Megjithëse kanë kaluar 48 orë nga aksidenti tragjik, ku mbetën të vdekur 6 persona dhe u plagosën 7 të tjerë, Policia e Qarkut të Kukësit ende nuk ka dalë me një version zyrtar për shkakun e aksidentit
“Dyshohet që ai të ketë humbur vëmendjen duke biseduar me pasagjerët dhe nuk ka mundur të marrë kthesën si duhet. Një tjetër pistë, dhe ndër kryesoret, është ndonjë defekt në mjet, për të cilën po mblidhen të dhëna nga të gjitha drejtimet. Shto pastaj këtu që shoferi ishte shumë i ri dhe pa përvojë”, kanë pohuar për GSH-në burime nga grupi hetimor.
Ndërkohë, pronari i një servisi automjetesh në qytetin e Kukësit, mekaniku R.Beqiri ka treguar se furgoni kishte një defekt në balestrën e pasme.
Sipas mekanikut, babai i drejtuesit të furgonit, Imer Çuni kishte kontaktuar me të dhe i kishte thënë se të shtunën do dërgonte djemtë për ta rregulluar. Beqiri tregon se thyerja e një pjese të balestrës mund të ketë spostuar diferencialin, i cili mund të ketë këputur tubin e frenave, çka ka sjellë edhe mosfunksionimin e tyre.
“Si rezultat i këtij defekti, pra nga thyerja e kundrafoljes mund të jetë spostuar diferenciali dhe mund të ketë këputur tubin e frenave. Kjo gjë bën që të rrjedhë alkooli dhe frenat si rezultat nuk mbajnë më. Në dijeninë time, ky defekt dhe fakti që shoferi ishte i ri, nuk ka mundur të manovrojë, mund të jenë shkaqet. Ky defekt, nëse nuk menaxhohet si duhet, shkakton aksident”, ka nënvizuar mekaniku.
Mësohet gjithashtu se drejtuesi i mjetit, Bashkim Çuni, ishte i pajisur me patentë të klasit B, e cila lejon vetëm drejtimin e autoveturave, por jo furgon për pasagjerë.
Sa për informim;
◘ Në të gjitha vendet e Europës që di unë, e besoj se edhe në AL duhetë të jetë ashtu, Patenta e klasit B lejon: ngasjen e mjeteve me motor pesha e përgjitshme e të cilave nuk kalon masën prej 3500 Kg dhe jo më tepër se 8 (tetë) persona përjashtuar shoferin ( për transport publik të udhtarëve p.sh. në Gjermani duhetë pasë së paku 21 vjetë dhe leje për transport të udhtarëve ), si dhe tërheqjenë e rimorkiove të lehta me peshë deri 750 Kg , dhe si kombinim duke mos tejkalu peshën e përgjithdhme prej 3500 Kg.
◘ E nëse klasi B në Shypni, lejon vetëm ngasjen e autoveturave si shkruani ju, atëherë kërkoj falje.