Akuzat e Berishës/ Reagojnë deputetët e PS. Braçe: Çoji në Prokurori. Manja: Famija do të paguajë për haramet

13 Shkurt 2014, 19:02Politika TEMA

Fjalimi i ish-kryeministrit Sali Berisha në sallën e Kuvendit ka shkaktuar një reagim të ashpër të disa prej deputetëve socialistë.

Menjëherë pasi Berisha ka mbaruar fjalën në Kuvend, ka reaguar deputeti Erion Braçe, i cili i ka kërkuar ish-kryeministrit të çojë të gjitha faktet në prokurori.

Ndërsa deputeti i qarkut të Dibrës, Ulsi Manja u shpreh se ka ardhur koha që ish-kryeministri Berisha dhe familja e tij të paguajnë për haramet e tyre.

“Ki durim të të jap një përgjigje. Para se të vije këtu, një nga zëdhënësit e tu këtu përmendi një shprehje të Maos. Tani duke dëgjuar refrenin tënd të mashtrimeve ordinere, bindem se Enver Hoxha me ty e ca të tjerë ndërtoi pemën e mashtrimit për 40 vite”, tha Manja.


Erjon Braçe:

“Boll bëri zëdhënësin e paligjshmërisë në këtë vend, nëse ke fakte e prova, denoncoji, por mos zër emra në gojë”.

Saimir Tahiri

“Ju ftoj dhe ju sfidoj që të vini këtu dhe më thoni emrat e 51 të vrarëve. Hajdeni ju dhe më numëroni emrat e 21 të vrarëve, ose ikni si gënjeshtar nga ky Parlament. Faleminderit që i lexoni komunikatat e Policisë së Shtetit dhe prandaj i kemi nxjerrë edhe online që ju t’i lexoni. Ngjarja për të cilën ju thoni, e ka vërtetuar edhe policia dhe prokuroria që është bombol gazi”.

Eduard Shalsi

“Kolegu im po më thoshte që sot Saliu nuk do të jetë në Kuvend, po është ai që e imiton. Ne kemi parë shumë politikanë që imitohen nga komedianët. Berisha është i vetmi politikan që imiton komedinë e vetë. E kam të vështirë ta gëlltis faktin që një politikan në moshën e tij, ku duhet të demonstronte maturi, urtësi, mençuri, vazhdon të nxjerrë nga goja vrerë. Kjo është jo dinjitoze për parlamentin”.

Ulusi Manja

“Ka ardhur koha që ish-kryeministri Berisha dhe familja e tij të paguajnë për haramet e tyre. Ki durim të të jap një përgjigje. Para se të vije këtu, një nga zëdhënësit e tu këtu përmendi një shprehje të Maos. Tani duke dëgjuar refrenin tënd të mashtrimeve ordinere, bindem se Enver Hoxha me ty e ca të tjerë ndërtoi pemën e mashtrimit për 40 vite. Ti dhe familja jote notoni në haram dhe duket se ka ardhur koha t’i lani pak e nga pak. Familja ime përbëhet nga vajzat dhe gruaja ime. Një shprehje thotë: Vdekja ka mijëra dyer për t’u larguar nga kjo botë, edhe për mua do të ketë një rrugë, por unë do të iki nga kjo botë si njeri dhe jo si mashtrues ordiner që i ka të lara duart me gjak”.

15 komente në “Akuzat e Berishës/ Reagojnë deputetët e PS. Braçe: Çoji në Prokurori. Manja: Famija do të paguajë për haramet”

  1. Sëmundja e Shekullit Shqiptar says:

    Me pelqen taktika e zotit Rama,

    nxjerr te tjeret ta sulmojne me argumenta Sëmundjen e Shekullit Shqiptar,

    Sali haram Berisha!

    http://goo.gl/Yw2mIw

    1. deda says:

      do ca kohe te ndryshohen ata te gjyqesorit..ne momentin e pare qe familja do kete shkeputur tentakulat e saj nga drejtesia…keni per te pare cudira ?

      1. lili says:

        HALLALL Z. MANJA, KE FOL FJALE TE DUHURA, I KE THENE GJERAT SIC JANE PER TU THENE.

    2. ALpini says:

      Berisha ju ka vene para si delet,

  2. guarinn says:

    Bosat e shqiperis jan Femijet e Sali Bershis qe jan ber me prona ne gjith bregdetin e Shqiperis duke marr hakun e tjerve,duke marre djersen dhe pasurin e tjerve ..

  3. Buda says:

    Mbyteniiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

  4. ibrahim says:

    Detare buda e ca kokepalare te tjere.dy tone droge sote ne vlore u kapen ,jo nga tahiri por nga policia kufitare.emrat e tyre ishin qaushi pra lloj i zani qaushit dhe nje gjika.8 ton droge jane kapur ne itali,2 tone ne greqi.kur ke Police te zani qaushit dhe Drogen transportone i afermi i tij .po ky gjika qfare lypi.lexoi emrat e te kapurve dhe del qe eshte vet tahiri e rama.parti e droges dhe kokepalarve e mullarve.

  5. Tanushi says:

    PO.Jam i ndergjegjshem te them,se parlamenti ne kohen kur drejtonte Enver HOXHA ,ishte shume e shume here me dinjitoz,se keta sot,e ja pse:
    – Se pari mblidhej nje here ne 4 muaj
    -Deputetet ishin vullnetar e nuk paguheshin si deputet,po paguheshin ne detyrat e tjera shteteroreapo edhe kooperativiste.
    -Privilegjet ishin shume te pakta. Konkretisht ,deputeti qe kisha ne pallat ,kishte si une dhome e guzhine,edhe pse kishte 3 femije. U zgjerua vite e vite me vone ,kur nuk ishte deputet.
    – Ndoshta ishin vetem sa ngrinin kartonin,po ata qe diskutonin ,te pakten flisnin per punen.
    Keto vite ,ku parlamenti mblidhet cdo jave,mblidhet vetem per te share,pwer te shpifur ndaj njeri tjetrit. Thot mire populli: “FJALE SHUMI,PUNE LUMI” ose fjalet e teperta jane fukurallek. SIKUR TE BEHET NJE STUDIM MBI DISKUTIMET,DO REZULTOJE SE KETO 23 VJET 10% JANE PER PUNEN (DISKUTIM BUXHETI E LIGJE) E 90% JANE SHARJE ,OFENDIME,SHPIFJE DHE ME NE FUND DEL CDO GJE ZERO. Me thene te drejten,me sa kemi pare ,diskutimet jane hartime per te treguar gjoja nivelin e lart te deputetit,por ai hartim nuk eshte i tij ,po i ndonje tjetri,pasi kane veshtiresi edhe ne te lexuar. Keshtu ,sot me date 13.2.2014 diskutim me te dobet,pa lidhje jo vetem per rendin e dites ,por edhe per sharjet qe bente ishte ai i LUCIANO BOCIT, I CILI DESHIROJ QE TE PAKTEN TE MOS JETE NGA BOCET E BUBULLIMES NE LUSHNJE SE DO TE JET TURPI I BOTES. Per Berishen nuk themi gje ,pasi nuk na ka ngelur gje tjeter per te thene ,po lereni te vazhdoi.

  6. Delli USA says:

    Meta po e tepron me leshimet qe po I bene Saliut,mbi dhjete here ra sinjali qe lajmeronte se ketij krimineli te Vicidolit I kish mbaruar koha,por ai vazhdoj per gati nje ore.Grupi I PS-es nuk duhet ta lejoj kete mashtrues te flasi pa fund,kujdes Saliu nuk njehe as turpe dhe as nder,ai do pushtet me cdo kusht.

  7. Lum(Lym) Kepi says:

    Kjo Qeveri po fillon me sekustro ,sekuestro lojra fati,televizor ,kompjutera, nga tatimet, fundi i marrezise dreqi e shejtani bshke lene mijera familje pa buke, ngrihet nje strukture e quajtur akep sekuestron antena interneti dhe len dhjetra familje pa buke tani na doli dhe moda e sekuestros se furgonave duke lene qindra familje te tjera ne skamje, nders familjes se Sali Berishes asbje gjemb ne kembe nuk i ka hyre nga ky pseudo kryeminister popullor asnje nga koncesionet e Sali Berishes buk eshte anulluar dhe dihet publikisht qe ministri i Rames Arben Ahmetaj eshte ne prehrin e Zamir Mane kujto dhe aferen e tij me shoqerine “Alban Tirana” prandaj protesten publike kunder kryeministrit te sekuestros s shqiptareve te varfer nuk mundet ta drejtoje hajduti Sali Berisha por duhet qe tejete POPULLI SHQIPTAR qe ti tregoje vendin si kryeministrit te sekuestros se bukes se shqiptareve ashti dhe plakut te rrjedhur dhe hajdut qe riciklojne njeri tjetrin

  8. Pall Ariu says:

    Erjon Brace eshte deputeti me me reputacion i parlamentit shqiptar. Te gjithe te tjeret duken si foshnje para llogjikes dhe forces se tij bindese.

    Kur sheh disa qe as te lexojne ate qe u kane vene perpara nuk dine te vjen t’ja veshesh ekranit me shqelma. Rasti me flagrant ishte sot ne salle ku ai deputeti i ri i PS ngrinte te dyja duart cdo 5 sek. nga sikleti dhe bente sikur donte te kapte mikrofonet. Pu pu cfare skandali. Lame leshte duke qeshur.

  9. Palla says:

    Me kete parlament dhe nivel duhet bere NJE LIGJ: PARLAMENTARET MBAJNE PERGJEGJESI PER ATO QE THONE DHE BEJNE NE SALLEN E PARLAMENTIT.
    Ndryshe papergjeshmeria e tyre po vazhdon te marre jete njerezish. Ata akuzojne pa gje te keq, mbrojtur nga neni qe nuk mbajne pergjegjesi per ato qe thone, dhe po e qelbin ate vend.

  10. shkodran says:

    nuk ka faj sala por gazetaret qe merren akoma me te ai duhet injoruar.dhe keshtu do te flasi e flasi deri kur ta kuptojne koleget e tij se eshte i semure pak nga koka do zoti e kuptojne edhe psikiaterat tane e ta ndihmojne pak te gjorin.ai duhet harruar qe nje dite mos tja degjojme me zerin

  11. Kristoforos Hasa says:

    Faleminderit Ulsi por nuk duhet vetem replika por edhe praktika,kur do te vije ajo dite qe drejtesia te flase edhe per te paprekshmit dhe krimet e tyre si ai veshgjati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje