Policia e Shtetit goditi një grup kriminal që merrej me trafikun e armëve dhe municioneve luftarake nga Shqipëria drejt Kosovës. Sipas një njoftimi zyrtar të Ministrisë së Brendshme, në këtë grup kriminal bënin pjesë edhe dy punonjës të kësaj ministrie dhe Policisë së Shtetit.
Njoftimi bën të ditur se nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm u bë arrestimi në flagrancë i gjashtë shtetasve, pjesëtarë të këtij grupi kriminal, të cilët janë:
Fadil Hysni Sula, 53 vjeç, lindur dhe banues në Bushtricë të rrethit të Kukësit, me detyrë Inspektor në Drejtorinë Rajonale të Kufirit e Migracionit Kukës, i dyshuar si organizatori i këtij grupi kriminal.
Liman Sadik Gjici, 47 vjeç, lindur e banues ne fshatin Bushtricë të rrethit të Kukësit, i dyshuar si ndihmësi i organizatorit kryesor të këtij grupi.
Hamdi Isuf Matja, 52 vjeç, lindur në Krujë e banues në Tiranë,me detyrë magazinier armatimi në Repartin 100, pranë Ministrisë se Punëve te Brendshme, në rolin e furnizuesit kryesor me armë e municione te organizatorëve të këtij trafiku.
Lorenc Qemal Zyli, 34 vjeç, lindur e banues në Gramsh, në rolin e grumbulluesit dhe furnizuesit me armë e municione të organizatorëve të këtij trafiku.
Erjon Ferdinandit Zisko, 24 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Skënderbegas të Gramshit, në rolin e grumbulluesit dhe furnizuesit me armë e municione të organizatorëve të këtij trafiku.
Abedin Shefqet Plaku, 53 vjeç, lindur e banues në Gramsh, në rolin e grumbulluesit dhe furnizuesit me armë e municione të organizatorëve të këtij trafiku.
“Arrestim i këtyre shtetasve u mundësua pas një hetimi intensiv disamujor, të bërë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila ka regjistruar procedimin penal për veprën penale të “Trafikimit të armëve dhe municioneve”, parashikuar nga neni 278/a. të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur. Operacioni për kapjen e tyre u finalizua në dalje të tunelit të Kalimashit, teksa pjesëtarët e grupit kriminal ishin duke transportuar një sasi armësh dhe municionesh luftarake. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 12780 fishekë automatiku e pistoletë; 4 armë automatike; një sasi e konsiderueshme, pjesë armësh të çmontuara”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.
Nga dokumentimi i deritanishëm i aktivitetit kriminal të këtij grupi rezulton se vetëm magazinieri i Repartit 100 të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka furnizuar grupin kriminal me 100.000 mijë copë fishekë.
Burg per te gjithe, per punetor e MB me shumë!
BURG, BURG DHE VETEM BURG PER TE GJITHE QE TE MASOJNE TE TJERET CFARE I PRET.
si heshtin qelbesirat. kerkoni llogari saimirit sepse ai e drejton kete ministri dhe eshte pergjegjesi e atij. se kur behet dicka nga ana e saliut beni si k… histerike ketu,
Jane kuksiane, i ka vene Muli, Tahirit do ti duhen vite qe te mund ta pastroje policin nga qelbesirat Mulit, jane shume dhe veç kesaj zagaret e Berishes sot ne opozite (aty ku duhej te ishin qe me 2009 po mos i kishin vjedhur zgjedhjet) i hidhen per sysh, nuk e lene qe ti qeroje keta qelbesira (qe jane nje pakice krahasuar me shumicen e policise qe ka punuar ne kushte te veshtira e te padenja si rezultat i braktisjes nga Muli e Ustai i tij)
Tahiri akuzohet per spastrim e shkelje te statusit
Zhduku qe ketej se na ndote blogun o ndyresire talebane. Ta dish se po ta gjeten strofllen shqiptaret do ta bojn sumen terbjet.
Policët barkdërra kur nuk hanë fara luledielli, bëjnë dhe ndonjë kontrabandë të vogël…..!
Akuza nuk duhet te jete vetem ajo e trafikimit te armeve por edhe te vjedhjes, sepse ato arme jane te vjedhura nga depot e ushtrise shqiptare. Jane shume nene te ligjit qe jane shkelur ne kete rast dhe kjo do te thote qe keta tipa nuk duhet te dalin nga burgu perpara 20 vjetet e ardhshme.
Dy punonjes te Ministrise se Brendeshme? Imagjinoni se cfare mund te behet poshte. Ky eshte nje tjeter tregues se ne c’derexhe kemi rene! Nuk e di se per ku jemi nisur dhe se si do zgjidhen keto probleme te akumuluara prej vitesh. O zot shpetoje kete vend nga llumi!
Ska si te mos ndodhi nje gje e tille ,se me ata qe jane vendosur ne dogana ,institucione ,kohet e fundit jane me te vertet sylesh .ketu ka faj edhe ai qe i ka vene ne pune keta ,po ndodh nje fenomen drejtoret e rinj nuk po bejne reforma ne ndermarjet e tyre se nuk jane te profilit nuk i lejon deputeti,dhe shume te pa afte te vendosur me pare nga pd ,jane konvertuar ne ls-iste.njerezit e afte te larguar nga pd sot bredhin rrugeve .nuk i perfill njeri. edhe ndonje i punesuar eshte bere fale njohjes me deputetin drejtorin apo me …. nuk po degjohet z.kryeminister se cpo ndodh.
degjoja nje nate Arben Rakipin qe thoshte qe nuk ndodha asgje ne kete vend pa dijenine apo pjesmarrjen e policise. paska patur te drejte, shejtani.
tahiri jo police po lop paska vure te drejtojne-e si te ishte ndryshe kur gomare eshte vete.bile kryeministri e ka nje gomare shoke qe doli ne Foto.atehere ju tha mos me votoni une jame vella i ketije gomari. por ju nuk e kuptuat pse rama doli ne Foto me gomarin.
MBASE KJO ESHTE EDHE ARSYEJ PSE BERISHA ESHTE EGERSUAR KEQE SHUME.
Besojme se Ministria e Rendit tashme ka zot.Dijeni mire se pjesen me te madhe te krimeve jane bere nga policia e shtetit. Deri tani ata kishin supor nga vet digastieri i tyre.Tani u jan pre fijet ndoshte kjo eshte edhe arsyej perse Berisha eshte lajthitur kaqe shume sa nuk don te lejoj te tjeret te flasin ne Parlament.
Akuzat e Berishes ndaj Saimir Tahirit dhe Edi Rames po i kthehen Berishes ne bumerag c`do dite, nje nder te cilet besoi qe eshte edhe ky i sotmi.