Rikthehen shpërthimet me tritol në qytetin e Vlorës.
Një i tille ndodhi në banesën e Andon Mëhillajt, i dyshuar si një nga porositësit e vrasjeve dhe shpërthimeve të Julian Sinanajt.
Policia thotë se nuk ka asnjë gjurmë deri më tani, ndërsa nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar.
Lënda eksplozive është hedhur në oborrin e banesës së Andon Mëhillajt rreth orës 22:30 të ditës së djeshme, ndërsa mësohet se në banesë nuk ndodhej asnjeri në momentin e shpërthimit.
Familja Mëhillaj ishte larguar nga banesa pas shpalljes në kërkim të dy vëllezërve për porositjen e disa krimeve, vrasje dhe vendosje lëndësh eksplozive.
Pista kryesore e hetimeve, është ajo e një paralajmërimi për Andon Mëhillajn, emri i të cilit përmendet shumë kohët e fundit, se së bashku me kushëririn e tij, Genis Mëhillajt kanë bërë një sërë porosish për atentate dhe vrasje të ndodhura në Vlorë dhe më gjerë.
Julian Sinanaj ka dëshmuar se për vrasjen e biznesmenit Agron Çela është paguar 35 mijë euro. Ndërmjetësit kanë qenë dy kushërinjtë Andon dhe Genis Mëhillaj, të shpallur në kërkim nga policia dhe Sinanaj nuk ka dashur të mësojë porositësin real.
Në gusht të 2013, ai e ka pritur jashtë shtëpisë biznesmenin dhe ka ekzekutuar me pistoletë, ndërsa Çela parkonte makinën.
Kanë qenë sërish kushërinjtë Mëhillaj që e kanë porositur për një vrasje tjetër.
Sokol Veizi ishte në konflikt me ta për çështje pronësie dhe kushërinjtë Mëhillaj kanë premtuar ta shpërblejnë me një apartament.
Veizi është vrarë me dy plumba në një lokal në Orikum në gusht të vitit të kaluar dhe më pas Julian Sinanaj është shpërblyer me një apartament në Vlorë nga dy kushërinjtë Mëhillaj.
Policia nuk i ka arrestuar dot Mëhillajt dhe ka dyshime se ata janë njoftuar nga burime brenda policisë.
Po sikur i kishte ne mbrojtje policija ,keshtu keni shkruar dite me pare?
prite tani kur ti vene tritol atyre qe i vune tritol bandes se tritolit –Do behet kallame fare
Nuk paska qen vetëm Sinanaj, po ç’të mbjellësh do korrësh Mëhill.
Edhe pse per mendimin time kjo lloj hakmarrje duhet te shuhet, nga ana tjeter po te dalin ne gazetat e perditshme te lara e te pa lara te verteta e genjeshtra si te babzitur kush e kush te bej lek me tirazhin kur ceshtja eshte akoma ne hetim e hetuesia e policia japin me emer e mbiemer me rrenje e me dhemballe te arrestuarit e te akuzuarik normalisht po te kesh gjak ne deje te con te veprosh ne menyra makabre
Ku do vij ajo dite qe edhe ne te behemi si bota qe te jepet vetem gjinia e te akuzuarit,mosha dhe per mendimin tim mos te jepet as vendbanimi se ne jemi vend I vogel e merret vesh shpejt
ky plera qe la familjen dhe iku bashk me kushuririn e tij me nje fjal me nje pler tjeter nuk duhe ta linte familjen ne meshir te fatit po per medimin tim aji dohe ta mirte familjen ,po beri te shpetoj koken e tij ,kjo esht qe te shikosh punen tende se po pe punen tende nuk te bjer njeri ne qaf kot
Kur do te mësoni që të shkruani në gjuhën letrare? Keni shumë gabime drejtshkrimore si edhe në formulime të mendimeve që lënë për të dëshiruar.
Siç duket është bërë një gjë normale që të shkruhet në dialektin Geg dhe ajo që është per tu theksuar, ështe përdorimi i dialektit te Kosovës.
Si gazetarë kur shkruani për publikun jeni te detyruar që të shkruani në gjuhen letrare.
kot nuk te vret njeri dhe ky vrasesi sinanaj nga elbasani normal qe per leke vriste dhe nuk i interesanote aSGJE AS KUSH ISHTE PERSONI AS CFAR PUNE MENTE PRANDAJ QUHEJ VRASES ME PAGES VESHTJA QENDRON TEK PROKURORIA KUSH FSHIHET PAS DHE KUSH JANE VRASESIT E VERTET SI RASTI QE THON DO VRITEJ AI BOSI NAFTES NE DURRES QE KISHTE KONFLIKT INTERESI ME NJE TJETEER RIVAL PRA KETA KAN PAS PROBLEME ME NJERI TJETERIN KUSH KA TE DREJTE TA GJE PROKURORIA DHE KOT NUK TE VRET NJERI O POPULL O JE MARRE ME PUNE TE PIOSTA O JE I PERLUER ME AFERA KORUPTIVE O DROGA O LEKU ETJ ETJ ETJ