Deputeti i LSI-së Vangjel Tavo i ka drejtuar një tjetër apel institucioneve, qofshin ato në Shqipëri apo Greqi, që t’I japin zgjidhje cështjes së toponimeve. Në një deklaratë për mediat, Tavo theksoi se mijëra qytetarë shqiptarë vuajnë moszgjidhjen e problem jo vetëm përsa i takon kalimit në pikat kufitare, por edhe në cështjen e mos kryerjes së traksasioneve ligjore. “Gjithkush nga ne është në dijeni të këtij ngërçi, ku mijëra qytetarë shqiptarë në Greqi nuk mund jo vetëm të kalojnë kufirin për të parë të afërmit e tyre, por nuk mund të kryejnë asnjë transanksion ligjor derisa shteti grek nuk njeh toponimet me emërtesat e vendit tonë. Kjo situatë është e pafalshme në radhë të parë për ne politikanët që po i lëmë qytetarët tanë të vuajnë, sot, në vitin 2014”, u shpreh Tavo. Ai theksoi se emërtesat e toponimeve sugjerohen nga komisionet përkatëse të OKB-së dhe rezolutat e Parlamentit Europian, ndërkohë që Tavo i ka bërë thirrje qeverisë të zgjidhë përfundimisht dhe sa më shpejt këtë problem. Problemi i toponimeve në pasaporta është shfaqur në Tetor të vitit 2012 dhe nuk ka gjetur zgjidhje pavarësisht disa tratatitave që kanë rezultuar të pasuksesshme. Nga pala greke është lënë 4 herë afat kohor. Afati i fundit ka skaduar në 30 janar, datë kur ka rifilluar kthimi i emigrantëve që kanë probleme me toponimet.
PO CFARE BEJNE KETA AKOMA NUK E KANE ZGJIDHUR ,NUK E KUPTOJME CFARE PENGESE KA
Po nuk eshte turp i madh per kete trajtim qe i behet njerzve .ceshtja eshte sh emergjente po nuk marrim dot nje certifikate ne vendin tone .ky eshte nje diskriminim qe i behet popullit tone .ka me shume se 2 vjet qe nuk pranojne femijet ne vend .dhe pastaj flasin te zhvillojne turizmin me cfare kulture do te ushqehen keta femije per shqiperine cfare dashuri te kene ata per kete vend qe ju mohoen gjithe keto te drejta si per ata dhe per prinderit e tyre .
S’prish pune,shqiptaret i kane leket teper te paguajne biletat e t,i kthejne si qen ne kufi,te marin ndinje autobus ne kthim e te hajne dhe plumbin rruges.
Zoti Tavo, nuk e kuptoj nga flet? Ku e ke rezidenxen ti? Kerkon te forcosh pozitat me viktimat qe vuajne ne kufirin shqiptaro-grek dhe me emigrantet qe banojne ne Greqi?
Do e zgjidhe Tavo trimi, i cili akuzohet ende nga familjaret e ish bashkeshortes se e ka vrare vete ate qe te mos ndante pasurine.Tavo njihet edhe per kalimin e paligjshem te mauneve nga Kakavia ne kohen e qeverise Nano. Po kujt ia kerkon tani kete pune, Metes apo Rames se nuk merret vesh…
Bravo Vangjeli !
Je i vetmi politikan qe brenda 10 diteve e ngre dy here kete problem.
Ministri i Jashtem te mos tundet para pasqyrave, por te merret me kete hall te njerezve nevojtare.
Por, edhe ty Vangjel, si deputet shqiptar dhe bej tratativa, ketej dhe andej. Me konferenca shtypi nuk zgjidhen ceshtjet.
Erjon Veliaj qe vajti ne Greqi per voten e emigranteve, te mos merret vetem me gabelet dhe me para e tetraplegjiket, por te merret me ata qe harxhuan qimet e kokes per karrigen e by… se Erjonit.
Para 23 qershorit ju premtoi si ai dhe Edi, ku i kane premtimet ???
Duhet ta dini ju politikanet e Rilindjes se emigrantet jane nga pjeset me vitale te shqiptareve, te zgjuar, punetore e atdhetare. Ndaj mos i haroni se, mallkimi i emigrantit te ze keq, dhe ju denon zoti.
Mua me vjen keq, por mir tua bejn juve qe rrini ne greqi se na grricet bythen me demostrata pro Rilindasve…ja ku i keni e nuk u rruhet trapi fare per ju…llafe kurvash kane, si andej dhe ketej…ju kan fut ne mes e po ju marrin leku e djersen o derdimen koktrash qe ju çorr zeri per zagaret filogrek…ja tek i keni e pijani lengun lavireve te politikes.
Koka ben koka peson.
Ja shiheni mire si vepron ne praktik Greqia,
partneri strategjik i Shqiperise.
Ne deklaraten zyrtare:
MPJ e Greqise qytetin(emertimin) shqiptar [Përmet]
e shkruan [Πρεμετή].
Ne muret e tij ne bronx:
Parlamenti i Greqise qytetin(emertimin) shqiptar [Përmet]
e shkruan [Πρεμετή].
PRA KESHTU ME DY FYTYRA E ZGJIDH
SHTETI GREK ÇESHTJEN E TOPENIMEVE.
Kuptohet që ke lindur pikërisht siç e ke nicnamen,dhe kështu do të vdesësh.Turkoshak,kurrizin vetëm varri ia drejton.
Ti nuk ke për ta kuptuar kurrë (aq shkollim ke marrë) se çdo gjuhë ka ligjësitë e saj të ligjërimit.Pse nuk pyet veten,pse shqipot ta shqiptojnë Londër,dhe jo London.Pse në shumicën e gjuhëve shkruhet ISTANBUL,ndërsa ti e shqipton Stamboll?Shembujt janë pa fund…
UNE JAM SHQIPTAR,
ndersa ti je shqiperaqis.
UNE DI SHQIP EDHE 5 GJUHE TE TJERA,
dhe nuk kam aspak nevoje per shembujt e tu diskret.
THELBI I KOMENTIT TIM ESHTE DYFYTYRESIA ZYRTARE GREKE,
dhe jo shumellojshmeria e shkrimeve toponimike ne Bote.
SHQIPTARET JANE POPULLI ME I LASHTE DHE AUTOKTON BALLKANIK,
turqit kane pikerisht origjine aziatike,
greket kane pikerisht origjine afrikane dhe aziatike.
UNE KAM LINDUR JAM DHE DO TE JEM PERJETESISHT SHQIPTAR,
ndersa ti je nje shqipshkrues i perkohshem.
ne qenc ti shqipo, une jam mbreteresh e anglise. mos i shif burrat nga kurrizi zotrote se nuk te ka hije.
Komentuesi me nick [BALLKAN] ka shkruar me fakte dhe me logjik dhe mua me duket [SHQIPTAR].
Komentuesi me nick “nje shqipo” paska alergji nga e verteta edhe mua me duket nje Greko Maskara.
Ballkan, sqaroje me mire se ne te dy shembujt qe ke sjelle se si e shkruan MPJ e Greqise dhe si eshte shkruar fjala Permet ne fasaden e Parlamentit, mua nuk me duket se ka ndonje ndryshim. Hidhi nje sy dhe me kthe pergjigje.
Problemet jane te thjeshta, qeveria shqiptare te zabatoje konventat nderkombetare, dmth ne dokumnetin themelor te levizjes per ne Greqi te shkruaje toponimet greke aashtu sic parashikohennga konventat. Kurse perdorimi i brendshem i emrave greke, dmth ne gazeta apo revista apo libra shqitare as qe i ntereson se i i shkruajne shqiptaret apo turqit apo azerbaxhanasit toponimet greke, ashtu sikunder nuk eshte puna e ketyre shteteve te percaktoje toponimet e tyre shqiptare se si emertohen ne fjalorin e perditshem te atyre vendeve. Prandaj komenti i siperm eshtje nje lloj lajthitje e rradhes
Internacionalet anglez nuk kane asnje problem te drejtperdrejt me shkrimin e toponimeve ne Ballkan sepse nuk jane ndonje popull autokton ne Ballkan.
Internacionalet anglez kane patur koloni per nje periudhe ishujt e detit jon dhe nuk perdorin toponimine greke, por vazhdojne perdorin toponimine angleze ne te gjitha dokumentet e tyre zyrtare internacionale qe i referohen ishujve kolonial ne detin jon.
Te hiqen urgjentisht nga muret e Parlamentit te Greqise te gjitha emrat e qyteteve te Republikes se Shqiperise.
Emrat e qyteteve te shkruara ne murin e parlamentit grek jane te lidhura me nje epope te ushtrise greke ne luften e dyte boterore kunder blokut nazist. Pastaj shqiperia eshte embushur plot e per plot me toponime te huaja qe ndtyshojene periodikisht sipas stinave politike, si hotel Vollga, sheshi Gensher e lloj lloj marrezish te te tjera, te cilat nuk kane asnje domethenie direkte pervec perversitetit te drejtuesit lokal te rradhes si puna e kryetarisht te bashkise se Kamzes qe ka vene gjithe emrat e rrugeve me emertime te huaja.
Ushtria nacional çlirimtare Brigadat partizane bene lufte heroike epope legjendare edhe jashte kufijve te Shqiperise gjate Luftes se Dyte Boterore.
Babai im partizan i Brigades se V-te sulmuese luftoi me arme ne dore deri ne Vishegrad ne Bosnje Hercegovine, dhe ne muret e Parlamentit Shqiptar nuk jane shenuar emrat e qyteteve Boshnjake.
Eshte tjeter çeshtje vendosja e emrave te rrugeve dhe shesheve qe ne shumicen e rasteve vendosen me respekt dhe miratim te perbashket dhe me ftesa te ambasadave perkatese, dhe tjeter çeshtje shkrimi i historise se Greqise ne muret e Parlamentit te Greqise.
1- Nuk egziston asnje ligj dhe asnje norme internacionale obligative e detyrueshme per shkrimin e toponimeve.
2- Nuk egziston asnje shkrim internacional i paanshem per toponimet ne Ballkan.
3- Greqia insiston ne perdorimin e toponimise nacionaliste greke pra ne gjuhen greqisht thjesht me alfabet latin.
4- Edhe anglezet qe kane lindur ne KORFUZ GREQI ne pasaportat angleze nuk shkruhet ne gjuhen e shpikur greqisht e latinizuar KERKYRA ELLADA, por shkruhet ne gjuhen angleze CORFU GREECE.
Ne menyre te natyrshme vendlindjet e femijeve shqiptar ne Ballkan duhet te shkruhen me emertim real me toponimi reale ne gjuhen shqipe ne gjuhen e popullit me te lashte autokton ne Ballkan.
Ne menyre te detyruar obligative ne Dokumentet e Shqiperise duhet te perdoret Gjuha Shqipe.
Ne menyre rekomanduese ne Dokumentet e Shqiperise mund te perdoret suplementare edhe gjuha greke e latinizuar por absolutisht jo si obligacion.
Pasaporta Shqiptare eshte Prone e Qytetarit dhe Shtetit Shqiptar.
3 paragrafe 5 fjale jo shqip …cfare te jete valle ky?
@ (te hengert lopa)
Komentin e kam shkruar per shqiptar me kulture.
Komentin nuk e kam shkruar per lope edhe derra.
Ne asnje Parlament shteti demokratik ose shteti diktatorial te Botes nuk vendosen emrat e qyteteve te nje Shteti tjeter.
Te hiqen urgjentisht nga muret e Parlamentit te Greqise,
Te gjitha emrat e qyteteve te Republikes se Shqiperise.
Nuk na tha Zoti Bushati qe sapo o kthye nga Greqia a e trajtoi ndopak kete çeshtje apo jo. E nese po, çfare zgjidhjen iu dha.
Qirje Tavos !
Nuk te hengri barku ty absolutisht per emigrantet shqiptar se nuk te pame ndonjehere te na ndihmoje ne hallet tona te shumta, por te ha barku per regjistrimin e pasurive te tua dhe te familjareve te tu.
Kete problem ta ngresh fort ketu te patriotaqet e tu ne Greqi,
qe insistojne me ngulm te imponojne Zgjidhje Nacionaliste Greke.
