Reforma në drejtësi, Naço prezanton grupin këshillimor

10 Shkurt 2014, 13:08Politika TEMA

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka prezantuar sot grupin këshillimor me 13 juristë elitarë, që do të ndihmojnë në  reformën në drejtësi.

Në fjalën e tij, Naço u shpreh se grupi këshillimor do të japë kontributin e tij për reformën aq të nevojshme, të kërkuar edhe nga ndërkombëtarët në fushën e drejtësisë.

“Për shkak të rëndësisë së procesit, por edhe për faktin se një pjesë e kësaj reforme kërkon ndryshime të karakterit kushtetues në emër të qeverisë kam ftuar ekspertë të komisionit të Venecias por edhe të EURALIUS 4 për të dhënë asistencë. Shpreh bindjen se përmirësimi i legjislacionit në sistemin e drejtësisë nuk mund të bëhen pa reforma për konsolidimin e shtetit të së drejtës bazuar kjo edhe në sugjerimet dhe mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë. Me propozim të ministrit të drejtësisë dhe me urdhër të kryeministrit është krijuar grupi këshillimor pranë ministrisë së drejtësisë. Në këtë kuadër është krijuar grupi elitar i cili do të japë kontributin e tij në përgatitjen e strategjive dhe projekt akteve në fushën e drejtësisë dhe një reformë ligjore në përgjithësi”, tha Naço.

Sipas Naços, ky grup elitar përmes përvojës së tyre të çmuar do të kontribuojnë në forcimin e pavarësisë, llogaridhënies dhe profesionalizmit në sistemin e drejtësisë si gur themeli në garantim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Ndërsa bëri të ditur krijimit e grupit këshillimor pranë Ministrisë së Drejtësisë, Naço theksoi se ky grup elitar, përmes përvojës së tij të çmuar, do të kontribuojë në forcimin e pavarësisë, llogaridhënies dhe profesionalizmit në sistemin e drejtësisë, si gur themeli në garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

“Sigurisht që tradita më e mirë e mendimit juridik vendas, kontributi dhe oponenca konstruktive është e mirëpritur në këtë proces nga të gjithë aktorët. Për këtë qëllim, me propozimin e Ministrit të Drejtësisë dhe me urdhër nr 17 datë 22.01.2014 të Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, është krijuar grupi këshillimor pranë Ministrisë së Drejtësisë”, u shpreh Naço, duke prezantuar grupi këshillimor elitar, që, sipas tij, do të japi kontributin e tij në përgatitjen e strategjive dhe të projekt-akteve në fushën e drejtësisë dhe në reformën ligjore në përgjithësi pranë Ministrisë së Drejtësisë.

“Për të realizuar angazhimet për një sistem drejtësie të pavarur dhe të besueshëm, të bazuar në Kushtetutë, në ligje, në liritë e të drejtat themelore të qytetarit, unë shpreh besimin në vlerat, kontributin dhe integritetin profesional dhe moral të anëtarëve të këtij grupi këshillimor, për të bashkëvepruar ngushtë edhe me të gjithë aktorët e sistemit të drejtësisë, brenda dhe jashtë vendit”, shtoi ministri Naço.

Një rol të posaçëm, sipas tij, ky  grup do të ketë në përafrimin e legjislacionit tonë me strukturat dhe standardet ndërkombëtare, në veçanti me ato në Bashkimit Europian, si dhe prezantimi në publik të reformave legjislative në fushën e drejtësisë.

“Një rol të posaçëm ky grup këshillimor do të ketë për përafrimin e legjislacionit tonë me strukturat e standardet ndërkombëtare, në veçanti me ato të Bashkimit Evropian, si dhe prezantimin në publik të reformave legjislative në fushën e drejtësisë. Veçanërisht për çështjet e drejtësisë, mbrojtjes, sigurisë etj., në realitetin ndërkombëtar ekzistojnë dhe zbatohen gjerësisht dhe praktika gjyqësore e Gjykatës së Strasburgut, normat, aktet dhe vendimet e strukturave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara etj”, shtoi ai.

Duke vlerësuar këtë proces të rëndësishëm të reformave gjithëpërfshirëse në sistemin tonë të drejtësisë, Naço tha se “për të përballuar me sukses problematikat e hasura dhe për të krijuar terrenin e nevojshëm të zhvillimit të reformës legjislative dhe gjyqësore sipas parametrave bashkëkohorë, domosdoshmëri mbetet evidentimi dhe bashkërendimi i kapaciteteve dhe kontributeve profesionale dhe juridike, duke synuar ndërtimin e rregullave, mekanizmave dhe strukturave moderne të pjesëmarrjes dhe zhvillimit të procesit të brendshëm legjislativ”.

Komisioni i Reformës Ligjore përbëhet nga 14 anëtare të emëruar nga Kryeministri, me propozim të Ministrit të Drejtësisë, për një periudhë 2 vjeçare, me të drejtë riemërimi, ndërmjet juristëve më me përvoje, veprimtarë aktivë dhe të njohur në fushën e mësimdhënies dhe ushtrimit të funksioneve e veprimtarive profesionale dhe juristë me aftësi të spikatur, veçanërisht ndërmjet atyre të arsimuar ose me përvojë në ushtrimin e profesionit jashtë vendit, apo si ekspertë pranë institucioneve të huaja që veprojnë në Shqipëri. Krahas mbledhjeve të përgjithshme të Komisionit, do të ketë edhe një ndarje të veprimtarive në 4 nën grupe pune (nënkomisione) sipas kategorive vijuese të fushave të së drejtës, me qëllim zhvillimin e një debati profesional sa më të specializuar dhe për përgatitjen apo dhënien e mendimeve sipas fushave të së drejtës; organizimi gjyqësor dhe profesionet juridike;  e drejta publike; e drejta penale; e drejta civile dhe tregtare.

 

Lista e anëtarëve te Grupit Këshillimor të Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço

1. Gent Ibrahimi (Kryetari i zgjedhur gjatë mbledhjes së parë)

 

2. Artan Hoxha   (Zv/kryetari i zgjedhur gjatë mbledhjes së parë)

3. Luan Omari

4. Aurela Anastasi

5. Arben Rakipi

6. Artan Hajdari

7. Bashkim Caka

8. Dashamir Kore

9. Ardian Nuni

10. Denar Biba

11. Kasem Berberi

12. Ilir Panda

13. Maksim Qoku

14. Albana Shtylla

13 komente në “Reforma në drejtësi, Naço prezanton grupin këshillimor”

  1. deda says:

    duhet nje reforme shume e thelle per te ndryshuar kete realitet ne drejtesi! duhet te jete e depolitizuar!

    1. erda says:

      nuk mund te vazhdohet me kete sistem drejtesie! eshte e pamundur, keta jane te gjithe njerez te kapur dhe njerez te shitur tek berisha. eshte koha qe ne te ndryshojme faqen e drejtesise! duhet nje konsensus bipartiz dhe nje administrate drejtesie e depolitizuar! kjo mund te arrihet vetem me nje president te forte.

    2. Caf Teli says:

      Ministria e ka per detyre kete, por po u mbush me spurdhjak Skrapari sigurisht qe duhen te tjere,

  2. Bashkimet Profesionale says:

    Prit gomar, të mbijë bar…

  3. Bravo dhe ju lumte.
    Kesaj i thone :”Qente le te lehin karvani te shkoje perpara”
    Ta themi me troç,populli kete do demokraci te vertete dhe jo demagogji te vertete,jepini se jeni shume vone ,njerzit presin,presin me pa durim reformat me balle te gjere dhe efikase.
    Mbase edhe per shqiperine do te kete nje drite jeshile ne fumd mbas rrupalles totale prej 23 vjetesh te skenuare dhe dirigjuare nga kreminele,spiune,hajdute,te babezitur,mashtrus,injorant,pa shkollesi anti popull dhe anti komb.
    Te behet nje reforme qe ketyre tu keputet koka perfundimishte se ky popull mjafte ka vuajtur nen zgjedhen e ketyre te paudheve.

  4. SC says:

    Reforme pa hequr keta “Bajgat” LSI mund ta beni vetem per te genjyer ndonje qe ka vet qef te genjehet por drejtesi nuk mund te bej hajduti

  5. shtetari says:

    o Naco Pilafi,

    kaluan nja 200 dite dhe mezi e qite ne selamet grupin – deri sa te behesh 100 vjec e ke mbaruar reformen – A ka bere ndonje reforme ndonje katunar ne Shqiperi!!!

    E cuditshme qe Ed Rama ja beson reformat Katunarve…

  6. vlora says:

    po ishalla o zoti minister …te shohi dhe populli i shkrete nje dite te bardhe …….vetem nje dite te vesh ne dyert eburgjeve dhe te shikosh qe vetem oftikaqar shikon …..kurse ata kriminelet evertete ..jetojne nepr vila dhe me makina te shtrenjta ..isha lla vjen drejtesia ne kete vend //

  7. elinor says:

    Keshillimor apo keshilltar?!! Sa e veshtire kjo gjuha shqipe!!

  8. Viktor Hoti says:

    Njoftim kot perderisa nuk thuhet kush jane keta juriste elitare qe do i japin rrugen reforme. viktor hoti

  9. flori says:

    Bravoo me zgjedhjen e Zysh Aureles.Nje konstitucionale e zonja

  10. Vladimir says:

    Urime dhe pune te mbare. Nuk i njoh mire te gjithe, por ata qe njoh jane juriste eltare me kulture me pervoje. Chi cerca, trova! – thone italianet. Ne se deri tani jane marre me gjingjonat e me militante, do te thote qe ata ju duheshin, ai ishte misioni qe ju kishin ngarkuar ta degjeneronin KLD, Gjykaten e larte dhe me radhe te gjitha institucionet, per te na bindur qe ky vend nuk behet.
    Keta juriste jane nga ata “te pabindurit” qe nuk mund t’i heqi njeri per hunde qofte edhe minister,kryeminister a president dhe nuk e kane pranuar detyren per t’i sherbyer ndonje partie apo individi, por si nje mision ne sherbim te vendit.
    Ne se edhe dikasteret e tjera do te veprojne keshtu, duke mbledhur rreth vetes specialiste elitare, te cilet nuk na mungojne, shpejt do te gjenden rrugedalje nga koma e thelle ku e katandisi familja grabitqare e injorante kete vend.

  11. Populli says:

    Pse, akoma me Luan Omarin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje