Mblidhen ministrat e Transportit të Ballkanit/ Haxhinasto: Sfidë, rritja e sigurisë rrugore

10 Shkurt 2014, 13:24Politika TEMA

Ministrat e Transportit të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë janë takuar sot në Tiranë ku kanë shkëmbyer ide mbi përmirësimin e disa çështjeve që lidhen me trasportin dhe infrastrukturën në rajon.

Në fjalën e tij, ministri i transportit Edmond Haxhinasto u shpreh se është i  rëndësishëm bashkëpunimi me Bashkimin Europian për t`i dhënë zgjidhje çështjeve që kanë të bëjnë me projektet strategjike.

Gjithashtu ministri Haxhinasto u shpreh se duhet të punohet me seriozitet në lidhje me pikëpamjen hekurudhore të Korridorit të 8-të.

“Do të kërkojmë të kemi një komisioner pranë Bashkimit Europian, një përfaqësues që të ndihmojë për të realizuar mbështetjen e nevojshme dhe rritjen e vëmendjes sa i përket këtij korridori”, tha Haxhinasto.

Gjithashtu në takim është diskutuar edhe për integrimin e mëtejshëm të infrastrukturës dhe shërbimeve në sektorin e transportit të vendeve të Ballkanit.

Ministri Haxhinasto theksoi se një nga sfidat më të mëdha për Shqipërinë është rritja e sigurisë në të gjitha rrugët e vendit.

“Tashmë është hartuar një paketë që parashikon investime, përmirësim të proceseve të dhënies së lejeve të drejtimit, përmirësim të sistemit të testimit të mjeteve dhe rritjes së shërbimit të transportit publik. Kjo paketë do të jetë shumë rigoroze dhe do të ketë efektet e duhura”, shtoi Haxhinasto.

4 komente në “Mblidhen ministrat e Transportit të Ballkanit/ Haxhinasto: Sfidë, rritja e sigurisë rrugore”

  1. erda says:

    vallaj o Haxhinasto ke nje nga punet me te veshtira..ketu iken ministri i transporteve nga jeta jo me te tjeret…

  2. karlzajsjena says:

    ORE HAXHINASTUA QE NA POLLE NE DERE VETEM MINISTER DI TE BESH TI MO?????NE NA DUHEN RRUGE ME STANDARTE !!!!!JE I VETMI VEND NE EUROPE QE REFUZOHESH NGA SIGURIMET E MJETEVE…..KUR SHOF KARTEN JESHILE (AL)ME X SIPER ME VJEN TE VE DUART NE KOKE……I VETMI VEND QE PASI KE KALUAR DOGANAT POLICINE ETJ…..TE DEL PERPARA KALIBJA E SIGURIMIT TE MJETEVE SHQIPTARE….TURP,TURP,TURP,,,,,,,SIKUR KE HYRE NE NJE PLANET TJETER !!!!KETE RREGULLONI JU,…..ASGJE TJETER.BASTARDE…HENGRET ME SALI BERISHEN TANI DO TE HANI EDHE ME PS…DHE TALLNI BYTHEN ME SHQIPTARIN E THJESHT….(POR QE TE JESH KAQ SERBES SI LIKE FLORIRI,ME DIKE KA RENE NE UJDI…..FBI.QUHET????)……QE BENI LOJEN E AGJENTURAVE TE HUAJA KETE ASNJE SE VE NE DYSHIM….DHE PO BEHENI TE NEVERITSHEM SI JU EDHE ATA QE JU PERDORIN !!!!!!!!

  3. Natasha Xhagolli says:

    Modernizoni levizjen me tren te udhetareve me qellim levizjen me te paket me automjete, eshte nje menyre per te zvogeluar trafikun e cmendur dhe aksidentet e shumta. Kerkoni investitore te huaj per kete, qofte edhe me kredi, pasi eshte investim qe i jep shpejt vlerat monetare te shpenzuara per kete qellim

  4. A says:

    I themi menderit EDI RAMA dhe EDMOND HAXHINASTO, duhet te merren masat per rregullimin e sistemit hekurudhor dhe rritjen e shpejtesise se trenave, ne linjat TIRANE-VORE-SHKODER – HANI I HOTIT, TIRANE-VORE-RRESHEN-KLOS i MATIT, TIRANE – DURRES – ELBASAN – POGRADEC, TIRANE – DURRES – RROGOZHINE – VLORE dhe degezimi i BALLSHIT.
    Te merren masat sepse kryeqyteti TIRANA, me linje hekurudhore dhe stacion treni, tani nuk ka me sepse u prish nga LULEZIM BASHA i PeDe-se.
    Si PS-ja dhe LS-ija, por edhe EDI RAMA dhe ILIR META nuk po ndogjohen pse u prish linja hekurudhore dhe Stacioni i Trenit te Tiranes. Keto jane veprime injorantesh, te korruptuarish dhe mafiozesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje