“Duhet të vazhdoni me reformat sepse realizimi i tyre ju jep besueshmëri tek vendet anëtare por në radhë të parë te qytetarët tuaj. Keni mbështetjen tonë për të gjitha këto hapa që po ndërmerrni”.
Kështu u shpreh Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Suedisë Ola Svenningson, i cili shtoi se vizita në Shqipëri është një mesazh i qartë inkurajues për mbështetjen që Suedia i jep Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në BE.
Këto deklarata Svenningson i bëri gjatë takimit me ministren e Integrimit Klajda Gjosha.
Pasi falenderoi delegacionin suedez për mbështetjen që Suedia i dha Shqipërisë në muajin dhjetor kur u mor vendimi për statusin e vendit kandidat, Gjosha i njohu të pranishmit me reformat që po ndërmerr qeveria duke theksuar se momentalisht po punohet fort me dy reforma të rëndësishme siç është ajo në Drejtësi apo Reforma Territoriale-Administrative.
“Kemi ftuar opozitën të jetë pjesë e këtyre reformave. Siç e dini maxhoranca ka votat në parlament për të kaluar të gjithë nismat ligjore, por kur vjen puna në çështje me rëndësi madhore për vendin ne opozitën duam ta kemi në tryezë, në mënyrë që të shkëmbejmë idetë dhe alternativat. Duhet vullnet i përbashkët”, tha ministrja Gjosha.
Në vijim ajo theksoi se në fund të Shkurtit do të nisë turin e vizitave në vendet e rajonit dhe një pjesë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, për të dëshmuar mbi punën e qeverisë në funksion të procesit të integrimit.
Gjosha nënvizoi se plan-aksioni për 5 prioritetet është i rëndësishëm për të zhvilluar më tej vendin.
Ministrja u ndal edhe tek bashkëpunimi rajonal, i cili sipas saj është i domosdoshëm jo vetëm për perspektivën e përbashkët evropiane, por edhe për të tërhequr sa më shumë investitorë.
Edhe ne shqiptaret falenderojme Suedine per mbshtjen qe na jep, ate qe nuk e ben opozita shqiptare e bejne te huajt.
mos degjoni cfare thone te tjeret popull, se keshtu as femijet nuk genjehen, por ne jemi mesuar ti hame genjeshtrat.
MORTOHET NJE VAJZE TEK NJE FAMILJE E VARFER DHE CDO NATE FAMILJA E BURRIT BEJSHIN PLANE SE DO BEJME KETE E DO BEJME ATE, dmth LEKE GJITHANDEJ.
KUR KTHEHET NE GJINI VAJZA, I ATI DUKE E PAS PARA SYSH FUKARALLEKUN QE KISHIN E PYET: SI SHKOJNE PUNET ANDEJ! AJO I PERGJIGJET: PER CKA PO NDIGJOJ E LUMJA UNE POR PER CFARE SHOHE E MJERA UNE!
Turi debilje kjo ministrja.
Me shume anal sesa liste ti ore. Apo truri te ka rene ne lidhje te shkurter me anusin!?
kjo maratona e integrimit evropian eshte aheng me vete.Kur te integrohemi,ne dimer prape do bjere bore dhe ne vere prape do beje diell.Do mbajme frymen e do themi te çuditur;ama ky paska qene integrimi?!-Po more, do na thone Fylet,Lajçaket,Doris Packet,pse çfare e dinit juve?Ne e dinim se do na shtronin nje torte te madhe kilometrike,si ajo qe shtroi si qilim lulibasha per festen e Pavaresise,qe t’i hynim me bidona dhe karroca dore…Por nesje,se shaka bera,eshte gje serioze integrimi!Tani qe po na mbeshtet edhe Suedia,atdheu i dinamitit dhe i IKEAS patjeter qe jemi optimiste.Une i kam propozuar gjykates se Hages te na shkrije ministrine e Integrimit,por edhe ata jane bere shurdhe.
Tesoro ;-),si thua , po u integruam, a thua pushon bora ketej nga nahija jone, a do ngrihen ndopak temp se sot prape ishte -25???
Ndoshta mbeshtetja e Suedise , do pasoje edhe shtetete te tjera . Apo po e bejne se duan te hapin ne Tirane dyqane te IKEA-s?!
Disa thone jemi gati te integrohemi, disa jo.Do fitojme apo jo??? POOOOO, POOOOO, POOOOOO!
Urime Ministres ne pune e saj te veshtire por qe me kulturen e saj te larte profesionale dhe qytetare, si dhe me punen e saj plot pasion do te beje te mundur koordinimin me te mire te mundshem midis perfaqesuesve te qeverise dhe atij Evropian. Qente le te lehin por karvani te ece gjithmone perpara….