A rrezikon Shqipëria që të dalë duarbosh nga marrëveshja për gazsjellësin TAP?

10 Shkurt 2014, 18:38Politika TEMA

Projekti i gazsjellësit Trans Adriatik, TAP, është investimi më i madh i këtyre 23 viteve në Shqipëri, me një vlerë që i tejkalon 1 miliard euro.

Por International Balkan News Agency ka pyetur kryeministrin Edi Rama dhe ish- kryeministrin për këtë çështje dhe duket se ka një problem, që mund ta lërë Shqipërinë duarthatë nga ky projekt.

Rama thotë se qeveria e mëparshme ka bërë një marrëveshje shumë diskriminuese për vendin.

“Qeveria e Shqipërisë nuk ka bërë asgjë për të përfshirë në marrëveshje gazifikimin e Shqipërisë,” thotë ai.

Problemi është tek mungesa e një rrjeti të gazifikimit në Shqipëri, që nuk u ndërtua në 50 vitet e regjimit komunist, por as nuk është bërë ndonjë përpjekje këto 23 vite.

Sali Berisha thotë se Shqipëria duhet të ndërtojë vetë rrjetin e gazifikimit dhe TAP nuk ka asnjë lidhje me këtë.

I pyetur se përse nuk ka bërë asgjë për rrjetin e gazifikimit në vend gjatë qeverisjes së tij, Berisha thotë se ata kishin deklaruar se vitet 2013- 2017 do të ishin vitet e gazifikimit të Shqipërisë.

Berisha thotë se Rama nuk e ka lexuar marrëveshjen, pasi aty saktësohet se ata kanë kërkuar furnizim të garantuar me gaz për vendin.

Rama e akuzon Berishën edhe se nuk ka bërë asgjë për të përfshirë Kosovën në marrëveshjen e TAP.

Por Berisha thotë se ky është një problem tjetër, pasi Azerbajxhani nuk e ka njohur Kosovën sepse ka problemet e veta me krahinën e Nagorni Karabak.

Ai thotë se në të ardhmen Kosova do të përfitojë nga gazsjellësi, ndërsa e sfidon Ramën: “Shko tek azerët dhe bindi për këtë çështje”.

48 komente në “A rrezikon Shqipëria që të dalë duarbosh nga marrëveshja për gazsjellësin TAP?”

  1. Analisti Politolog Opinionist Chim Nurellari says:

    Shikoni cfare rasti tipik shqiptar i vlla-vrasjes perpara te huajit dhe i humbjes se nje shansi historik.

    1. erda says:

      Ketu ska asgje per vlla-vrasje. kemi nje ish kryeminister qe per shkak te aferave ka futur lek ne xhep dhe sja ha fare per ca perfiton populli kemi dhe nje tjeter qe do QE POPULLI TE PERFITOJ RRJET GAZIFIKIMI FALAS! tani cfare nuk kupton ti?

      1. raimondi Vlonjati says:

        Po cfare e pengon Edin te filloje gazifikimin e Shqiperise ?

        Pse nuk e beri ate pune Sala , le ta filloje ta beje Edi.,prandaj erdhi ne pushtet…..

      2. Be-X says:

        erda, ke te drejt!

      3. rezart says:

        Ti “erda” ne fakt je “MERDA”!!!

    2. Mira says:

      Sa bukur kanë për t’a hedhur në erë ata trimat e tritolit…!

    3. Florjan Gazheli says:

      TAPI?

      Si gjithmone …

      Kujtoni Karitasin …

      Te tjeret marin Tasin

      Neve na mbetet …

      http://goo.gl/GKM0ii

    4. klo says:

      Duket se sa ka menduar per Shqiperine Berisha, mashtruesi

      1. heljo says:

        Nese rrezikon Shqiperia per projektin TAP athere fajin e ka Saliu, duhet te ishte me transparent dhe jo kaq hajdut

    5. heljo says:

      Berisha ne keto 23 vite ska qene burre shteti por hajdut ka menduar vetem per xhepat e veta, dhe Shqiperine dhe shqiptaret i ka mbyt ne genjeshtra

      1. ibrahim says:

        hejo-po de vizat ty ti dha negjmija.rruget ti beri ruqi .lopet lop nuk shofin e as ndigjojne.per ate dhe udhehiqeni nga gomari rama.ndryshe si mundte te drejtoje nje gomare pa pasur lop prapa.

        1. rezart says:

          O ibrahim MALOKU!!!
          Po ik o koqe gomari ,meso te shkruash shqip,pastaj jep mendim!!!
          Cfare beri Berisha jot serb?
          Ai shiti Shqiperine tek serbi,percau popullin,shiti DETIN grekut dhe beri qe UNE TY TE TE URREJ ME SHUME SE HITLERIN!!!

    6. HDD says:

      Ketu nuk ka te beje asgje me vellavrasje! Cdo gje eshte korrekte nga ana e Dr.Berishes: TAP kalon neper Shqiperi, TAP garanton furnizim me Gas, Azerbejxhani nuk e ka njofte ende Kosoven(i ka interesat e veta), Rrjetin e furnizimit nuk ta bene askush, Rilindja duhet ta bej, ne te kunderten nuk quhet Rilindje, do quhej Regres in PPSH! Gabim historik i zgjedhesve me 23 Qershor 13, sepse nje gje qe fillohet me vrull nuk guxon te pengohet, nje rifillim i Ri eshte shume i veshtire per cdo njeri, ne kete rast edhe per Edi Ramen! Dr.Berishen nuk duhet trajtuar si armik dhe malok, por si nje Partner qe e kerkon situata per vazhdimin e atyre puneve qe ishin ne marsh! Ju pershendet Xha Hyso-KS

      1. Partizani says:

        Bravo HDD!
        Ai MORTJA BERISHA,qe ti na e ben DR,pra DERR-DERR-i,eshte TRADHETARI NDHE ARMIKU ME I MADH I SHQIPTAREVE NE TE GJITHE HISTORINE TONE SHUME SHEKULLORE!!!
        Ju qe e mbeshtesni ate DR.MORTJEN jeni po aq te PERBUZUR NGA SHUMICA E POPULLIT SA EDHE AI KRIMINEL!!!
        Jeni mesuar ju maloket qe cdo gje te mire UA KA BERE BAJRAKTARI,pra edhe cunat!!!
        HYYYY,PLEHRA!!!

      2. ortes says:

        O Hysa-kurva e semaforit!
        Po perse hyn ketu e NJEH APO NUK E NJEH Azerbaxhiani Kosoven si shtet???
        Po ky eshte BIZNES o kelysh serbije!!!
        Mire Kosoven nuk e njeh,po RRJETIN E GAZIT ne Shqiperi PSE NUK E PROJEKTOI???
        Pse nuk e ka DEKLARUAR MAREVESHJEN ME Azeret mafioze ky kriminel ANTI SHQIPTAR???
        Kush je ti ,o PLEHRE E NDYRE qe ve ne diskutim 1 milion shqiptare qe votuan per SHPORRJEN E DOKTOR MORTJES???
        Me siguri je nga ata qe keni per baba BAJRAKTARIN E FSHATIT e jo burrin e memes tende!!!

    7. Ruzhdi says:

      Dorheqja e Salihut 2010 ka qenë Arma më fort ndaj PS kur EDIrama e shpalli Ilir Meten hajdut atëher me dorheqjen Salihut mbetke Legend sot kritikohet prej disa njerëzve që nuk kan lidhje me Politik,sotë Edirama sillet si katrahur as mbreti nuk dot sillet ashtu BRUTAL.Vajë për ket Shqipëri çka po përjeton deri një Vlla Vrasje ja çëvar Politiçar kemi. Zoti na rujt.

  2. anonim says:

    kush eshte i zoti i fajit ?????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????/
    i madhi popull.

  3. qytetari says:

    Dy psikopatet qe qeverisin vendin!

  4. SHQIPE says:

    mese e vertete ,kam pare intervisten e ministrit te energjitikes te Greqise qe ka thene qe TAP do te dale ne adriatik nga Gumenica sepse Shqiperia nuk ka rrjet gazifikimi e nuk ka as mundesi te filloje ndonjehere te pergatitet per kete ,me luge te sbrazur ju ngopi Sala ,8 vjet beri te pamunduren te frenohej Shqiperia per tu angazhuar ne kete drejtim ,prandaj edhe gezoi mbeahtetje greke kaq kohe !

    1. ****** says:

      Fakti se Shqiperia nuk ka rrjet gazi aktualisht nuk do te thote se pozita e saj gjeografike e ka te pamundur te jete ne rolin e shtetit transit per tubacionin kryesor te ardhur prej Azerbaxhanit.

      Deshira e madhe Greqise qe Shqiperia te marxhinalizohej ne kete nisme nuk mund te mohoet, por roli dhe influenca e Greqise ne kete rast eshte aq e madhe sac eshte ajo e Shqiperise.

      Planet dhe projektet jane hartuar prej investitoreve pozita e te cileve as qe krahasohet me cdo diplomat lloqesh ballkanas qofte ai grek, shqiptar apo cfaredotjeter.

      Une mendoj se rrjetin shperndares te gazit ne Shqiperi ta ndertoje ai institucion qe do vjeli faturat e gazit prej konsumatoreve.
      Nese shteti do depozitoj faturat ne arken e tij atehere ndertimi i rrjetit te gazit eshte pjese e sherbimit qe ai i ben qytetarit.
      Ashtu sic eshte frima Azerbaxhane ajo qe nderton tubacionin kryesor midis shteteve, ashtu shteti duhet te paguaj per te ndertuar rrjetin e gazit pasi eshte pjese e sherbimeve qe nje biznes (kete rast shteti) ben karshi klientit (qytetarit).

      1. ****** says:

        Shtese…

        Ose gazi te privatizohet dhe frima private te jete pergjegjese per cdo gje lidhur me gazin (kuptohet cdo veprimtari e saj do monitorohet ne menyre qe te jete konform ligjeve dhe rregullave te institucioneve perkatese-Min.e Mjdesit, Ekonomise, Punes, Energjitikes….).

  5. Tarras Zhapkoqi says:

    Ore trap, mire me rregjimin fashit te Berishes, te takon te flasesh sepse e more nga Berisha qe e pati ne tete vjetet e fundit, po me rregjimin komunist c’mutin do or psikopat i anatemuar, ca gazifikimi doje ti pallosh per 50 vite. Opo keshtu kur i sheh jashte qeverie keta muter duken te mire por kot s’thote populli, “Qe ta njohesh tjetrin duhet qe ai ti jepet mundesia per para dhe per pushtet per ti komanduar. Keta te gjithe i bien fyellit ne nej vrime. Jo po e kishte fajin Skenderbeu, na rrofshi scrutalen e majte!

  6. ELENA GJIKA says:

    SALIU KA BERE MJAFTE PER KETE INVESTIM TE MADHE DERRKUCI RAMA TA LE MENJANE XHELOZINE DHE TA BINDE AZERBEGJANIN PER PROJEKT SE POPULLI PO VUAN NGA BUDALLAKITE DHE XHELOZITE E QEVERITARVE

    1. alket says:

      moj elena po pse je kaq trushkulur ,po cili do te ishte ai person qe eshte ne krye te shtetit dhe mos te deshironte gasifikimin e vendit(vetem saliserbi)dhe e di pse,se i ka ai monopolet e gazit ne shqiperi ,pse si kujton ti se i ham ne ato qe porto romanon e ka ai pirua ,jo moj .e dyta ,po ata t azejrbaxhanit nuk u interesonte te tregetojne disa milion meter kub gaz ne rajon ,apo e bejne vetem me kaluar tubacionet dhe ne gjith kete gjatesi te jete e vdekur dhe e pa shfrytezuar??hajde mendje qe me ke moj femer,me mire te kishe pjerdhur se sa te shkruaje keto rreshta qe vijne era berishizem.qe ky dhe soji i juaj ja keni pas gjithmon me te futur popullit mbare shqipetar ,kete tani e di i madh dhe i vogel,

      1. infermieri says:

        Eshte trushkulur sepse eshte ks ks, nuk e sheh se si e shkruan Azerbaixhan-in me “gj” ?!-Atehere ç’pret tjeter nga keta analfabete qe fshihen pas emrave te medhenj qe …diku i kane degjuar ?!

  7. Ed says:

    Gazifikimi i Shqiperise nuk ka lidhje as me Azerbaxhanin dbe as me TAP. Nuk e besoj se Rama eshte shprehur ashtu, nese po e kane fajin keshilltaret militant dhe injorant. Ajo qe perfiton Shqiperia eshte nje takse tranziti qe mund te merret ne kesh ose ne natyre(gaz). Dhe per tarifen ka norma ndërkombëtare, minimum dhemaksimum dhe ne varesi te situates politike apo gjeopolitike percaktohet tarifa. Rrjeti i brendshem do te financohet nga private te tjere, shqiptare apo te huaj, pa patur ujin smund te ndertohet rrjeti shperndares, keshtu qe asnje investitor nuk eshte budalla te groposi tubat ne toke dhe te prese sa te dali gaz nga TAP. TAP nuk ka kthim pas, nuk flitet me as per Gumenice e as per Selanik, linja perfundon ne Seman. Nese Rama flet pa u menduar nuk demton Berishen por Shqipërinë.

  8. valter says:

    Shqiperia ka te tjera burime energjitike ska nevoj per gazin e stanit. Mua me vjen keq se te ardhurat qe do marrin do shkojn per borxhet qe keta antishqiptar na kane zhytyr deri ne gryk

  9. . says:

    *******************************************************************************************

    …. Me siguri Ky “kriminel dhe mashtrues boteror” i Rajonit eshte paguan nen dore ….. s’eshte pare e degjuar qe vendi qe lejon kalimin e shperdarjes gazit ne toke te saj te mos perfitoje % qe i takon.

    …. Z.Rama, ndaloni kete gaz qe te kaloje ne Shqiperi deri sa te dale e verteta.

    *******************************************************************************************

  10. . says:

    ******************************************************************************************

    Z.Rama “blloko” kalimin e gazit nese nuk perfiton Shqiperia … atehere do zbulohet e verteta.

    ******************************************************************************************

  11. ILIRET says:

    Berisha nuk e ka idene se cfare eshte gazesjellesi TAP. Bile edhe marrevshjen qe ka nenshkruar as qe e ka lexuar. Por me cfare shoh as Rama nuk e ka idene e ketij gazsjellesi.
    Nese dikush ka ndjekur para nje viti diskutimet qe beheshin per gazjellesin TAP, kam shkruajtur dicka ne opinione, duke qene se kam mare pjese ne disa takime me perfaqesues te konsorciumit te SHAH DENIZ II.
    Shkurtimisht.- Nuk ka asnje marreveshje per furnizimin e Shqiperise me gaz. E gjithe sasia e gazit eshte e shitur me marreveshje dhe gjate fazes se pare, nuk ka asnje sasi gazi teper.Me vone parashikohet rritje.
    -Eshte genjeshter ajo qe thoshte Berisha, por qe e perserisin edhe ministrat e sotem, se ne kete gazjelles do te kete mijra te punesuar.
    -Gjate fazes se ndertimit te gazjellesit do te punojne rreth 1900 punetore. Te gjithe te firmes ndertuese, qe e fillojne punen qe ne Turqi deri ne Itali. Asnje shqiptar. Shqiptaret do te perfitojne indirekt ne fazen e ndertimit. Punetoret duan te hane, te flene, materialet do te transportohen nga portet ne kantier.
    -Ne fazen e shfrytezimit, do te jene te punesuar 100 vete(njeqind).Te gjithe specialiste vendas dhe te huaj, te shkolluar.
    Shqiperia do te pakten 20 vjet qe sikur te filloje sot, ta perfundoje infrastrukturen e shperndarjes se gazit, qytet me qytet, fshat me fshat, lagje me lagje e shtepi me shtepi, pra ta perfundoj me 2034.
    Keto te dhena do t’i gjeni ne Trans Adriatic Pipeline, Torre Drin, Tirane.

  12. bush bushi says:

    si ta blokoj ne nje koh si parat i ndan me salen pergjysem po ne jemi budallenj qe degjojm pordht e tyra nuk e shikoni tek gazi i kan ndar zonat ne port te durresit demokrat ne vlor socialistat ose spesjalistat

  13. kunji says:

    Ky artikull me duket shume i cunguar e “pa lidhje”, sikurse duket edhe rrjedha logjike e cunguar e gazetarit qe e ka shkruar.
    Nese gazetari shkruan: “Rama thote se qeveria e meparshme nuk ka bere asgje per te perfshire ne marreveshje gazifikimin e Shqiperise” pyetja lind per gazetarin: “cfare nenkupton Rama me gazifikimin e Shqiperise?”
    Kete ky gazetar i manget nuk na e sqaron apo investigon, por ben kete artikull qe vetem krijon aludime te kota neper “llapaqenet” komentues sic i ka quajtur me vend z. Baze dikur.
    Gazetari i ketij shkrimi krijon thjesht llapaqeneri ne kete rast ne plot kuptimin e fjales, pasi nuk ka argumenta e fakte te mjaftueshme per diskutim.
    Pershendetje e me profesional ne shkrimin tjeter.

  14. Drini says:

    Shqiperia boshe ka dale nga gjdo kontrate dhe privatizime apo koncesion qe ka ber keto 24 vite demokraci shikoni Aeroportin Minierat Energjetiken Telefonin Fushat e Derivateve Autostradat te gjitha me defekte dhe kontrata te demshme.

    Shqiperia nuk ka dite te lidhe nje kontrat ne keto 24 vite ne favore te shtetit shqiptare dhe esht mire qe ne te ardhmen te kerkoje keshilla nga ekspert te huaje.

    Shikone vetem kontraten e Aeroportit te Tiranes dhe te Prishtines

  15. Engjell says:

    Berisha me te tijet ishte mjaft larg thelbit te çeshtjes qe i shtrohej vendit lidhur me gazsjellesin T.A.P. Fatkeqesisht edhe Rama eshte ne te njejten amplitude dhe frekuence me te.Edhe ne shkrimin qe perciell TEMA ka disa lajthitje qe behen me teper nga padituria e artikullshkruesit qe edhe mund t’i falet, por qeveritareve ne asnje menyre, pse ? :
    Ja sepse :
    – Gazsjellesi T.A.P. nuk eshte nje investim qe behet per Shqiperine , ne se do te ishte keshtu ,T.A.P. nuk do te mund te punonte asnje dite,ai behet per interesa mjaft te gjera ekonomikee politike,dhe investitoret e tij nuk do te presin as Edi Ramen dhe as Saliun sa te behen me nge.Ai do te filloje pune sa te perfiundojne punimet dhe sipas te dhenave qe japin ne karakteristikat e projektit ne fazen e pare jane rreth 10 miliarde metra kub normal ne vit per t’u konsumuar ,me sa kemi degjuar pala Shqiptare ,ne kohen e Berishes ka marre persiper qe ne vitin 2024 te terheqe nga T.A.P rreth 800 milione metra kub gas ne vit.Kjo sasi eshte fare simbolike per nje investim te tille ,megjithate, ne se arrihet nuk do te ishte keq. E keqja eshte se pergatitjet per kete jane harruar fare,kur 10 vjet jane fare pak per nje vend si puna jone dhe me nje qeverisje qe siç e ka vertetuar koha sa nis te beje diçka e le ne mes se vjen tjetra qe qesh punen e se pares dhe rinis nga e para ,kuptohet me leket e popullit shqiptar .
    Per te kuptuar ç’permenda me siper po rendis argumentat e me poshteme :
    1-Nuk ka nje studim serioz te bashkrenduar per tendencen e ecurise se nevojave energjitike per Shqiperine , aktualisht ne vend po konsumohet energji nga lendet hidrokarbure te lengeta e te ngurta ,nga G.P.L ,nga energjia elektrike hidrike ,lenda drusore ,qymyret energjia diellore ,por edhe nga gomat e automjeteve .Fatkeqesisht (me sa jam i informuar)nuk ka nje statistike se ç’vend ze çdo burim energjitik,si do te shkoje prespektiva e zhvillimit te secilit ,a do te futet energjia e eres ,a do te rritet perdorimi i energjise diellore etj etj dhe si do te shkojne treguesit e kerkesave dhe te burimeve deri ne vitin 2024 ?
    2-Termi qe perdoret aktualisht edhe ne shkrimin e gazetes TEMA gazifikim i Shqiperise eshte abuziv,(eshte perdorur edhe nga politikanet),ketu behet fjale jo per rrjet tubacionesh cilat do qofshin nga permasat ,ketu thelbi i problemit eshte ku dhe per çfare do te perdoret ,a do te krijohen kapacitete per keonsumin e 800 milione metra kub gas ne vit?
    Mjafton te permend se konsumi maksimal vjetor ne Shqiperi ne vitet 1980 – 1983 ka arritur me rreth 1 miliard e treqind milione metra kub gas ,kjo e detyruar per shkak te fontanimit te pusit Ca 37.
    3-Shqiperia ka patur nisur studim te mirfillte per kete qellim qysh ne vitet 1990, ka zhvilluar tratativa bashkpunimi dhe bashkrendimi me vendet fqinje,ka patur nje rrjet shperndarjeje por edhe nje infrastrukture perdorimi qe ishte funksionale deri ne vitet 1992-1993,shifra e permendur me siper prej 1 miliard e treqind milione nuk ishte e kollajte te realizohesh pa kete infrastrukture .Atehere funksiononte Azotiku ,2 uzina te Urese ,TEC et Fier,Ballsh ,Kuçove Cerrik ,Vlore ,Kombinati Metalurgjik ,Uzina a Perpunimit te Naftes ne Fier ,Ballsh Kuçove e Cerrik dhe mjaft konsumatore te vegjel te tjere si fabrika Tullash ,Cimentoje ,Ushqimore ,e Tekstile etj.
    3-Me T.A.P. nuk ka llogje Kavaje ,ne se kerkon dhe kontrakton 800 milone ne vit ,ato duhet t’i marresh dhe ne se jo ,vijojne sanksionet ,por qe te perballohet kjo duhet te behen mire llogarite qofte per nevojat qofte per pergatitjet ,fatkeqesisht nuk po shohim asgje per ndonje detyre qe merret persiper per t’u zgjidhur.Ministri respektiv dhe kryeministri per kete problem çdo detyre duhet t’a nenvizojne me te kuqe dhe here pas here duhet te ballafaqojne realizimin e detyrave te shtepise per t’u pergatitur per T.A.P.
    4-T.A.P. Ne se vete puna mbare ka nje opsion te dyte per rritje te kapacitetit percjelles me rreth 20 miliarde ne vit ne nje faze te dyte ,dhe privilegji qe kemi me kalimin e tij neper Shqiperi nuk i takon askujt veç te bekuares Shqiperi qe i qelloi te ndodhet gjeografikisht ketu ke eshte .Pagesa per takse tranziti mire eshte qe merret por nuk mjafton ,ai gas sjelles qe kalon afer fshatrave apo qyteteve nuk eshte parcele e mbjelle me trendafila dhe do te na kundermoje era e mire e tyre ,aty do te kaloje nja magistral qe ne Shqiperi nuk eshte ndertuar dhe perdorur ndonje here si nga kapacitetet teknike ashtu edhe teknologjike ,qe me gjith masat dhe garancite qe japin ndertuesat dhe projektuesat ,mbart edhe rreziqe ose shqetesime me vehte .
    5-Sa per Kosoven e te tjere,kjo as qe behet fjale ,eshte njelloj sikur te thuash se ne nje autobus qe ka kapacitet per 50 pasagjere dhe ne stacion te jene 50 e ai te largohet me 25 ,pra me 25 pasagjere me pak dmth me gjysmen e lekeve qe ishte e mundur te fitonte.

  16. Shqiptar says:

    Qeverite shqiptare akoma nuk kane siguruar ujin pa nderprerje ne shtepite e Tiranes, e jo me te flitet per planegazifikimi. Le te marrin shembell nga Maqedonia te ashtuquajturit politikane shqiptare.

  17. Ed says:

    Nuk besoj se Rama dhe Berisha nuk e kane idene,per Berishen jam i sigurte e e ka ditur dhe ben politike per te genjyer ata qe “shesin shalqinj”.Nese Rama ka folur ne kete menyre qe thuhet ne artikull,jo per TAP qe nuk e ka idene,por nuk e ka idene as qe cdo bisnes investon per te fituar,ne kete rast mjere ne. Nuk ka kellqe as Rama e as Berisha te bllokone TAP,sepse e shohim veten ne lufte si Siria brenda muajit.

  18. HILLBILLY says:

    Baba Salih Ram Gerdeci ? sabotoi linjen e interkonjuksionit Manfredonia-Shengjin si dhe ate Prishtine-Milot, mbasi Fazlliç ia kishte kerkuar kete dhe natyrisht djali i tij STUPID ?
    Kontrata per interkonjuksionin Itali-Mal i Zi e firmosur nga Berluskoni dhe Gjukanoviç thekson se ajo linje mbulon edhe nevojat e Shqiperise e te Kosoves…. ?
    Te tjerat jane marrina me diskutua me teper!
    Yazik

  19. Vladimir says:

    Krimet e tyre nuk kane te mbaruar , kjo nese eshte e vertete qe do kaloje nje impiant i tille neper Shqiperi dhe populli Shqiptar te perfitoje diqka qesharake , vetem konsumin dhe rehatimin e punetoreve .
    O popull kjo nuk ka koment .
    Kjo eshte tragjedi e madhe .
    Kryeministri i atehershem i mori si i mori votat mos e dergoje popullin ne katastrofe.
    Populli Shqiptar ka krizen me te madhe ekonomike qe prej regjimit Komunist .
    Berisha jep intervista per rritje ekonomike ?,……
    Bejeni nje gjiro neper institucionet e Shtetit Shqiptar , nese ka banjo nuk ka uje , edhe ne Spitale,
    edhe neper ministri ne Prokurori gjykate , eshte qelbur vendi .
    Ne Tirane Berisha E mbushi me kijoska e pallate pa sandarte deri sa njerezve nuk ju ngeli nji 2 ne gjep , se Shqiptari e don shtepine.
    Tani vjen nji shans te kemi gaz si gjith bota jo se po nuk e menaxhoi ndonje prej familjes kriminale te Berishes nuk vlen .
    Ky tjetri qe hiqet si i shenjte nj cope rruge qe bene per ne Kukes don ti vere taks barriere dhe me e bukura se duhet ta menagjoje dikush ne koncension , sigurisht ka nevoje Edi Rama per te ardhura.
    Kemi rene ne nje gracke politike qe nuk e di a do mbaroje nje dite valle .
    Klloj qeverisje nuk ka asnje te ngjashme , ne bote eshte e rralle.
    Per paksa nuk na sollen armet kimike se ne Gerdec sikur nuk ndodhi asgje , sa per shperblime as qe behet fjale. La
    Se mos demshperblyen te perndjekurit politik , ndersa banoret e mikut te tij Lulzim Basha dhe armikut skenik i demshperbleu Keta njerez jane gatuar vetem per te keqen e Shqiptareve .
    Te gjithe e kuptojne, te gjite heshtim.

  20. Bashkimet Profesionale says:

    Tipike shqiptare: Duam që rrjetin e shpërndarjes së gazit në Shqipëri, ta bëjnë të tjerët (!?) Ne të rimë me muhabete kafenesh, të merremi me politikë, vjedhje, vëllavrasje dhe gazi të na vijë në shtëpi. Çdo gjë ta bëjnë të huajt…Prandaj jemi kaq “përpara” si komb…(pas Gjermanisë…)

  21. ken says:

    Kjo eshte dhe 1 here prova qe saliu eshte agjent i UDB dhe ka punuar gjithmone ne dem te Shqiperise.Te vdekshin femijet,niperit dhe mbesat o sali.

  22. Liridon says:

    Sic eshte folur deri tani projekti TAP eshte nje tjeter sakrifice qe Europa Perendimore ja kerkon Shqiperise,per ti shpetuar presionit rus per cmimin e gazit.Shteti yne nuk ka pse leshoje pe si ish-qeveritaret tane.Gazifikimi i qyteteve une gjykoj se ka nje kosto te larte qe Ne vete nuk e marrim dot persiper,por besoj se edhe perendimoret.Ne keto kushte tek Ne mund te ndertohen centrale te prodhimit te energjise qe punojne me gaz,e kjo energji te transmetohet me kabllo nenujore ne Itali.
    Qendrimi i KM eshte shume i drejte qe te kerkoje maksimalisht per te miren e kombit te tij.Ish-KM nga Internacionalist u transformua menjehere ne Globalist,pa qene asnjehere kombetarist.E qendrimi dhe sjellja e tij ka qene e tille vetem per pak me shume kohezgjatje ne pushtet,pa u shqetesuar asnjehere seriozisht per te miren e kombit shqiptar.

  23. Pushteti says:

    Ed komentin yt eshte kuptim plot ,per cfar gazifikimi flisni ju manjaket e Edi Rames
    Nuk ju kujtohet juve dhe Meros me shoke kur komentonit se Si Berisha kishte takuar diktatorin Azer Aljev,biles shkuat edhe me pertej duke e quajtur Berishen diktatore.Nejse keto jane gafat e nje gazetari te verbuar qe me cdo kusht te perbalti punen qe bente kryeministri I kaluar.Ju qe flisni per gazin,e dashkeni gazin tani,Por Berisha paska bere gabim se nuk ka bere rrjetin e gazifikimit ne Shqiperi.Kesaj I thone peshku ne det e tigani ne zjarr o lepurushet e Edit.Berisha loboje kaq shume per te kaluar Tap ne Shqiperi dhe eshte e verteta me madhe FAKT.Tani trimi Edi Rama te beje gazifikimin e vendit dhe pike.Pra Berisha e kapi peshkun Edi le ta skuq .Si thoni more trima qe nuk dini se cfare shkruani,,He Si thoni jem ne rregull deri ketu.Hajt me shendet.

  24. Pushteti says:

    Postojeni komentin ju lutem shume,se perndryshe do te ishit ju diktatore dhe Jo Aljev

  25. Xhema nga Tirana says:

    O komentues. Kur lexoja shkrimet Tuaja për çështjen e gazifikimit po mendoja:
    – Kështu mendojnë dhe diskutojnë shumica e Shqipëtarëve?
    – A mos këtu në “Blogje” shkruajnë shumica e injorantëve që përmban vëndi ynë!
    Zotërinj! të gjithë e dimë dhe e kuptojmë që arka e shtetit është bosh fare; si kurrë ndonjë herë. Investimet që duhen bërë këto katër vjet ( me fondet tona apo të Bankës Botërore apo FMN-së), do kalojnë ” në vrimë të gjilpërës ” para së të vendoset realizimi i tyre.
    Një gazifikim i vëndit kërkon një infrastrukturë të vështirë për realizim. Studimi i Fizibilitetit (leverdisshmërisë së nxjerrjes së përfitimeve nga investitori në pak vjet) mbetet në pikpyetje nga pikpamja komerçiale.
    Si përfundim: Shteti, sa për të “larë gojën” mund të shpallte ankand për dhënien me konçesion të ” ndërtimit të rrjetit gazifikues për Shqipërinë së bashku me shitjen e gazit të konsumatori” (do të ishte një Ndërmarje gjigante e ngjashme me Çez apo ujësjellës mbarëkombëtar). Sipas mendimit tim, edhe në se do jepeshin kushte mjaft lehtësuese, nuk ka për të dalë aktualisht asnjë investitor i huaj apo Shqiptar që do kërkonte t’a merrte këtë Konçesion.
    Dikush mund të pyesë: pse? Po Bota si e ka bërë ? Përgjigja është mjaft e thjeshtë: KUJTONI SE…. AKTUALISHT,VJEDHJA E ENERGJISË NË RRANG KOMBËTAR, KAP SHIFRËN E RRETH 45%.

  26. Pushteti says:

    Zoteria xhemal ne pamje te pare nuk duket keq comenti juaj,tendenca qe keni ju edhe shume Si ju per te ofendur te tjeret me besimin dhe shpresen qe te dukesh me I zgjuar se te tjeret eshte deshperuese,ok
    Tani kjo puna e vrimes se gjylperes se kush do te investoje per te bere gazifikimin e vendit ,dhe se a Kane interest kompanite kncesionare per ta bere kete nuk e dime as ne as ti vetem ne qofte se je ekspert.Por une kam iden se qenkeni mire me shfrat dhe vetem nga comenti qe bene duhet te jeni shume I korruptuar Si person ,se keshtu ju hidhni hi save popullit shoku Xhemal mos e harro emrin.

  27. AHA says:

    Z.Baze ju lutem ,ndjehem shume me teper i keqinformuar nga ky artikull e per me teper nga komentet ku scili komenton sipas qefit e nuk gjej dot fillin .Gjeni nje mundesi te hulumtoni per kete ceshteje ashtu sic benit atehere per rrugen e kombit e nxirrnit c’do pisllek,kjo pune nuk di pse po me mban ere !

    1. Nje shqiptar says:

      Ashtu eshte , Zoti AHA, problemet lidhur me TAP, tani per tani, mbajne akoma ere shume te keqe. Besoje qe Rilindasit do te kene aftesite diplomatike dhe organizative qe te mbrojne interesat e vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje