Vdes një fëmijë, plagosen tre të tjerë, dyshohet se u shpërtheu një granatë (VIDEO)

8 Shkurt 2014, 12:35Politika TEMA

(E PERDITESUAR)- Katër fëmijë u plagosën nga një shpërthim në një fshat të Fushë Krujës. Njëri prej tyre nuk u mbijetoi plagëve të marra dhe humbi jetën.

Ai është 6- vjeçari S.T.

Fëmijët janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Policia bën me dije se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale.

Gjithçka ndodhi rreth orës 9:00 në fshatin Vrion të komunës së Niklës.

Katër fëmijët ishin duke luajtur, kur kanë ndezur një zjarr.

Dyshohet se zjarri ka provokuar shpërthimin e një granate, por detajet nuk janë ende të qarta.

10 komente në “Vdes një fëmijë, plagosen tre të tjerë, dyshohet se u shpërtheu një granatë (VIDEO)”

  1. PD-rast BLU says:

    Qeveria duhet te organizoje fushate per dorezimin e armeve, dhe municioneve, me spote televizive dhe te shkruara fushate ne shkolla per rrezikshmerine. Sa vrasje kryen nga arme zjarri? Ne te kunderten do besojse realisht qeveria eshte e implikuar ne tregetine dhe kontrabanden e armeve…

    1. Mira says:

      Katër fëmijë që nuk shkojnë në kopësht ose në shkollë, ndezën një zjarr! Njëri nga këta fëmijë duke parë ndonjë adolesht(ent)verior që hedhin granadat si shashka, u ka thënë shokëve që të shikojnë një gjë të bukur…! Kështu ka ndodhur o policë që hani fara luledielli!
      Erion Veliaj çfarë do të bëjë për këtë rast….!?

      doganierët Hajdutë, policët Barkdërra !
      kërcet Kallashnikovi, pëlcet dinamiti !
      xhihadistë në Siri !
      Lazarati, Baba Mondi dhe Sam Tahiri !
      kandidatë për në Bashkimin Europian !

      PROUD TO BE ALBANIAN !

      1. delina says:

        Po clidhje ka veliaj apo tahiri more? Kjo eshte situate e trasheguar! Duhet bashkepunim i popullit per demilatirizim!

  2. deda says:

    DUHET CMILATIRIZIM!!! KEMI QARTESISHT TE BEJME ME NJE SKENAR DESTABILIZUES!!!!!

  3. Gezimi says:

    E kam theksuar me dhjetra here (dhe jo vetem une), se pa dorezim ligjor dhe urgjent armesh prane qendrash te autorizuara, nuk do kete ndonjehere stabilitet rendi ne Shqiperi. Kjo te arrihet nepermjet ndonje amendimi ne ligj. Ai qe nuk e dorezon dhe i gjendet pas mbylljes se kesaj periudhe, t’i jepet organeve kompetente, e t’i nenshtrohet nje denimi shembullor!

  4. gery says:

    akoma pasojat e 97,qe marrin jete te pafajshme.rrofsh o sali sa keto hale, qe vret akoma.

  5. Non gratta says:

    Gjersa Sali shpellari na i “mbolli” fushat me granata, kuptohet që vdekje po korrim…

  6. Korcarivip says:

    O Mira po ndroje njehere doren se na mbiu ky komenti tend ketu. Si ke pire ilacet ne rregull.

    1. Mira says:

      Si të duash bre Korça, tani do t’a ndroj dorën…! Ilaçet bre po pres që të ulen çmimet bre dhe pastaj t’i pi..!

      Përshëndetje KORÇA! Me të ftohtin si ja kaloni andej, ka dëborë në Dardhë të bëjmë ndonjë shëtitje se na u mërzit Tirana….!?

  7. Adi says:

    Mbani arme ne shtepi o njerez idiote, ja cfare ju ndodh pastaj!! ….e kane fajin ata kafshe prider qe i lene armet sheshit per femijet te luajne… Kjo fatkeqesi te jete nj mesim i mire per ato familje anakronike shqiptare qe mendojne se armet ju sjellin siguri!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje