Ndryshimet në ligj, 10 ditë burg për shoferët e dehur

10 Shkurt 2014, 15:39Politika TEMA

Policia e qarkullimit rrugor ka arrestuar në 5 muajt e fundit, 660 shtetas, të cilët janë kapur në automjet në kushtet e përdorimit të alkoolit, ose e kane drejtuar atë pa pasur leje drejtimi.

Sipas statistikave të policisë thuhet se 152 prej tyre janë ndaluar për përdorim alkooli dhe të tjerët ose nuk kanë pasur patentë, ose nuk i kanë qëndruar patrullave të policisë, kjo e fundit për shkak se kanë pasur njohuri për aksionin e nisur.

Por prokuroria dhe gjykatat kanë kërkuar dhe kanë dhënë masën e arrestit me burg vetëm për 83 prej tyre. Duke u bazuar në statistika, gjatë katër muajve të fundit, organet e drejtësisë në 400 rastet e ndodhura arrestuan vetëm 17 prej tyre.

Por diçka ndryshoi në janar, ku nga 207 raste të ndaluara, 51 prej tyre, ose një e katërta e tyre u mbajtën në arrest. Policia sërish mbetet e pakënaqur në lirimin sidomos të personave problematikë në qarkullimin rrugor, emrat e cilëve nuk bëhen publike.

Fakti që vetëm numri i të ndaluarve për pije alkoolike është sa dyfishi i atyre, që u është dhënë masa me burg nga gjykata, ka reflektuar në pakënaqësi jo vetëm tek policia, por edhe tek Ministria e Brendshme.

Duke pasur rezerva për mënyrën se si po trajtohet nga drejtësia aksioni i qarkullimit rrugor për disiplinimin e drejtimit të mjeteve në vend, Ministria e Brendshme është duke parë më larg. Juristët e saj janë duke punuar për hartimin e një projektligji për ndryshime në Kodin Rrugor dhe Penal, për të dhënë në mënyrë automatike dhjetë ditë burg për të gjithë ata që kapen në gjendje të dehur në automjetet e tyre. Kjo sipas juristëve nuk do t’i japë shumë mundësi gjykatave dhe prokurorëve për të liruar problematikët e qarkullimit rrugor.

Duke përdorur afatin dhjetëditor të burgut si afatin më të shkurtër për burgosjen e drejtuesve të dehur, Ministria e Brendshme synon të ulë numrin e aksidenteve, që vijnë si pasojë e shoferëve që konsumojnë alkool./TCH

29 komente në “Ndryshimet në ligj, 10 ditë burg për shoferët e dehur”

  1. WTF says:

    Ne cfare vendi te botes se qyteteruar futesh ne burg 10 dite? Te mbajne brenda deri sa behesh esell, me vone del ne gjyq ku paguan gjoben dhe te hiqet e drejta e patentes per nje vit. Ne disa shtete perben dhe rekord kriminal

    1. adi_köln says:

      Ne zvicer pshm …te thyn ne mes

      1. besa says:

        Ky eshte ligj ndryshe smarrin vesh keta njerez

      2. Klaudia says:

        Shume e drejte vetem ne kete menyre mund te ndergjegjsohen dhe shoferet

        1. Argita_B says:

          Me keto metoda pak nga pak rikthehemi ne diktature!
          Policia duhet te konstatoj shkeljet dhe te denoje deri ne gjobevenie shkelesit e rregullave te qarkullimit ne baze te gjobave forfetare qe i lejon ligji.
          Nese ka shkelje me te renda, policia nuk eshte kopetente per denuar, kete kopetence e ka gjykata.
          Pushtetet jane te ndara, perndryshe do te kemi te bejme me qytetare qe do denohen me burg pa patur mundesine te marrin nje avokat mbrojtes!
          Nje polic qarkullimi nuk ka formimin e mjaftueshem ligjor per te mare vendime te tilla.
          Policia ka kohe qe nuk kryen detyren per te cilen paguhet e per kete nuk duhen shume mendt, çdo njeri e ka konstatuar ne jeten e perditeshme.

