Bushati takon Kryeministrin e Katarit: Intensifikim marrëdhënieve mes dy vendeve

10 Shkurt 2014, 13:55Politika TEMA

Në kuadër të vizitës që po zhvillon në Shtetin e Katarit, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u prit në një takim të veçantë nga Kryeministri i vendit, Sheiku Abdullah bin Nasser bin Khalifa Al Thani. Ministri Bushati vlerësoi nivelin e marrëdhënieve me Shtetin e Katarit dhe theksoi rëndësinë që Qeveria shqiptare i kushton intensifikimit te mëtejshëm te kontakteve politike dhe ekonomike me Dohan. Duke iu referuar frymës konstruktive në të cilën zhvillohen marrëdhëniet Shqipëri-Katar, ministri Bushati nënvizoi, si një moment të rëndësishëm në historikun e tyre, vizitën e Emirit të Katarit në Tiranë në vitin 2011 dhe njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Katari.

Kryeministri i Katarit, Sheiku Abdullah, shprehu kënaqësinë për nivelin aktual të marrëdhënieve mes dy vendeve, duke theksuar se vizita e Kryeministrit Rama në Doha, në të ardhmen e afërt, do të përcaktojë axhendën e bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Katarit, si dhe shprehu mbështetjen për organizimin e forumit të përbashkët të dhomave të tregtisë së dy vendeve. Vizita zyrtare e ministrit Bushati në Doha u mbyll me një takimin në Mexhlis Al Shura, me Kryetarin e Këshillit Konsultativ të Katarit, Mohamed bin Mubarak Al Khulaifi. Ministri Bushati theksoi rolin që luan diplomacia parlamentare në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, ku u evidentua roli kryesor që luan intensifikimi i kontakteve të drejtpërdrejta mes grupeve parlamentare të miqësisë në parlamentet përkatëse.

Kryetari Këshillit Konsultativ të Katarit, Mohamed bin Mubarak Al Khulaifi, u ndal në nevojën e shfrytëzimit të potencialit që ofron bashkëpunimi ndër parlamentar për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Katar.

9 komente në “Bushati takon Kryeministrin e Katarit: Intensifikim marrëdhënieve mes dy vendeve”

  1. Cani says:

    Politike e jashtme moderne, konstruktive dhe ne interes te vendit. Kjo eshte diplomacia qe na perfaqeson dhe na nderon ne sy te botes,. Me projekte konkrete e me deshire, vullnet e shume pune per nje shqiperi Europiane

    1. Velva says:

      Bravo Bushati. Super diplomaci kemi. Me ne fund dhe bota na beson

      1. Buda says:

        Ju lumte. sa me shume besim tek investitoret e shtetet e tjera

    2. erda says:

      super diplomaci une nuk do thoja se jemi ende te varfer por qe ve re nje ngritje te profesionalizmit nga ana e ministrit te ri. shpresoj dhe besoj se kjo fryme do vazhdoj duke qene se Rama eshte maniak i imazhit te vendit.

  2. Mira says:

    Ububu po me Katarin ç’ne ta veshi edhe Rama një çallmë tani..!!

  3. ina says:

    Shume e rendesishme per Shqiperine te intensifikoj marredheniet diplomatike dhe me vende si Katari, te cilat jane nje poencial i madh per investime ne vend

  4. kuq e zi says:

    eshte pak e vonuar politika shqiptare me vendet arabe pro amerikane pak dite me pare kryeministri italian ishte ne qiell te shtate sepse kishte siguruar 500 milion euro investime nga katari
    prandaj mira… mos ki frike se askush nuk ta vesh burken
    por kur flasim qe krejt shtetet katolike dhe ortodokse u lepihen emireve per te investuar (serbia nje nga keto shtete) shohim qarte se politika jone gjoja nuk kemi shume lidhje me arabet qe te dukemi sa me shume europiane doli e deshtuar…
    sot jane vetem dy rajone qe investojne ne bote pervec arabeve jane kinezet te tjereve u kane rene breket me borxhet e tyre te mbrendshe

  5. realisti says:

    Katari nji nder vendet kryesore qe financojne terrorrizmin islamik edhe Vllaznine myslimane te Morsit egjyptian! Hajde partneritet, hajde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje