Shifra zyrtare e papunësisë pritet të pësojë ndryshime të forta. INSTAT do të përdorë shumë shpejt një metodë tjetër për llogaritjen e saj, sipas standardeve të fundit të Organizatës Botërore të Punësimit.
Fahrad Mehrani, konsulent i INSTAT, thotë: “Standardet ndërkombëtare mbi punësimin dhe papunësinë kanë ndryshuar në tetor të vitit të kaluar pas 31 vjetësh. Kështu që është natyrale që INSTAT, i cili do të ndjekë standardet ndërkombëtare të adoptojë ato më të fundit. Norma e papunësisë bazuar në metodën e vjetër ishte rreth 13%. Me standaret e reja, papunësia në Shqipëri është 21%.”
I kontaktuar nga INSTAT si konsulent për përmirësimin e statistikave zyrtare, Mehrani thotë se metoda e re pasqyron më mirë realitetin e Shqipërisë. Por, cilat janë arsyet që ajo jep një shifër gati dy herë më të lartë për papunësinë?
“Arsyeja kryesore lidhet me trajtimin e personave që punojnë për të siguruar jetesën, veçanërisht në bujqësi. Këta janë fermerë që prodhojnë kryesisht për veten e tyre, jo për të shitur. Në Shqipëri janë rreth 300 mijë të tillë. Deri tani këta quheshin si të punësuar. Por, me standardin e ri kjo kategori nuk konsiderohet si e punësuar. Ajo pjesë e tyre që bën presion në treg duke kërkuar punë, do regjistrohen si të papunë dhe janë rreth 40 mijë të tillë”, shpjegon Mehrani.
Por, të punësuarit në bujqësi janë vetëm një pjesë e problemeve në tregun e punës:
“Paralelisht janë dhe të punësuarit me pak orë që duan të punojnë më shumë. Gjithashtu është edhe kategoria e të dekurajuarve. Në standardet e reja këto përkufizime janë qartësuar dhe po ashtu edhe mënyra se si llogariten. Nëse i shtojmë dhe këto dy kategori në shifrën e papunësisë në Shqipëri ajo shkon 40%. Pra, totali i njerëzve që janë të papunë ose të nënpunësuar ose të dekurajuar është rreth 40%.”
Shifrat e papunësisë kanë qenë një temë e nxehtë debati politik mes socialistëve dhe demokratëve. Në opozitë të majtët deklaronin se shifra zyrtare e papunësisë nuk ishte reale duke pretenduar se në Shqipëri ekzistojnë 1 milionë të papunë./TCH
Më duket se është 40%, jo 21%, kështu thuhet në frazën e fundit. Megjithëse edhe kaq më duken pak.
po si ka mundsi 21%, ..Eshte e pamundur….
Po i beni qejfin Sales me duket
Kjo eshte papunesia qe la saliu 21-22% jo 13%,kjo na tregon qarte se sa shume ka punuar qeveria e djathte, duke mos krijuar asnje vend pune per 8 vjet,prandaj ne zgjedhjet e ardhshme [lokale] asnje vote per PD,se te djathtet e shqiperise i hapin pune vetem per vete dhe farefisin e vet.
miri-se shpejti do te jeni 5 perqind se shqiptaret do ikin nga bolleku qe bene rama e meta.azyl per buke do ikni se rruge e drita harroni.
Tani do punesohemi ne rajon, mos e rruani fare vellezer…Sa te ike edhe dimri pastaj do kemi plot pune se i hengert veshet qeverise se re.Po ajo ku t’i gjeje? Mendojeni pak…
Asnjehere 21%. Eshte shume me teper, sigurisht mbi 50%!
Kur cdo familje me 4 ose 5 pjestare vetem nje njeri punon
Qe jan te ralla familjet qe kan 2 veta ne pune
Fute tek 50% ose 60% te gjithe e dime qe ne shqiperi ska pune
mund te jete 21% sepse zyra e punes eshte jo efektive per tu gjetur pune njerzve prandaj nuk regjistrohet kush.
Shifra eshte mbi 35%,pasi shumica e te papuneve duke mos pasur besim tek gjetja e punes prej zyrave te punesimit nuk rregjistrohen atje,dhe kjo nenkupton per qeverine se ata nuk jane te papune.Edhe vete une jam nje i tille per momentin.
Manipulimin me shifrat e te pa punve e ka ber Berisha ashtu si manipuloje edhe me shum shifrat tjera kur e radhiti shqiperin pas Gjermanis.
A’e dini cila esht formula me te cilen ka manipulue Berisha ja ju them une ne shqiperi gjdo persone qe jeton ne fshat esht regjistruar si i vet punsuar edhe ne qytetet e shqiperis gjdo persone i cili ka pas ne pronesi mbi 20 ari toke esht regjistruar si i vet punsuar ket e ka then ministri i ekonomis se kosoves gjate nje interviste kur esht pyte per format matse te papunsis qe perdoren ne kosove dhe shqiperi ndersa ne kosove nuk perdoret kjo formule e matjes se papunsis.
Papunsia ne shqiperi sipas tegjitha gjasave duhet te jet mbi 30% ne qofte se papunsi matet sipas kritereve te bashkimit evropian dhe vendeve tjera te ballaknit. Aty duhet te jet edhe kosova te 25-30% plus minus 2%
pa pune shqipot jane pa leke por jane celulare te shtrenjte ama
Ore keta I kan marre leje qoftelargut apo spo e pyet me njeri qe se dha doreheqjen?se kish filluar te qahej dhe andej nga Shtepia e Oficereve se spo e degjonte me njeri
Papunesia ketu eshte shum heree e lart por qytetaret sven te rregjistrohen ke zyra e punes se e dine qe si ndihmon kush
Na ka premtuar Kryeministri 300 mije vende pune,pa llogaritur dhe du zyrat e punes qe hapi ne Tiran dhe Durres qe do jene efikase dhe do e cojne ne 500 mije vende pune,plus qe Erjon Velia qe do e coj ne 1000000 vende pune.
Se kuptoj kush eshte ai njeri qe e do punen? Kaq shume ju hane duart per pune shqipove?
Shqipëria është “një kantier i madh (pa)punësie”…Këto shifra që na japin, janë qesharake…
Po 1 milion te papunet ku jane se nuk del llogaria…21% i 3 milion njerezve (sikur ti marrim te gjithe shqiptaret ne moshe dhe te afte per pune) prap 600 mije shkojne. Keto jane statistikat e INSTAT-it te ri.