Pasaportat jane SHQIPTARE,
nuk jane pasaporta greke.
Shtetasit jane SHQIPTAR,
nuk jane shtetas grek.
Emertimet Shqiptare jane te lashta dhe reale ne Gjuhen Shqipe,
nuk jane absolutisht fallsitete te shkruara ne shqip.
Emertimet greke le te perdoren ne Pasaportat Greke,
nuk jane absolutisht obligacion per Pasaportat Shqiptare.
Shteti Grek ka grekezuar padrejtesisht gjate 150 vjeteve qindra toponime emertime vendbanimesh qe realisht egzistonin ne Gjuhen Shqipe.
Shteti Grek synon te grekezoj padrejtesisht edhe toponimet emertimet e fundit shqiptare ne Greqi madje edhe te Dokumentet e Mirefillta Shqiptare.
Shteti Grek synon te vendosi perfundimisht gjuhen greke me germa latine e cila nuk eshte plotesisht identike me gjuhen angleze me te cilen mashtrojne ne negociatat me Shtetin Shqiptar.
Si pëlqeka grekëve se çfarë shkruajmë ne nëpër pasaporta e çertifikata? Janë në vete këta apo si?
zoti v.tavo ju nuk ishit ne qeverine e z. berisha qe i falet detin greqis per cfare del tani dhe na los rolin e mbrojtesit te emigranteve nuk kemi nevoje per mbrojtje nga ana jote o mbeturine vetem nga edi rama shpresojme ne emigrantet po na shiti edhe ai shprese diku tjeter nuk kemi
Greket nuk duan zgjidhje te ketij problemi ……..por
duan debimin e shqiptareve ne cdo menyre !
Me dhjetera shqiptare marrin ne periferiat greke
( aporiptika dokumenta) dmth dokument i kthyer prapa.
Kjo gje behet pasi u ngeci sharra ne gozhde me
qeverine e re ,qe nuk i vete pas interesave te tyre ,por
pro interesave shqiptare. Me kot u bejne thirrje keta !
Emigrantet Shqiptar ne Greqi,
Sipas normave dhe ligjeve te Bashkimit Europian,
Sipas Kartes se te Drejtave te Njeriut te Bashkimit Europian,
Te cilat natyrisht prevalojne mbi ligjet raciste te shtetit grek,
* Vetem me 5 vjet rezidence duhet te kishin sot Rezidence Permanente.
* Vetem me 10 vjet rezidence duhet te kishin sot edhe Shtetesi Greke.
Emigrantet Shqiptar duhet te organizohen ne organizime te verteta.
Emigrantet Shqiptar duhet te hedhin ne Gjyq Internacional shtetin grek.
Emigrantet Shqiptar natyrisht duhet te fitojne ne Greqi te drejtat e tyre legjitime po njesoj si gjithe emigrantet ne Bashkimin Europian.
Votojeni ramen votojeni se do ju sjellin verdall si pordha neper brek rrugve te greqis e shqipris….o popull i trash
RRËFENJË PËR DY PIKAT MBI ZANOREN E TRETË TË SHQIPES…
Shënim i ditës
Shpëtim e quajnë…
Kështu e thirrën babai dhe nëna në një ditë të zakonshme të vitit 1969. Kështu e thërrasin edhe sot kur kanë mbi shpinë barrën e madhe të viteve.
Shpëtim e thirrën… Dhe e shkruan, klasë pas klase, nga e para e fillores, tek e fundit e universitetit.
Shpëtim ishte e shkruar, në gjendjen civile.
Shpetim ia shkruan, mbi pasaportë…
Dy pikat, mbi germën e tretë, zanore e shqipes së Kongresit të Manastirit, ia morën, ia vodhën, ia hodhën, sheshmbeturinave, si të ishin…
Pa erë, pa vlerë…
Për kaq, për dy pika mbi zanoren e tretë, askush nuk e vret mendjen, nuk flet, nuk thërret, nuk bërtet. Thjesht se ne shqiptarët jemi mësuar të na e shpërbëjnë emrin, dinjitetin, identitetin.
Pa dy pikat mbi germën e tretë zanore të alfabetit shqip të Manastirit Shpëtimi – Shpetim shkruar në pasaportë do të udhëtonte i qetë tërë jetën…
Do të udhëtonte sikur një ditë, tek dorëzonte dokumentet për rinovimin e letrave në njësinë bashkiake të Athinës nëpunësi të mos e kishte kthyer mbrapsht. Mbi pasaportën e tij mungonin dy pika mbi germën e tretë zanore.
Mbi certifikatën e tij ishin të pranishme dy pikat mbi germën e tretë zanore.
Nëpunësi nuk bënte prapa. Për të i dilnin përpara dy emra të ndryshëm, shkruar ndryshëm.
Koha nuk priste dhe heroi ynë u nis urgjent për në Tiranë…
U ngjit në katin e dytë të ndërtesës në krah të Ministrisë së Drejtësisë (!), trokiti në derën e gjendjes civile dhe pa prit përgjigje hyri brenda.
– Kam një hall, i tha nëpunëses. – Kam ardhur urgjent nga Greqia duke udhëtuar gjithë natën. Më duhet të kthehem me autobusin e mbrëmjes në mënyrë që nesër në mëngjes të paraqes dokumentet. Nuk ma pranojnë certifikatën e lindjes sepse emri im mbi pasaportë ndryshon nga ai mbi certifikatë. Në pasaportë e kanë shkruar Shpetim kurse në certifikatë Shpëtim. Më duhet patjetër një certifikatë me emrin Shpetim.
– Është e pamundur, – i thotë nëpunësja.- Kjo bëhet me vendim gjykate
– Nuk kam kohë për tu sorollatur gjyqeve. Është tepër urgjente. Rrezikoj përzënien nga Greqia bashkë me gruan dhe fëmijët. Humbas punën…
– Po…- u mblodh nëpunësja përdredhë supesh
– Ta paguaj…
– Bën njëzetmijë lekë…
– Urdhëro pesëdhjetëmijë. Hallal i paç vetëm më çliro nga kjo barrë…
Mbi tavolinë hodhi një llapushë të madhe pesëmijëlekë-she nga ata të prerjeve të fundit.
Nëpunësja, pa kaluar as dhjetë sekonda, i dha në dorë certifikatën me firmë dhe vulë.
Shpetimi ndjeu në duar ngrohtësinë e letrës që sapo kishte bërë rrugë nga kompjuteri në printer dhe erën e bojës së vulës të gjendjes civile.
Zbriti shkallët dhe u fut në një qoshk për tu qetësuar me një birrë e dy qofte që i zbritën nga skara.
…
Shpetimi, i çliruar nga dy pikat mbi zanoren e tretë të shqipes së Kongresit të Manastirit prapë e ka një hall…
Vajza e tij e bukur me emër qiellor Rea nuk mund të udhëtojë të takohet me gjyshin dhe gjyshen veçse kur mblidhen e lidhin fjalën “për ditë të shënuara fetare” dy policët e dy vendeve, (apo dy ministrat e jashtëm) grekë e shqiptarë. Pasaporta e Reas së vogël dy vjeçe është shkruar me gabime toponimike.
E ka shkruar e njëjta administratë analfabete që ka marrë në dorë të bëjë pasaportat dhe letërnjoftimet e shqiptarëve…
…
Shënim: Rrëfenja është e vërtetë në tërë detajet e saj. Emri është i vërtetë, nuk është pasuar vetëm nga mbiemri.
Jam i sigurt se askush nuk do të dyshojë në të vërtetën e rrëfenjës. Secili mërgimtar e ka një tregim të kësaj përmase apo edhe i përmasave më të mëdha.
Jo vetëm në Greqi por edhe kudo ku punojnë e jetojnë shqiptarë me pasaportë shqiptare…
…Në Bruksel një vajze me emër të përveçëm në mërgatën shqiptare ia refuzuar nënshtetësinë vetëm për dy pika mbi zanoren e tretë. Në pasaportë ishte shkruar vendlindja KUKES kurse në certifikatë KUKËS…
Passhkrim: Këto ditë pritet të takohen në Tiranë dy ministrat e Jashtëm të dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë. Është paralajmëruar edhe diskutimi i problemit të toponimeve mbi pasaportat e fëmijëve (!)
Unë them se do të tjerin pe leshi në furkë pa bashkë.
Ky është mendimi im. Më uroni të gaboj…
Abdurahim Ashiku
Gazetar
Athinë, 28 janar 2014
NJË VARG PYETJESH PËR MINISTRIN BUSHATI NË ATHINË?
Ministri ynë i Ministrisë së Punëve të Jashtme, siç njoftohet në medien elektronike, ka zbritur në Athinë. Është takuar sot me Presidentin Papulias dhe do të takohet nesër me titullarët e rangut të lartë të shtetit grek.
Nga një fotografi gazmore në facebook mësohet se sot ai është takuar me disa nga kokat drejtuese të shoqatave në selinë e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë.
Pyetja ime poshtë fotografisë “Po gazetarët ku janë?” në fillim mori sa përgjigje fluturake për tu pasuar më pas me përgjigjen e Edmond Gurit kryetar i Federatës: “Pershendetje Abdurahim! Sa per info, qe te mos gjykoni pa u informuar me pare: Ishin te pranishem shume gazetare, fotoreportere, kameramane etj. Gjithashtu dhe shume perfaqesues te komunitetit.”
Nuk dyshoj në përgjigjen e tij por si gazetar që ka më se një vit që lakoj çështjen e pasaportave shqiptare dhe të toponimeve, tashmë një tmerr për prindër e fëmijë, desha ti bëj Ministrit drejpërdrejt një seri pyetjesh për këtë mallkim të pa dëgjuar në botë që shteti ynë na e ka fut në gjak e nuk ka burrë nëne që na e nxjerr.
Mbase do na e nxjerrë z. Bushati, megjithëse unë nuk besoj.
Pyetja ime do të ishte…
Zoti Ministër! A mund të ma tregoni pasaportën tuaj si qytetar i Republikës së Shqipërisë? Ku keni lindur Ju dhe në se keni lindur në Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë, Kuçovë, Kukës dhe në qytete të tjerë që në përbërje të tyre kanë germat tashmë të mallkuara Ë dhe Ç, si janë shkruar ato? Unë për vete e kam të shkruar Diber në vend që të ishte shkruar Dibër. Fqinji im e ka të shkruar Kucove në vend që të ishte shkruar Kuçovë…
Ju lutem ma tregoni pasaportën tuaj dhe mu përgjigjni në se ajo është e plotësuar në dy gjuhë, në shqip dhe anglisht siç e kërkon ligji? Unë i nderuar Ministër, në vëzhgimet e mia, nuk kam gjetur asnjë pasaportë të plotësuar në të gjitha pikat, (me përjashtim të njerës pikë) në dy gjuhë, në shqip dhe anglisht.
Në qoftëse pasaporta juaj nuk është plotësuar sipas rregullave të drejtshkrimit të gjuhës shqipe dhe në dy gjuhë siç e kërkon ligji, atëherë pse ju si qytetar nuk ia keni kthyer pasaportën policit që ta dha në dorë e nëpërmjet tij firmës që e keni paguar për të?
Sikur nipit tim lindur në Athinë dhe banues në Tiranë tia kishin plotësuar pasaportën në të dy gjuhët, Athinë dhe Athens atëhere asnjë polic në botë nuk do të kishte guxuar ta kthente mbrapsht. Nuk është vetëm nipi im se po të ishte vetëm ai nuk do t’ju pyesja por janë me dhjetramijëra mërgimtarë të mëdhenj dhe të vegjël që e kanë këtë problem, që janë të detyruar të ngujohen nga frika e policit në Kakavi.
A nuk do të ishte e rrugës zoti Ministër që për këtë KRIM që është bërë ndaj shqiptarëve, të rritur e fëmijë, që të gjendesh fajtori (megjithëse ai duket jo vetëm në ditën me diell por edhe natën e errët) dhe të paguante një për një deri me privim lirie, për dhunimin e gjuhës shqipe, dhunimin e toponimeve shqiptare dhe ndërkombëtare?
Ju lutem zoti Ministër më jepni një përgjigje të prerë për zgjidhjen e këtij problemi, jo një përgjigje nga ato që janë lakuar deri më sot, përgjigje me biseda bilaterale titullarësh të lartë në takime presidentësh, kryeministrash, ministrash, policësh etj. A do ti merrni të gjitha pasaportat, të paktën ata që lidhen me fëmijët, dhe ti bëni nga e para pa gabime, me shpenzimet e fajtorëve?
Për mua, në qoftëse nuk gjenden fajtorët nga Ju, nuk dënohen ata, nuk bëhen pasaportat nga e para, mbetet vetëm një rrugë: Emigrantët në Greqi (dhe në vendet e tjera) të gjejnë një avokat dhe çështjen ta hedhin për gjykim në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut. Kjo do ta gjobiste rëndë vendin tim, gjobë pse administrate tij nuk din të shkruaj gjuhën e nënës, gjuhën e bukur Shqipe.
Abdurahim Ashiku
Gazetar, Athinë 5 shkurt 2014
Abdurahim, per mendimin tim ky problem duhet te jete vetem per emigrantet shqiptare ne Greqi. Pse e them kete, sepse une qe jetoj ne Kanada, nuk kam patur vete dhe as qe kam degjuar te egzistoj ky problem me ndonje shqiptar ketu. Pra kjo duhet te lidhet me Greqine, qe nxjerr yckla si e si tu hapi pune shqiptareve. Megjithate ti ke plotesisht te drejte qe, duke qene se preken qytetaret shqiptare, eshte problem qe duhet te trajtohet nga institucionet e shtetit tone ne biseda me institucionet e shtetit grek. Por duke patur parasysh se ke te besh me shtetin grek, eshte e kuptueshme veshtiresia ose pamundesia e zgjidhjes.
Me fal qe nuk kam perdorur dy pikat mbi e, sepse kam tastiere amerikane.
Përshëndetje Zoti Ashiku,
Lexova shkrimet tuaja per kete çeshtje ne gazeten Tema dhe ne gazeten Kritika.
Jam dakord qe emigrantet shqiptar kudo ne Europe dhe ne Bote kane mbetur thuajse jetim nga qeverite shqiptare te “demokracise” te cilat kujtohen vetem ne fushatat elektorale.
Ne lidhje me shkrimet tuaja per çeshtjen e toponimeve ne Ballkan, pavaresisht opinioneve tuaja te sinqerta dhe formes tuaj artistike, une mendoj se:
-Ju merreni me te drejte me detaje te shkrimit te shkronjave (ç) dhe (ë), por anashkaloni pa te drejte thelbin e çeshtjes.
-Ju nuk beni asnje analize te toponimise ne gjuhen shqipe ne Greqi dhe te grekezimit sistematik qe i eshte bere dhe behet emertimeve shqipe.
-Ju jeni per perdorimin e gjuhes anglisht ne pasaportat shqiptare por shteti grek eshte per perdorimin e gjuhes greke te latinizuar dhe keto dy gjuhe nuk jane e njejta gje.
-Ju duhet te dini se emigrantet shqiptar ne vendet e tjera te Europes dhe Botes pergjithesisht nuk kane problem me pasaportat biometrike shqiptare, ndersa ne Greqi me sa shihet kane shume problem.
Pasaportat Shqiptare Biometrike ne gjuhen shqipe natyrisht jane te regjistruara ne Sistemin Kompjuterik Shqiptar dhe Europian.
Ç´ne që këta grekët i ndalojne emigrantet shqiptar,
ndërsa vendet e tjera europiane jo ???
Ç´ne që këta grekët kanë problem me gjuhën shqipe,
ndërsa vendet e tjera europiane jo ???
cfare fytyre..duket si MR BEAN
JURISTET tane jane injorante! kur behen kontrata,marrveshje duhet te cilesohen: APO ngjyra,permasat,fletet,nr,emblema,vulat,si dhe mbishkrimet ne shqip!- ne marrveshje nuk e kane bere kete,….harruan me te fundit kryesoren…ministria e jashteme mban pergjegjesi.