“Sali Berisha dhe Fatos Nano janë përgjegjësit e turbullirës 23-vjeçare dhe ata duhet të japin llogari për këtë. Nëse nuk japin llogari, të paktën nuk duhet të ngatërrojnë punë”.
Kështu pohon ish- presidenti Alfred Moisiu, sipas të cilit opozita duhet të ndryshojë mënyrën e opozitarizmit.
Sipas tij, shteti bëhet duke diskutuar dhe jo me gërr-vërre, siç i cilëson ai, debatet mes palëve.
“E kam thënë publikisht me kohë që, si Berisha dhe Nano janë përgjegjës për këtë turbullirë 23-vjeçare që i është shkaktuar vendit tonë dhe ata duhet të japin llogari. Nëse nuk japin llogari, të paktën nuk duhet të ngatërrojnë më punë. Ndikimi i Berishës duket qartë, sepse stili nuk ka ndryshuar. Është stili berishian i të bëri opozitë, duke folur kundër çdo gjëje… Nuk them se nuk ka gabime, por ama, në radhë të parë, ne shqiptarët jemi të interesuar që të bëjmë shtet dhe shteti nuk bëhet me gërr-vërre. Shteti bëhet duke diskutuar seriozisht ligjet në parlament, si t’i ndryshojmë, si t’i rregullojmë. Aty mund të ketë përplasje, por përplasje jo për t’i bërë gjërat si i duhen njërës palë apo tjetrës, por si i duhen këtij populli. Nëse do vazhdojmë të merremi me gërr-vërre, kjo është për të ardhur keq, sepse opozita është një pasuri e madhe kombëtare dhe pa opozitë nuk mund të ecë demokracia. Unë mendoj se opozita me stilin e vjetër nuk sjell asgjë të mirë, ai duhet ndryshuar urgjentisht. Nuk na japin gjë emërtimet: krizë greke, gjeorgjiane apo ukrainase. Jemi shqiptarë dhe duhet të punojmë për këtë vend, për këtë janë zgjedhur politikanët tanë. Sa do jetë i zoti Basha të shkëputet nga ndikimi i këtij stili të vjetër i opozitës berishiane nuk e them dot. Unë uroj që të shkëputet sa më parë për të mirën e këtij populli të shumëvuajtur”, shprehet Moisu në gazetën Shekulli.
Sa i përket rendit, ai vlerëson punën e deritanishme të Policisë së Shtetit, ndërsa kritikon PAMECA-n.
“Këta muajt e fundit ka pasur disa probleme shqetësuese. Kanë ndodhur disa ngjarje të rënda, që kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe kanë tronditur njerëzit, për sa i përket problemit të sigurisë. Por në të njëjtën kohë, ditët e fundit ka pasur dhe disa arritje të mira policisë, në zbulimin e ngjarjeve të vështira. Të tilla kanë qenë: kapja e grupit të të rinjve që goditën autobusin, kapja e bandës që vendosnin bomba në makina dhe kryenin vrasje me pagesë, ndërsa është zbuluar dhe kapur banda e vjedhjes së pikave të karburantit. Këto fakte tregojnë që policia është në krye të detyrës, po punon dhe është aktive dhe efikase në luftën kundër krimit. Por vetëm dua të them, që është për të ardhur keq kur dëgjojmë që policia edhe pas këtyre rezultateve, në vend që të inkurajohet, kritikohet pa vend”.
“Pra ata të PAMECA-s vërtet ishin profesionistë, por në të njëjtën kohë pensionistë, të interesuar më shumë për të zgjatur afatin e kontratës së punës. Kështu ju shkonin përkrah kërkesave të kryeministrit dhe të ministrit të Brendshëm, pavarësisht se kush ishin dhe si ishin. Dhe ky është një rezultat shumë negativ”.
Po ti pse nuk e hapje gojën kur ishe në pushtet mo hundëpatate…!?
Po po mirushe, po ca pushteti kishte ky mi. Lexo vetem titullin ta kuptosh se kush e ka pas pushtetin. Nejse femer hesapi, te falet.
Moisiu do mbetet gjithmone i nderuar dhe respektuar per qendrimet qe ka mbajtur
Ha ha ha doli dhe ky matufi plak nga strofulla. Por ka nje te drejte per Saliun dhe Fatosin qe i quan shkaktaret e turbullimit 23-vjecar. Dhe une mendoj se budallalleku me i math i Saliut dhe Fatosit ishte pikerisht berja e A. Moisiut President.
QE BERISHA E NANO JANE PIJANECE ORDINERE,SHQIPTARE ORDINERE, BYTHQIRE ORDINERE…..SI PUNA JOTE O KAINO EDHE MIRA…..ALFRED MOISIU ESHTE NJE ATDHETAR I RRALLE……E NJOH PERSONALISHT…..
— po me FATOS NANON cfar ka ky kapteri dhe ju te tjeret , ai eshte politikani me i mire , ka dhene doreheqjen per ctensionimin e situatave te renda destabilizuse , ka bere kompromise te njohura per stabilitetin politik te vendit dhe nuk ka pasuruar nepermjet korrupsionit pjestar te familjes se tij nuk ka vrare njeri kur i bene pucin me tanke e arme e arkivole…… apo per te qene brenda me te gjitha palet — keto lloje argumentash qe te barazosh te gjithe e ti besh pis , sepse ne shqiptaret kemi nje super pise do ti quaja alabak me kollare
Në se kemi patur ndonjëherë president të hajrit ky mund të jetë deri diku Moisiu në mal.
Mr Mojsiu te pershendes
E ke treguar veten edhe atehere kur kacenjt te hanin per gryke
Burr fisnik si gjithmone respekte
shume e drejte, po dalin ne pension pas jo me shume se 8 vitesh presidente Amerikane qe e kane cuar vendin e tyre ne maja, e jo me keta mediokrit tane ish-komuniste…
po po se gramoz ruci me namik doklen jane antikomuniste , po po
Kjo Mira qenga shume e zgjuar po mos harro se ne kohen kur ishte president gjenerali u tregoi vendin si Nanos dhe Berishes po cna duhen pler te tilla si keta dy te perlyer qe i kane bere ketije vendi ate qe sia ka ber as regjimi me i eger duke shperdoruar pasurin ne ate far feje qe spo zgjidhet dote as sote e as ka per tu zgjidhur ndonjeher ceshtja e pronareve te verte.
Mosiu eshte munduar te jet i ekuilibruar, por eshte e vertet qe ateher kur ishte per te folur nuk foli, tani eshte teper von, gjema e madhe u be, vendi eshte ne katastrof si asnjeher tjeter ne ekzistencen e tij dhe kjo fal dyshes me anti shqiptare nano-berisha…
Ore ckeni me nanon ai kur u mund iku,po ky Kok panxhari berisha spushon.ti moisi vere pike mbi I,. Ketu kemi te bejme me nje shterim intelektualiteti shqiptar. Askush nuk ngriet bindshem te godas monstrat e politikes se berishes ndaj keti vendi as kush nuk ngrihet qe ti tregoj vendin keti bastardi te politikes shqiptare,po I japin dhe fjalen ne parliament me shum. Kjo ka te bej 100% me shterim mendjesh intelektuale te vendit tone. Nese ilir meta ka qef qe ta degjoj nuk kan te tjeret qef ta degjojn kete njeri hajvan.
z.Mojsiu njeri i nderuar dhe ne pension zerin e ka ngritur dhe vazhdon ta ngrej.PO akademike, shkrimtare,pseudo intelektuale duhet te jen bllog te ngrene zerin dhe te flasi,te flasim te gjithe dhe ne te forumit.Jo te marrim dhe analizojm Mojsiun x,y e mira dhe e keqja ne kete vend eshte per te gjithe dhe duhet then ashtu sic eshte.Pastaj te jap dhe ndihmesen e vet me mendim si duhet bere si mendon gjithsekush.
Mor ju “kritiket”e medhej qe nga Mira e te tjer pas, po car doni ju heshtje te perhershme? Kemi dal e u ritem ne nje diktatur shum te eger dhe kta trima qe pretendoni te dilnin me koh te beheshin kamikazh qe ju sot te mos kishit as rastin ti ndegjonit ,se thot nje fjal e urt “me mir von se kurr”Pra kur ne te vegjlit e kemi kuptuar pabesin e ktyre dy personazheve te rrezikshem per kombin dhe demin qe na ben ,cte keqe ka kur kte na e konfirmon nje ish president i ktij vendi ! Qoft edhe me vones sepse ai me mir nga ne di me cilet ka pasur te bej ! Krimineli diktator, sadist i papermbajtshem,me nje axhent krimesh mbi dhe nen rogoz sebashku me te degjeneruarin “liberal” cinik,ironik,indiferent e paskrupull morali politik e shoqeror ishin dyshja me e keqe dhe me e rezikshme postkomuniste ! Ata qe jetuan afer tyre e fjal e tyre ka pesh qoft edhe me vones sepse,cfar te bejm,kohen mbrapa nuk e kthejm……
Akoma gjalle ky korrak i ndyre…
mbaje gojen bej i cike rrespekt
Shume vone, megjithate e kupton – nje shkalle me larte se nje pjese e mire e shqiptareve kokebetoni! Akuzat, sharjet…midis pushtetareve / politikaneve (hajudtave) blu e kuq jane pjese e ‘teatrove’. Asgje e madhe nuk ka ndodhur keto 23 vjeteve te nderrimeve te pushteteve midis klanave te hajduteve dhe as nuk do te ndodh ne te ardhmen.
te japin llogari dhe ne burg te perjeteshem per shkaterimin dhe diskriminimin e ne kombi.
ALFRED MOISIU KA QENE DHE ESHTE PATRIOT. RESPEKTE!
ka qene dhe mbetet me i miri per domino
Jo, ata nuk kane pse te mos flasin, por se pari te hape gojen drejtesia, dhe ti marre e tu kerkoje llogari deri me nje, pasi jane qe te dy fajtoret me te medhenj te rrumpalles demokratike. Pa u bere kjo, ky vend nuk do kete qetesi! Qofsha i gabuar!
O zot me jep men te qep gojen kur s’kam te them naj gjo t’urte!
Po pse or ish burreshtets, kjo gjeagjeza idjote qe thu ti: ‘duhet të japin llogari për këtë (1)
(2) Nëse nuk japin llogari, të paktën nuk duhet të ngatërrojnë punë”,
eshte e urte?
Merre me mend cfare shtetaresh dordolece
kina e do te kina!