Përgjaken sërish rrugët, tre aksidente me tre viktima dhe një të plagosur

13 Shkurt 2014, 18:02Politika TEMA

(E PERDITESUAR)- Duke folur në prezantimin e paketës së sigurisë rrugore, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha se ajo që ndodh në Shqipëri, ku numri i kalimtarëve të aksidentuar për vdekje është alarmues, nuk ndodh në asnjë vend të Europës.

Ai tha se në këto vende nuk ka aksidente kalimtarësh.

“Madje, në vendet e Bashkimit Evropian as konsiderohet si rubrikë aksidenti ndërmjet mjetit dhe këmbësorit. Mjafton t’ju them që në 295 fatalitete nga aksidentet, për vitin 2013, 93 aksidente përfshijnë një këmbësor,” tha Tahiri.

E megjithatë në Shqipëri kalimtarët vdesin, madje nga dy në ditë.

Vetëm pasditen e sotme janë shënuar dy viktima kalimtarë, një në Pogradec dhe një në Laç.

Në Pogradec dy persona u goditën nga një mjet tip Benz, ndërkohë që njëri gjeti vdekjen në spital.

Përplasja ka rezultuar fatale për njërin prej kalimtarëve, përkatësisht 55-vjeçarin Bashkim Pera, i cili mbeti i vdekur në vend, ndërsa shtetasi Fahri Neziri, 56 vjeç është dërguar në gjendje të rëndë në spital. I plagosur rëndë nga ky aksident ka mbetur dhe drejtuesi i mjetit, Renato Sinjaku.

Blutë bënë të ditur se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tepër e madhe me të cilën drejtuesi i mjetit Renato Sinjaku ka qenë duke drejtuar mjetin.

Kurse në Laç një i moshuar u godit nga një makinë, ndërkohë që ishte duke lëvizur me biçikletë.

Policia ka arrestuar drejtuesen e mjetit, Drita Dashi, ish- drejtoreshë e Arsimit.

Ndërkaq rreth orës 20:15 të mbrëmjes së të enjtes në Kurbin u regjistrua një tjetër viktimë. Aksidenti ndodhi në fshatin Skuraj, në Rrugën e Kombit, ku një furgon i cili drejtohej nga 52-vjeçari Prek Kuka përplasi për vdekje 77-vjeçaren Dava Marku, teksa kjo e fundit i preu rrugën. Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë, të cilat shoqëruan edhe drejtuesin e mjetit.

20 komente në “Përgjaken sërish rrugët, tre aksidente me tre viktima dhe një të plagosur”

  1. Elsa says:

    ? Dreqi ta haje, shteti do ju kaloje rrugen atyre qe pertojne te shkojne tek mbikalimi?

    Se mbikalimet saliu i beri mos harroni e ? Sjua ka fajin as sal=imiri as Rama, jua ka Baba SAL

    1. Finish says:

      U prehshin ne paqe ? Ndodh, duhet sensibilizim, duhet kujdes. Ja pse Tahiri ka te drejte qe merr masa

      1. Muca says:

        Epo cte besh. Ka mungese kujdesi. Shume gjynah ? Kini kujdes, ka nevoje per me shume civilizim. BAshkohemi te gjithe te #MBROJMEJETEN

      2. Glad I left Albania! UK says:

        shofer gjize thuaj dhe popull dele

      3. rilindja says:

        Me ka rastisur ne autostraden tirane – durres, poshte mbikalimit, kembesori perton te ngjitet dhe kalon rrugen duke kapercyer barrieren. Kush e ka fajin ne kete rast ? Cfare te beje shoferi i shkrete ? Atehere te vihen tabela me 20 km/ore dhe nuk do kete me aksidente !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
        Me jepni nje pergjigje ju lutem.
        Ky eshte vetem nje rast. Te gjithe jane fajtore : Rruget, Shoferet, kembesoret. Infrastruktura eshte nje rrumpalle e vertete. Kembesoret kalojne rrugen ku t’ju doje qejfi, shoferet ecin si t’ja u marre mendja. Ekuacion me tre te panjohura qe s’ka Ajnshtajn ta zgjidhe.

        1. Argita_B says:

          Automjetet private egzistojne ne Shqiperi prej 20 vjetesh dhe fatkeqesisht duke filluar nga projektuesit e rrugeve me infrastrukturen dhe sinjalitiken, nga drejtuesit e automjeteve, nga cilesia e mesimedhenjes per patentat (pa folur per ata qe i kane blere patentat) dhe kembesoret, kemi te bejme me nje panel qe kane mungese te theksuar eksperience.
          Ne vendet perendimore kjo problematike eshte hasur qe prej fundit te luftes se dyte boterore kur u demokratizuan automjetet private.
          Kushton ndoshta shtrenjt ne teori qe te kerkohet asistence apo konsulence nderkombetare per kete problematike, po ne praktike mund te shpetohen me qindra jete njerezish dhe evitohen drama sociale e familjare.
          Organet kopetente ne vend qe te zihen neper parlamente me formula populiste duhet te ulen bashke dhe te miratojne buxhetet e duhura, pasi pa para nuk behet asnje projekt. Deputetet, politikanet apo nenpunesit e larte qe vendosin per projektet harrojne se aksidente te tilla mund ti ndodhin femijeve, prinderve apo te afermve te tyre pasi ky problem eshte i te gjitheve.
          Duhet te futet qe ne shkolle nje formim per kodin e qarkullimit rrugor ne menyre qe te ndergjegjesohet brezi i ri.

        2. Taipi says:

          Jo eshte ekuacion i zgjidhur. Popull i cmendur qe i mungon vetedija dhe respekti per jeten.

          Edhe ne Tirane ku deri diku ka semafore, ky popull i cmendur nuk pret te hapet drita jeshile per me kalu bulevardin, por si bageti turret ne rruge edhe pse te drejten e kalimit e kane makinat. Ajo qe me habit me shume eshte se kete nuk e bejne vetem katundaret dhe ardhacaket qe duken nga fytyra, por edhe brezi i ri, studente, nxenes etj. Pra thjesht kemi si popull mungese totale vetedije (eshte luks te themi se nuk kemi kulture)

          Per te mos folur per drejtuesit e mjeteve.

      4. mateo says:

        Popull i hutuar1 Nuk ka shpjegim tjeter, kur kalimtari i pret rrugen mjetit. Ose ka luajtur, ose ka pordhe dhe nuk pyet. Ky eshte prototipi i shqiptarit. Me ka ndodhur kaq here te me presin rrugen “trima e trimereshat” shqiptare, te nxjerrin bythen duke biseduar me nje tjeter qe ka ndalur makinen ne mes te rruges e plot skena te tjera te cmendura alla shqiptare. Me keta duhet te merret me shume policia e rendit dhe ajo rrugore.

        1. Mark says:

          Nejse po ky cerri nga Pogradeci duket qe ka qene shpejt, shiko makinen ku ka perfunduar

  2. futja kot says:

    te vendosen vijezimet dhe sinjalistika ne qytet, pasi nuk ka

  3. tik says:

    Po këtyre do u hiqet patenta?

  4. ibrahim says:

    o njerzit po vetvriten sepse votuan ramen e tahirin,ju premtoi ilaqe pa pagese ju dha koqe.ju shtrenjetoi te gjitha.i largoi nga Puna,ku te shkojne tritole fige.as ne makina nuk guzojne te hypin se shperthejne.shoket e metes po bejne kerdi me maska.kokepalaret pa patente mendojne se nuk paguajne gjopa sepse rama ju tha keshtu.

  5. Anonim says:

    ketyre lloj shofereve tu hiqet patenta dhe tu bllokohet furgoni ose makina eshte fare e thjeshte

  6. Shites pulash says:

    Urgentisht te ndalohen te gjitha makinat e tipit Benz–menjehere, si furgonat–se po ndohin shume aksidente me keto lloj makinash.

  7. Kendveshtrim tjeter says:

    Kush ka patur fatin te kaloj ne rrugen e vilave qeveritare,ne Pogradec,do shikoj vetura qe fluturojne me shpejtesi mbi 100km ne ore,por fatkeqsisht nuk gjen asnje polic rrugor,ne kete rruge !
    Qytetare qe levizin ne kete rruge per ulje te obezitetit apo semundjeve te ndryshme,detyrohen te kalojne ne tretuaret e prishura te kesaj shetitore.
    Ne kete rruge shikon vetem te moshuar,qe levizin ne oret e para te mengjesit dhe ne oret e mbremjes,per gjimnastike kurative.Dikur ne kete rruge nuk kalonte as “miza”,tani behen gara si ne formula uno,cdo gje jashte kontrollit nga policia rrugore.

  8. tfgs says:

    ky eshte ndryshimi mes arabeve e evropianeve……..

  9. xhino says:

    Shites pulash Vetem per shites gomeresh je ti Dukesh qe je nga Vicidoli

  10. Angjelin says:

    Me vjen shum keq per viktimat. Se pari, duhet pa tjeter qe te behet kujdes me dhenjen e potentave. Ka shum instruktor testus te cilet per ca para nen-dore, i kalojne kandidatet pa i testuar fare. Se dyti, duhet te sensibilizohen te gjith shoferat se kur je ne timon, fajin e ka gjithmone shoferi. Pra, perparsi duhet te kete kembesori edhe sikur te jete ne vendin e gabuar. Se treti, duhet pa tjeter qe te penalizohen rende shoferat e paergjegjshem. Gjithashtu, duhet te permirsohet sinjalistika rrugore.

  11. ismeti says:

    o gomar ,duhet mentalitetin ta nderroni , nuk jetoni vetem ju ne ket bot ,ktu ka rregull ,prandaj respektoni ose vdisni si shtazet

  12. socialist says:

    Edhe gomeret kane me shume tru se keta njerez , asnje kafshe nuk e kalon
    rrugen automobilistike.sot ne Shqiperi nuk ka siguri te kalosh as ne rrugen e kembesorise.
    Mendoj te behet si ne Europe ,te kete me shume vija te bardha ( Zebra ) me SEMAFORE.
    Ketu ku une jetoj ,nuk kam degjuar aksidente te tilla ,sepse njerzit i respektojne keta semafore.
    Ndryshe do te bebej nami ,pa rregullat rrugore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje