VIDEO / Pittella-Meta: PE mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

11 Shkurt 2014, 13:52Politika TEMA

Zv. Presidenti i Parlamentit Evropian Gianni Pittella thekson mbështetjen e plotë të tij dhe të Parlamentit Evropian ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë. Në këtë kuadër ai theksoi rëndësinë e bashkërendimit të forcave pozitive në Bashkimin Evropian në funksion të avancimit të reformave në të gjithë rajonin e Ballkanit. Këto vlerësime Pittella i bëri gjatë takimit me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta.

Kryeparlamentari u shpreh se pavarësisht vendimit të Këshillit në dhjetor, ritmi i reformave të nisura do të intensifikohet, ndërkohë që puna për përmbushjen e mëtejshme të rekomandimeve të Komisionit Evropian do të vazhdojë.

Në këtë kuadër, Meta vuri në dukje se Kuvendi i Shqipërisë i kushton vëmendje të veçantë dialogut konstruktiv politik dhe krijimit të hapësirave maksimale në funksion të kontributit të Opozitës.

Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të Parlamentit Evropian ndaj aspiratave evropiane të Shqipërisë duke bërë një vlerësim të veçantë për rolin personal të Pittellas në këtë drejtim. Bashkëbiseduesit ndanë bindjen e përbashkët se avancimi i Dialogut të Nivelit të Lartë mes Komisionit Evropian dhe Qeverisë Shqiptare, është i rëndësishëm dhe se vullneti i të gjitha forcave politike për bashkëpunim është kyç për mbarëvajtjen e një klime konstruktive në vend.

2 komente në “VIDEO / Pittella-Meta: PE mbështet integrimin e Shqipërisë në BE”

  1. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Ore zoterinj euro deputet mos tallni veten duke na folur per mbeshtetjen qe I jepni Shqiperise se nuk i hame me keto gjera ne si keto:
    Keni bere perparime, keni plotsuar kushtet, u mbeshtesim per integrimin por na falni nuk ju japim ftesen e vendit kandidat
    Prandaj beni ato (pazaret) marreveshjet e na lini ne punen tone e mos na ngopni me lugen posh sic keni bere vite me radhe me 3miljon evropiane te ballkanit perendimor

  2. asd says:

    sa poshte jemi katandisur.krenohemi me fotografite e pitelles,ne itali nuk e pjerdh njeri.meqe ra fjala ne cfare gjuhe kane folur sepse nje video ne youtube e pitelles qe flet anglisht ka bere per te qeshur miliona evropian.sa kenaqemi ne duke tallur veten,mendo c’mund te bejne te tjeret?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje