Zv.Presidenti i Parlamentit Europian, Gianni Pittella, e ka cilësuar si të gabuar qëndrimin e opozitës për reformën territoriale, ndërsa i bëri apel asaj të bashkëpunojë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Opozita po mban një qëndrim të gabuar ndaj reformës administrative-territoriale. I bëj apel opozitës shqiptare të ndryshojë qëndrim pasi integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk është as i qeverisë, as i opozitës, por i të gjithë shqiptarëve”, u shpreh Pittella.
Në vijim të vizitës që po zhvillon në Shqipëri, zv. Presidenti i PE-së ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama. Ndërsa ka uruar që në qershor Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat në Bashkimin Evropian, Pittella ka thesuar se Parlamenti Evropian është shprehur zyrtarisht pro anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ai shprehu admirim edhe për punën e bërë nga qeveria Rama në luftën ndaj krimit, korrupsionit dhe reformës së administratës publike.
Nga ana e tij, kryeministri Rama ka theksuar se ka diskutuar me zv.Presidentin Pittella për ecurinë e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
“Kënaqësi që prita një dashamirës të Shqipërsë dhe ndamë mendime për ecurinë e progresit drejt BE-së. Diskutuam edhe për forcimin e bashkëpunimit me grupin socialist dhe demokrat. Falenderova Pittellan për mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë dhe Aleancës për Shqipërinë Europiane”, u shpreh Rama.
Lesh me qime…Si gjithmonë, nga Evropa, fjalë të mira e gurë në trastë…
cfaj ka europa kur basha thot smarrim pjese edhe kur i jepet VETO?!
Nje opozite destruktive qe sdo te miren e vendit.. Nej palo plak qe drejton PD dhe nje femije qe ben ci thote ai
RAma po ben maksimumin po me kete opozite dashakaqe e qorre ske cben. Kjo ishte ne pushtet e sberi asgje,. Cmund te presim siot nga kjo
Bravo Rama. Mirekuptim e bashkepunim me fqinjet. Besim te ngjallim tek shtetet e tjera qe me tej te kene besim dhe investitoret e huaj ?
Bravo. Rilindjeeeeeeeeee
Kjo eshte qeveri punetore. Eshte imazh i gjithi per shqiperine qe saliu i vu zjarr. Te lumte edo
Kjo eshte politike e mire, shpresedhenese. Bota ka kthyer syte nga ne sepse sheh qe po behet shtet.
me kete pitellen ne itali tallin by… te gjithe,tregojne barsaleta,dhe ky vjen ketu per te dhene mend.hahahah sa qesharak qe eshte
Cere reforma je tuj ba mer Ed? Po nuk ka reform qi e ngre ket ven ne kambe mor Ed gjali! Shqipnia ka mor fun mer gjelosh dhe nuk ka jo reforme territoriale por edhe reforme universale apo reforme hale qi e ngre ne kom Shqypnin e gjunjezum prej Nano agait e Sali salep efendiut.
Per fat te keq Shqiperia ka perfunduar ne koshin e plehrave dhe nuk ka njeri qe e ngre ne kembe more shqiptar. Ne paskemi qen nje komb teper teper shtazarak. Me vjen shume keq te arrij ne kete konkluzion fatalist pr ky eshte realiteti qe une shikoj keto dite qe po vizitoj vendin tim te mjeruar.