      3. Klaudia says:

        Smarrin vesh nderysh keta njerez,

      4. demokrat i fillimit says:

        Nje drejtues mjeti kapet i dehur dhe denohet 10 dite, por cfare zgjidhet ne kete menyre? asgje sepse edhe denimi 10 ditor ka nje kosto dhe publiku nuk merr vesh asgje.Per mendimin tim duhet vepruar ndryshe, sic e kane disa shtete te perparuara, sipas te cileve ne qoftese nje drejtues mjeti kapet i dehur, ose ka pire alkol, pervec gjobes drastike atij i nderrohen menjehere targat e mjetit duke vendosur targa me ngjyre te ndryshme nga te zakonshmet,ose sic quhen ndryshe tarkat e alkoolit, ku policia e ka shume te lehte per ti kontrolluar por edhe per qytetaret eshte nje informacion per tu ruajtur prej tyre.Keto eksperienca mendoje se duhet aplikuar, ashtu sic duhet vepruar me aksionet e policise se shtetit ne kapjen e krimineleve,duke i thene ne reklama televezive.

      5. Glad I left Albania! UK says:

        10 DITE BURG + 100 MIJE LEKE PER CDO DITE BURG DHE SHIFI A ECIN ME TE PIRE KETA APO JO. PO KA SHUME SHKELJE/MOS-ZBATIM RREGULLASH TE TJERA ME TE RENDA QE VETEM ME GJOBA TE RENDA MUND TI BESH NJEREZ KETA SHOFERA ME PATENTA TE BLERA ME LEKE, DIPLOMA ETJ…..

    2. A""' says:

      @WTF.Ne cilin vend te botes ke kaq shume aksidente?Jo 10 dite,por 100 te behet.

    3. adri says:

      Keshtu po te pakten do te shpetohen jete Njerezish.
      Dhe ne rast se kapet ne drejtim te automjetit dhe ka perdorur alkol ti hiqet patenta dhe te detyrohet qe ti nenshtrohet provimit te patentes perseri.
      Te shtergohen rregullat per pajisjen me leje drejtimi patente se dhe kjo eshte nje menyre shume efikase per sigurine ne qarkullimin rrugor.

    4. Epic says:

      Ne USA e bija e XH.W.Bush ndenji 3 jave pse u kap nga policia ne gjendje te dehur. Ja nje vend pra.

  2. elf says:

    po pse te bejn burg hiqet patenta gjob 1 mil lekesh e kaq ca hyn burgu ketu si tjetri ka hadh e mos pi thoni ju ku do konstatohet se tjetri esht i pire duhen disa pika jo ke pir e burg sqarohuni me ligjet kur ka aksident pranohet po jo burg se ke pir ca logj leshi esht ky

  3. elf says:

    beni edhe ato parkinmet me lek ne qendra te qyteteve si i ka bota jo te rrin aty shitet makina me jave se ku do parkojn mjetet ne ajer keto te shikojn bashkite keshtu edhe me shum fonde per bashkite te mirmbajne mjediset ato pak pem qe kan ngelur

  4. KURIOZI says:

    Po Ristani i dehur, sa dite burg do beje?

    Po Luli qe parkon ne trotuar?

    http://goo.gl/CqsW1e

  5. Palla says:

    Nuk ka nevoje as per 10 dite burg, ka nevoje ta vras xhepi. Ne USA pou kape qe nget makinen kur je I pire, te shkojne shpenzimet tek rreth $ 10 000. Keshtuqe vendosni gjobat dhe nuk pijne me. Vetem terheqja e makines dhe parkimi per 48 ore (qe nuk ke te drejte ta marresh) shkon rreth 500 dollare.Patenta eshte e hequr , minimum 6 muaj. PI po deshe pastaj.

  6. ****** says:

    Pervec burgimit me mire qe te pezullohet patenta. Ose tu kerkohet ta rinovojne patenten edhe njehere nga fillimi (te nxjerrin patente te re), pasi te kene marre vertetim nga mjeku se jane te afte te kontrollojne veten psikologjikisht dhe te kuptojne se konsumimi i alkolit gjate ngarjes se makines paraqet rrezikshmeri.

    Numri i madh i aksidenteve eshte indikator se neglizhenca dhe mos-perfillja e ligjit eshte si nje tip filozofie e pergjithshme qe shoferet e kane pranuar.

    Nese shoferet nuk zbatojne ligjet ne lidhje me konsumimin e alkolit se nuk mund ta kuptojne dot rendesine e tyre dhe nuk jane te afte te shohin anet pozitive te ligjit, atehere do te thote qe masa e ndeshkueshmerise eshte mosperfillese prej anes se tyre.

    Nese shoferet qe abuzojne nuk ja njohin vlerat ligjit dhe e shkelen ate, atehere frika (masa e ndeshkueshmerise) do ti bej ata te ndjekin rregullat e duhura.

  7. Ismaili nga Oslo says:

    Ne norvegji paguan nje gjobe te rende ne varesi te pages (mund te arrije edhe sa rroga e gjithe vitit). Nese sasia e konstatuar e alkolit eshte shume mbi limit, personi ben nje muaj burg dhe mund ti hiqet patenta deri per disa vjet po u kap duke i dhene makines nen influencen e alkolit. Dhe limiti maksimal i konsumit te alkolit ne Norvegji eshte shume me i ulet se tek ne (nese nuk gaboj eshte sa 200ml birre e lehte).

    Rezultati? Nuk guxon njeri te pije dhe ti jape makines, vete shoqeria e konsideron si krim. Se ne fakt krim eshte qe ti te pish dhe nje njeri tjeter te humbase jeten per fajin tend sepse ty te pelqen ajo rakia a kumblles. Qeveria ben shume mire qe po merret me keto ceshtje dhe qe ka vullnetin ti trajtoje me dore te forte. Ti shkoje deri ne fund dhe ligji i barabarte per te gjithe.

    Sa per ate punen e personave qe e zoterojne nje patente te rregullt por nuk e kane me vete pasi mund ta kene harruar ose humbur, eshte totalisht e pakuptimte qe keta te gjobiten. Pocili rrugor te bllokoje mjetin, ti marre karten e identitetit apo nese nuk e ka me vete ti marre shenjat e gishterinjve personit te dyshuar dhe te verifikoje nese personi ka patente ne sistem apo jo. Nese personi ka patente, te marre nje gjobe te vogel per parregullsi, po aq, nuk futet robi ne burg se ka harru kuleten ne shtepi.

  8. rilindja says:

    Burgu ka kosto. I bie te futet rreth 40% e shofereve ne burg + 10% qe jane te denuar, do behemi gazi i botes. Ne jemi vend i varfer. Me mire gjobe dhe heqje pike te patentes. Te shtune e te diele dhe ditet e festave gjithe Tirana eshte neper lokale, duhet nga nje polic per lokal para se shoferet te hypin neper makina.

  9. Hm... says:

    Dekurajim me pike ne patente si here e pare plus gjobe, revokim afatgjate per here te dyte plus gjobe dhe heqje pergjithmone e patentes per here te trete.
    Burg!!! Ne qeli me vrasesin e grabitesin!!! Mund te traumatizoje perjete disa, mund ti beje disa agresive me zor mos te flasim per mikun pastaj se ‘elita’ I ka qejf njecik keto dreka darkat dhe xhirot me makina. I pire nuk eshte vetem shoferi I rrezikshem por dhe kalimtari, deputeti ne kuvend, gjitoni ne lagje…. nuk ka fund kjo pune pastaj dhe nuk do kete qeli per kriminelet e vertet po filluam ti mbushim burgjet me individe qe potencialisht mund te shkaktojne shkelje.
    Tek patenta u dhemb te gjitheve dhe tek gjobat e forta. Duhen ligje qe dekurajojne por nderkohe dhe jane te zbatueshme dhe nuk provokojne boomerang. Burgu eshte per shkeljet penale dhe jo kondravajtjet civile se po keshtu edhe kalimi me drite te kuqe, edhe kalimtari qe kalon si lopa ne mes te rruges etj duhet te perfundojne ne biruce sepse potencialisht mund te provokojne aksidente. Mbi te gjitha duhet te kete kontrolle kudo dhe kurdo qe askush te mos kete kurajo te luaje lotari me fatin e tij dhe te tjereve.

  10. liu says:

    NEPER BURGJE DO KENDOHET VETEM KENGA RROFSH O MALO QE NA FTOVE

  11. tik says:

    Jo po dënim me vdekje!

    Bjeri xhepit ose hiqi patentën se pastaj nuk bën më, kurse burgu vetëm do ta egërsojë njeriun dhe pastaj nga shofer i pirë bën dhe stazh burgu dhe nuk e kanë më frikë policinë.

  12. kel ukaj says:

    Ky nuk eshte ligj eshte injorance e klases drejtuese politike. Eshte shume e thjeshte se Une kam alkol ne gjak mbi normat e lejuara terhihet Patenta. Se Une nuk kam revizionuar mjetin terhiqet Leja e qarkullimit. Se Une nuk kam patente Sekuestrohet mjeti. Se une e kam ngarkuar mjetin mbi limitet e percaktuara nga ligji terhiqet “Leja e Qarkullimit” etj etj. Shikoni çfare masash ka ne shtetin ku jetoj?
    Se Une shkaktoj aksident dhe largohem pasojat jane penale. Ka logjike e ka lidhje shkak-pasoje.

  13. 'KOKEPALARI' says:

    Po ata shofera qe pine me policine do hyn mrena????

  14. niki says:

    Jo dhjete dite, po per me shume, po marrin jete njerzish.dhe nuk e cajne koken fare, O zot i madh, cfare po behet.

  15. ha ha says:

    Veri gjobe, hiqi patenten per nje kohe te caktuar, dyfisho ose trefisho siguracionin per te gjithe ata qe jane ne sistem si te ndaluar nga pija, mbaje ne burg sa te behet esell. Do ta mendojne dy here para se te rrekellejne gotat!!

  16. y says:

    Ore e di ky M.P.Brendeshme se c’eshte burgu ?
    (Besoj se duhet ta dije se i arrestuan babane per 3 dite.)
    Eshte burg, eshte heqje lirije, eshte izolim nga mjedisi familjar, shoqeror, i punes e dhjetra pasoja te tjera te pa riparueshme.
    Ekziston nje parim ne politikat ndeshkuese:”Per shkeljet administrative-ndeshkime administrative, per shkeljet penale ndeshkime penale por edhe administrative”.Pra parimi i zbutjes se denimeve penale.
    Apo te ndodhe si me amendamentet “Halim Trapi” te K.Penal, kur nje personi “perdorues droge” i kapet nje doze heroine te denohet me 16 vjet heqje lirije. Nderkohe qe shume shtete e kane lejuar perdorimin e saj.
    Kam degjuar qe edhe Enveri thoshte se burgu duhet te jete fisheku i fundit.
    S’e di sa i vertete eshte ky projektligj, por po qe keshtu, mjere ata qe harojne patenten ne shtepi, apo ata qe kthehen nga dasma apo ditlindja e gruas.

  17. Bruins says:

    Jo me pak se nje muaj burg
    Jo me pak se 1500 Euro
    Heqja e patentes jo pezullim, qe te jete i detyruar me dhene testet nga fillimi.
    Te tri keto penalitete se bashku pa asnje lloj tolerance ligjore qe te abuzojne gjykatesit.

  18. nibiru says:

    ju te gjithe humbisni thelbin e problemit.Denimi do te caktohet nga policia dhe jo gjykata,shkelje themelore e te drejtes kushtetuese.dmth burokratet e policise marrin kompetencat e gjykatave,precedent shume i rrezikshem totalitar.

  19. emi says:

    Atehere i bie qe pothuajse 50% e shofereve te futen ne burg.Shume e drejte ndryshe keta njerez nuk marrin vesht,dhe te gjitha shpenzimet e qendrimit ne burg ti paguajne nga xhepi i tyre dhe jo taksapaguesit shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje