Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, prezantojnë paketën e masave për rritjen e sigurisë rrugore.
Paketa përfshin rreth 60 masa, ndërhyrje ligjore dhe operacionale.
Paketa parashikon ndërhyrjet në akset rrugore, duke i dhënë një zgjidhje problemeve që krijohen për shkak të dëmtimeve apo ndërhyrjeve të paligjshme që është bërë në akset rrugore duke krijuar kalime të paligjshme.
Gjithashtu paketa do të parashikojë edhe largësinë e karburanteve njëri nga tjetri, duke iu referuar në këtë kuadër standardit të vendeve të BE-së.
Dëmtimet apo ndërhyrjet e paligjshme në akset rrugore do të trajtohen si vepra të rënda penale, për shkak të pasojave të rënda që sjellin.
Ndërkohë që në rastet e aksidenteve do të ketë hetime më të thelluara për të nxjerrë shkaktarët e vërtetë të aksidenteve, ku përfshihen edhe firmat apo entet që përgjigjen për infrastrukturën rrugore, të cilët do të përballen me ligjin.
Ndalim i transportit të udhëtarëve me furgona
Dy ministrat paralajmëruan ndaljen e transportit me furgona, si një masë për të parandaluar aksidentet.
Ministri i Transporteve Haxhinasto theksoi se nuk ndodh në asnjë vend të Europës apo më gjerë një shërbim i tillë, ku transporti ndërqytetas kryhet nga furgona që ndalojnë në çdo moment sapo dikush i nxjerr dorën. Po kështu ministri i Brendshëm Tahiri theksoi se do të ndalet përdorimi i transportit me furgon.
“Do të ndalet ky lloj transporti për të shmangur aksidentet me pasoja të rënda. Kur them tani, them menjëherë!”, përforcoi ministri i Brendshëm Tahiri masën ndaj transportit të qytetarëve me furgona taksi.
Një tjetër ashpërsim masash do të ketë ndaj automjeteve që ofrojnë shërbimin taksi, të cilët si fillim duhet të pajisen me taksimetrat.
Liberalizim të tregut të kontrollit të mjeteve
Sipas ministrit Haxhinasto, paketa e re për sigurinë rrugore ka një qëllim, të krijohet siguri në rrugë si për drejtuesin dhe për kalimtarin, si dhe të shmanget njëherë e përgjithmonë pagesa nën dorë.
“Do të forcojmë të gjithë procedurën e kontrollit të mjeteve. Do të liberalizojmë tregun, me qëllim që të përmirësojmë edhe shërbimin për kontrollin e automjeteve. Do ta bëjmë sistemin të paprekshëm dhe të pathyeshëm nga korrupsioni që ekziston sot. Do të vendosim elementë të ri sigurie në kontrollin e automjeteve. Do të vendosim kontroll të detyrueshëm edhe për elementë të tillë siç është cilësia e motorëve të automjeteve dhe do të thosha dhe cilësia apo niveli i ndotjeve të gazrave nga këta motorë, me qëllim që këtë mundësi për të ecur të lirë në rrugët e vendit ta gëzojnë edhe ata që nuk duan të shfrytëzojnë automjetet, por duan të thithin ajër të pastër dhe të mos i ndotet ambienti dhe ajri nga nivelet tepër të larta të emisionit të gazit”, tha Haxhinasto.
Ndërhyrje në sistemin sinjalistik
Gjithashtu ministri i Transportit theksoi se do të ketë ndërhyrje sa i përket sinjalistikës në rrugë, ndërhyrje në ruajtjen e rrugës si një aset i rëndësishëm kombëtar dhe si një aset i qytetarëve.
“Qëllimi i kësaj pakete është që të krijojmë një siguri më të madhe në rrugët e vendit dhe do të merremi me të gjithë elementët përbërës që e realizojnë këtë qëllim. Do të merremi me vetë rrugën, automjetin, drejtuesin e automjetet. Do vendosim një sistem të tillë cilësie që të mos korruptohet më”, tha ai.
“Ndërhyrje do të ketë gjithashtu për sa i takon sinjalistikës në rrugë dhe elementëve të tjerë të sigurisë. Është parashikuar në buxhetin e këtij viti rreth 6 milionë dollarë vetëm për sinjalistikën, e cila do të vendoset në mënyrë prioritare në ato zona që janë më të rrezikshmet, me qëllim për të kontrolluar më mirë trafikun në ato zona.
Ndërhyrje shumë të rëndësishme do të ketë për sa i takon ruajtjes së rrugës si një pronë e rëndësishme, si një aset i rëndësishëm kombëtar dhe një aset i rëndësishëm i qytetarëve. Do ta ruajmë rrugën nga dëmtimet, nga vjedhja e elementëve të sigurisë, të sinjalistikës, duke forcuar masat përkatëse, ndëshkimet përkatëse, por edhe kompanitë që shpesh marrin, blejnë elementet e sinjalistikës për qëllimet e tyre, për riciklim a qëllime të tjera. Pra, do të kemi një forcim të masave për këto lloj ndërhyrjesh”.
Testim i aftësive psiko-fizike për shoferët
Sipas Haxhinastos, do të ketë rikonceptim te elementëve të testimit, prezantim të teknologjisë së informacionit, do të kemi një teknologji shumë konkrete që askush të mos abuzojë me ata që janë persona të aftë e që mund të marrin provimet, praktikë e teori, t’i japim fund njëherë e përgjithmonë pagesave nën dorë.
“Do prezantojmë edhe një testim të domosdoshëm në procesin e aftësimit që është ai psiko-fizik, një mjet shumë i rëndësishëm për të dalluar aftësinë e individëve në funksion të aftësive të tyre për drejtimin e automjeteve dhe për të mos shkaktuar aksidente. Ndërhyrje do të ketë sa i takon sinjalistikës në rrugë dhe elementeve të tjera të sigurisë”, tha ai. “Do ta ruajmë rrugën nga dëmtimet duke forcuar masat dhe ndëshkimet si dhe kompanitë që shpesh blejnë elementë të sinjalistës për përfitimeve të tyre. Shumë rigoroz do të tregohemi në ndërhyrjet në rrugë, për ndërtimet të paligjshme dhe për hyrje-daljet të paautorizuara dhe do të vendosim një standard për hyrje daljet në rrugë në mënyrë që ato mos të jenë në pikat e zeza që shkaktojnë aksidentet”, sqaroi Haxhinasto.
Sistem online për transmetimin e të dhënave
“Kemi përfshirë në paketën e masave një sistem të tërë teknologjik dhe transmetimi i të dhënave online, për çdo lloj kundravajtje dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Duke garantuar kështu që shkelësit të marrin atë që meritojnë, jo pse ne kemi dëshirë të dënojmë shkelësit, por kemi detyrim të garantojmë jetën e qytetarëve, qofshin edhe shkelës të rregullave të qarkullimit rrugor. Dokumentimin e çdo lloj shkeljeje nëpërmjet fotografimit dhe filmimit në çdo zonë, urbane dhe rurale. Respektimi i normave të shpejtësisë, përdorimi i alkoolit, drogës, i telefonit celular në drejtim të mjetit, mos përdorim i rripit të sigurimit, mbajtja e fëmijëve në vende të papërshtatshme në mjet dhe mos përdorimi i kaskave nga drejtuesit e motorëve”, u shpreh ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Mjetet me targa të huaja, nën regjim të veçantë
Ministri i Brendshëm paralajmëroi aplikimin e një regjimi të veçantë masash për mjetet që nuk mbajnë targa shqiptare.
“Kemi parashikuar në planin e masave kontrollin e qarkullimit të mjeteve me targa të huaja dhe regjim të përkohshëm. Në Bashkimin Europian kjo gjë nuk është fare një problem, por në Shqipëri është problem”, deklaroi Tahiri.
Ndëshkimi: 10 ditë burg për shoferët e dehur
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, vuri theksin në penalitetet që do të aplikohen në rastet e shkeljes së rregullave të qarkullit rrugor. Në këtë kuadër një masë është ajo e dënimit me 10 ditë burg nëse do të kapesh duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Sipas ministrit të Brendshëm, Tahiri kjo është masa më drastike e marrë ndaj një drejtuesi mjeti.
“Kemi parashikuar propozimin për ndryshim si masë minimale të dënimit pa leje drejtimi 10 ditë heqje lirie. Sepse të drejtosh mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur nuk është shkelje e kodit rrugor por përbën vepër penale. Ndaj si e tillë Ministria e Brendshme ka prezantuar që dënimi minimal i mundshëm të jetë 10 ditë heqje lirie. Për statistikë në 4 muaj që nga dita e parë të ushtrimit të detyrës policia filloi praktikën e arrestimit të personave të cilët drejtojnë automjetin në gjendje të dehur dhe ky numër është 660 shtetas të ndalur por që vetëm për 83 persona janë dhënë vendimet nga gjykatat”, tha Tahiri.
“Kjo është paketa më e plotë në ndërhyrje dhe e ndërgjegjësimit tonë për të garantuar jetën dhe shëndetin e drejtuesve të pasagjerëve dhe kalimtarëve. Jemi të vetëdijshëm që siguria rrugore është një problem, e njohim si problem duam ta adresojmë dhe ndaj së bashku me kolegun Haxhinasto, do prezantojmë në qeveri, një paketë masash të plotë për administrim”, tha Tahiri.
Kontratë me qytetarët
“Në planin e masave kemi parashikuar detyrimin në fazën e regjistrimit të mjeteve rrugore dhe pagimin e taksave që drejtuesi i mjetit të jetë i detyruar të pajiset me kontratën. Për të garantuar shëndetin dhe jetën e njeriut së bashku me një proces konsultash për të përcaktuar detyrimin që bie mbi ta, lidhur me marrëdhënien me Ministrinë e Brendshme dhe Transporteve, lidhur me masat për parandalimin e aksidenteve. Kërkohet bashkëpunim nga qytetarët, nga drejtuesit e mjeteve, por edhe nga kalimtarët. Në asnjë vend të botës nuk bie barra mbi Policinë e Shtetit që të ketë polic që të jetë në çdo kryqëzim apo kthesë”, tha ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Sipas tij, masat do të mbeten në letër nëse nuk zbatohen ndaj kërkoi që ndaj çdo shkelësi t’i jepet dënimi që parashikon ligji. Ministri i Brendshëm shtoi se pasojat e aksidenteve e shprehur në shifra, në Republikën e Shqipërisë janë më të mëdha se në çdo vend tjetër dhe kjo është e papranueshme.
kjo eshte gje e mire dhe duhej bere sa me shpejt po gjithsesi skemi ca te kerkojm kur ne qeveri kemi pasur nje hajdut dhe shum hajdut te vegjel qe e ndiqnin !! shume mire beni BRAVO
Bravo qeveria!! ju lumte per kete nisme!! dhe mundesisht te kete sa me shume kontrrolle ne rruge !! Zbatojini sa me pare se kshtu zejm mend neve duke na e terhequr veshin !!
ato jan si bomba me sahat !! edhe e forta eshte se dhe te shajn kur i thua pse ndalove ne mes te rruges!! po tashi ska me si ti japin rryshfete policise se po shof shume arrestime te shpejte ne 1 hark kohor te shkurter !! Urime POLICIA SHTETIT
Shyqyr me vllai se me pprdh zemer ecet me keto furgonat
Kjo eshte ndoshta paketa me e mire e bere ndonjehere! Shpresoj qytetaret ti perqafojne!
Urime per paketen por desha tju kritikoj per punen e karburanteve sepse ky regull/ligj krijon monopol dhe mundesi te re per kurrupsion.
Duhet ekonomi e lire tregu perndryshe ska zhvillim.
do te – do te – do te ……… te shohim se kur dhe si!
Rregullin dhe sigurinë e duam të gjithë, por disa nga këto masa më duken si prej kalamajsh… me këtë logjikë i bie që të ndalohet qarkullimi në rrugë, se mund të qëllojë ndonjë idiot që shkakton aksident. Me sa kam parë, shumë prej aksidenteve shkaktohen prej mungesës së standartit të sigurisë rrugore, të shkeljes së rregullave prej shoferëve, të mungesës së seriozitetit dhe synimit rregullator të policisë, dhe jo prej faktit që mjetet ishin furgona (një autobus bie dhe shuan aq jetë, sa për një vit, nga furgonat)…
Një moment tjetër ku duhet vëmendje është daljaa pa punë e një mase shumë të madhe shqiptarësh, që jetojnë me shërbime të tilla. Mos shikoni disa halabakë me furgona si kuti të shkatërruar, se nuk përfaqësojnë ata gjithë kategorinë.
Më shkurt – standarti rritet në të gjithë anët, jo duke kufizuar, dhe jo me kaq kosto sociale; përndryshe ose do ketë tension dhe varfëri, ose kjo do jetë një fushatë idiote që do dështojë.
skelari migrues ta garantoj qe furgonat jan nje anomali dhe nje shkaktar kryesor per aksidentet . kam jetuar 12 vjet jasht dhe ne asnje vend nuk kam pare qe trasporti publik te kryhet me furgona ku shoferi ka patenten B dhe e ngul furgonin ne mes te autostrades per 500 lek pa e vrare mendjen se mbas ka makina te tjera . un vetem nje gje nuk arrij te kuptoj tek keto qeverri qe kan udhehequr deri tani . asnjere nuk ka pare si alternative trasporti ate qe gjithe bota e civilizuar perdor prej kohesh . trenin . ne kemi pas dikur hekurudhen , edhe pse e amortizuar , me pak investime do te zgjidhte problemin per pjesen me te madhe te destinacioneve shqiptare . shpresojme te jete projekt i kesaj qeverrie .
Patjetër që qëndron ajo që thua, për konceptin e transportit publik, por ajo që thoja synonte tek dy tre fakte të thjeshta:
-nuk e ka fajin lloji i mjetit, por formimi i shoferit dhe kultura e ligjshmërisë (nuk duhen penalizuar edhe ata shoferë korrektë); ndërshkimet kolektive duhen evituar sa më shumë, janë sjellje paaftësie dhe jo dinjitoze, për një shtet.
-standarti i sigurisë cënohet shumë edhe prej ofertës së shtetit (cilësi rrugësh, sinjalistikë, investime mbrojtëse), ndaj kjo punë zgjidhet duke parë fillimisht që shteti bën hapin i pari, dhe jo të bëjë të fortin e ta kërkojë çdo përgjegjësi tek qytetarët.
-kanalizimi i transportit në atë me mjete më të sigurta dhe më të organizuara duhet bërë, por duhen evituar goditjet pa kujdes, që krijojnë situata ku kërcënohen familjet për mbijetesë…u duhet dhënë kohë që të përshtaten. Mos të harrojmë që grumbullimi i shërbimeve në kompani të mëdha, sjell shërbim mbase në dukje më cilësor, por krijon dy situata jo aq ngazëlluese; 1) përqëndrimi i parave në pak duar dhe kalimi i një pjese të popullsisë në nivel rrogëtari (jo europian, kuptohet, dhe kjo ul edhe qarkullimin e parasë në treg) dhe 2) situata monopoliste ku çmimet e shërbimeve nuk i kontrollon dot kollaj një shtet si i yni, pa traditë.
Bravo po beni nje gje qe qeveria e kishte per 8 vjet nuk beri dot azgje
ju po e beni per 5 Muaj
bravoo
Zoti Minister i brendshem, nuk eshte zgjidhje denimi me 10 dite burg,shteti nuk ka pse te shpenzoje energji dhe para per te mbajtur ne burg kete kategori njerzish qe une do ti quaja te dores se fundit,gjoba ore zoteri gjoba, sistemi kapitalist bazohet midis te tjerave ne gjoba,jo duke zgjeruar burgjet; gjoba drastike, ne qoftese megjith mend duam te veme rregull,dhe rregulli nuk vihet me gjoba 1 mije lekeshe,por gjoba mundesisht te barabart me vleren e makines,per pijet alkolike,per parakalimet e gabuara etj.heqje patente, etj,etj, qe specialistet e policise rrugore i dine shume mire, me ligjin per ta mbajtur shkelesine e rregullave te qarkullimit 10 dite ne burg, e ne kushtet e burgjeve te sistemit demokratik, nuk zgjidhet asgje.Shume mire qe i hiqni fugonat,te vihen autobus me sandarte teknike dhe me orar rigoroz ne nisje dhe mbritje,ne rruget e shtetit shqiptar duhet te drejtojne mjetet vetem ata drejtues mjetesh qe zbatojne rregullat.
Nje super hajdut i qeverise se meparshme,ish socialist,sot perseri ne pushtet ,dhe qe ka fituar thuajse te gjitha tenderat e rrugeve ne Laq e Lezhe,duhet hetuar per gjendjen skandaloze te rrugeve te ndertuara prej tije.Me Ilir Meten , Kadelin and co ,ska per te patur RILINDJE.
keto jane masa qe bota i ka ndermarr me kohe x te ulur numrin e aksidenteve me makine nderkohe qe shqiperia i ndermerr tani por shpresojme te jene sa me sh efikase te ejne sa me shume praktike x te ulur numrin e madh te aksidenteve
Kush vend i botes o Zamke qe nuk ngjit i ka keto regulla, na i thuaj qe te mos vdesim injorant?
Bravo qeveria po e beni shqiperine si gjithe europa le te filloje ndergjegjsimi I njerzve! Le te ecim perpara, Keshtu vazhdoni!!
KUSH JU KA THENE KETYRE QELBESIRAVE QE NUK PERDOREN FURGONA NEPER BOTE SE NUK E MARR VESH. DUHET TE JESH SHUME KAR QE TA BESOSH KETE. NE CDO VEND TE BOTES PERDOREN AQ SA UNE CDO FUNDJAVE ME ESHTE DASHUR TE UDHETOJ NGA BOSTONI NE NEW YORK ME FUGON PRIOR OF BUYING A CAR.
Kush di te me thote , a ka ndonje vend ne Europe, qe transporti publik te behet me fugona?
Me te vertete qe eshte e mire te forcohet kerkesa per zbatimin e ligjit ne fushen e sigurise rrugore dhe jam dakord qe dy ministrat qe e mbulojne kete fushe te dalin ne deklarata te perbashketa per publikun. Une kam shkruar ne nje gazete on-line, me 27/01/2014 per furgonet (www.perqasje.com – ‘furgonet kjo fjale tjetersuese’) dhe jam shume i gezuar qe me ne fund kesaj gangrene synojne t’ i shkojne deri ne fund. Po ashtu lexova me poshte pjesen e percipte te masave me te cilat keto dy ministri duan te paraqesin permes paketes se masave. Shqetesimi im ne kete pike eshte se, ngaqe ne ketu ne Shqiperi jemi mesuar te shikojme masa ekstreme (dhe fushatore) sepse nuk mundemi te zbatojme me masa normale ligjin, kam frike se nga zelli, apo nga frika e nepunesve qe hartojne keto masa, do te bejme precedente per shkeljen e te drejtave te njeriut dhe te vete ligjeve qe ne fakt jane shkruar me se miri. Prandaj do te ishte nje sugjerim i mire qe specialistet te dalin ne terren me makina te pa shenjuara (policia etj.), te vleresojne gjendjen permes nje fotografimi te drejtperdrejte e te vertete (jo per t’ i bere qejfin shefave) dhe te kthehen ne zyra e ta ballafaqojne me ligjet ne fuqi. Kam pershtypjen se duhet rritur profesionalizmi i organeve te kontrollit, me shume se duhen propozuar masa te rrepta. Ndoshta do ulem te shkruaj ndonje gje tjeter ne ate gazete!!!
po ne kemi rruget anes lanes qe jan vetem me gropa e me puseta dhe pa vijezime jo me te tjerat…
Bravo!!!
Masat e marra jane te nevojshme,po me pere duhet mar masa per te ndergjefjesuar mendjen e drejtuesve te mjeteve.
Te gjithe e dine se si zbatohen rregullat e qarkullimit rrugor ,si ne Europe e ne AMERIKE,PO FLASIM PER KETO VENDE QE I KEMI PARE.
Eshte e vertet se ne keto vende nuk perdoren furgonet per transportte udhetareve,po e keqa nuk qendron ketu,e keqa eshte mania per te fituar sa me shume e arrijme ne veprime jo njerezore si:
1.Rrahje midis drejtuesve per te marr pasagjeret.
2. Futja e pasagjereve mbi numrin e lejushem ,sa edhe drejtuesi nuk vozit dot timonin.
3.Ecje me shpejtesi mbi normat e lejuara,edhe pse tabelat tregojne limitin e shpejtesise,gje qe e kemi pare rralle ,madje shume rralle ne linjat e autobuzeve.
4. Sinjalistika ka rrolin e saj te pa diskutueshem,po duhet mirembajyur e nzbatuar si kudo . EDHE ata drejtues qe jane rigoroz ne vendet ku kane emigruar,me te ardhur ne SHQIPERI ,NDRYSHOJNE KREJTESISHTE duke perdorur edhe shprehjen :”He mo,se ne SHQIPERI JEMI!
Per drejtuesit e fugonave ,ndalimi eshte nje mase e rende,po te jemi te ndergjegjshem se vet e kemi fajin me te madh………..
kjo eshte nje marrezi e vertete ekonomike..jane 16 mije drejtues furgnash qe do te nxirren ne rruge..16 mije familje qe do preken nga kriza ekonomike..prandaj ju bej thirrje te gjihe shoferve te majte dhe te djathte te dalin ne dt 20 qe te mbrojne buken e femijve..
Demokracia nuk eshte KAOS por ESHTE GJITHCKA BRENDA RREGULLIT.
Sa per furgonat mire e bejne se ndalojne dhe nisen kur dhe si tju doje qejfi.
Por duhet qe shoqerite e transportit urban te detyrohen rte vendosin linja ne kohe te sakte ndermjet qyteteve,si ne cdo vend te botes
Me vend qe jane shume shofera por edhe edicioni i morgut perdite ne tv. nuk mund te tolerohet.Do te krijohen korporata te transportit urban midis qyteteve te cilat mund te kontrollohen me mire edhe nga sistemi tatimor edhe ne aspektin teknik.Kush ka oreks pasandaj per pune mund te kerkoj neper korporata.
Fredom mamaja tende do jete me 20-shkurt ne proteste ?
Keshtu me nje te rene te lapsit dhe me nje prepotence te tille te pashembullt “problemet” zgjidhen vetem ne Rusine e Putin-it.
Nuk c’behet ky kaos qe ka perfshire shqiperine per 5 muaj z.minister,dhe ketu padyshim qe e kam fjalen per transportin nderqytetas dhe ne vecanti furgonet e linjave.Nuk mundesh ti qe me nje vendim aty per aty dhe “NESER” tju heqesh buken e gojes atyre 16000 familjeve.Nuk ka dyshim qe transporti ne vend kerkon nje reformim rrenjesor,sepse vetem i tille nuk eshte.Por keto vendime qe merren aty per aty dhe pa marre parasysh impaktin direkt,BUKEN E GOJES te atyre familjeve “NESER”,kjo eshte e TEMERRSHME vetem ta mendosh.
Ps:Kam nje koder ketu prane dhe sapo degjova qe dikush po gjuan per gjah,hajde ti veme zjarrin pyllit dhe ta zeme gjahtarin “te vdekur”pastaj dhe keshtu shpetojme nga gjuetia e ndaluar.ncncnc
Te drejt ke shoku se do te ushqehesh po te bej nje pyetje:Ne cilin vend te BE ka furgona?Me vjen keq per ju qe do mbeteni pa pune por eshte nje levizje qe duhet te behet nje ore e me pare,se edhe ne qe udhetojme me furgona dhe na futin brenda si bagetite gjynah jemi..apo jo?
A, po ne cilin vend te Europes vdes nga uria po nuk pate pune? Beri te gjitha si Evropa athere leh.
Keshtu u tha ne fillim edhe kur u prishen kioskat ne Tirane, por keto jane veprime qe duhen ndermarre. Nuk mund te vazhdohet perjetesisht ne kaos.
HAJDE O MEDIOKER O SAIMIR TAHIRI ONTE QIFSHA GRUAN EDHE DASHNOREN TEPELENASEN QE KE SEKRETARE PO KUSH TA JEP TE DREJTEN TY TE LESH MIJERA E MIJERA NJEREZ TE PA PUNE E PA BUKE SE JE TI NJE MINISTER KARAGJOZ PLERE PERVERS.
Kolegu o rrota e k…. e di ti mor karagjos i Saliut se trasporti me furgona behet vetem ne vendet e Afrikes dhe Lindjes se Mesme ? E nga ta dish ti mor islamiku i Saliut ku tej Hundes tende ti sheh vetem PeDe-ne .
Sa per djenine tende kam jetuar ne USA edhe ne Evrope per vite te tera. Perhere shkoja nga Boston ne New York me furgon o kokepalare, por dukesh ti qe je ndonje nga ata qe ke autobusa ose je ndonje dashnorja e atij perversit SAIMIR TAHIRIT..
Sa veta keni hypur ne furgon ne rrugen New-Boston?
15 veta siper prerit te njeri-tjetrit?
Shoferi i fuste nonj teke ferrnet nga ora 6 me kafen e pare ne mengjes?
Po rruges neper autostrade ndalonit te merrnit ndonje pasagjer?
Shoferi i furgonit e perdorte furgonin edhe per transport mallrash apo ishte i licensuar vetem si shofer taksie?
Taksia qe more ishte private apo e ndonje firme qe ofronte sherbime tranporti?
Leket kur moret taksine-furgon i paguat secili 1 nga 1 apo paguat vetem per rrugen ne total?
Taksia-furgon nuk mund te jete kurre autobuz, pasi nuk ploteson standarted e qarkullimit pa rrezik. Eshte ndryshe te marresh 1 taksi-furgon kur je nje grup, dhe ndryshe kur furgoni trajtohet sikur te ishte autobuz.
90% e transportit nga boston ne ny behet me tren dhe autobus.
Shume pak per te mos thene aspak behet me fugon.
Ja ke fut pordhes kot, sepse ne Stamboll por dhe ne te gjithe Turqine aplikohet ky lloj transporti kuptohet i mire menaxhuar, per arsye te terrenit dhe rrugeve te ngushta ne disa zona. Mos flit kot si injorant
Brravo!!!! Kjo eshte ajo qe duhet te jete se keshtu e ka gjithe bota more Freedom, qe me mire ta kishe emrin “Kaos”, se po me kujton logjiken e dikurshme “te mos prishen kjoskat se dalin kamarjeret pa pune”. Askund nuk ka transport me fugona apo pika karburanti cdo kilomeret. Do te kete pak dhimbje ne fillim ky operacion por eshte i vetmi shpetim, si nje tumor qe duhet hequr se te merr jeten…
Ne Itali meghithse furgonat cilsohen ilegal, bejne pothuajse 40% te transportit interurban, po keshtu me para ne dore…pyesni po deshet emigrantat se nuk jane pak (gjysme milioni)
O KOLEG, o idiot, po pse pune e quan ti mijera fugona neper rruge, me palo shofera e palo mjete qe po mbjellin vdekje cdo dite, kur ne gjithe boten transporti eshte i organaizuar me taksi/autobuze/trena! Edhe doni te shkojme drejt Europes pastaj, me mendjen e injorancen tuaj as ne afrike skemi vend
Ju pershendes per nismen e marre zoterinj ministra kjo reforme duhet te ishte bere me kohe, megjithate doja te dija
persa I perket lishences qe keta zoterinj qe kane transportues 8+1 kane paguar a do tu kthehet ndonji lek mbrapa dhe si do I vej halli kur kur keta persona duan ta perdorin per transport vetjak apo me thjesht si ato e pa licensuara qe bejne rrugen Tiran -Athine dhe thone se e kane per perdorim vetjak ?
Plotesisht dakort,fugonat apo minibus,perdoren ne evrope vetem per sherbime taxi brenda qyteteve,vetem ne azi perdoren si autobuse,ata jane arkivole levizes dhe njerezit mos te harrojne me mire pak me vonese por te sigurte,sesa me fugona qe i nisin lloj lloj njerezish pa piken e aftesise dhe pa asnje njohuri te kodit rrugor.te gjithe e dime qe kur udheton ne shqiperi ndihesh sikur je ne vend jo evropian ku gjithkush ben si don dhe nis mjetet si don.rruget kane pjesen e tyre te fajit ne aksidente dhe policia gjithashtu.policet e piste dhe pa kapele jane per te ngerene pilaf me leket e vjedhura nga fugonet ,ku te gjithe bashke vjedhin dhe vrasin qytetaret shqiptare.
NE 20 SHKURT TE GJITHE ME FURGONA DREJT TIRANES TI THEMI JO DIKTATURES SE FURGONIT !!!
Kjo puna furgonave zgjidhet keshtu Te bashkohen disa dhe te mari autobusa Ne te gjithe boten ka taxi,autobus,trena,vapor,aeroplane
Bravo, tani kur femijet a atyre qe mbeten pa pune kane nevoje per buke e panolina Xhaxhi Tepelenasi do tu a jape sepse ka shume pune ne kete vend. Edhe kur u duhet shkuar ne Tirane a Shkoder e s’kane $50 dollare per taksi i xhon Xhaxhi Saimiri.
Zbatoni ne menyre te menjehershme keto qe deklaroni. Ne shqiptaret duhet te ndergjegjesohemi , te drejtosh nje mjet se pari ver rrypin e siguris, se dyti mos drejto mjetin nese ke pire , se treti zbato rregullat e qarkullimit,Te tre kto praktika shpetojne jet njerzish. Tashi per ndalimin e qarkullimit me furgon une mendoj se tani per tani eshte nje mase jo e drejte duke menduar se shume njerez do ngelen pa pune,jo praktikes dhem koka preje. Qeveria duhet te mendoj shume seriozisht per ngritjen e nje rjeti hekurudhor bashkohor.Une mendoj se perbri unazes se madhe ne tirane mund te ndertohej nje hekurudhe per tren e cila imagjinoni qarkullim i sigurte dhe pa smog per qytetaret.
Pse nuk ndaloni targimin e mjeteve me timon ne krah te djathte qe vijne nga Anglia?
Jane burim i paster aksidenti.
NA ti more , me ate emrin Freedom,na paske edhe emer te jashtem e te cuditshem,po nga e ke gjetuar,cilet ta vune kete emer,mos valle ai qe ben thirrja per t’u ngritur ne demostrata ,pasi po ben 4 muaj qe i thone ish-kryeminister? Po kjo nuk ka rendesi ,pasi emri eshte si puna e kapistres vetem per te terhequr,pasi njeriu duket nga mend. Ju u beni thirrje taksisteve qe te ngrihen me 20 shkurt. Po pse me 20 shkurt ,se do SALIU DHE TI BISHTI I SALIUT. Ti ,more qyqar,u thua bini Saliun ne pushtet,rrini taksixhi dhe vdisni njerez se nuk ka rendesi,po rendesi ka PUSHTETI I SALIUT . Te lumte per mendjen qe me paske! Mos je ZANI TI? MOS JE DJALI NR. 2 I SALIUT ,AI MALLTEZI? kushdo qe te jesh ,qenkerke i SALIUT.
Jam dakord me keto nderhyrje por me lind pyetja qe nqs ndalohet trasporti me furgon çfare lloj trasporti do perdorin qytetaret pasi taxin jo çdo kush mund ta perballoj me ato çmime , perse askush nuk e merr mundimin per modernizimin e trasportit hekurudhor qe eshte komplet i amortizuar!
Ligji me dhjete dite burg ,eshte nje ligj i padegjuar ne Europe
Nuk mbushen burgjet me pijanece , Shteti duhet te fitoje nga keta pijanece.
Vendosi gjoba te renda dhe hiqja te drejten e patentes.
SHume e drejte.Por problemet lindin dhe nga policet si psh ,te mos ndalojne kot kur ju jeni duke ecur ne regull sepse ky e acaron shume drejtusin dhe i fikson bindjen se policet nuk jane te afte.policet duhet te qendrojne pas tabelave qe ti bindin skelesat per gabimin e bere.DHe aparatet e matjes se shpejtesise ,matjes sasise alkolit duhet te jene te sakta sepse kjo sjell acarim tejet te madh polic drejtues.Policet duhet te sillen si qytetar te edukuar jo si shpellare.Probleme do kete se aty mungon sinjalistika dhe polici eshte me i favorizuari dhe drejtuesi ne me te shumtat eshte vktima.Prandaj duhen police qe kur te denojne drejtusin te denojne dhe shtetin posi psh gabimi drejtusit-gabimi shtetit=gjobe
DO THOSHA MASA DRASTIKE POR TE PA STUDIUARA.TE HEQESH FURGONAT,ESHTE NJE MASE KREJTESISHTE PA KUPTIM,PO NA KTHENI TE TRANSPORTI I KOHES SE KALUAR KUR PETSHKUAR NEKORCE NA DUHESHIN 3 DITE.NUK KA LEVIZJE KAQ MASIVE QE TE MBULOHEN CDO DITE ME AUTOBUZE.ESHTE NJE MASE SHUME KOTI,JU NE VEND TE VETULLAVE PO NXIRRNI SYTE.A MENDON SE KE NE SHQIPRI 400 FURGONA ,CDO BEHET ME NJERZIT, MEFURGONAT,MOSDONI TE NDIHMONI CELIKUN EPARTISE PER TI SHKRIR SI SKRAP?PO E CONI TRANSPORTIN 30 VJET PRAPA.KJO QE PO BENI ESHTE RRUGA MEE SHKURTER DHE ME E PASTUDIUARA,RREGULLONI MASAT GGJOBITESE DHE PERSONALITETIN E POLICIS RRUGORE PER TZE BATUAR ME RIGOROZITET RREGULLAT E QARKULLIMIT RRUGOR?
ENO
kesaj I thone qe po bej nje perce ne uje dhe shikoni bulezat. Shume dakort qe te hiqen furgonet, por ne anen tjeter duhet te kete nje mjet tjeter alternativ:
1) Treni psh, megjithese trenat I kemi si tualete te levizshme. Filloni te investoni ne hekurudhe she shikoni furgonet pastaj. Do largohen vetvetiu.
2) Po ata qe vijne nga fshatrat? Me autobuze do levizin apo me gomere?
Prap do kete aksidente. Mos u beni si paraardhesit tuaj qe mbajten per 5 a gjashte vjet moratoriumin e skafeve se kishte trafiqe droge. Edhe ju, ngaqe si kontrolloni dot furgonet I ndaloni fare ata. nuk eshte zgjidhje kjo. Rregulloni sinjalistiken, vendosni kamera ne rruge, rregulloni rruget dhe shikoni pastaj. Mos u krahasoni me vendet e tjera qe skane sherbim me furgone se jeni akoma nja 20 vjet mbrapa. Pordhe me rigon deri tani…..asgje me shume. Show show show show. Me mire filloni aplikoni per pune ne ndonje TV si moderatore se ngelet para kamerave.
Eshte per te ardhur keq nga kjo menyre e konceptimit te zgjidhjes se problemit te sigurise rrugore.Eshte poshtersi ndaj qytetarit kur del ne ane te rruges dhe i thua se te fut ne burg se ke pire alkol ,ske vene rripin ,po drejton makinen duke folur ne telefon etj…Dalin ne nje koference shtypi Ministri i Brendshem,Trasporteve,Mjedisit e kushedi tjeter dordolec i veshur me pushtet dhe flasin do te ,do te ,do te dhe te vjen ndot kur i degjon njelloj kur del Berisha ne podiumin e Kuvendit e thote se do te thyej kafken,do te apo zhozefinat qe te qisin jashte prej zhelesh etj.. etj.Ne Shqiperi qe prej 23 vjeteve qe enderrojme europianizimin eshte zhdukur e nuk ekziston termi edukate ,edukata personale,familjare,qytetare,shoqerore,politike ,edukata e levizjes ne rruge ,edukata e komunikimit gjuhesor e vizual dhe vedin e saj e ka zene rremuja ,egoizmi per pushtet,egoizmi per te sunduar mbi te tjeret , mendjemedhesia, perçmimi diktati.Tani eshte vone teper vone per te sheruar çmendurine shqiptare.Kjo fatkeqesi e madhe qe ka rene mbi çdo shqiptar eshte shkaktuar prej politikes kesaj ndyresire kanceroze.Per aq kohe sa do te kete grindje e sharje neper institucionet e shtetit ne aq viktima do te kete ne çdo meter rruge.Dinamiti e tritoli ndizen ne parlament pra shqiptaret duhet te ruhen.Thuhet se nuk do te …..lejohet trasporti me fugona….. nuk do te paguhet me leke ne dore …..do te futen ne burg drejtuesit qe perdorin alkol..etj kur dihet se secili do te mbaje peshen e rrezikut qe sjell me veprimet apo mosveprimet e veta.Po pse nuk futen ne burg Ministrat e transportit te mbas 1990 qe rruget jane prishur si te rejat me shume dhe te vjetrat,apo Ministri i Mjedisit ,i puneve publike,i Financave qe ka hedhur ne ere parate e taksave te shqiptareve.Po roli i pushtetit vendor e lokal,pushteti i prefekturave pse hane e pijne si derra parate e shqiptareve.Pse nuk futet ne burg nje projektues apo ndertues e zbatues i nje projekti rrugor.A do te futet ne burg Ministri i Rendit Publik kur polici zbatuesi represiv i fuqise ekzekutive te ligjit e rregullit kur del e shet dengla me barkun e fryre si derr e llafazan si deputetet ne kuvend para qytetarit.Shteti nuk behet me militante partish as me lobite e simpatizanteve qe jargaviten prane administratave shteterore per nje vend pune sepse do te ndodhe si derime sot qe kushdo qe zhvat nje copez pushtet nderton nje lluks te pa pare ku vete shqiptaret habiten çdo dite dhe thone :-po kur u be dhe ky gomar kaq i pasur!Ligjet dhe rregullat aktuale tek ne ekzistojne dhe jane te mira njelloj si ne vendet demokratike por per geton shqiptare nuk vlejne se nuk jane denuar kreret e aparteidit ata qe me parate e taksa paguesve shqiptare paguajne sekseret e eksplozivit politik dhe ata jane fajtoret kryesore te vrasjeve ,vjedhjeve,sherrit e shamatase.Ne Kukes apo Sarande bien fugonet me njerez te varfer,te veshur e ushqyer keq,te pa pune e hallexhinj por pse nuk bie e thyen koken nje Minister i sotem qe ngelen çdo dite ne televizion apo nje minister ushtar i Berishes si dhe sekseroviçet Bode Ruli, Pollo e fytyra te tjera qe kane shkaktuar nje tragjedi te rende.Shoqeria shqiptare e ka humbur rrugen dhe vlerat e saj dhe brezat qe vine mbas do tja dine çmimin dhe demin do ta paguajne rende dhe besoj se shume shpejt duhet te reagoje,shpresoj dhe pse nuk jemi te afte tu leme nje perspektive te qarte.
Heqja e Furgonave do te ishte nje veprim i duhur. Por autobuzat jane me te ngadalte , jane prodhim i vjeter , pa kushte komforti per pasagjerin. Vetem nese blihen autobuza te rinj. Dhe nje avantazh per furgonat eshte se nuk kane orare dhe nisen me shpejt. Ndersa Autobuzat vonohen shume , duhet te presesh me ore te tera. Furgoni mbushet per 10-30 minuta dhe niset. Orari i furgonave eshte nga mengjezi deri ne darke . Kurse atuobuzat vetem ne mengjes dhe hajt naten e mire.
Shqiptare!
Lërini elozhet për qeverinë, duhet ta kishin bërë me kohë këtë punë, meqë se kanë bërë ta bëjnë urgjent se po firojmë çdo ditë. Kur të funksionojë atëherë le ta meritojnë BRAVO me të mëdha. Ligje kemi plotë, po kush i zbaton?
JAM SHUME DAKORT ME JU QE TE NDALET SISTEMI TRANSPORT ME FURGONA, SE VETEM TRAGJEDI I KA SJELL SHQIPERISE…
POR DUHET TE KETE ALTERNATIVA TE TJERA TRANSPORTI PER QYTETARET QE BOTA I KA DHE NE NUK I KEMI…
TRAMVAJN
SYSTEM HEKURUDHOR (TRENA)
FERRY (TRANSPORT ME ANIJE)
Nuk jam dakort me ndalimin total te fugonave. por jam dakort me ashpersimin e masave dhe zbatimin e tyre. pershembull nese kapet shofer me 1-alkool 2-pa ryp sigurimi 3- pa patente 4-shkelje te ligjit si fugona pa licence ose letra. Nese kapen duke shkelur keto dy gjera te bej Policia 1- Pezullim patente dhe 2- bllokim automjeti dhe shikoni pastaj si mblidhen gjerat.
Burg per pijetaret! Po, me kushtin qe te vleje dhe per politikanet e shoferet e tyre!
Te hiqen furgonat! JO, sepse e para nuk mund te denosh kolektivisht 16.000 njerez vetem se 1000 a 2000 prej tyre jane te paafte! Po 15.000 te tjeret cfare do punojne?! Shumica e tyre punojne per buke goje e shume jane shume te rregullt me taksat! Hekurudhat jane skandal e shumica jashte standarteve qekur jane bere! Autobuzat ta shpifin se jane me keq se furgonat! As 1/10 e tyre nuk kane ajer te kondicionuar e edhe kur e kane nuk e ndezin! Per te mos folur pastaj per oraret! Apo per WC!
Jam shume dakort qe te rritet siguria dhe kontrolli parandalues por jo me keto masa kolektivizuese!
Eshte njelloj si ti presesh dritat 1000 veteve se 100 prej tyre nuk paguajne?!
Keto jane marrezi!
po gjith ata shofera te papune, qe do te thote qindra familje pa buk!! ne vende qe te caktojn stacione ku shoferi eshte i detyruar te ndaloj, eliminojne furgonat, mjeti me i perdorur,komod,i shpejt i shtetit tone te dashur. Jame e majt, por shume nisma te kesaj qeverie po me duken skandaloze! Kta po paralizojn ekonomin!
Keta thone qe duan ti bejne si ne europe gjerat, po pse se nisin nga vetja? na e kerkoje makinat 100% te kolauduara, por une ja nderroj 4 here ferrotat dhe gominat gjate vitit. te tashur ministra, ne europe njerezit kane makina dhe skane nevoje te ngrene doren rruges per furgona, ketu tek ne si le halli, po kush do i cojne ne pune ato qe jetojne ne yrshek, sauk, vore e maminas.
po ishalla i heqin furgonet se i mbyten njerzit ku ka udhetim me te mire se me autobus je shum i sigurte krejt bota i perdore edhe vendi yne duhet te heqe furgonet ne as sa kosova qe ska furgone fare ku edhe aksidentet jane te pakta
Shume mire se jane bere rruget e qyteteve si stacione vend e pa vend.Nuk eshte kjo menyra per te zgjidhur transportin e udhetareve . Furgonat mund te kryejne sherbime taxi si ne gjithe boten po jo ne linja te regullta.Tarsporti i udhetareve duhet zgjidhur me mjete te tjera me te sigurta e me kosto me te ulet siç eshte trasporti hekurudhor apo me autobusa .Rregull disipline dhe zbatim i ligjit vetem keto jane garacite per jeten.
NJERZIT NGA DITA NE DITE DO E KUPTOJNE CA IDIOTESH KANE ZGJEDH NE KRYE DHE PO RRITET PAKENAQESIA QE TANI MBAS 4 MUAJSH KTO NUK E KANE TE GJATE KJO ESHTE E SIGURT SI PO SHKOJNE GJERAT
Mendoj se fajin nuk e ka marka e makines,por gjendja funksionale e mjetit.
Ne rruget tona shikon autobuz dhe furgona,qe ne vendet europiane,do ishin ne voreza.
Kryesore eshte,viti i prodhimit dhe kualifikimi i drejtuesit te mjetit.
Shoferet jo korekt dhe qe perdorin akool,duhet tju hiqet patenta e drejtimit per 3 vjet,duke i nxjerr perseri te marrin patenten nepermjet provimit.
Burgu 10 dite,nuk do funksionoj,nuk e lejon korupsioni i vogel.
mir ben qeveria , i thenshin, qe ve kto masa ….po ka nja 20 vjet qe per masat se rrun njeri se te paret i shkelin ata te mbrojturit e shtetit dhe jane po kta qe hapin biznese te fortish.
Ky shtet ska krijuar nje transport publik te mirqene , cmimi i bus ngrihet kur ti doje qejfi lere pastaj oraret, po taksit??? cmim aforfe sipas klientit. Po cmimi karburantit??? me i shtrenjt ne Europe dhe cilsia me e ulet se eshte biznese prone e qeveritarve.
masat merren nga fillimi pra aty ku qeveria mund te ndihmoj popullin dhe jo nga fundi.
ndalimi i fugonave eshte i nxitur kjo do nje studim me vehte
kam nje sygjerim per kete pakete masash per sigurine ne rruge
PERSONAT QE KAPEN DUKE DREJTUAR MJETIN PA PATENTE OSE NE GJENDJE TE DEHUR JO VETEM QE DUHET TE BEJNE MIN 10 DITE BURG POR DUHET TU SEKUESTROHET EDHE MJETI NE MENYRE TE PERHERSHME SIC ESHTE NE DISA VENDE EUROPIANE
te gjith e dime se furgonat nuk i futen qeverrite ne sherbim po erdhen si nevoje e tregut.ne gjith vendin jane me mijra furgona ne sherbim qe perkthehet vende pune.furgonat jane lejuar te punojne me targa te verdha dmth taksi.si te tille ata nuk mund te punojne ne linjat e autobusve me destinacione te percaktuara sic bejne aktualisht.ndryshe do ushtronin vetem presion mbi autobusat perbti mare pasagjeret.ministrite ketu te shohin mire se humbasin pike nuk fitojne po i ndaluan po duke caktuar edhe rregulla shtese qe permirsojne punen.
Bravo bravo bravo
Esmeralda e majte ti por spo te pelqejne politikat e qeverise e? PO gjithe ato vdekje qe ndodhim cdo dite? Ik moj injorante…
per vec fugonave duhet te hiqen edhe makinat qe kan te gjith SHQIPTARET se edhe ato jane rrezik per SHQIPTARET dhe ti veme meter te gjith kembesore ti masim sa hecin dhe pastaj ti tatojme se kashtu mund te bej edheca lek qeveria dhe ti paguaj interesin e borxhit qe marrin ne emer te SHQIPTAREVE cifuteve dhe shume e shune menyra te tjera per te tatuar qe te lajne interesin dhe vetem iteresinse keshtu mend te rrihet gjate ne qeveri
une kam drejtuar furgon ne Itali(minibus)me patente B.Shkoja merrja klientet e hotelit 200 km larg ne aeroport.Deri ne 8+1 je ne rregull.Jam skeptik ne keto masa,i bie qe mijera familje qe kane shpenzuar per kete lloj veprimtarie te zhyten pingul ne varferi e papunesi.Mos shikoni gjithmone boten si shabllon,ka gjera qe mund te funksionojne ndryshe tek ne dhe mund te shkojne mire.Shqiperia eshte sa nje krahine e Italise,sa nje distrikt i Amerikes,mos u tallni me krahasimet me boten.Ose beni trena kudo;jua mban te shtoni trenat elektrike?Nese jo,gjeni mundesine qe njerezit te punojne.Furgonat jane nje zgjidhje ne kushtet e Shqiperise,nje vend i vogel sa nje veze pule.Pyesni njerezit,udhetaret,beni nje sondazh.Fale furgonave levizja ne Shqiperi eshte gjeja me e lehte.Ka edhe incidente,por kjo nuk hyn ne sferen e tipologjise se transportit.Une kam degjuar ne Itali per kamioniste qe marrin kokaine qe te mos flene gjume,por kjo s’do te thote qe te ndalohen kamionet.Nuk mund te presesh autobusin sa te mbushet me 40 veta per tu nisur,furgoni niset me 5-7 veta dhe del me njefare perfitimi.Une di qe nje shoqeri automobilistike ketu ku jam une subvencionohet nga shteti,se nuk del me leverdi dhe te ruaje oraret ajo nuk ia del te mbijetoje.Mundet kjo gje te ndodhe neser ne Shqiperi,sepse sherbimi interurban kerkon disipline te hekurt,autobusi duhet te niste ne orar edhe pa asnje pasagjer;kush privat e ben kete ne Shqiperi?Ose ndryshe do paguhet ne forme subvencionesh nga shteti.E mendoje me kete shtet kocke e lekure qe kemi ne!Shikoheni edhe njehere kete pune o zoterinj ministra,se mbase ju nuk e njihni realitetin mire.Une njoh disa”furgonxhinj”qe dalin nga shtepia ne 4 te mengjesit dhe kthehen ne 10 te darkes.Po i lini pa buke familjet e tyre.Dhe eshte pak t’i quash punetore te palodhur.
Kjo e fugonave dhe testi psikofizik I ve kapakun qeverise se loqeve. Shqiperia perfundimisht nuk behet. Ku eshte partneriteti me biznesin o rame apo varu carin ketyre fukarenjve.
Ju pershendes te gjitheve.Nuk e kane fajne fugonat por shoferat, ne qofte se licensohen, kontrollohen, shoferet te testohen me standarte per pasagjer (qe kjo nuk ekziston ne Shqiperi)!? Ateher ska asnje problem. Ka shume vende qe nuk hyn autobusi, ka vende qe ku hyn autobusi nuk ka pasagjer, ka me pak se 10 vet, si do rrugtujne keta njerez? Ne Shqiperi nuk zbatohet asnje rregull ligj dhe keta fusin rregulla ligje te reja, edhe keto te rejat nuk do zbatohen. Nuk bahen rruget ma te sigurta vetem duke nxjerr rregulla qe dihet qe nuk i zbaton kush! Ne qofte se do hiqen fugonet atehere keta shofere do paguajne 500 mije lek dhe do marrin patenten e autobusit, por pa i testuar njeri. Ne kohen e pushimeve per aksidentet e kane fajne emigrantet! Po ne Tirane qe gjysma e taksieve jane te pa licensuare, dhe shumica jane police!!!?? etj.. etj.. etj… Nuk bahen rruget me te sigurta me asksione te partive polike, por me profesionist qe politika nuk ndikon ne punen tyre, kjo ne Shqiperi nuk ndodh dhe nuk do ndodh per shume kohe.
NUK JAM DAKORT PER HEQJEN E FURGONAVE..
NE FILLIM SHTETI I KA BERE TE PAGUAJNE DOGANE + TAKSA..
ATO TRASPORTOJNE TE GJITHE PUNETORET..DO ISHTE ME MIRE TE NA TREGOHEJ SI DO BEHET KJO .MUND TE MERREN MASA PER VENDNDALIMET ,ORARET ,KUALIFIKIMIN E SHOFEREVE ETJ..
POR ME DUKET SE MINISTRIT I INTERESON TE MOS KETE ASNJE AKSIDENT NE LIDHJE ME MUAJIN E SHKUAR..
KJO QEVERI PO NDALON PA ASNJE ALTERNATIVE..
Per sigurine e rrugeve tona me gropa dhe pa sinjalistike ne radhe te pare POLICIA rrugore diten e naten te njoftoje ne menyre te menjehereshme drejtorine perkstese per te vendosur per pak miuta sinjalistiken ose riparimin ,jo te vriten njerezit nga plasja e gomes se makines e askush nuk mban pergjegjesi nese nuk kryet PERGJEGJESI (drejtori )te shkarkohet dhe tepunije nje vit punetor mirembajtje rruge plus gjobe edhe penalitet per shkak aksidenti.
Projekti ligjor i ndermarre nga Ministrat eshte mese i domosdoshem.
Per kete jane per t’u pergezuar qe po mendojne dhe po punojne per nje Shqiperi
me standarte me njerez te ndergjegjesuar me rregull e respektim ligjesh.
Paketa ligjore e propozuar permban elemente shume te rendesishem dhe te domosdoshem
, por akoma mungojne disa elemente te tjera plotesuese ne kete pakete.
Nga komentues ketu jane permendur disa nga keto elemente ploteues, dhe une po shtoj:
– Heqia e furgonave, si mjet transporti ne mase dhe te shoferur nga cilido qe ka nje fare Patente te thjeshte, eshe shume e drejte. Ato shume mire mund te existojne akoma, sipas ligjit, mund te krijojne nje shoqeri-Taxi-
ku te jene pajisur me Taxomat dhe Furgonat-Taxi te kene te gjitha nje ngjyre. Shoferet e keture
Furgonave-Taxi, ti nenshtrohen nje Testi Psiko-Fizike-Edukate dhe vetem pastaj t’i jepet
e drejta te transportojne njerez.
– Qeveria, Ministrat-Istitucionet perkates, duhet te sensibilizojne te gjithe qytetaret se, edhe te hecesh
ne rruge, ka rregulla, jo vetem per perderuesit e automjeteve por edhe kembesoret.
Te vihen gjoba edhe per kembesoret, te cilet nuk respektojne kalimet ne rruge. Vijat e bardha, Semaforet etj.etj.
– Transporti hekurudhor. Ky transport eshte shume efikas. Ne shqiperi ky lloj
transporti gati eshte shkaterruar. Ky duhet te jete monopol i shtetit dhe duhet rigjenerhar
duke e cuar ne standarte kohore.
Ne fund, edhe nje here, paketa e propozuar eshte shume e mire, por duhet plotesuar
me elemente te tjere (ndonje e permenda une keu), te cilet jane te nderlidhur e ne funksion te elementeve te paketes.
Kembesoret qe nuk respemtojne kalimet, jane po aq te rrezikshem sa dhe perdoruesit e automjeteve
qe nuk respektojne qarkullimin rrugor.
-Te vihet ne shkolla, qysh ne klasen e peste si lende mesimi , qarkullimi rrugor -rregullat per automjetet dhe kembesoret.Shenjat e qarkullimit per automjete, bicikleta, kembesore.
Shtoj; Ketu ne Gnermani, qysh ne kopesht edukohen femijet se si dhe ku duhet-lejohet te
hecin ne rruge. Por jo vetem ne kopesht, edhe prinderit orientojne-edukojne femijet se duhet
te kalojne rrugen tek vijat e bardha dhe semaforet.
Pra, jo gjithmone jane perdoruesit e automjeteve fajtore! Cte drejte ka nje kembesor
i cili hecen ne mes te rruges, te me kufizoje, te me rrezikoje mua ne qarkullim kur une jam duke
shoferuar sipas rrdgullave te qarkullimit -shpejtesi ne limit, tabela etj.- !!!???