Komisioni për Politikën e Jashtme ka shqyrtuar sot projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për programin “Fuqizimi i Agjencisë Shqiptare të Pagesave (AZHBR) për lëvrimin e Kontributeve në Bujqësi”, i cili ka për qëllim të sigurojë pajisjen e Agjencisë Shqiptare të Pagesave me sistemin e integruar të menaxhimit dhe të kontrollit, IACS, i kërkuar nga BE, si një instrument i detyrueshëm për administrimin e rregullt të kontributeve financiare që jepen në sektorin bujqësor, të parashikuar nga kuadri rregullues komunitar.
Të pranishëm në mbledhje ishin përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.
Projektligji do të mbështesë harmonizimin e legjislacionit shqiptar të kultivimit të ullirit dhe prodhimit të vajit me standardet legjislative të BE-së. Zbatimi i tij do të sigurojë rritjen e sasisë së rrënjëve të ullirit me kapacitet të lartë prodhues, të certifikuar, si dhe do të përmirësojë zbatimin e praktikave më të mira bujqësore në menaxhimin e ullishtave e të qendrave të prodhimit të vajit cilësor, në përputhje me normat dhe standardet e BE-së dhe Këshillit ndërkombëtar të Vajit ( COI).
Gjithashtu, projektligji ka si qëllim që të ndihmojë në stabilizimin e të ardhurave të popullsisë shqiptare që merret me bujqësi dhe synon krijimin dhe eksperimentimin, në nivel kombëtar, të një sistemi sigurimesh të lehtësuara ndaj rreziqeve të fatkeqësive natyrore, duke marrë si sektor pilot atë të vreshtarisë.
Lidhur me projektligjin në fjalë, kryetarja e këtij komisioni znj. Arta Dade u shpreh se në shumë raste dëmtimet në bujqësi nuk janë subvencionuar nga shteti, por tashmw do të hidhet një hap.
Pas shqyrtimit të tre projektligjeve në fjalë, anëtarët e Komisionit i miratuan dhe u shprehën dakord për kalimin e tyre në seancë plenare.
me ne fund syt nga bujqesia! bravo.
Ti kthehemi bujqesise
Me llafe downlodohen nga interneti me mijera dokumente per bujqesine. Nderkohe qe dje hengra 1 molle importi