në marrjen e vendimeve për emërimet e gjyqtarëve duhen kufizuar pasi kanë përmasa të gjera.

Pa diskutim që, duhet të ecet në atë çka sugjeron raport-progresi dhe qëndrimet e Komisionit Evropian dhe të Këshillit të Evropës dhe natyrisht duhet të kemi parasysh që, deklaratat i referohen një eksperience të shkuar të veprimtarisë së KLD-së dhe duke duke nënvizuar, në vijim, që hapa të rëndësishme drejt korrigjimit të tyre janë bërë në vitin e fundit. Më lejoni t’ju bie në vëmendje, gjithashtu, një fakt të rëndësishëm se, në fund të fundit, faktet janë ato mbi të cilat krijohen bindjet reale. Nëse në të shkuarën gjatë, le të themi, katër apo pesë viteve të shkuara kur ligji kërkonte bërjen e vlerësimit për gjyqtarët, ishte bërë vlerësimi vetëm për gjashtëmbëdhjetë gjyqtarë, ndërsa brenda një viti KLD ka arritur të përfundojë për gati treqind gjyqtarë vlerësimin. Pra, shikohet një kontrast i madh i angazhimeve në të shkuarën dhe në të tashmen. Le të ecim me këtë mentalitet të punës, të punës konkrete dhe të më pak fjalëve. Porsa i përket rekomandimeve, jam plotësisht në mbështetje të këtyre rekomandimeve, që të shkohet në drejtim të reformave të këtij lloji.

 

Zoti President, vendi juaj shpreson të marrë statusin e vendi kandidat në BE në qershor. Me këtë situatë politike, a mendoni se vendi është gati për të marrë këtë status?

Shqiptarët e meritojnë të kenë statusin e vendit kandidat. Shqipëria e meriton të ketë statusin e vendit kandidat. Politika, lidershipi dhe institucionet duhet, pa dyshim, që të japin të gjithë kontributin e tyre duke transmetuar, pikërisht, atë mentalitet shoqëror, politik që presin dhe kërkojnë standardet e një vendi evropian. Unë besoj se janë të gjitha shanset. Tashmë pritet për tu provuar angazhimi dhe kontributi.

31 komente në “INTERVISTA/ Nishani: Këshilltarët e mi bëjnë fushatë për PD-në? Nuk u ndërhyj në jetën private”

  1. kapterr jari says:

    Me mire pa president fare se sa me kete koqen e kandarit O Jar kllufi

    1. mmillion qelbsira's says:

      ju ne shqiperi o te mjere nuk keni as president e as kryeminister. njeri topall i pazoti tjetri piktor qe ska lidhje me drejtimin e shtetit. e vetmi rast ne bote ishte. ju aty ne shqiperi jeni per te eksperimentuar politika e ideologji te ndryshme te cilat me pas i perdorin shtetet e tjera. pranaj dhe ju izolojne. ajo qe me ben te qesh me shume me ju eshte kur mendoni qe izolimi eshte merite e juaja. hahahahhaahhaha qr ca trapash.

      1. asper says:

        Mesa duket te mungojne drasat.

      2. Arturi says:

        Shko meso te shkruash, pastaj eja dhe na bej moral, o “qelbsire” (sipas emrit qe ke vene per veten tende)!

        1. asper says:

          ç’qenie e edukuar dhe me kulture ky mesonjes i vyer i shkronjave shqip. Tere kjo mirresi dhe kjo dritesi mendore e çmuar, duket qarte se frymezohet prej shperthimeve delikate ne parlament te Atit Shpirteor. Dhe ç’xhelozi per ne te pa gdhendurit kur mendojme se keta gjenij te lindur, edhe kur te kene 100 vjet, do te kene po kete iluminizem…

      3. raimondi Vlonjati says:

        Ky Nishani te mbush mendjen ..lol

    2. PALLUESI i ZONJES SE PARE says:

      O Klloun me e mrin Bujar Nishani!
      O Sakat Mendor e Fizik!

      U SHOFTE RRACA JOTE E EUNUKEVE!

      http://goo.gl/uaURuu

  2. Daniel says:

    Keshillltaret jane persona shoqeror dhe idet e tyre politike nuk mundet te jene probleme private oh President idiot. Ata dhe Ti bashke me ta ne vendin qe jeni vendosur nuk duhet te spekulloni as majtas e as djathtas.

  3. Lul Bytha says:

    Kane te gjithe president, kemi dhe ne. Kur nuk na bie pika ne maje te kokes me kete idiot qe na perfaqeson. Nuk i paska [pare ku se ne cilen seli shkojne keshilltaret e tij. Te marrte muti shalet o Jar Delli

  4. jARI , eshte president i sali berishes ,
    Populli i duhet nje president pa ngjyra politike .
    Popullit nuk i hyne ne pune mustaqet e jarit ,
    Na vjene keq qe jari eshte i semure , por kjo nuk do te thote qe te semuremi edhe ne per paftesine e jarit.
    Le te dale ne Kemp , e te marr pensionin e invalidit.

  5. United Kingdom says:

    Mos e luani Jarin se eshte i semur dhe pastaj do ngelemi pa President ;( ……… ……… ……… ……… ……… ……… Mortja qe nuk te ha o Jari. Te dhivsha mustaqet

  6. Glad I left Albania! UK says:

    Ky mustaqe miu duhet shkarkuar nga ajo detyre nje ore e me pare. Une propozoje avokat Ngjelen, dhe shifni a behet drejtesi ne ate vend apo jo.

  7. agostin says:

    Ky i merr te keqen ish presidentit Haxhi Lleshi.

  8. Roni says:

    Sa kemi qesh me Jarin o zot nuk thuhet!!!Po ndiqja intervisten ne Zeri i Amerikes dhe u shokuam nga aftesia e Jarit per ta fol shqipen me akcent amerikan me mire se gazetarja ne studion e VOA….Dhe thone qe nuk eshte i afte Jari!

  9. tomori i beratit says:

    Po je President i gjith SHQIPETAREVE dhe jo i PD o bur dhe bir kurve.

  10. A T Z says:

    Shiko,shiko,shet edhe mend uloku moral.Mustaqemiu nuk kapercen dot tabune e nje kapterri fodull qe per tu ulur tutorit ben edhe demokratin i cili ndan jeten profesionale me ate private.

  11. diversioni says:

    Ne fakt, “te rroje” sa malet dhe ta kemi edhe nje mandate tjeter kete idiot, servil, spiun, njeri qe nuk mendon se kur te vdesi Sala do ta peshtyjn rruges (keshtu jemi ne shqiptaret- kur na del frika kuptohet)

  12. Lulip says:

    Nuk ja vlene te thuash ndonje fjale as mire as keq per kete Nishan te caktuar president.Ky eshte e do te mbetet turp per shqiperine qe perfaqesohet nga ky sakat i caktuar ne kete pozicion me urdher te Saliut.Te gjithe presidentet e kaluar deri tani kane pasur kush me shume e kush me pake disa cilesi,por per kete Nishanin nuk gjene as nje gje cilesore,eshte klasifikuar jashte standartit,por di te kopjoje dhe te genjej.

  13. Dizenjatori says:

    KJO VERTETON SE SA I DEPOLITIZUAR ESHTE INSTITUCIONI I PRESIDENCES! PO NUK NA HABIT KY QENDRIM I NISHANIT,PASI EDHE VET AI PO TA URDHEROI BERISHA DO TE DALI PER FUSHAT E DO THOT QE JAM JASHT ORARIT SI PRESIDENT. Ja kjo eshte demokracia ne SHqiperi. JENI DAKORT JU O POPYLL ME KETE DEMOKRACI QE NDRYSHE THUHET E NDYSHE VEPROHET?!

  14. Tekiu says:

    Ky hyri ne deren e presidences si qen i zgjebosur e po si i tille do te dale andej!Lapanjozat e perkeledhur te Miqeve!

  15. Arturi says:

    Kujtuam se ishte vetem Saliu qe na turperonte me gomarlleqet e tija, por jo! Paska lene nxenes te mire ne detyre! Keta po na bejne me turp ne bote! ?

  16. certifikusi says:

    avokati angjela ende nuk ka shpjeguar se pse e mbrojti Derrishen ne 1997 me ate komision parlamentar qe e nxorri derrishen te virgjer edhe pse 70 vjet martese me sllabodanka pallen!

  17. Rrufeja says:

    Ky eshte Jar pra

  18. Pellumb says:

    Duhet urgjentisht ligji qe presidenti te zgjidhet nga populli dhe jo nga plehrat politike

  19. Genti says:

    Te gjithe njerzite me emrine Bujare qe kam njojture ,kane qene koqe,si ky krye koqja.

  20. Non gratta says:

    Nga përgjigjet e këtij tetraplegjiku (politik) që fatkeqësisht është një nga të këqiat që la pas Sali shpellari, më vjen zor e ndihem keq që jam shqiptar…

  21. SALI MUSHKA says:

    PRESIDENT IDIOT

  22. zalo says:

    po ti vete ben fushate per pd mor palaco

  23. E verteta says:

    Mbylle ate hale ore sakat I qelbur se na hape barkun,njeri pa dinjitet.

  24. ivani imadh says:

    Ne menduam se jari ishte i semure fizik po me sa po degjojme ky eshte dhe i semure mendor e terheq pas dore plaku adolishent ush ketej ush andej kapter esapi .

  25. ari says:

    Ore koqe, se je dhe president, ke degjuar ndonjehere per konflikt interesi ti o bythlepires ulok?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje