Akti Normativ për ndryshimet në buxhet/ Kushtetuesja shtyn shqyrtimin e ankimimit të PD-së

11 Shkurt 2014, 11:11Politika TEMA

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë sërish shqyrtimin e ankimimit të Partisë Demokratike në lidhje me Aktin Normativ “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për buxhetin e vitit 2013”.

Në kërkesën e saj, PD-ja thekson se Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se qeveria është e detyruar të shpjegojë dhe argumentojë nevojën dhe urgjencën konkrete që e kanë detyruar të nxjerrë aktin normativ me fuqinë e ligjit.

“Ky detyrim ka karakter formal dhe substancial. Shpjegimin, qeveria është e detyruar ta pasqyrojë në përmbajtjen e çdo akti normativ me fuqinë e ligjit që nxjerr, minimalisht në preambulën e tij. Nga analiza e aktit normativ nr. 6/2013, rezulton që qeveria të mos ketë evidentuar përmbushjen e kushteve të “nevojës” dhe “urgjencës” për miratimin e këtij akti. Në preambulën e aktit normativ nuk evidentohet asnjë rrethanë që të përligjë ushtrimin e këtij funksioni ligjvënës nga ana e pushtetit ekzekutiv. Për këtë arsye, në kushtet e mungesës së “nevojës” dhe “urgjencës”, akti normativ nr. 6/2013 bie ndesh me nenin 101 të Kushtetutës”, thuhet në ankimimin e PD-së.

Sipas partisë më të madhe opozitare, ky akt normativ bie ndesh me Kushtetutën.

1 komente në “Akti Normativ për ndryshimet në buxhet/ Kushtetuesja shtyn shqyrtimin e ankimimit të PD-së”

  1. renald says:

    ore keta te pd-s do japin mend si behet buxheti?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje