Kemi edhe për eksport/ Vrasësi me pagesë nga Shqipëria, mes 10 më të kërkuarve në Spanjë

10 Shkurt 2014, 10:25Politika TEMA

Policia e Spanjës ka bërë publike listën me dhjetë personat më të kërkuar në këtë vend.

Mes tyre është edhe shqiptari Dritan Rexhepi.

Policia spanjolle dyshon se 33- vjeçari fshihet në rajonin e Katalonjës.

Ai akuzohet për trafik droge, grabitje, armëmbajtje pa leje, falsifikim dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se në mbarë vendin janë shpërndarë me qindra foto të Rexhepit.

Por jo vetëm kaq, Rexhepi është edhe në listën e më të kërkuarve në Britaninë e Madhe.

Sipas Panoramës, ai u prangos në vitin 2011 gjatë një aksion të forcave speciale në qendër të Tiranës, ku u kap me dy armë zjarri pranë një hoteli, ku mendohej se do kryente një vrasje.

Policia po e hetonte atë si vrasës me pagesë, ndërsa më parë ishte akuzuar për vrasjen e dy policëve në Fushë Krujë.

Rexhepi nuk qëndroi shumë orë në qeli, pasi u arratis nga Komisariati i Durrësit.

Pak më vonë u arrestua në Itali, por edhe atje ai arriti të realizojë një arratisje spektakolare.

Më vonë u arrestua edhe në Belgjikë.

Rezultati? U arratis sërish dhe tani dyshohet se fshihet në Spanjë, ku mendohet se ka vjedhur një bankë.

11 komente në “Kemi edhe për eksport/ Vrasësi me pagesë nga Shqipëria, mes 10 më të kërkuarve në Spanjë”

  1. paprri says:

    Mir policia jone qe esht qesharake po kta Italianet dhe Belget cne qe paskan flet gjum. Tjeteri me rrezikshmeri te larte kta e len neper dhoma pritje ahahahhahahahha

    1. Mira says:

      Tan Rexhep Erdogan=Islamist…!!!

  2. Berlin says:

    Jane qarqe internacionale qe merren me killer te tille i pergatisin dhe i fshehin dhe kur i duhen i nxjerrin rrugve si qen gjahu.

  3. Bashkimet Profesionale says:

    Prandaj thoshte Sala, që eksporti ynë rritej nga dita në ditë…

  4. Diana says:

    Hahahahahaha cfare policie? po ai nuk e ka emrin Dritan, por ndryshe. Vlonjatet e dine si e ka emrin.

  5. janaq kaurri I biri o belulit says:

    Turkofagos.
    Ti nuk e ke mira, por kalla.
    Dervican e goranxi
    Dhovjani kalla muni.
    Nuk Ithone mira muni
    Por kalla muni.
    Qe kur ju solli evropa nga kostandinopoja qe u shkembeu me camet ,ju duket vetja evropjan juve.

  6. Leone-53 says:

    Nuk eshte i “fort” apo i rrezikshem zotnia por jane kaq te dobet shtetet sa ndoshta nuk e meritojne kete emer “shtet” ne vend te quhen rompall!

  7. ylli says:

    Heee Dritan he glladiator!!!

  8. Aldo says:

    Nese nuk keni lajme konkrete per te dhene, mos na informoni me opinione o gazetare maramendes. Nje pordhe me rrigon thoni ju.

  9. vllai hajriut says:

    eshte edhe ky cami jone. Krenaria jone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje