Gjendet tritol në burgun e Drenovës, ishte pjesë e planit të arratisjes së Tafilit

11 Shkurt 2014, 09:52Politika TEMA

Burgu i Drenovës rikthehet në qendër të vëmendjes. Këtë herë në këtë burg është gjetur një sasi e konsiderueshme tritoli.

Tritoli ka qenë inaktiv dhe rezulton aty prej 23 nëntorit, ditë nga ku rezulton arratia e Admir Tafilit me shokë.

Tritoli është gjetur i mbuluar me detonator dhe fitil i vendosur mes murit rrethues dhe regjimit të brendshëm.

Sasi e tritolit ka qenë rreth 200-250 gramë.

Eksplozivi është zbuluar gjatë një kontrolli rutinë pas orëve të mbrëmjes vonë të së hënës.

Menjëherë sapo është marrë njoftimi se është gjendur një pako me tritol në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës, janë shkarkuar nga detyra tre punonjës. Ende nuk bëhet me dije identiteti i tyre. Aktualisht nuk dihet se si është futur lënda eksplozive në burg.

Muajin e kaluar në burgun në fjalë agjentët e kontrollit bllokuan katër fletë sharre të fshehura në një kuti shahu, që u përkisnin 4 të dënuarve që kishin lidhje me të arratisurit. Gjatë kontrollit u zbuluan edhe dy telefona celularë që u përkisnin dy të burgosurve të tjerë.

Kontrollet e herëpashershme në burgun e Drenovës bëhen jo vetëm për shkak të arratisjes së shtatë të dënuarve, që më vonë u arrestuan, por edhe për shkak të informacioneve të dërguara nga policia kriminale, se atje mbahen mes të dënuarve sende të ndaluara.

Nga ky burg në datën 23 nëntor 2013 u arratisën 7 të dënuar, të kryesuar nga Admir Tafili. Të arratisurit u kapën brenda pak ditësh në Shqipëri dhe Greqi.

13 komente në “Gjendet tritol në burgun e Drenovës, ishte pjesë e planit të arratisjes së Tafilit”

  1. elona says:

    po si mund te thuash:eshte gjetur rastesisht nga gardianet?ata ate detyre kane.

    1. Partizani says:

      Ne burg duhet te shkoje DREJTORI I PERGJITHSHEM I BURGJEVE,qe eshte i PA AFTE dhe vetem MILITANT!!!
      Edi Rama!!
      VENDOS NJE OFICER TE VJETER NE KETE DETYRE dhe do shikosh se si do “KENDOJE BILBILI NE BURGJE”!!!
      Nuk duhen MILITANTE E RROGTARE NE PUNE, zoti Rama,por TE AFTE PROFESIONALISHT DHE BESNIKE TE DETYRES!!!
      Ne se tritoli ka qene aty,qe ne 23 nentor te 2013-tes,ky eshte TURPI ME I MADH PER ministrin e Brendeshem,DREJTORIN E PERGJITHSHEM TE BURGJEVE,qe duhet shkatkuar URGJENTISHT ,ndersa te tjeret te ndiqen penalisht per SHPERDORIM DETYRE!!!
      Zoti Rama!
      Mos kujto se ke marre 1 milion vota dhe ke GJYMIN E AL:AIDINIT NE DORE TE DREJTOSH ME MAGJI!!!
      Sali Berisha,ky UJK i vjeter dhe i ndyre,me ndihmen e REGJIZOREVE SERBE,ne sherbim te te cileve ka qene me kohe,mund te te KTHEJE POATKONJTE NGA DIELLI SA HAP E MBYLL SYTE!!!
      DUHET AFTESI DHE RREPTESI NE DETYRAT,ZOTI RAMA E JO RETORIKA FJALESH!!!

      1. Partizani says:

        Ndjese:Korigjim:
        Jo ministri i Brendeshem,por MINISTRI I DREJTESISE DUHET TE MARRE PARALAJMERIMIN E FORTE PER T’U SHKARKUAR NGA DETYRA!!!
        Ne se te jep leje Meta!!!

      2. Justice says:

        O Partizan,
        Ben mire qe te njohesh ca fakte para se te flasesh si partizan qe je. Drejtori i pergjithshem i burgjeve eshte nga specialistet me te mire te policise kriminale dhe ceshtjeve te sigurimit. Pervec qe eshte me arsim perkates, eshte graduar jashte vendit me resultate te shkelqyera. Eshte nga specialistet me me integritet ne Shqiperi.

        1. Partizani says:

          O Justice!!
          Ndersa ti do besh mire te degjosh ca keshilla nga une,nje kuader i vjeter i ketyre puneve,qekur zotrote nuk kishje lindur akoma!!!
          Ne ne ato kohe nuk i matnim NJEREZIT DHE PUNET ME DIPLLOMAT APO NOTAT,por me REZULTATET NE PUNE!!!
          Ne se ne BURGJET TONA caktohen njerez per RROGE dhe nuk ka KERKESE E KONTROLL TE RREPTE NE CDO SEKONDE TE CDO MINUTE TE 24 ORESHIT,i themi ne nga anet tona :
          -“U DHJE NUSJA NE KALE”!!!
          Sot eshte koha e LETRAVE DHE NOTAVE FALLCO,ndaj ti,qe na e percakton kete DREJTORIN E BURGJEVE TE ZOTIN SE PASKA DIPLLOMA,atehere edhe ti qenke si ai:I PPA AFTE PER KETE PUNE!!!
          Te isha une epror i juaj,jo vetem ju shkarkoja ne sekonde nga detyra,por JU PLOTESOJA DOSJET PENALE “PER SHPERDORIM DETYRE”!!!
          Ne Drenove ndodhi HATAJA,o BIRBO,ndaj atje duhet te SHTRONTE RROGOZIN VETE DREJTORI I PERGJITHSHEM DHE TA BENTE MESIM PER TE GJITHE TE TJERET!!!
          Si nuk kini turp,qe justifikoheni kur thoni se “KALLEPI I TRITOLIT U GJET RASTESISHT NGA NJE ROJE!”
          HAPU DHE TE FUTENI!!!
          Edhe nje kapterr i kohes tone ishte me i zoti se nje GJENERAL i kohes tuaj!!!
          Popullit i duhen pune,”Justice” e jo PORDHE ME RIGON!!!
          NJE JAVE TE JEM UNE,OSE NDONJE SI UNE DREJTOR I PERGJITHSHEM I BURGJEVE dhe te shikonit se do “lepinit kepucet me gjuhe”!!!
          Prandaj SHINE NE LEME te burgosurit me ju se jeni PORDHACE e mburreni me PORDHE E JO ME REZULTATE!!!

  2. Cudia says:

    Elona ke te drejte. Nderkohe 20 gardianet qe ishin ne detyre kur u arrtisen 4 persona, jane ne burg..qe ne dhjetor..e as gjyq spo ju bejne i mbajne si kriminele aty..po tani a do te arrestohen dhe 20 te tjere? Kush i fufi 400 gr tritol?? !!!

  3. Lom Deliu says:

    Ne vemendje te komentuesve !

    Mire qe 20 te paret qene te Saliut po keta 20 te dytet a jane te Edit ?!?!?!

    Kjo tregon qe faji veç politikes se dy partive(drejtuesve te tyre dhe menyres se drejtimit))eshte edhe gjetke : tek menyrat e perzgjedhjes qe jane fictive, pa kontrolle per punet qe kane kryer, dhe te shkalla e madhe e mungeses se ndergjegjes per pune.

    Kuptohet qe mungesa e pergjegjesise shtrihet dhe ne nivele te larta, pra duhet perzgjedhje dhe per drejtorat ….

  4. Cudia says:

    Dhe une kete mendoj..nuk calon gomari nga veshet…ne burg ndodhen persona qe thjesht kishin turnin ate nate…dhe gjyqi ju behet i perbashket…si ne kohen e Enverit

  5. Gerti says:

    Jopo ka aty qe nga lufta e Dyte Boterore ?

  6. Loreni says:

    z Tahiri do deklaroj se fajin e ka z berisha .. Punonjesit e afte z Rama i z/ vendesoj me militant te PS qe nuk kan as shkoll as eksperienc pune.. Ministri I drejtesis z Naço i pari qe duhet vertetimin e shkolles se lart se si e ka marr

  7. Dr.prof.Xhirja prej Sauku says:

    Gjithe keto gjera ndodhin per aresyen e vetme se per personelin ne Korce vendos Piro Kapurani i LSI. Dhe si i thone fjales: po skove pas brumbullit, ai ne hale te con.

  8. MARKO says:

    A ne dore kujt ka rene te Kapuraneve,

  9. Gezimi says:

    Tashme perfundimisht Shqiperia eshte kthyer ne nje Kolumbi apo Meksike ne mes te Europes. Sa qete paskemi qene ne diktature! Ndokujt mund te mos i pelqeje, por e verteta nuk duhet mbajtur e fshehur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje