PS akuzon Bashën: Ke braktisur qytetin/ Reagon Bashkia e Tiranës: Ne dallojmë nga Rama

10 Shkurt 2014, 18:49Politika TEMA

Partia Socialiste akuzon kryebashkiakun Lulzim Basha se ka braktisur Tiranën, duke shkelur premtimin e bërë në fushatën për zgjedhjet vendore se nuk do të merrej me politikë.

Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti, akuzoi Bashën se ka zgjedhur rrugën më të shtrembër të të marrurit me politikë: Gënjeshtrën, shpifjen, manipulimin propagandistik të opinionit publik.

“Sot ai tha se paskan humbur 44 mijë vende punë, ndërkohë që një zotim tjetër i mbajtur i kësaj shumice është kthimi i Institutit të Statistikave në shërbim të të vërtetave ekonomike e sociale. Jo zotëri, nuk kanë humbur vende pune gjatë këtyre katër muajve të qeverise se re. Përkundrazi, po hapen dhe do hapen ende më shumë vende të reja pune pas zhbllokimit të kantierëve e fillimit të shlyerjes së borxheve të qeverisë Berisha që e mbyti ekonominë e sipërmarrjen. Thjesht papunësia po nis të matet me kritere profesionale bashkëkohore dhe jo me metrin e kryeministrit që deri dje i shkruante shifrat e INSTAT-it në zyrën e tij, për të mbështetur propagandën e një Shqipërie që medemek ishte e dyta pas Gjermanisë në ekonomi”, theksoi Gjylameti.

Ajo tha se mazhoranca e re u votua më 23 qershor për t’i dhënë fund sukseseve imagjinare dhe shifrave të rreme, ndërsa kryebashkiaku është votuar për të mirë qeverisur Tiranën.

“Ne po i qëndrojmë çdo ditë besnik votës që na dha populli shqiptar, kurse zoti Basha ka kohe që e ka tradhtuar votën e qytetarëve të Tiranës. Plehrat, gropat kudo, ndriçimi publik i amortizuar, mungesa e punës dhe e kujdesit të Bashkisë, flasin qartë se sa mund ti besohet Lulzim Bashës kur flet për punën, për qytetarin dhe për kundërshtarin”, tha ajo.

Ndërkohë në një reagim Bashkia e Tiranës akuzon kryeministrin Edi Rama se ka zgjedhur rrugën e sulmeve ndaj kryebashkiakut për të fshehur paaftësinë e e tij në menaxhimin e punëve të këtij vendi dhe mbajtjen e premtimeve. Në një deklaratë për mediat, nënkryetarja e Bashkisë, Nevila Xhindi, tha se qytetarët e Tiranës bëjnë lehtësisht dallimin mes Bashkisë në shërbim të tyre dhe asaj në shërbim të Ramës.

“Sot më shumë se kurrë ia kuptojmë shqetësimin ish-kryebashkiakut Rama. Paaftësinë e tij në menaxhimin e punëve të këtij vendi dhe mbajtjen e premtimeve kërkon ta fshehë me luftën politike ndaj Bashkisë. Por sot, qytetarët e Tiranës bëjnë lehtësisht dallimin mes Bashkisë në shërbim të tyre dhe asaj në shërbim të Ramës.Është investuar në 48 projekte rrugësh, nga të cilat 38 kanë përfunduar 10 janë në përfundim. Janë ndërtuar 16 km gjatësi lineare rrugë urbane, është investuar në 16 blloqe banimi, 7 kanë përfunduar dhe 9 janë në proces. Në këto zona krijohen sipërfaqe të gjelbra me një total prej 25792 metra katrorë dhe disa kënde sportive.Në dy vjet janë mbjellë 16 mijë pemë dekorative”, tha Xhindi. Duke bërë një analizë të punës së Bashkisë përgjatë vitit që lamë pas, Xhindi vlerësoi se viti 2013 ishte viti i zbatimit të projekteve strategjike të qytetit të Tiranës, duke nisur me projektin e zgjatimit të bulevardit verior dhe ai i rehabilitimit të lumit të Tiranës.

Për nënkryetaren e Bashkisë, “ky bilanc pune i realizuar vetëm në dy vjet e gjysëm natyrisht që e shqetëson ish- kryebashkiakun, pasi tregon qartë kontrastin mes motos “shumë punë e pak zhurmë” të Bashkisë sot dhe motos “shumë zhurmë e pak punë” të Bashkisë dje dhe qeverisë sot”.

23 komente në “PS akuzon Bashën: Ke braktisur qytetin/ Reagon Bashkia e Tiranës: Ne dallojmë nga Rama”

  1. Desara says:

    Basha eshte nje femije politik i berishes,. i paafte

    1. xhixhi says:

      Cmund te presesh nga nje njeri qe populli se votoi

      1. Cani says:

        Me vota te vjedhura qeveris. Eshte nje dembel i pashoq qe vetem te qeshi di

        1. Flog says:

          Mizerje njeri. hajdut, vrases e cdo te lige mban lul basha. Nje sali me shume

          1. Velva says:

            Ska bere asgje. Se ka ngulur nje gozhe askund. Eshte per tu perzene me shkelma nga aty ku eshte ulur. Ky vend ska vend per njerez qe pertojne te punojne por qe vetem vjedhin

        2. emigranti says:

          KLYSHI I SALIUT NUK KA AFTESI TE BEJ ASGJE!

          LULKA ERDHI ME VOTA TE VJEDHURA, E KA SHKATERRUAR TIRANEN, PO E LEN NE 2015-TEN SI MOS ME KEQ.

          DUHET THENE SE EDHE 1 VIT I KA MBETUR QYTETAREVE TE TIRANES QE TE VUAJNE ME KETE KRYEMINISTER TE PAAFTE.

          NE 2015-TEN DO TE RILINDE EDHE BASHKIA E TIRANES ?

    2. ina says:

      Basha nuk ka bere asgje per Tirane po te kujtojne ato qe premtoi.

    3. ina says:

      Edhe ne Bashkine e Tiranes behet sic do Berisha, se e dime te gjithe qe Basha sesht gje tjeter vecse perfaqsues i Berishes

    4. andu says:

      Mua me ngjan sikur Bashka eshte ne sherbim te Berishes

    5. anjeza says:

      Bravo Basha , Tani Tirnana ka nje tramvai te vetin -.-. Basha njeri vertet jo serioz nuk ja vlen per kryetar opozite.

  2. Av. Hydajet Beqiri says:

    Turp te keni.
    Jazek u qofte.
    Talleni me gjakun e popullit.

    http://goo.gl/7UnN9L

  3. erda says:

    PO KA KRYETAR BASHKIE TIRANA UNE PRES KOKEN! 30 MINUTA PER TE ARDHUR AUTOBUSI! 30 MINUTA!!!!! TURP! BASHKIAK LESHI.

  4. Mashtrues says:

    Nji pygje kom un per ju rilindakaret: ‘sa vjet e pame ket Pikyoreskun kfyetar bashkie dhe PS basjke?!
    Amon o rilindakar si jeni bo shpellar, si prifti, te dy gjys- bajgat blu e mavi mostrat:
    mos boni si boj uuuune.
    Sepse UNE jom UNE, kurse ti je ti!
    Prandaj!
    Po o rilindakar!

    1. barbarosa says:

      Sa gota ke hedhur lol.Gjuhë sarhoshash.

  5. Aqifi says:

    Pune trapash shaj njeri e bam tjetri
    Asnje spo punon

  6. Miu says:

    Po mi shoqe po :
    Rilindja: Ne po i qëndrojmë çdo ditë besnik votës që na dha populli shqiptar, kurse zoti Basha ka kohe që e ka tradhtuar votën e qytetarëve të Tiranës.
    E keni tejkalu mi, ca thu ti,
    keni bo thagmen,
    Amon boni nji pushim mi Rilindje se mezi ju kina,
    futini nji pushim me Napilona, ju ka lala me kimet
    Se me nordh ti Rilindje ku t’mytemi amon mos u lodh kaqi fort!

  7. Del says:

    Si gazetare qe jeni, dhe si qytetare e Tiranes qe jam, do isha shume e interesuar te verifikoheshin keto veprat e Bashkise se Tiranes!! Se ne jeten e perditshme nuk e kam vene re gjithe kete perkushtim, e ndoshta po i bie ne qafe kot, kur me duket se ky eshte kryebashkiaku me idiot qe ka pasur Tirana ndonjehere…

  8. A T Z says:

    Me mire ta injoroni e mos ti flisni fare sepse nuk eshte legjitim.N.Q.S. se ju kujtohet se si e fitoi bashkine byth pambuku.

  9. xxxx 10 Shkurt 2014 12:40 says:

    Z.Basha, ti ke nje shqetesim te madh se si te fshehesh parate e vjedhura dhe pronat pa fund.Ik vere bythen ne karrige dhe puno per ate pune qe te kane caktuar.Rrite cilesine dhe egoizmin e punes ,pse jo edhe ti ta marresh medaljen e arte si nder kryetaret me te mire ne bote,cfare ka Edi Rama me shume nga ju?
    Edhe Ti je i bukur, i gjate por Neve populli po presim premtimet e tua per ndertimin e tramvajeve,metrose si edhe biletat me cmim te diferencuar per studentet dhe pensionistet.Te uroj sa me pare te fillosh e te djersish duke punuar dhe merituar pse jo medaljen e arte.Pastaj dil e na bej karshillek me ate mercedesin e madh qe ketu ne Kanada as kryemistri i vendit nder me te fuqishem te botes nuk e ka,pooooorrrrrrrrrr ti e ke kete privilegj.Me vjen turp qe kam qene nje simpatizant i thekur i PD.Tani kjo parti eshte katandisur prej nje grushti njerezish prej sabotatoresh,rrugacesh,keqdashes,hajdutesh,e kriminelesh pa asnje lloj ideali.Nje thenie filozofike e kombit Shqiptar :Cfare do te besh do te ta bejene.E verteta vonon por asnjehere nuk harron.

  10. ELENA GJIKA says:

    BASHA NUK I MBAJTI PREMTIMET SI RAMA;RAMA I PUNESOI 300.000,e beri shendetesine falas ,populli u pasurua sic thonte e ku je ore edi lume shqiperia ce te ka:

  11. ilir says:

    Po aritjen e fundit ne listen e Xhindit, ate te realizimit te linjes se re te autobusve Kinostudio-Kombinat, a e degjuat?
    Ne fakt si linj e re quhet po ti kish vendosur emrat me toponimet e kohes: TV KLAN-VAREAT SHARR.

  12. nuri says:

    Rama bashkine e vuri ne perdorim vetem te klienteve te tij, Kocos,Dash Pezes,Fidelit, Lad Kostes, djemve te Leskajt, djalit te Rucit, djemve te Dades. Lagjet e tiranasve autoktone me nje urrejtje patologjike i la te shemben e rrenohen. Sado rezerva te kemi per Bashen suksesi i tij as nuk krahasohet me ate te Rames.

  13. United Kingdom says:

    Ma lini ASHAB MIZLUL-in rehat se i ka ngec tranvai ne bathore prandaj ska ardhur akoma deri ne Tirane. Lul her taj, car je tu bajt itash her burre. Lulka shkret perrmjerr ne brek nga vicidoli ju prisni tranvai. Prisni se tu ardhur eshte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje