Kontrolli i Lartë i Shtetit, përpjekje për të rihyrë në Ministrinë e Financave

10 Shkurt 2014, 14:21Politika TEMA

Kontrolli i Lartë i Shtetit po tenton të rihyjë në Ministrinë e Financave për të pasur akses në dosjet e subjekteve, një betejë që e ka humbur edhe me proces gjyqësor vite më parë.

Thelbi i kërkesës është që të gjendet hapësirë ligjore që KLSH të ketë akses në dosjet e subjekteve, një procedurë që dublon punën e Drejtorisë Tatimore dhe krijon premisa për dualizëm dhe subjektivitet.

Kërkesa, e cila ka ngjallur shqetësim në Drejtorinë Tatimore, shikohet si një përpjekje e KLSH për të qenë një instrument i Presidentit në Drejtorinë e Tatimeve, duke zëvendësuar praktikisht punën e tyre dhe tejkaluar kompetencat që ka KLSH si institucion kontrolli.

Nuk dijet çfarë përgjigje do japë Ministria e Financave, por përpjekja e KLSH shikohet gjerësisht si një instrument i ri i opozitës për të pasur akses mbi Tatimet në këtë periudhë debati rreth tyre.

22 komente në “Kontrolli i Lartë i Shtetit, përpjekje për të rihyrë në Ministrinë e Financave”

  1. Lloni says:

    Perpjekje e paster korrupsioni.

    Nji gur tjeter i varun n’qafen e biznesit.

    Ose e than ma troc, nji grup tjeter presioni ndaj biznesit per me pagu rryshfete. Me nji fjal biznesi duhet me pagu pare per doganierin, pare per tatimorin, pare per antikrimin ekonomik, pare per auditin e Ministrise se Financave dhe tash pare per Kontrollin e Shtetit.

    Te gjithe duan te kontrollojne biznesin privat.

    Ma gjeni nji vend ne bote ku KLSH merret me biznesin privat dhe u kontrollon bilancet ????

    1. Agımı says:

      KLSH merret me kontroll vetem te punes se tatımoreve. Sa para kane mbledhur nga taksat dhe sı ı kane mbledhur. Ska pune me fırmat prıvate. Nese tatımorı ka marre para abuzıve nga prıvatı, KLSH denoncon tatımorın. Ğrape ska pune me prıvatın. Keshtu funksıonon.

      1. KULUFI says:

        Perderisa njehere eshte marre nje vendim gjykate per kete pune,atehere edhe nese shkohet ne gjykate,ska pse te kete nje vendim ndryshe nga i pari, Nese ndodh qe ti hapet rruga hyrjes se KLSH ne Min. e Financave,atehere ketu ne kete pune bie era qelbesire.

  2. Lexues Shqiptar says:

    Une mendoj se Nuk Ka Dualizem.

    Na pelqen apo s´na pelqen eshte tjeter çeshtje.

    Sepse Drejtoria Tatimore ben punen e perditshme me tatimet.
    Sepse Kontrolli i Shtetit ben kontroll kur e gjykon te arsyeshme.

  3. zamira says:

    Kjo qe kerkon KLSH ka vdekur me kohe.Ato s’mund te fusin me duart ne dosjet e privateve.Kur dikur e kishin kete te drejte fallco, nuk e perdoren pasi ngaterruan dosjet e privateve me xhepat e privateve.Tani siduket shume ish oborrtare te rene nga fiku, zbarkuan ne KLSH dhe nuk u rrihet pa bere ndonje dore ne xhepat e te tjereve.Vetem MInistria e Financave ka te drejte ligjore ti beje ato kontrolle.

  4. spiro says:

    z.Leskaj!Ti padit ata qe kane vjedhur taksapaguesit duke i krijuar Buxhetit te Shtetit dem vetem per mosekzekutimin e vendimeve gjyqsore per te cilen te jemi drejtuar e deri sot nuk ke kthyer pergjigje si nje detyrim ligjor.I tille eshte GAZMIR sPAHIJA,ish drejtor i DPT-se.Por ti si i PD-se e ish deputet i saj nuk mund ta besh.Kthe pergjigje per letren qe te kemi drejtuar para nje vit z.Leskaj dhe sa detyrim financiar per vendimet ghyqsore ka Gazmiri,e pastaj merru me nepunes te vegjel e cironka

  5. jaku says:

    Haha,kujtuat se u be deti kos,se eshte nje bote ku c’do njeri eshte i lire e i barabarte te bej biznes…Kjo ishte sa per t’ju nxjerre nga bunkeri,nga kermilli,tani duroni shkerdhimin!Nuk i vute re kur xhaxhi ju fliste per taksidaret,bejleret,agallaret,cifligaret……

  6. Skypion says:

    Menyra sesi jepet nje lajm i tille,jo vetem ne kete forum te nderuar dhe respektuar,por edhe ne shume forume e blogje te tjera te ngjashme dhe qe i sherbejne pushtetit,eshte shprehje e nje mendesie te tere,qe perndryshe do ta quaja nje mallkim per te majtet socialiste.
    Eshte mendesia e opozitarit.Edhe pse jane ne pushtet mendojne,veprojne,sillen e reagojne ,tepke,si te ishin ne opozite.Eshte nje dobesi,qe me thene te drejten,ka perpjekje per ta kthyer ne “force”(sic thoshin dikur baballaret e tyre gerbulsha).
    Te deshtuar ne cdo aspekt te qeverisjes ne keto 5 muaj ne pushtet,keta rrufjane, me ndihmen e pacmuar te medias mercenare,vazhdojne ende ate propaganden opozitare,sipas se ciles “gjithe pushtetet i ka Berisha”.Eshte nje propagande qe i ka dale boja qe atehere,sepse,ata akuzonin kundershtarin politik edhe per uzurpimin e pushtetit te katert ,atij te medias pra,kur,shumica derrmuese e mediave kryesore ne vend ishte me opoziten,dhe bente nje opozitarizem po aq politik,sikur te ishin pjese organike e se majtes politike.
    Sjellja e mazhorances eshte tipike bizantine:per nje gje qe do ta beje ,por qe eshte e komplikuar dhe me risk,akuzon kundershtarin me synim per te krijuar alibine per ta bere vete.Kjo eshte nje sjellje tipike e socialisteve,e cila vjen prej nje mendesie tipike bizantine,qe eshte karakteristike per te majten socialiste, per vete perberjen e saj social-politike,por edhe etno-kulturore po deshet.

    1. henri says:

      skypion,
      Ne lidhje me KLSh-ne Kushtetuta thote :

      KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

      Neni 162

      1. Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar. Ai u nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve.
      2. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit zgjidhet dhe shkarkohet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës. Ai qëndron në detyrë për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.

      Neni 163

      Kontrolli i Lartë i Shtetit kontrollon:
      a) veprimtarinë ekonomike të institucioneve shtetërore e të personave të tjerë juridikë shtetërorë;
      b) përdorimin dhe mbrojtjen e fondeve shtetërore nga organet e pushtetit qendror dhe atij vendor;
      c) veprimtarinë ekonomike të personave juridikë, në të cilët shteti ka më shumë se gjysmën e pjesëve ose të aksioneve, ose kur huat, kreditë dhe detyrimet e tyre garantohen nga shteti.

      Neni 164

      1. Kontrolli i Lartë i Shtetit i paraqet Kuvendit:
      a) raport për zbatimin e buxhetit të shtetit;
      b) mendim për raportin e Këshillit të Ministrave për shpenzimet e vitit të kaluar financiar para se të miratohet nga Kuvendi;
      c) informacion për rezultatet e kontrolleve sa herë që kërkohet nga Kuvendi.
      2. Kontrolli i Lartë i Shtetit i paraqet Kuvendit raportin vjetor të veprimtarisë së tij.

      Neni 165

      1. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit mund të ftohet të marrë pjesë dhe të flasë në mbledhjet e Këshillit të Ministrave, kur shqyrtohen çështje që lidhen me funksionet e tij.
      2. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka imunitetin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë.

      Me pelqen guximi, qe ke per e hedhur fishekzjarre dhe bomba tymuese, qe nuk kane fare lidhje me ceshtjen ne fjale.

      Ketu behet fjale per nje “lufte” midis opozites dhe shumices. Opozita mendon, te perdori fuqine e “Presidentit ushtar”, qe ajo te kete akses ne punet e tatimeve, gje qe shumica, me te drejte, e kundershton, sepse ne kete rast do te kishim dy institucjone paralele : KLSh dhe tatimet.

      Ne nuk duhet te harrojme, se jemi vend i vogel dhe i varfer dhe nuk kemi luksin, qe te kemi institucjone paralele, qe kerkon opozita. Ky eshte “thelbi” i çeshtjes dhe jo bomabat tymuese qe hedh ti per :
      – baballaret gerbulsha te se majtes socjaliste.
      – mendesine e opozitarit edhe pse jane ne pushtet.
      – rufjalnet e majte, me ndihmen e paçmuar te medias mercenare.
      – pushteti i katert
      – sjellja e maxhorances eshte tipike bizantine. Ne lidhje me fjalen bizantine, kerkova ne Google pese gjuhe te huaja dhe nuk gjeta ndonje spjegim te kjarte. Do te desha, te na e spjegoje ti, se cfare kupton me grup fjalen “tipike bizantine”.
      – per te krijuar alibine per ta bere vete.
      – mendesi tipike bizantine
      – perberjen e saj social-politike, por edhe etnokulturore po deshet.

      Me vjen keq por je nje “nxenes” i keq i plakut inatçi qe eshte i dashuruar, sic thote Edi, me “prozen e Laros.”

      1. arli says:

        Henri. Komente mund te besh sa te duash (ta ka dhene Merua te drejten).
        Por gjithe ato nene qe ke cituar si ke kuptuar fare !!! Ku eshte e thene qe KLSH-ja te kontrolloje subjektet ?? Kofidencialitetin e te dhenave personale e ka te sanksionuar edhe Kushtetuta e Shqiperise. Cfare eshte KLSH-ja qe paska te drejte te shkele ate ??!! Mundohu te kuptosh perpara se te shkruash. Pastaj po pate kohe meru sa te duash me Saliun dhe Edin po deshe !!!!

  7. s.s. says:

    Kujdes me kete te KLSH… se ka mbuluar shume sektore, qe nga doganat , ne kohen kur nuk kishte dogane dhe shtet …e deri te fakultetet dhe diplomat , kur i gjeje 500 dollare copa…

  8. Gezim Kalaja says:

    Filloni

    nga

    Fillimi!

    Pastaj

    vazhdoni

    Vazhdimin!

    http://goo.gl/CqsW1e

  9. vini says:

    po nese mendoni se ka dualizem atehere shkrieni fare auditimin e jashtem, qe eshte klsh, qe parashikohet edhe ne kushtetute si institucion dhe rrime rehat te gjithe.

    1. Partizani says:

      I shkrire eshte KLSH-ja se deri tani nuk ka futur ne burg asnje PESHKAQEN megjithese i jane shkaktuar shtetit MILIARDA leke deme!!!

  10. ibrahim says:

    kujt po i djeg-kokepalarve.kush ka vjedh te pergjigjet.por do dalin 80 perqind te rames se ashtu ashtu ka 32 miljoner deputet e sa biznese tjera.te shikojne edhe saliun pse jo.

  11. favelas bidonvil says:

    Keta ndyresira hajdute te biznesit duhen shpronesuar pasi nuk deklarojne as 40% te xhiros reale dhe me pas perllogaritjen e fitimit.Keta jane thjesht shushunja qe jetojne me gjakun qe i pine popullit te thjeshte hallexhi.

  12. Ermır says:

    Pse tatımet kane frıke nga KLSH? KLSH ka mandat kushtetues per te audıtuar cdo ınstıtucıon publık ne vend. Kuptohet qe tatımet duhen audıtuar dhe mıre madje. Atje gjenerohen rreth 3 mılıarde euro ne vıt. Jane para te taksapaguesve, te te gjıthe neve. Dıkush duhet te kontrolloje. Kush te kontrolloje, vetem aı qe ı mbledh vete keto para, pra Mınıstrıa e Fınancave?! Kush do ta beje pergjegjes kete mınıstrı, nese nuk ı mbledh sı duhet parate qe na takojne te gjıtheve?
    Te refuzosh nje ınstıtucıon kushtetues te kryeje punen e vet, nuk eshte as dualızem, as dublım, por thjesht mınım te shtetıt te se drejtes.
    KLSH ka te drejte kushtetuese te audıtoje cdo ınstıtucıon qe perdor parate e Buxhetıt te Shtetıt. Aq me teper ı takon te kontrolloje ate ınstıtucıon qe ı mbledh per te gjıthe ne, keto para.
    T2ı mohosh kete te drejte eshte kulmı ı papergjegjesıse publıke.

  13. Aleatı says:

    Ata qe derı dje ıshın ne pushtet e bllokuan KLSH ne tatımet per 4 vjet. Po keta qe jane tanı, sa duan ta bllokojne?

  14. bato says:

    Skypion, je thjesht nje llapaqen i paguar sepse asnjehere nuk sjell ndonje argument, por vetem sharje, fyerje dhe shpifje. Nuk te con larg kjo gjuhe vec qe te tregon me gisht se je njeri nga ata te felliqurit e kesaj shoqerie qe se shpejti do qerohen perfundimisht bashke me armikun e shqiptareve , baban tend Sali. Mos te te vije keq: Ju hodhi ne kosh plehrash populli ty dhe Salen tend. Madje edhe mesuesin tuaj Fazllicin per te cilin jeni gati te dorezoni edhe nderin e familjeve tuaja. Fatkeqsi per ju, po s’ke c’i ben. Kjo eshte jeta. Ata qe hane luge corbe serbe, e vjellin gjithe jeten derisa helomhen edhe vet per vdekje.

  15. Arif says:

    Mos u kastigoni, burra! Kompetencat e KLSH caktohen me ligj e nuk mund te hyje ne Ministrine e Financave me force si ndonje gango. Edhe nese ka ndonje hapesire ligjore te diskutueshme edhe ate ia mbyll parlamenti. Mos u lodhni kot. Po, nese doni te shfryheni, shfryhuni se mire iu ben.

  16. Cimi says:

    Kemi nje ministri financash plot me xhambaza.

    Vetem te vjedhin e kane mendjen, apo jo spiro?

  17. Ish KLSH says:

    KLSH, ka te drejte te kontrolloje administraten se si i bledh tatimet, por ne asnje nen qe nga Kushtetuta e deri tek ligji i KLSH vete por edhe ai i tatimeve, nuk thuhet(dhe as nuk lejohet, sepse eshte e ndaluar) qe te kontrolloje subjetin privat.As me dore s’duhet te preke te dhenat e tij.Bile sa per dijeni te gjitheve, ish Kryetari yne para disa vjeteve ka nxjerre nje urdher ku e ndalon rreptesisht ate lloj kontrolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje